Dy "shpërthime" në det në Durrës, shkak avionët ushtarakë të NATO-s

9 Tetor 2014, 16:53Politika TEMA

Pasditen e sotme janë dëgjuar dy zhurma të fuqishme si shpërthime afër Durrësit.

Zhurmat kanë ndodhur në det, rreth 18-20 kilometra larg Durrësit.

Ato janë prodhuar nga shpejtësia e fluturimit të dy avionëve ushtarakë italianë, të cilët ishin duke shoqëruar një avion civil gjerman të dyshimtë.

Si pasojë e shpejtësisë së fluturimit është krijuar në “boom sonic”.

Avioni civil gjerman nuk iu përgjigj Kullës së Kontrollit ajror, duke ngritur edhe dyshime, çka bëri që avionët ushtarakë italianë ta shoqëronin.

Burime nga Ministria e Mbrojtjes thonë se është zhurmë e avioneve që tejkalojn shpejtësinë e zërit dhe krijojn zhurmë.

Ministria konfirmon se nuk ka asnjë aksident apo avion të rrezuar brenda kufijeve tokësore dhe detarë të Shqipërisë.

Zhurma të tilla në Shqipëri janë dëgjuar në vitin 1999, kur avionët e NATO-s bombardonin Serbinë.

Shumë prej tyre, nisur nga baza e Avionos, merrnin shpejtësinë mbi teritorin shqiptar dhe shkaktonin zhurma të ngjashme.

Deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes lidhur me “shpërthimet”

“Një avion “Boing” komercial i cili udhëtonte nga një kryeqytet europian në drejtim të kontinetit afrikan humbi për disa momente kontaktin me qëndrat e kontrollit ajror.

Sipas marrëveshjeve ndërkombëtare në të cilat Shqiperia është palë, vendet fqinje anëtare të NATO-s bëjnë policimin ajror të territorit të Republikës së Shqiperisë.

Mospërgjigja e këtij avioni, kur ai ndodhej në afërsi të hapësirës ajrore shqiptare, vuri në gatishmëri një ndër bazat NATO-s, prej të cilës u ngrit në ndjekje një çift avionesh luftarakë F16.

Avionët luftarakë eskortuan për 10 minuta avionin në fjalë, deri në 8 milje në jug të kufirit shqiptar me Greqinë.

Avionët F16, gjatë kësaj manovre, megjithëse mbi ujëra ndërkombëtare rreth 20 milje larg bregdetit shqiptar, për shkak të shpejtësisë mbi kufirin zanor kanë krijuar “boom-in” sonik, të konsideruar nga banorët si shpërthim.

I sigurojmë qytetarët shqiptarë se kjo është një proçedurë e ndjekur me përgjegjsi të lartë nga autoritetet shqiptare dhe forcat e Aleancës.

13 komente në “Dy “shpërthime” në det në Durrës, shkak avionët ushtarakë të NATO-s”

  1. Genci says:

    Heu, paskan hedh dinamit ne det. Shteti duhet te veproje per demtimin e peshqve ne zonen e Durresit.

  2. Tani says:

    Ishte nje shperthim mjaft i fuqishem. jam banor ne zonen e Spilles dhe eshte degjuar aq shume sa u tronditen edhe muret e shtepise.

  3. Fusha says:

    Eshte kalimi pertej sonic barrier o troglotide qe jetoni anash qyteterimit.

  4. Edkari says:

    Kjo ndodh kur aeroplani reaktiv kalon shpejtesine e zerit…………degjohet nje shperdhim i madh e pastaj asgje me shume.

  5. Erekted says:

    Edhe kjo na duhej tani, t’na vine italianet e te na bejne zhurem ne durres

  6. zqk says:

    Shpegimi i vertete eshte:
    Kur nje aeroplan kalon shpejtesine e zerit, atehere cdo pike ku ai kalon behet burim zhurme (zeri) per nje fare kohe. Kjo nuk shkakton asnje shperthim, por vetem nje ururrime te forte qe vjen nga te gjitha anet. Por kur aeroplani ndryshon drejtim (apo lartesi), pra shmanget nga vija e drejte e fluturimit fillestar, atehere lekundjet e ajrit zmadhohen shume e per nje kohe shume te shkurter ne zonat ku valet qe kane si burim dy drejtime te ndryshme te avionit takohen (mbivendosen). “Lartesia” e vales se zerit aty shumefishohet, kur edhe pa u shumefizhuar eshte shume e larte. Kjo quhet zona (siperfaqja) “shok (=e perplasjes)”. N.q.s. kjo siperfaqe kalon mbi nje zone zone te banuar, fenomeni perjetohet si nje shperthim i fuqishem. Ama sikur te ishte e mundur ta ndiqje kete siperfaqe, zhurma shume e forte do ishte e vazhdueshme, pra nuk do perceptohej si shperthim.

  7. Genci says:

    Heu bre burre, nuk e dija qe quhej Sonic Boom. Hahahahahahhaaaaaa. Prape duhet qe te jene vrare shume peshq aty ne Durres!

  8. Mire qe kaluat po nuk leshuat nje bombe nje predhe ketyre shkerdhatzinjve …tu dilin qurret nga goja !

  9. Shqiptar brekegrisur says:

    Keshtu ndodh kur tejkalohet shpejtesia e zerit ose kur ne avionat bombardues qe jane nisur per mision luftarak mbeten pa hedhur bomba te medha dhe me to ne bord avioneve u ndalohet te ulen ne aeroport. Per kete i hedhin ku mundin dhe ku nuk i kerkon njeri llogari.

  10. akili says:

    Sipas burimeve te sigurta nga Instituti i Gjeoshkences kane qene nja 2 balena gjigande qe duke kaluar ketej pari kane degjuar deklaratat e Berishes per Qeverine Rama dhe ja kane fut pordhes ne shenje dizaprovimi pa menduar se Durrsaket dhe Kavajsit trima do dhiheshin ne breke.

    1. Popoopopoo says:

      Bravo Akil je i papare ,c na bere te qeshim me lot ?

  11. Kendveshtrim tjeter says:

    Shperthimi ka ndodhur ne ajer,efekti i tij ne uje , ne thellesi te medha,eshte i paperfillshem.

  12. jersey boy says:

    o bijte e baballareve ,ka edhe gjera te ketilla me sa gezim i pritni por vetem po ringjallet ducja me gjysherit tuaj vetem atehere mund te ringjallet fashizmi dhe komunizmi keshtu qe eshte heret per te therritur v f l p

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje