Raport progresi i Komisionit Europian për Shqipërinë është vlerësuar nga Kryeministri Edi Rama si inkurajues.
Në një konferencë të përbashkët për mediat me Ambasadoren e BE-së në Tiranë Romana Vlahutin, Kreu i Qeverisë ka vënë theksin në vlerësimet pozitive të raportit,veçanërisht përsa i takon vullnetittë Qeverisë për thellimin e reformave.
“Ky raport konfirmon vlerësimin shumë pozitiv të KE për arritjet e Qeverisë dhe ç’ka vlen akoma më shuëm vullnetin tonë qeverisës për thellimin e reformave.
Në këtë aspekt marrim si inkurajim të fortë, vlerësimin e KE-së se Qeveria ka treguar vullnet për të luftuar në mënyrë vendimtare krimin kundër korrupsionit, luftën kundër narkotikëve si shprehje kuptimplotë dhe se janë shënuar hapa konkretë në reformën e gjyqësorit.
Për ne rekomanimet përputhen plotësisht me vullnetin dhe programin e qeverisë tonë dhe i jep fund një historie kanceri në sistemin gjyqësor dhe këtu do përfshihet dhe administrata.
Për të vijuar me luftën pa asnjë kompromis kundër krimit të organizuar, që në Shqipëri drejtësia të mos jetë sinonim i korrupsionit, administrata të mos ketë pika përputhje me korrupsionin dhe jeta e qytetarëve të mos jetë e penguar nga korrupsion, jo sepse e kërkon BE-ja apo nënvizon Raporti, por sepse 5 përparësisët kyçe janë dhe 5 instrumenta për modernizmin e vendit. Ne do t’i ndjekim këto edhe me më shumë vullnet dhe ritëm”, theksoi Rama.
Në vijim, Kryeministri ka komentuar edhe apelin që i drejtohet opozitës për të ndërprerë bojkotin parlamentar.
“Lidhur me opozitën, ne jemi të vendosur të mos jemi pjesë e përsëritjes së historisë në asgjë.
Opozita gjatë periudhës së qeverisjes sonë nuk do të vuajë asgjë nga ato që kemi vuajtur ne gjatë qeverisjes së tyre. çfarë ne e konsideruam të drejta kui ishim opozitë, ia konsiderojmë dhe ia afrojmë asaj sot.
Kur ne braktisëm parlamentin kërkonim hapjen e kutive, kishim argumenta konkret, kurse sot akoma nuk e dimë çfarë kërkon opozita, veç kuptohet, largimin e qeverisë. Po këtë s’ia plotësojmë dot, veç populli e bën me votë.”, theksoi Rama.
I pyetur në lidhje me reformën në drejtësi, Rama tha se nukka rëndësi se kush do e mbajë flamurin në këtë proces.
“Nuk do grindemi me askënd se kush do mbajë flamurin ne kemi pjesën tonë të përgjegjësisë dhe do e mbajmë plotësisht. jemi shumicë e votuar sepse Shqipëria dhe shqiptarët ishin të mbingopur nga padrejtësia, dhe nga drejtësia që nuk jep drejtësi në mënyrë të veçante.
Presidenti i Republikës organizoi një konferencë. Ajo konferencë ishte fryt i një bashkëpunimi me ne si shumicë qeverisë që ishim përgatitur për të lançuar Konferencën Kombëtare të Drejtësisë. I jemi drejtuar Presidentit me kërkesën që të përfshijë edhe partitë politike dhe duke i garantuar pjesëmarrjen tonë në konferencë si shprehje e vullnetit për gjithëpërfshirje.
Dhe përsëri do jemi të gatshëm të marrim pjesë në çdo lloj aktiviteti që presidenti dhe aktorë të tjerë përfshi edhe Partinë Demokratike do të duan të organizojnë dhe do na ftojnë për të marrë pjesë. rikujtoj nuk do bëjmë asnjë gjë nga ato që na bëheshin kur ishim në opozitë.
Kur ishim në opozitë kemi realizuar një konferencë për reformën në drejtësi kemi ftuar shumicën dhe nuk na ka ardhur njeri. Gjithë ky proces që mund të shtrihet në tryeza konferenca nuk është alternativ i parlamentit por është komplementar i parlamentit”, tha Rama.
Ambasadorja Vlahutin në fjalën e saj u ndaj në tre pikat kyçe në të cilat konsiston raport-progresi dhe që janë lufta kundër korrupsionit; administrata publike dhe një koncept të ri të mirëqëverisjes ekonomike.
“Sapo pata kënaqësinë që ti dorëzoj kryeministrit progres raportin për Shqipërinë. Ky raport, është një raport i cili ka njohur përpjekjet e reformave.
Statusi do të thotë më shumë përgjegjësi dhe më shumë kërkesa kundrejt Shqipërisë. Reformat duhet të përshpejtohen dhe të ketë një zbatim të mirë të ligjeve.
Ka tre gjëra thelbësore të cilat do shihen në të ardhmen; Së pari sundimi i ligjit. Reforma në gjyqësor, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Së dyti reforma në administratën publike. Së treti kemi të bëjmë me një koncept të ri të mirëqeverisjes ekonomike. Një gjë e cila është shqetësuese dhe shqetësim të veçantë për ne është gjithëpërfshirja, dialogu politik mes qeverisë dhe opozitës.
Ne si BE do bëjmë gjithçka që të ketë një debat publik të hapur dhe të çiltër për këto çështje”, tha Vlahutin.
Nëse nuk e di; pyeti!!!
boll i ka pyetur po me kte opozite qe i ka ren ne pjese shume dhe kaq !
une mendoj se me te vertet PD nuk e di as vete ca dreqin kerkon ?
Po skane cfare te thone ata shyqyr qe kane mesuar te thone dyshja oligarkike Rama-Meta dhe kaq tjeter gje s’dine dhe s’kane cfare te pergjigjen se e kane koken ulu para te gjithe popullit
Mos ki merak se nuk duam te na pyesni por dhe nuk do ju pyesim.
Kjo qeveri do rrezohet shume shpejt nga populli pamvaresisht se eshte me leje,njelloj si shume ndertime me leje qe sju perqyen ashtu nuk na pelqen dhe ne shqiptareve kjo qeverisje mashtruese.
Deri tani akoma nuk kemi pare punen tuaj pervec ca idiotizmave qe nxjerr nga goja qe ti i quan gjasme batuta.
kriminelet nuk pyeten o AlPinuk, u tregohet vetem vendi ne gjithe boten…
edhe nje gje, mos e ngaterro veten per shqiptar, se nuk je i tille, dhe kete e di mire…
eshte i vetmi kryeminister qe po respekton kaq sh opziten megjiths eka maxhoramce kushtetuse. Sali me 74 e shkelte opoziten me kembe ! bashk me ate mutacionin qe drejtonte parlamentin.
Po cfare respekti o Mondi. Ai i futi dru deputetit te opozites e u tha se nuk keni pare akoma dhune.
Nuk pergjigjen
E ka thirrur Rama opoziten per dialog dhe prap ska pranuar te negocioj opozita per ceshtje qe kane nje rendesi thelbesore per vendin, opozita sdi ku eshte vete jo me te beje politike
Vleresimi pozitiv ne lidhje per progres raportin eshte merite vetem e qeverise dhe shume suksese, sa per opoziten ska kontribuar ne asgje vecse per ti prishur punet kane luftuar.
Suksese te metejshme pasi vleresimi eshte rrjedhore e punes se vullnetshme dhe angazhimit maksimal te qeverise per avancimin e reformave. Sa per opoziten varja ate pune kane ata
Se pari sundim I ligjit -thote Europa. Imagjinoni si tingellon kjo he veshet e nje anarkisti,egoisti me tipare diktatori si komandanti yne. Eshte po ky KM qe ne presence te Fyles thote ejani te “enjten ne Kuvend dhe do te miratojme cfare te doni ju te opozites” kurse sot del I habitur dhe thote se nuk e dime se cfare kerkon opozita. Opozita kerkon pikerisht kete qe po kerkon Europa “sundimin e ligjit” dhe jo te Edi Maliqit
Europa thote: mos mbani ne burgje nepunesit me me dinjitet dhe integritet, familjet me te mira qe ka ky vend, per t’i hapur dyert njerezve te rruges sepse femijet tuaj kane per tju mohuar!!!
Zotrote, ku ishe ti kur sundonte ligji i Berishes>?????
enter-nuk e kuptove 55 vite si ta kupton nje vite.kujton se me frroka,ndoka,tahira e rama behet ligji.qfare ligji bene meta e rama kur me nji ngjale e nji bllok te vrasin e presin si santon.
Ke te drejte more tutkun! Vetem me sahanleprisa komunista si puna ime ndertohet demokracia. I mban mend fotografite e mia me Hysniun dhe Sokolin. Po qe se nuk I mban mend ndiq kete linkun:
http://www.bing.com/images/search?q=sali+hysni&qs=n&form=QBIR&pq=sali+hysni&sc=0-0&sp=-1&sk=#view=detail&id=F876CD9636464C86DA84D45E9DC852747739A0ED&selectedIndex=4
C’ti besh! Me kishin mashtruar komunistat e poshter. Me detyruan ti beje analizat e shurres se Enverit meqe isha dhe doctor edhe sekretar Partie shume I zellshem. Asnje ne shqiperi nuk ka nivelin e inteligjences te Vicidolit.
Duhet te jesh kriminel si puna ime qe te fitosh.
Ska se si te dije opozita cfare kerkon, sepse eshte e inkriminuar keq. E vetmja gje qe kerkon opozita eshte te beje sa me shume zhurme, qe te shpetoje lekuren e vet. Po te zbatohet shteti ligjor qe kerkon evropa shumica e opozites e ka vendin ne burg.
pikerisht!
Opozita nuk e di as vet cfar kerkon, si ta dim ne
Me sa kuptoj une opozita nuk eshte mesuar me sundimin e ligjit, nuk e imagjinon dote qe antari I PD te jete I barabarte para ligjit si gjithe populli, apo I zgedhuri apo I emeruari ne detyra shteterore te jet I barabarte zgjedhesit para ligjit
Sundimi I ligjit eshte ajo nuk ka zbatuar PD sa ishte ne pushtet, dhe kjo eshte ajo qe nuk pelqejne te shohin sote qe jane opozite
Nuk duan te hetohen burimet financiare dhe pasurit e pajustifikueshme qe kane vene per 20 vjete vetem pse kishin tesren e PD
Nuk die ke te pyes,Bashen apo Berishen !
Po ti thuash Berishes,ai kerkon pushtet ose institucione ne tavoline,me mire leri te gjejne mendjen.
PO CFARE KERKON OPOZITA DIHET CE RAMA ME KRIMINELE NE KUVEND CE I KA MOS TI RRAFE
Progres Raporti i kerkoi qeverise ti krijoje kushte opozites per tu rikthyer ne parlament. Pse nuk i permendni te gjitha ju te TEMA, apo vetem ato qe i interesojne shefit. Pika gazetarise shqiptare.