Deputeti socialist Erjon Braçe përmes një komenti në rrjetin social Facebook shkruan se deputetët demokratë marrin para publike nga Kuvendi.
Braçe ka reaguar në rrjetin social në lidhje me pagesat që marrin ligjvënësit e PD-së edhe pse prej disa muajsh bojkotojnë veprimtaritë parlamentare.
“E vërtetë është, deputetët e PD marrin para publike nga Kuvendi!!
Lexova në media se deputetët e PD, pavarësisht se janë në bojkot e nuk paraqiten në Kuvend, marrin 1.2 milionë lekë në muaj rrogë.
Në fakt e vërteta është pak ndryshe. Deputetet e PD nuk marrin rrogën bazë mujore, deputetët e PD nuk marrin as pagesat e normuara për mbledhjet në komisione, deputetët e PD marrin dieta për shkuarjen në zonë, pagesën e caktuar për karburantin dhe pagesën për telefonin.
Nga nje pikpamje, pavarësisht se nuk vijnë në seancë plenare apo komisione, nëse shkojnë në zonat e tyre elektorale u takon t’u paguhen këto shpenzime.
Vetëm nëse shkojnë në zonat elektorale!!!
E them këtë, edhe pse Jozefina Topalli nuk na pagoi kurrë për këto shpenzime duke shkelur ligj, rregullore e status deputeti”, shkruan Braçe në rrjetin social.
Me ato kontratat e Zamirit, te Taqit, te Fazllicit etj cfare do behet, se sa ishim ne opozoite degjonim kete muhabet cdo dite, tani ose harruat ose jeni bere ortake se nuk ka si shpjegohet ndryshe qe nuk i permendni me
Po ky ku e conte rrogen 6 muaj pa u futur ne kuvend asnje dite pa ca kohesh..??
Lepurush, do nje karrote te vogel?
Perderisa u jepen dietat edhe rrogat u takojne se ne teren ata Kane punuar.Per pare mos e vrisni mendjen ,ulni ndihmat sociale ,pagesat per shtresat ne nevoje dhe pensionet.
Rilindem o shoke kur erdhi kusaria.