Vizita e Papa Françeskut/ Rama: Shqipëria u pa e zhveshur nga të gjitha paragjykimet në sytë e botës

9 Tetor 2014, 18:48Politika TEMA

Kryeministri ishte i pranishëm në një ceremoni mirënjohje me klerikët për mbarëvajtjes e vizitës së Papa Franceskut në vendin tonë.

Ndërsa shprehu falënderime për institucionet që u kujdesën për vizitën e Papa Franceskut, Rama tha se kjo ditë e përcolli ndryshe Shqipërinë në sytë e botës.

Duke u ndalur tek harmonia fetare në Shqipëri, Kryeministri tha se në ditën e vizitës së Atit të Shenjtë, vendi ynë u pa i zhveshur nga paragjykimet apo nga mënyra si vendet e huaja e shihnin më parë.
 
“Kërkesa e Kishës dhe e mikut tonë dhe kam nderin të them edhe mikut tim, Rrok Mirditës, për të na shprehur falënderimet lidhur me atë që u përpoqëm dhe bëmë.  Dhe për mirënjohjen që gjithçka u arrit të përjetohej aq bukur atë ditë.  Kjo na jep mundësinë të rimblidhemi këtu dhe të ripërjetojmë atë mesazh të posaçëm që na u përcoll.
 
Kanë qenë të panumërta edhe shprehjet e të njëjtit emocion nga shumë njerëz që nuk i kam përjetuar drejtpërdrejt, por mendimet e të cilëve kam mundur t’i lexoj nëpërmjet përshtypjeve në telefon, e-mail, apo rrjetet sociale.

Ardhja në Shqipëri e një lideri të përbotshëm shpirtëror, një flamurtari të madh të përpjekjes së njeriut kundër çdo kufiri, çdo pparagjykimi, çdo ndasie mes njerëzisht të lindur të barabartë pavarësisht nga feja, ngjyra, etnia, shtresa sociale. Ishte një mrekulli shumë e rralle për botin e trazuar në të cilën jetojmë.

Lajmi nuk kishte si të mos merrte dhenë dhe si të mos bënte përshtypje te shumë të huaj, për të cilt Shqipëria nuk ishte ajo që u pa atë ditë.

Shqipëria u pa e zhveshur nga të gjitha paragjykimet dhe të gjitha llojet e rrobave që i kanë veshur në sytë e botës qoftë historia, qoftë episodet e tranzicionit, qoftë perceptimi i mediave ndërkombëtare. U pa se s’ka sherr dhe nuk ka ndasi fetare, që gjetke përdoren për lufta e masakra të mëdha.

Të gjithë shqiptarët nuk kanë asnjë konflikt, luftë fetare apo etnike me të tjerët. Dhe përmes kësaj bota mundi të shohë se shqiptarët nuk kanë probleme të tilla”, u shpreh kryeministri Rama. 

6 komente në “Vizita e Papa Françeskut/ Rama: Shqipëria u pa e zhveshur nga të gjitha paragjykimet në sytë e botës”

  1. Edkari says:

    Vizita do mbetej me madheshtore sikur te mos kish bekuar zahon

  2. tourkofagos says:

    Rama,Bota pa edhe marmidat e suniteve ne mes te Tiranes,pa kaluar as 20 dite nga ”katolicizmi” i vatanit……….

  3. Moli says:

    Bravo Edo, je simboli I shqiptarve. Masi I fute nje sunetllik me Erdoganin ne Kosove,u takove me te gjithe orthodhoksit boteror ne Tirane ku u thoje ne vesh se je denbabaden orthodhoks, diten qe erdh Papa na cudite me katolicizmin tat. Na the qe gjyshja te paska cu msheftas ne kishe kur ishe 1 vjec. Tani duke kalo dege me dege ne e kuptojme qe ti ne te vertet je shkerdhate, zog kurve sic I thone shkodranet e bon per te miren tone.

    1. Genci says:

      Hahahahahahaaa, je i madh. Na beri lakuriq. Tate du fuston dhe kapele me kordhele!

  4. Reynald de Chatillon says:

    Harmoni leshi midis besimeve nder skipper tare. Asht INDIFERENCE masive e banoreve te mendeshem te Skipperas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje