Llalla-Hajdari, detajet e një shkarkimi pa shkëlqim

9 Tetor 2014, 19:10Politika TEMA

Nga Habjon Hasani


Një javë pas një incidenti të përfolur dhe më pas të përgënjeshtruar mes Adriatik Llallës dhe vartësit të tij Shkëlqim Hajdari, skandali sot është shpallur publikisht. Adriatik Llalla ka firmosur shkarkimin e kreut të prokurorisë së Apelit Shkëlqim Hajdari, me motivacionin për “nevoja të riorganizimit të punës”.

Ndërsa sot pasdite Shkëlqim Hajdari, është prononcuar për disa gazetarë dhe citohet në media të jetë shprehur se shkarkimi i kishte ndodhur dy ditë pasi kishte informuar me një letër Presidentin, Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit, ku sipas tij, në letër jepeshin të dhëna dhe informacione mbi incidentin dhe përplasjen fizike(ende të pakonfirmuar) mes tij dhe kryeprokurorit Llalla.


Kjo është panorama e asaj që ka ndodhur, por duket se ajo që ofrohet dhe ajo që është bërë e ditur publikisht nga palët mund të jetë vetëm maja e ajsbergut.

Më së pari në këtë histori, bie në sy fakti se urdhri për shkarkimin e Hajdarit erdhi vetëm një javë pas incidentit ende të pasqaruar në Hotel Tirana në mbledhjen e prokurorëve.

Në kushtet kur shkarkimi vjen vetëm një javë më parë është përfolur një konfrontim fizik mes Hajdarit dhe shefit të tij Llalla, është esenciale të dimë zyrtarisht nga organi i akuzës arsyet e këtij shkarkimi.  Biseda në vijim ofron dhe shpjegimet e dhëna nga një zyrtar i autorizuar i prokurorisë për këtë shkarkim.

Pol.al: Është njoftuar shkarkimi i kreut të prokurorisë së Apelit Shkëlqim Hajdari dhe…

Prokuroria: Së pari duhet të bëjmë një korrigjim, në kuptimin e ligjit për prokurorinë ai nuk është shkarkuar, pasi vazhdon të jetë prokuror, por ai është zhvendosur nga detyra.

Pol.al: Cila është arsyeja e kësaj zhvendosje?

Prokuroria: Zyrtarisht është lëvizur me motivacionin për “nevoja të riorganizimit të punës”.

Pol.al: Si lindën  këto nevoja për riorganizimin e punës në prokurorinë e Apelit? I keni dërguar grupe kontrolli, ka performancë të dobët apo çfarë?

Prokuroria: Shikoni, prokuroritë raportojnë në mënyrë periodike  aktivitetin e tyre pranë Prokurorit të Përgjithshëm  dhe ne vlerësuam se në prokurorinë e Apelit duhej punuar më mirë në drejtimin e cilësisë së hetimit, në drejtim të cilësisë së prezantimit në gjykata dhe disa çështje të tjera. Mbi këto arsye është bazuar urdhri për largimin nga ai pozicion.

Pol.al: Ju thoni cilësia e hetimit, por ajo është prokurori e Apelit. Zakonisht hetimet bazike i kryen prokuroria shkallës së parë apo jo? Prokuroria e Apelit kryesisht bën përfaqësim në Gjykjatën e Apelit.  A nuk është kështu?

Prokuroria: Zakonisht ndodh që hetimet pjesën më të madhe e kryen prokuroria në nivelin bazë. Por kjo nuk do të thotë se hetimet nuk mund të thellohen dhe në në prokurorinë e Apelit. Por janë një sërë çështjesh dhe jo vetëm cilësia e hetimeve.

Pol.al:  Ju thatë që prokuroritë raportojnë në mënyrë periodike. Duam të kuptojmë nëse dolën negative vetëm rezultatet e prokurorisë që e drejton z.Hajdari, apo ka dhe raportime nga prokurori të tjera që juve ju kanë lënë të pakënaqur?

Prokuroria: Nuk mund të themi në këtë moment diçka mbi këtë që më pyesni ju, por me siguri që do ketë dhe raportime nga prokuroritë e tjera që lënë për të dëshiruar. Ne do veprojmë edhe në këto drejtime.

Pol.al: Pra do ketë dhe masa të tjera por ju vendosët të veproni një e nga një, duke e nisur me z.Hajdari. Këtë po thoni?

Prokuroria: Është normale që të ketë masa të tjera të ngjashme në kuadër të rritjes së kërkesës për rezultatet e institucionit.

‘Top-secret’ dhe policë…


Prokuroria e Përgjithshme thotë se ka të dhëna për rezultate të dobëta të punës nga ana e zotit Hajdari, ndërsa ky i fundit në një prononcim për median sot , ka lënë të kuptohet se historia lidhet me konfliktet e tij me kryeprokurorin Llalla por edhe me incidentin e një jave më parë në Hotel Tirana.

Prokurori Hajdari ka njoftuar se dy ditë më parë ai i ka dërguar një letër Presidentit, Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit, ku u ofron detaje mbi incidentin e ndodhur në Hotel Tirana. Nga ana tjetër është njoftuar nga vetë Hajdari se dhe policia e ka marrë në mbrojtje atë.

 “Jam marrë në mbrojtje të posaçme dje. Mendoj se për incidentin. Sepse para dy ditëve kam njoftuar me anë të një materiali top-sekret Presidentin, kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin lidhur me përfshirjen direkte të zotit.Llalla në incidentin e ndodhur me datë 3 në Hotel Tirana”, është shprehur Hajdari.

Në këtë prononcim të z.Hajdari bien në sy dy elementë. Së pari ai quan top-secret letrën dhe materialit që u ka nisur krerëve të shtetit. Por këtu ka një kontradiktë. Nëse në atë letër ka vetëm informacione mbi incidentin apo përplasjen fizike/verbale të ndodhur në Hotel Tirana, atëherë materiali jo vetëm që nuk është sekret, por është thjesht rrëfimi i një incidenti banal dhe vulgar të ndodhur në rangjet e organit të akuzës.

Materiali bëhet “top-secret” dhe merr klasifikim, vetëm nëse në atë letër, z.Hajdari ka dhënë dëshmi apo të dhëna lidhur mbi ndonjë aktivitet antiligjor të z.Llalla apo të Prokurorisë së Përgjithshme. Në këtë rast po do ishte një letër top-secret. Ndaj dhe është ende e paqartë nëse z.Hajdari e ka cilësuar gabimisht “top-secret ” letrën e tij apo nëse ai vërtetë ka dërguar të dhëna denoncuese për ndonjë implikim apo aktivitet të panjohur z.Llalla

Elementi i dytë është njoftimi që vjen nga z.Hajdari, se policia e ka marrë në mbrojtje atë.  Nuk kuptohet nëse kjo mbrojtje ka ardhur si pasojë e një procesi rutinë apo nëse mbrojtja është urdhëruar për shkak të përmbajtjes së letrës denoncuese të z.Hajdari, apo nga ndonjë arsye e panjohur.

Një shkarkim pa shkëlqim…

Nga të gjitha zhvillimet e deritanishme mbi këtë çështje bëhet e qartë se në prokurori ka një konflikt të agravuar mes kryeprokurorit Llalla dhe  vartësit të tij Hajdari. Arsyet e këtij konflikti apo dhe nivelin e agravimit të tij ende nuk e dimë, por mund të identifikojmë disa gjëra që nuk shkojnë. Është e pazakontë që prokuroria e Përgjithshme të ndërrmarë një urdhër shkarkimi vetëm një javë pas incidentit dhe si arsye të japë riorganizimin e institucionit që drejtonte Hajdari. Për më tepër që shkarkimi vjen vetëm 48 orë pasi Hajdari kishte dërguar një letër mbi incidentin me Llallën tek zyrtarët më të lartë shtetërorë.

Shkarkimi i sotëm i Hajdarit, është bërë në momentin dhe mënyrën më të gabuar  të mundshme, pasi në çdo rast lë pas hijen e ndëshkimit dhe jo të riorganizimit.

Është pak e vështirë të besosh se kryetarët e prokurorive shkarkohen kaq kollaj për çështje të performancës, pasi prokuroria është institucion simbol i një hierarkie vertikale, të ndikuar politikisht dhe institucion i dalluar për mungesës e meritokracisë dhe kërkesës së llogarisë.

Në këtë 20-vjeçar të stanjacionit të institucionit të akuzës, kanë ditur të bëjnë përpara në karrierë dhe Adriatik Llalla por edhe Shkëlqim Hajdari. Janë që të dy prokurorë që kanë ecur përpara në një mjedis që zakonisht i godet ata që kërkojnë cilësi pune.

Deri më sot asnjë prej të dyve nuk na kanë dhënë shpjegime për konfliktin e tyre, aq më pak na kanë dhënë ndonjë detaj nëse konflikti bën fjalë për ndonjë çështje profesionale që lidhet me punën dhe interesin publik dhe jo me hallet e tyre private.

Duket sikur kryeprokurori ka larë hesapet e tij private me dikë që e bezdiste në institucionin që drejton. Nuk ka asnjë të dhënë se debati dhe konflikti mes tyre është bërë për hir të efiçencës së punës në prokurori apo për hir të  interesit publik. Gjithçka na  kanë ofruar deri më tani, janë disa zënka dhe deklarata vulgare dhe një shkarkim pa shkëlqim…

 (Marrë nga Pol.al)

REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “Llalla-Hajdari, detajet e një shkarkimi pa shkëlqim”

  1. artani says:

    po hajdari nuk duhej te ishte emeruar atje ku ishte ore te nderuar.
    Nje njeri qe nuk e meriton me shume se nje lloj hetuesi te pa afte per ndonje ceshtje si psh prerje pyjesh te paligjshme apo ndonje vjedhje xhepash.
    ta emerosh kryetar prokuroresh per apelin eshte ose nje lajthitje e madhe ose nje interes shume i madh.
    Ai nuk duhet ulur ne detyre por duhet shkarkuar pasi vetem ul imazhin e organit te akuzes.

  2. Z says:

    I nderuar zoteri Hasani, a ka mundesi te mos perdorni here tjeter fjalen ” agravuar ” ?
    Hiqni dore ju si gazetare nga perdorimet e fjaleve te huaja ne shkrime. Per rastin konkret eshte
    me e bukur fjala perkeqesuar. Me kujtohet ne nje emision televiziv ku Bamir Topi disa here
    perdorite dy fjale ” spazio” dhe hapesire njekohesisht. Nuk tregon kulture duke perdorur fjale te huaja.

  3. Thomaidha says:

    Mire,qe tani po e kuptoni se ky HADARI nuk e paska merituar ate vend pune,PO KY LLALLA A NUK ESHTE OFSAJT NE ATE VEND PUNE???
    Bile i ka plotesuar te gjitha kushtet per ta SHKARKUAR NGA DETYRA DHE DHENE PER NDJEKJE PENALE PER SHPERDORIM DETYRE!!!
    Ka mbrojtur KRIMIN SHTETEROR!!!

  4. Shkarkimi pamotiv ska arsye dhe ky veprim sjell nè pah paftèsinè e z. Llalla i cili ka arritur aty dhe mbrohet nga sala e Nishani.Tani filloi ti hiqen petèt lakrorit te drejtèsisè salusharève qè gèrthasin çdo ditè pèr padrejtèsitè qè po u bèhen.Gropa e halesè ka zènè krimba,luftè kundèr kolerès.Kjo i takon mazhoracès qè ka zgjiedhur populli.

  5. capucino says:

    lala,nishan,ata gjykates gjin leshi,futi ne kazan dhe na del=berish…

  6. Jani says:

    Komentus pisa pse duhet të shani Çim Hajdarin ai u shkarkua me mirë thoni që me këtë veprim Llalla është gjeni ose shkërdhat kaq.

  7. Treviso says:

    Mafja Shqiptare ka mberthyer institucionet me te larta. Shetet e Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimi Europian u doli goja mrapa duke bertitur, luftoni korrupsionin ne institucionet e pamvaraura. Kush ta luftoje korrupsionin? A luftohet korrupsioni nga te korruptuarit? Korrupsionin munde ta luftoje vetem populli, me protesta masive. Si?
    Protesta masive para presidences per largimin e kukulles qe pretendon se perfaqson popullin. Protesta masive para K.L.D deri ne shkrirjen plotesisht te tije me motivacion : Jane komplet te korruptuar dhe kan ndihmuar zyrtaret e larte per kryerjen e korrupsionit.
    Te mbahet gjithmone nen kontroll paterica e maxhorances, duke ditur se bjen ne kundershtim me interesat e tyre, kerkesat e popullit. Mos mbani shume shprese nga qeveria se nuk ka force e vetme, per te luftuar mafjen e inctitucioneve te pamvarura.

  8. Arben says:

    Skenari fullani, po qe se jep doreheqjen e lene ne hije, ndryshe e presin prangat edhe “kryeprangaxhiun”

    Pirdhni o njerez pirdhni.

  9. IMPACTi says:

    Hajdari eshte marre ne mbrojtje nga policia, sepse i kercenohet jeta nga Prokurori i Pergjithshem.
    A mos eshte valle Prokurori i Pergjithshem kriminel ? Keto cudira ndodhin vetem ne Shqiperi.

  10. ALMA says:

    eshte merzitur llalla se do i kete share komandantin dhe Sala i ka dhene urdher dhe Hajdari duhet te kete dokumenta reth sales prandaj kerkon mbrojtje se sala eshte kriminel dhe kush ngre koken eliminohet si puna e santos etj

  11. Dibrani says:

    Ore zotrinj komentues dhe gazetar,…kot llapim

    Eshte e kot te japesh pershtypje per kete lloj gjygjsori

    Ky system me gjith kete pjell gjygjtaresh dhe prekuroresh duhen prere nje her e pergjithmon

    Ne duhet te kuptojme nje njeri i ndershem nuk ka nevoj ta percaktojme ne del ne pah vet , ashtu eshte krijuar

    Kurse kjo pjese qe eshte sot qe nga presidenti i Sali Bershes tek KLD, gjygjtaret,prekuroret,….jane nje mafje e lidhur fort si mishi me kocken

    Shqiptaret e dine ,..por dhe Europa USA te thot drejtesia ketu nuk ka.

    Tani qeveria po humb koh,…opozita ate pune ka qe ne Shqiperi te mos ket drejtesi eshte ne favour te tyre

    Po te ket derjtesi do luftohet korrupsioni,mirqenja do jet me e mire ato lek do shkojne ne sherbim te popullit,…Ky progres ben qe PD te mos ekzistoj si parti,….Popullit i celen syte,…do din te llogjikoj dhe ajo pakic e mbetur te bardhen nga e zeza

    Qeveria per mendimin tim duhet te gjej nje plan efikas Europjan qe funksionon dhe shpejt bile pa humbur kohe,….opozita ndash ta pelqej ndash mos,…progresi do ta percaktoje a ishte i drejt vendimi per ndrimin e sistemit apo jo,…bashkimi Europjane ne fund do te llogjikoj qarte te verteten

    Europa natyrisht ka detyrat e veta qe te tregoje kushtet per nje klime sa me te mir politike,….Problemi eshte se gati te gjithe ne PD qe nga Saliu e deri tek punojnsit e administrates jane te korruptuar qe do te thot i pret burgu

    Ne bot nje lider i mire duhet te marre vendime radikale prandaj shquhet
    ben dicka qe tjeret dhe tremben nga vendime te tilla,…Eshte nje fjale e urte i zoti shtepis e din me mire se ku i pikon catia
    Europa ato detyrime qe parashtron Shqiperis ja ben dhe shteteve tjera
    Kjo nuk duhet te thot qe tja nisesh tek detyrimi numer nje,…bej ate me te lehten te veshtirat leji ne fund.
    Me veshtira per mua eshte klima politike PS PD,…por neqoftese drejtesia vepron dhe sitemi eshte marre nga nje nga vendet e bashkimit Europjan me aprovimin e tyre,….atehere ajo ajge e korruptuar qe mban peng PD dhe popullin shqiptar do perfundoj mbrapa hekurave ,..pjesa tjeter e PD’s do te analizoj gabimet dhe do rithemelohet me nje nisme te re politike

    Dhe politika e re e PD’s e rizgjedhur e pastruar normale qe do vij ne parlament dhe do debatoj ndoshta dhe te bashke qeverisin per nje Shqiperi me te mire

    Por duhet te kuptojme duhen vendime konkrete radikale me nje vendosmeri te plot nga maxhoranca dhe kryeministri,per te arritur aty ku BE e deshiron Shqiperin

    Paqe gjithe shqiptareve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje