Partia Demokratike, përmes Zëdhënëses Oriela Nebiaj, akuzoi Qeverinë se po persekuton mësuesit për interesa klienteliste dhe korruptive.
“Qeveria ka nisur një përndjekje masive ndaj mësuesve profesionistë e me përvojë, për ti detyruar të lënë punën, që ti zëvendësojë ata me militantë partie.
Në shumë raste, kjo fushatë spastrimi po bëhet për interesa korruptive, pasi qeveritarët i nxjerrin këto vende pune në ankand dhe ia japin prurësit më të mirë.
Me pretekstin se kanë më pak orë nga sa duhet, qeveria po u bën presion mësuesve profesionistë, me eksperiencë të madhe në mësimdhënie.
Ky persekutim është në kundërshtim të hapur me ligjin “Për arsimin parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” dhe me Udhëzimin “Për procedurat e emërimit dhe largimit nga puna të mësuesit në institucionet e arsimit parauniversitar””, tha Zëdhënësja e PD-së.
Sipas saj, shkaku që ka gjetur qeveria, për orët mësimore është thjesht një maskë për të mbuluar interesin klientelist e korruptiv të qeveritarëve e të drejtuesve të arsimit në rrethe.
“Gjuetia e shtrigave është shtrirë në gjithë rrethet e vendit, cka ka krijuar sot që flasim një gjëndje kaosi dhe ankthi tek nxënësit dhe mësuesit.
Kjo është një goditje e pabesë që i bëhet arsimit nga Kryeministri i vendit në cdo nivel të tij. Pasi la në rrugë mijëra studentë me corbën e tij klienteliste të universiteteve, Rama po bën gati hedhjen në rrugë edhe të mësuesve profesionistë.
Mësuesi është një prej kolonave të rëndësishme të shoqërisë tonë, dhe ne i bëjmë thirrje Edi Ramës të heqë dorë nga kjo trysni, nga ky shantazh që po ushtron ndaj tyre. Ne kërkojmë që në shkollat tona të kthehet menjëherë ligjshmëria, rregulli, respekti dhe dinjiteti për mësuesin”, thuhet në deklaratën e PD.
Po moj zedhenese po…. se ne kohen tuaj, keni vendosur ca mesues e mesuese femije, te cilat kane ne xhep ca diploma te Vitrines…Kristalit….etj si keto , per te mesuar femijet tane.
Te japesh mesim ne gjimnaz pa patur te pakten 10 vjet pune ne arsim…. epo besoj se vetem tek ne ne Shqiperi ndodh.
Me ne fund edhe PD tha nje gje te drejte, nuk mjafton foltorja , duhen raste konkrete emra konkrete qe ta besoj edhe opinioni, une mendoj se ky presion behet per mesuesit e punesuar ne kohen e PD , kurrsesi mesuesit e vjeter smund te kene asnje presion edhe nuk ka ne fakt, gjithsesi ka nje pjese te vertete ne kete qe thote PD , e di mire kete gje se jam pjese e stresit
Kjo palovina qe bilbilon duhet te dije se ne kohen qe ishte Minister Genc Pollo, u hoqen te gjithe mesuesit e kualifikuar dhe u zevendesuan me antar te partise te Pollaqit. Kaq groteske ishte ky zevendesim sa qe ne fshatin tim kishte tre arsimatr me universitet dhe u zevendesuan me ish nxenxa te tyre qe kishin mbaruar shkollen e mesme buqesore te nates. Veprim qe i detyroje te tre qe te largoheshin duke shkuar te jepnin mesim ne shkolla private te qytetit. Prandaj duhet te fshihen me fshesen e hekurt keto palaçolleqe mafioze te qevverisjes se Berishes. Ndersa kjo palovina te shkoje te flas ne ndonje mehane.
infermierja e Vlores mer nga 6000 euro per vend pune! ta dini ju sa e kemi permiresuar jetesen ne familje!