Si u përgjuan deputetët dhe ambasadorët

9 Tetor 2014, 20:26Politika TEMA

Raporti i komisionit të kontrollit parlamentar mbi veprimtarinë e shërbimeve sekrete shqiptare hedh hije të forta dyshimi mbi përgjimin e personave me imunitet, ose e thënë më thjeshtë deputetëve të opozitës së djeshme, liderit të opozitës Edi Rama, apo aleatit të dikurshëm në qeveri të Sali Berishës, Ilir Meta e madje edhe ministrave të kabinetit të kaluar qeveritar e deri ambasadorë që kanë zhvilluar apo zhvillojnë ende aktivitetin në Shqipëri.

Top Channel ka mundur të sigurojë nga burime jozyrtare të dhëna nga raporti që është lexuar pak javë më parë në Komisionin parlamentar të Sigurisë dhe më specifikisht atë pjesë që ka të bëjë me përgjimet.

Por si është realizuar përgjimi i personave me imunitet? Cili ka qenë mekanizmi dhe teknaliteti ligjor për të arritur deri tek deputetët, ministrat e madje edhe ambasadorët?

Nga raporti rezulton se këta persona nuk janë përgjuar direkt, por janë vendosur në përgjim duke marrë miratimin nga prokuroria të personave të tretë. Këta janë persona të zakonshëm, por të njohur për komunikimet e shpeshta për arsye të ndryshme me deputetë apo ministra. Në këtë mënyrë, nga përgjimi i të tretëve është arritur të përgjohet edhe aktiviteti i personave me imunitet.

Ajo që e ben të dyshimtë sipas deputetëve të gjithë këtë proçedurë është fakti se rezultatet e përgjimeve të këtyre bisedave nuk u janë dërguar sektorëve përkatës operativë, të cilët kanë kërkuar vendosjen në përgjim.

“Bisedat e personave me imunitet në përgjithësi përmbanin elementë të përditshmërisë së tyre dhe janë printuar jashtë formatit standard të miratuar, në mënyrë të paregullt, të panormuar në aktet nënligjore, të parregjistruara dhe të pa firmosura nga askush”, citohet të jetë shkruar në raport.

Prandaj, deputetët që kanë ushtruar kontrollin thonë se nuk ka qenë personi i vënë në përgjim vetëm objekti i punës së SHISH, por edhe ata me imunitet, sa kohë që këto rregjistrime janë ende pjesë e memories së aparaturave përgjuese.

Sipas tyre, nëse objekt i punës së drejtorit të SHISH do të ishte personi i vënë në përgjim, atëherë materiali i printuar duhej të përmbante nuanca të një veprimtarie që cënon sigurinë kombëtare dhe përgjimi duhej t’i kalonte direkt sektorit që kishte bërë kërkesën.

Por ka ndodhur e kundërta. Sipas raportit, “Përgjimi është printuar në një format jashtë standardit të miratuar dhe që lidhet me aktivitet private apo politike të deputetit”.

Sipas dokumentit, janë me qindra rastet e përgjimeve të tilla, për të cilat është në dijeni edhe drejtori i SHISH, Visho Ajazi. “Këto informacione janë printuar e përdorur në kundërshtim me standardin e miratuar dhe nuk janë të regjistruara në asnjë regjistër, sikundër ndodh me informacionin zyrtar të përgjimeve”, citohet raporti.

Më tej, në të kërkohet nga drejtori i shërbimit sekret që mbi bazën e detyrimit ligjor të sqarojë se cili ka qenë destinacioni i këtyre informacioneve, ku janë administruar dhe si janë asgjësuar ato.

7 komente në “Si u përgjuan deputetët dhe ambasadorët”

  1. Kendveshtrim tjeter says:

    Sherbim inteligjent berishjan.(SHIB)
    Per cdo gje qe ka patur frike Berisha,eshte pergjuar.
    Jo vetem deputetet,por qytetare te thjeshte,per te vetmin “faj” se jane te aferme te denuarve nga Berisha,kur ishte President,i ka klasifikuar “agjentura” per ti pergjuar 24 ore.
    Berisha e ben ne breke nga frika.

  2. fieraku4u says:

    GESTAPOT E BERISHES…NE KOHEN E BERISHES CDO GJE U KTHYE NE NJE POLICI SEKRETE. DEMOKRACI ALLA BERISHIANE.

  3. MEMEDHETARI says:

    Ato pergjime nuk jane asgjesuar!…
    Ato jane te gjitha tek kryekrimineli Sali Berisha,i vetequajturi “Arkiva”…
    Asnje meshire per Visho Anusin,me falni,Ajazin…
    Vishon ne burg,Saliun per veshi…

  4. Treviso says:

    Sherbimet sekrete shqiptare kan mesuar si Banka e shtetit me guvernatorin Don Fullani. Don Fullani nuk mban pergjegjsi se çfar ka ndodhur ne banke, po ashtu dhe Vizho Ajazi. Nuk mbajne pergjegjsi se nuk ka kush ti veje para pergjegjsise. A mos doni ti veje para pergjegjsise Llala. Llala ka ngelur pa shije, se eshte kthyer ne uje te piste.

  5. yakoov perry says:

    Te Fevziu i Klanit po jepet nje emision pikerisht per pergjimet. Ne kete emision shumica e te ftuarve jane spiune te sherbimeve sekrete shqiptare dhe te huaja. Ky emision po me kujton Kafenene e Rikut te filmi i famshem ” Casablanca”. Nder spiunet pjesemarres te Fevziu jane: Prec Zogaj me pseudonimin Cifetlia, qe ka nderruar kater operative gjate karrieres se tij prej spiuni. Artan Hilmi Hoxha me pseudonimin Notari i rekrutuar nga operatvi me emrin Nesti. Lorenc Vangjeli i rekrutuar nga EYP-igreek me ndihmen e nje jerarku te KOASH me kombesi greke, per kete eshte informuar ne menyre informale ish ministri i mbrojtjes Majko ne vitin 2003 nga MIT-i turk. Artan Hoxha eshte spiun i SHIK-ut te Fatos Klosit qe ne vitin e larget 1998, madje u legjendu persekutimi i tij sikur policia i bastisi shtepine duke i thyer edhe magnetofonin dubel kasete. Artan Hoxha nr.2 nuk ka pseudonim me emer, llagep por me shifer. Vete Fevziu u rekrutua spiun i Sigurimit te Shtetit pas pilafit ne shkurt 1991. Per ate pjeshken dhe ish-kapterrin e Zall Herrit Andrea Stefanin nuk dime gje te sakte.
    Per pergjimin e Ed Rames u shfrytezua nje “pusher”, “spacciatore” nga Shijaku qe shiste kokaine cilesore. Telefoni i tij u vu nen pergjim dhe keshtu u realizua edhe pergjimi i Rames.
    Kaq per sonte MEro!

  6. Moli says:

    Une kam punu nja nji vit e gjysem me keto pergjimet. Une ene I cun tjeter tirone kishim per detyre me pergjy telefonin e Alfred Moisiut per arsye se ishte vu ne sherbimte ruseve qush kur kishte qene ne shkolle. Vallahi hall te modh kishim se Alfredin e merte ne telefon Rama ene I thojshe -Del ene bjeri I here ati malokut! Ne fillim kujtojshim se do dilte me I ra no njonit me grusht po ma vone e kuptume muhabetin. I here tjeter Bamiri e mori ne telefon ene I tha se do ishte mire te dilte ene te thoshte noj gjoseni per 21 janarin, ene ky plaku dilte I bonte detyrat. Kush nuk e ka mare ne telefon ate per 1 vit e gjysem pervec ruseve qi nuk e ngriten I here ate telefon.
    Nashtina kur shof ket katrahuren qi po bojne keta deputet them me vete se bona mire qi ika prej atyna. Kam qene dy here ne siklet kur sherbeja ne SHISH, I here me 97 ne Vlone kur erdhi Zan Caushi e desh na boni shkrum e hi ene na mori te gjitha letrat ene heren qeter tanina qe erdhi Rama ene na I mori letrat ene po I qit ne televizor. Me thoshte baba muve:- Or cun, kjo puna e spiunllikut oshte pune muti.

  7. askushi says:

    Pergjimi behet kur dikush ndryshe hiqet dhe ndryshe eshte .
    Per shembull burri qe tradheton gruan. Te Vizion ishte nje grup hetimor ne Amerik qe ankoheshe dhe ata e zbulonin.
    Per mua nuk esht mire te pergjehot se jeni njeri i lire dhe mund te flasesh lirshem me shoket, me miqte, me femijte dhe esht e turpshme ta pergjosh tjetrin ne keto raste. Kjo esht tamam ata si gjuane ciftet tek liqeni.
    Nga ana tjeter shteti duhet te pergjoj vetem nqs cenohet siguria kombetare dhe esht e llogjikshme se ndryshe si do zbulohen spiunet.
    Por Edi vet tha kur mori vesh qe na ka pergjuar Gjermania: He mo se nuk na vjen gje e keqe nga Gjermania. Keshtu them edhe une, ne mut qe mut jemi se na pergjuan cna ben. Te mos na bejn me te keqen qe te na vrasin, ajo te mos ndodhe se per te tjerat mos e cani koken. Jo qe kjo ka kaluar tani. Po doni te mereni me te kaluaren , merruni me 21 Janarin se esht me i rendesishem. Mos na hutoni me vogelsira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje