Anëtarët e AMA/Mazhoranca përzgjedh kandidatët Piro Misha dhe Gledis Gjepali

8 Tetor 2014, 13:51Politika TEMA

Komisioni i Medias ka bërë publike  dy emrat e mazhorancës për vendet vakante në Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA). 

Pas një sërë mbledhjesh të këtij komisioni ku janë përjashtuar me radhë emrat e kandidatëve për anëtarë të AMA, mazhoranca ka bërë publik emrat e Gledis Gjipalit dhe Pirro Misha të cilët pritet të kalojnë për votim në Kuvend këtë të enjte.

Edhe në mbledhjen e sotme, opozita vijoi bojkotin pavarësisht thirrjeve, nga mazhoranca.

Anëtarët e mazhorancës kanë përjashtuar Alfred Lelën, nga emrat për vendet vakante në AMA. Nënkryetari i Komisionit, Alfred Peza, i ka bërë sërish thirrje përfaqësuesve të opozitës, që të vijnë në komision, për t’i dhënë fund ngërçit në AMA.

Prej disa mbledhjes, Komisioni i Medias ka nisur procedurën e përzgjedhjes së emrave për 4 vendet vakante në AMA, ndërsa i është përsëritur thirrja për pjesëmarrje në proces edhe opozitës, madje edhe me anë të një letre zyrtare nga ana e mazhorancës. Megjithatë pavarësisht thirrjeve, opozita ka refuzuar të bëhet pjesë e këtij procesi, dhe vijon bojkotin e saj parlamentar prej disa muajsh tashmë.  

6 komente në “Anëtarët e AMA/Mazhoranca përzgjedh kandidatët Piro Misha dhe Gledis Gjepali”

  1. Alberti says:

    Piro Misha “djale” i shkolluar dhe me dinjitet. Cdo gje me mundin dhe djersen e vet. TVSH duhet te krenohet po e pati ne gjirin e vet.

  2. Tironcfaraxhiu says:

    Kete Pirron e ka zgjedhur Maks Velo, e ka katundar – antishqiptar.

  3. syltiac says:

    Pirro Misha,as mish as peshk,pra qe rruhet edhe nga kasapi edhe nga peshkatari.Nje tip i ngjashem me “Notari”-in.Renues vlerash shqiptare,njeri qe fsheh ekstremet,me mire ne pension.

  4. Juglindori nga Korça says:

    Bene shume “gabim” per Pirro Mishen . Si mund t’a linin pa pyetur kete Syltiaçin ? Po a ka njeri me kopetent se Syltiaçi ? Po Syltiaçi ka edhe emrin turk , nuk i mjaftonte kjo Komisionit te Medias ? Bej nje proteste me shkrim , zoti Syltiash , pa t’a shikojne ata ….dhe le t’a provojne here tjeter te mos te pyesin ty , se kemi per t’u ngritur te gjithe ne proteste , qe nga Lazarati e deri ne Viçidoll .

  5. meno says:

    Pirro Misha eshte intelekktual i pa varur. Persona te tille i bejne nder AMAs. Urojme qe edhe te tjeret te jene ne lartesin e tij.

  6. Qytetari says:

    Redaksia mund te jepte nje informacion mbi personat e zgjedhur, pasi shume nga komentuesit nuk i njohin dhe pastaj flasin kodra pas bregut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje