Banka e Shqipërisë deklaroi se shifra e kredive të këqija në proces ekzekutimi ka arritur mbi 107 miliardë lekë ose gati 1 miliard dollarë.
Kjo është sa 19.2 për qind e totalit të kredive që janë dhënë për ekonominë dhe zë afër 8 për qind e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar.
“Gjithë kjo shumë që ka ardhur pranë Zyrave të Përmbarimit Gjyqësor Privat është në proces ekzekutimit, ose është ekzekutuar. Një pjesë e pronave janë shitur duke arkëtuar cash-in, një pjesë tjetër kolaterale kanë kaluar në pronësi të bankës, e cila administrohet nga banka, kurse një tjetër është që bankat kanë kaluar deri në ankandin e dytë dhe kanë pezulluar për të bërë të mundur dhe një negocim të fundit me palët debitore që disponojnë këto prona”, tha Petrit Qarri, kryetar i Dhomës së Përmbaruesve.
Deri në fund të gjysmës së parë të këtij viti, janë ekzekutuar 29.2 për qind e totalit të kredive që janë çuar në Përmbarim. Por edhe pse ekzekutohen, pjesa më e madhe e tyre nuk mund të shitet, por mbetet si pronë fizike në administrim të bankave.
“Nuk ka forcë blerëse, sepse siç e dimë të gjithë, ka rënë forca blerëse, sidomos për banesa dhe pasurive të paluajtshme.Problem është edhe konflikti që mbart mbi vete edhe dosja e ekzekutuar nga përmbaruesit gjyqësor.Kështu që njerëzit janë shumë pak të prirur për të shkuar drejt tyre, pavarësisht se çmimi është shumë favorizues për to“, thotë Qarri.
Pamundësia për t’i shitur në treg pronat e bllokuara ka krijuar një tjetër pasojë për bankat, të cilat jo vetëm nuk arrijnë të rekuperojnë lekët që kanë dhënë kredi, por duhet të shpenzojnë kosto shtesë.
“Pronat që kalojnë në pronësi, ose shiten nëpërmjet bankës, ose në rastet më të shumta merren dhe administrohen nga banka. Administrimi i tyre kërkon edhe një kosto tjetër plus nga banka, sepse do të mirëmbahen, do të ruhen”, thotë Qarri.
Banka e Shqipërisë thotë se ky është një fenomen që duhet monitoruar me kujdes, pasi kostoja e mirëmbajtjes së mijëra pronave të bllokuara mund të ndikojë jo pak shpenzimet dhe treguesit financiar të bankave./TCH
Ne kete çeshtje luan nje rol mjaft negativ edhe sherbimi i permbarimit, qe nuk organizon ankande te ndershme, qe pronat me me vlere i marrin me vete, duke ia ulur çmimet me qellim ne bashkepunim edhe me personat qe punojne ne banka.
permbarimi eshte nje nga sherbimet me tê korruptuara te ketij vendi, por per fat te keq per te nuk flet njeri se per ça te flasesh me pare ne kete vend. ketu i bie qe te fusesh ne burg gjysmen e popullit ne burg, dhe prape mbeten disa mijera hajdute te tjere jashte.
Ankandi behet per punonjesit e bankave.
Eshte budallallek…
FULLAAAANIIIIIII,
ku je more Malaga se na e le banken vetem..!
E meriton sapunin ne biruce, po sapun te mireeee fare,
nga ndonje koleg me burgim te perjetshem!!
Per kredite e keqija kryesisht e kane fajin ata “dallkauket” e huaj qe marin rroga dhe bonuse dhe nuk ju plas per kete vend! dhe nje shtet pa shtet ku nuk mbahet pergjegjesi as per identifikimin e njerezve pale me per pronat dhe adresat e tyre…. shume kusure ka Fullani me sa duket, por kete nuk e besoj, jo per ndonje gje por nuk i leverdiste te ishte keshtu gjendja.
degjoni Ngjelen dhe me shume do “ndritet” kjo puna e kredive edhe me nje guvernator jo shqiptar!!!
shqipetaret nuk kane nevoje te shpikin gjera vetem te kopjojne,sekuestro dhe nxiri ne akaunt qarkullon paran fitojne te gjithe shkurt sakte.
Shqipnia ne vend qe me u manaxhu nga banka shqiptare,po shkatrrohet perdit nga djallzit e saj.Pra populli ne vend qe me pagu qe shqipnia me u rrit pak ekonomikisht,po pagun borxhet dhe vjelljet qe jan ba nga banka shqiptare.
“rrunpalla” , e verteta , ashtu siq thoni ju per sherbimin e perparmbarimit eshte , ne vendin tone ……, por nje gje akoma me shume me bene pershtypje e natyrisht me lene akoma me shume shije me te keqe : – shumica e njerzve tek ne , ne vend qe kjo gje ti’i pergatis per revolta e te behen barigate per ndalimin e tyre , zgjedhin rrugen tjeter ; se si te gjejne ndonje mundesi per te zhvatur nga prona publike , pa e ditur e pa e kuptuar se duke i bere dem shoqerise pasojat e tyre nje dite do te rendojne edhe me shume ne kurrizin e vet atyre . !
Shpesh eshte spekulluar me kredite edhe nga mbikeqyrja e Bankes se Shqiperise duke lejuar biznese dhe individe te mos paguajne ndaj bankave dhe prandaj eshte kjo gjendje sot. Fullhani dhe sekseri i tij qe drejton mbikeqyrjen e bankave i kane listat e sakta te dallavereve ne kurriz te bankave
-Duhet te hiqet e drejta e permbaruesve per tu pasuruar ne menyre selektive te pronat dhe demshperblimet per mirembajtje duhet ti paguajne ata per paaftesi…ata qe u nxorren nga shtepite e ish pronareve te pambrojtur nga shteti duhet te kene parparesi…
Prandaj prokuroria duhet te shtrije kontrollin edhe ne bsh per kete situate te krijuar si kurre me pare
CUDI????!!!!
ASNJE BANK NUK KA DEKLARUAR FALIMENTIMIN ENDE.
HA HA HA
Kur ke borxh nje milliarde kredi,nuk je ti me problème po banka!asnje nuk falimenton?sa cudit!
Kredite jane dhene ne menyre abuzive,nje individ ka marre kredi pa patur garanci solide se do ta shlyente,kjo eshte bere me marrveshje spekulative me punonjesit e korruptuar te bankave,kur eshte shpallur falimentimi i kredimarresit,vlera e pasurise qe ishte vene si garanci nuk kishte vleren e tregut,keshtuqe bankat nuk kane mundesi te mbledhin as parate qe kane dhene,se per fitime as behet fjale.