INTERVISTA/ Ilir Meta: Nuk kam asnjë problem me shëndetin, biles tani ngre më shumë pesha

9 Tetor 2014, 23:42Politika TEMA

Ilir Meta thyen heshtjen e gjatë. Kreu i Kuvendit dhe i LSI-së foli në “Top Story” e kësaj të enjteje për “shqetësimet” mbi shëndetin e tij, për Presidentin Nishani, për përgjimet, përreformat, aksionet e INUK, ekonominë e vendit, çmimin e energjisë elektrike, për çamët dhe për Kryeministrin Rama. 

Sokol Balla: Zoti Meta, mirësevini në Top Story. Ne themi si jeni me shëndet kur takojmë dikë ndaj pyetja ime e parë është: a jeni mirë me shëndet?

Ilir Meta: Po, jam shumë mirë. Ata që kanë merak mund të qetësohen.

Sokol Balla: Opozita.com e Aleancës Kuqezi ka thënë se keni edhe 8 muaj jetë?

Ilir Meta: Kjo është puna e tyre. Kemi të bëjmë me një keqinformim.

Sokol Balla: Çfarë ka ndodhur me Ilir Metën që është krejtësisht i transformuar?

Ilir Meta: Kam pasur luhatje në peshë, e kam tepruar dhe po përpiqem të normalizohem. Në këto dy vjet kam pasur një rënie të vazhdueshme. Por tani ngre më shumë kilogramë sesa kur kisha më shumë shëndet.

Sokol Balla: Pse keni mbajtur një profil kaq të ulët së fundmi? Keni shumë muaj që i jeni larguar debateve publike?

Ilir Meta: Ka çështje për të cilat duhet të mbaj qëndrim politik, por ka qenë edhe periudha e pushimeve pas një sesioni mjaft të ngarkuar parlamentar, sidomos gjatë muajit korrik. Kam kaluar kohë me familjen, etj. Besoj se prezenca ime ka qenë e mjaftueshme.

Sokol Balla: Qetësia ju ka karakterizuar këto kohë. Çfarë ka ndikuar tek ju?

Ilir Meta: Kam vendosur ta ruaj qetësinë si kryetar i Kuvendit sepse kjo është e rëndësishme për të kontribuar në zhvillimet politike. Mundohem të bëj më të mirën për t’i hedhur ujë konfliktit, jo benzinë, sepse konfliktet na harxhojnë energji të çmuara që duhet të përdoren për reformat e procesit të integrimit. Gjithashtu duhet të fokusohemi tek zhvillimi ekonomik i vendit.

Sokol Balla: Opozita vazhdon ta bojkotojë Parlamentin për shkak të dhunës së ushtruar…

Ilir Meta: Është për të ardhur keq për këtë ngjarje kaq të rëndë që ka ndodhur në ambjentet e Kuvendit, por nuk ka arsye për opozitën për të vazhduar këtë proces bojkoti pas veprimeve të ndërmarra nga prokuroria. Për një konflikt të tillë ka nisur një proces për ta çuar në gjykim dhe besoj se kjo duhet të jetë e mjaftueshme për opozitën që të kthehet në Parlament. Opozita dhe mazhoranca duhet të shprehin vullnetin e tyre të plotë për reformat dhe nëse ajo dëshiron mund të propozojë nisma jo vetëm për të rregulluar rregulloren e Kuevndit, por edhe për diskutimin e mandatit të deputetit në Kushtetutë në raste të ngjashme që mund të verifikohen në të ardhmen.

Sokol Balla: Opozita ka treguar fakte për prani të deputetëve kriminalë në Parlament…

Ilir Meta: Siç e thash, opozita është e ftuar të propozojë nisma dhe masa në rregullore për të gjitha palët. Pastaj, secili ka retorikën e vetë.

Sokol Balla: Incidenti me deputetin Strazimiri është për shkak të detyrës apo për arsye personale?

Ilir Meta: Është një çështje që i ka kaluar drejtësisë. Ne kemi bërë mbledhjen e Kuvendit për këtë çështje dhe kemi vendosur për ndëshkimin e autorëve të këtij incidenti.

Sokol Balla: Përse Kuvendi i Shqipërisë nxitoi të thoshte se nuk ishte administrata e tij që shpërndau videon e dhunës?

Ilir Meta: Ka qenë një reagim korrekt ndaj një dizinformimi.

Sokol Balla: Të ndalemi tek çështja e përgjimeve. Kur komisioni parlamentar për hetimin e veprimtarisë së SHISH drejtohet nga Spartak Braho, flitet për përgjime që i janë bërë deputetëve, diplomatëve dhe gazetarëve. A ka bërë SHISH përgjime? A keni ju një qëndrim me këtë çështje, pasi flitet se jeni nga personat më shumë të përgjuar?

Ilir Meta: Është kënaqësi për mua nëse jam kaq shumë i kërkuar, por më duhet të mbaj qëndrim institucional për rastin në fjalë. Që do të thotë se duhet të presim përfundimin e punës së këtij komisioni, që nuk ka përfunduar ende. Komisioni ka mbledhur një informacion paraprak që unë e disponoj, por ata janë në përpjekje për ta çuar në fund punën e tyre. Unë mbaj një qëndrim të rezervuar pasi nuk mund të debatoj çështje të tilla në publik. Qeveria dhe kryeministri kanë mjetet për të vepruar.

Sokol Balla: Përtej kësaj, deputetë të mazhorancës kanë mbajtur qëndrime. Këtë herë shohim një heshtje totale të liderëve të saj për një çështje që nëse është e vërtetë, është skandaloze. Nga informacionet paraprake që keni, rezultojnë të përgjuar këto kategori njerëzish, qoftë në mënyrë indirekte?

Ilir Meta: Nuk mund të tregoj pasazhe nga biseda, pasi nuk i kam patur pasion dhe nuk më tërheqin përgjimet.

Sokol Balla: Është dëgjuar edhe zot Basha të flitet…

Ilir Meta: Nuk e di, nuk kam informacion. Nëse ka pasur përgjime, mbetet një gjurmë që tregon nëse ka qenë veprim i paligjshëm apo tendencioz. Unë nuk kam qenë partizan i çështjeve të shërbimit sekret dhe besoj se kryeministri duhet ta lexojë këtë raport dhe të nxjerrë konkluzionet e tij.

Sokol Balla: Nëse rezulton se këto përgjime janë bërë në shkelje me ligjin, a do të mbajë mazhoranca një qëndrim ndaj krerëve të SHISH?

Ilir Meta: Ne do presim qetësisht rezultatet dhe çdo njeri që ka bërë shkelje do të përgjigjet për to.

Sokol Balla: Cila është e vërteta sipas jush, a ka një përpjekje të mazhorancës për të marrë nën kontroll institucionet si KLD, BSH apo dhe SHISH?

Ilir Meta: Sa u përket institucioneve, nëse flasim për shembull për çështjen e AMA-s, kemi ngërçin e krijuar nga mungesa e opozitës për të zhbllokuar situatën. Ne e kemi thirrur opozitën që të mos veprojmë të vetëm. Edhe në komisionet e tjera opozita është ftuar të ndjekë proceset hap pas hapi. Asaj do t’i krijohen të gjitha kushtet në Parlament për të realizuar reformat, me bashkëdrejtim, bashkëpërgjegjësi, etj. Për reformën territoriale, për shembull, do të duhej një reduktim i numrit të bashkive të vendit, sipas ekspertizës evropiane dhe asaj amerikane. Në këtë rast opozita mendoi ‘pse të marrim ne këtë përgjegjësi’ dhe ia la atë mazhorancës, e cila ka treguar fleksibilitet maksimal. Janë bërë ndryshime në minutën e fundit.

Sokol Balla: SHISH varet nga kryeministri por drejtori zgjidhet nga presidenti. Disa ligje janë kthyer mbrapsht nga presidenti, disa janë çuar në Kushtetuese dhe mund të ketë të tjera që të kthehen mbrapsht. Cili do të jetë qëndrimi juaj institucional apo politik?

Ilir Meta: Është në të drejtën e tij në përmbushje të funksioneve kushtetuese të konfirmojë apo të kthejë pas një ligj. Ka pasur mundësi për opozitën për të thënë fjalën e saj. Por nuk paragjykojmë qëndrimin e presidentit apo atë që do të mbajë Gjykata Kushtetuese.

Sokol Balla: Presidenti Nishani ka deklaruar se do të rikandidojë, kjo mazhorancë do ta rivotonte atë apo do zgjidhte një kandidaturë tjetër?

Ilir Meta: Është e drejtë e tij të kërkojë një mandat të dytë dhe duhet respektuar. Por është ende herët të flitet për votat.

Sokol Balla: A ndjen përgjegjësi mazhoranca që opozita ndodhet jashtë Kuvendit dhe a do bëjë diçka që ajo të kthehet?

Ilir Meta: Bojkoti tregon se opozita nuk ka pranuar realisht humbjen. Shenjat e pranimit u treguan pas 15 muajsh nga kryetari aktual i PD. Natyrisht që në vazhdimësi të procesit parlamentar nga opozita ka pasur një retorikë agresive. Por natyrisht, kjo nuk justifikon aktet e dhunës në Kuvend. Komenti im për këtë është që opozita bazohet në direktivat e ish-kryeministrit Berisha, sipas të cilit opozita është protestë, protestë dhe vetëm protestë.

Sokol Balla: Pra, në PD mbizotëron Berisha?

Ilir Meta: Mbizotëron protesta dhe nuk mbizotëron alternativa.

Sokol Balla: Në Kavajë shembet monumenti i demokracisë që përkujtonte demonstratën e parë të këtij qyteti. Pse pikërisht u shemb ditën e kuvendit kombëtar të PD, ju duket normale?

Ilir Meta: Ka nisur një iniciativë në gjithë Shqipërinë për rikonstruksionin e qyteteve tona. Sheshi i Kavajës ka qenë i programuar prej kohësh për të ndryshuar dhe nuk besoj se kjo ka qenë diçka e qëllimshme. Është një keqkuptim dhe është dhënë një sqarim.

Sokol Balla: U komentua se zoti Rama i bëri një dhuratë zotit Basha me rastin e Kuvendit…

Ilir Meta: Nuk besoj se bëhet fjalë për një dhuratë. Bëhet fjalë për një plan rikonstruksioni të shumë qyteteve. Është një proces i pandalshëm. Për Kavajën ka një konkurs për ndërtimin e një sheshi të ri dhe demokratët duhet të jenë pjesë e këshillt bashkiak për të qenë pjesëmarrës në këtë proces.

Sokol Balla: Do doja të ndaleshim pak për situatën në Bankën e Shqipërisë sepse është shqetësuese si institucioni kryesor që mbikëqyr situatën financiare dhe monetare, por edhe për gjërat që kanë ndodhur aty dhe mënyrën si rrodhën ngjarjet. Komenti juaj?

Ilir Meta: Vjedhja është një akt i rëndë dhe kriminal dhe i takon prokurorisë për të zbardhur të gjithë mekanizmin që ka vepruar dhe personat përgjegjës dhe më pas gjykatës për të vendosur përfundimisht. Është një cështje e drejtësisë.

Sokol Balla: Është pyetje e vështirë por dua t’ju pyes; është folur shumë për një raport personal tuajin me ish-guvernatorin Fullani. Si e shihni përgjegjësinë e tij, a ka?

Ilir Meta: Natyrisht që e kam të vështirë që të jap një përgjigje sa i takon përgjegjësisë së ish-guvernatorit për atë që ka ndodhur. Është një përgjigje që do ta japë gjithë ky proces, por kjo nuk më pengon që të jap një vlerësimin tim për punën e tij si guvernator, një punë e dobishme dhe e vlerësueshme në një periudhën të vështirë. Në rastin konkret nuk mund të them asgjë më shumë. Në fund të procesit mund të themi dicka, por aktualisht nuk jemi në atë pozitë që mund të themi dicka.

Sokol Balla: Në këtë kohë jeni personi i vetëm që folët pozitivisht për rolin e Fullanit si guvernator, nuk keni frikë se ushqeni legjendën urbane që Ilir Meta ka disa detyrime ndaj Fullanit, që i ka dhënë garanci se nuk do të hyjë në burg etj etj?

Ilir Meta: Këto janë qesharake dhe s’mund të quhen as legjenda urbane. Unë nuk mund t’i jap askujt garanci dhe as më është kërkuar një garanci e tillë. Në dy raste që kam takuar Fullanin pas incidentit, në rastin e parë ka bërë informim dhe nuk ka asnjë garanci sepse ai ka qenë i qetë sepse nuk ka ndjerë përgjegjësi direkte për cështjen. Përgjegjësi morale natyrisht që e ka një.

Sokol Bala: Pra e ka një përgjegjësi?

Ilir Meta: Sigurisht.

Sokol Balla: Ka patur një propozim të Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së Luan Ram se LSI është kundër cdo propozimi që bie ndesh me ligjet dhe Kushtetutën e vendit, pra për një guvernator të huaj. Ky është qendrimi i LSI-së?

Ilir Meta: Qendrimi i LSI-së është që cdo zgjidhje duhet të jetë sa më e shpejtë dhe me mirëkuptim mes Presidentit dhe Kryeministrit do të votohet pa asnjë dyshim, qoftë i huaj, qoftë shqiptar.

Sokol Balla: Kryeministri ka deklaruar që është në moment të mirë bashkëpunimi me presidentin…

Ilir Meta: Shpresojmë me këtë. Një nga arsyet që Kryeministri ka kërkuar guvernator të huaj ka qenë për arsye se zoti Fullani ka patur një reputacion mjaft pozitiv ndërkombëtar dhe kjo mund të ndihmonte në besimin e ndërkombvëtarëve te Banka e Shqipërisë. Mund të jetë një figurë tjetër shqiptare sigurisht.

Sokol Balla: Pse të mos jetë shqiptar?

Ilir Meta: Mund të jetë edhe shqiptar, por kjo bëhet për të vendosur një lidhje të menjëherëshme me institucionet financiare ndërkombëtare.

Sokol Balla: Kjo është arsyeja pse e ka propozuar Kryeministri?

Ilir Meta: Unë jam për një zgjedhje sa më të mrië. Mendoj që ka kandidatë vendas me përvojë, ka shqiptarë që punojnë në institucione të huaja financiare, por ka edhe të huaj që mund të ndihmonin shumë. Jam tek konsensusi sa më shpejt.

Sokol Balla: Flasim për cështje që lidhen me qeverisjen e vendit. Është mbushur një vit megjithatë edhe sinjalet që vijnë nga ekonomia janë në ulje. Banka e Shqipërisë foli për ulje me 4 përqind të fuqisë blerëse, INSTAT ka deklaruar rënie negative të ekonomisë…

Ilir Meta: Janë vlerësime të pjesshme. Më shumë vlerësoj qendrimin e fundit të FMN të para dy ditësh i cili konfirmonte se e ndryshonte parashikimin për rritjen e ekonomisë në rritje 2.1 përqind. Nuk është një arritje mbresëlënëse, por po të kemi parasysh që viti i kaluar ishte me 0.38 përqind, pra ekonomia ka nisur të rimëkëmbet pavarësisht se nuk ndjehet sic duhet tek qytetarët.

Sokol Balla: Përse?

Ilir Meta: Kjo ësthë normale sepse nuk mundet që në një vit në një situatë ekonomike të trashëguar mjaft problematike të garantosh rritje të madhe. Është një arritje shumë e rëndësishme që ka krijuar shtratin që do të ndihet përmes zgjerimit të aktiviteteve të reja, përmes investimeve të reja. Mos harrojmë që një pjesë e madhe e fondeve kanë shkuar për të shlyer detyrimet e kompanive, ka qenë një detyrim i domosdoshëm pasi shumë prej këtyre kompanive kanë qenë në prag të falimentit. Këto projekte japin një impakt për nesër.

Sokol Balla: Nesër është sot. 1 vit e 2 muaj nuk duhej t’i referoheshin asaj që lamë pas. Keni deklaruar 200 mijë vende pune ju dhe 300 mijë vende pune PS…

Ilir Meta: Pa stabilizuar situatën makroekonomike, që ishte e dëmtuar, nuk mund të krijohet një ambjent nxitës për biznesin vendas dhe të huaj. Unë besoj që janë hedhur bazat më të rëndësishme për këtë ndryshim. Ekonomia shqiptare është pjesë e ekonomisë globale. Mos të harrojmë krizën në rajon dhe Europë. Pra nuk është kaq e thjeshtë për të ndryshuar trendet e ekonomisë për të siguruar burime të reja të rritjes, të financimit të saj, ndërkohë që kemi disa kufizime të vendosura nga FMN.

Sokol Balla: Qeveria ka thënë që FMN nuk ka vendosur asnjë kusht?

Ilir Meta:
 Kushti vjen nga situata. Mund të mos e pranosh dhe të falimentosh. Ekonomia nëse merr tatpjetën nuk dihet se ku shkon. Ekonomia ka nisur rimëkëmbjen e pandalshme, shkalla e rritjes do të varet nga fokusimi më i plotë dhe i qartë i aksionit të qeverisë për të krijuar një ambjent më të mirë për biznesin.

Sokol Balla: Ku po çalon qeverisja?


Ilir Meta:
 Gjithmonë ka vend për të punuar më mirë, por ekonomia është në shtratin e saj të normalizimit dhe të rritjes. Vitin tjetër parashikohet një rritje 3.5 deri në 4 përqind. Kjo mund të ndryshojë nga faktorë të brendshëm dhe qeverisja, por trendi është pozitiv. Për t’u theksuar është mundësia për të nxitur projekte që hapin më shumë vende të reja pune dhe për të siguruar burime financimi.

Sokol Balla: Sot financiarisht gjendja e energjisë është katastrofike. Sërish kemi një humbje për shkak të vjedhjeve që kap nivelin e 200 milion eurove. A nuk duhet të ishte prioritet energjia, pasi 200 mln euro të munguara që mund të investohen në shkolla, spitale…. pra shikoni që qeveria ka një problem në përcaktimin e prioriteteve? E shoh kryeministrin nëpër qendrat urbane, estetika e munguar është një gjë që të kënaq kur rregullohet, por a është vetëm kjo prioritet? A ju duket që ka një problem?

Ilir Meta: Qeveria ka patur shumë prioritete. Këto janë disa. Tek energjia është e vërtetë që situata në sistemin vazhdon të jetë mjaft problematike dhe nuk  mund të mos themi që s’është e trashëguar. Problemi kryesor është privatizimi i gabuar që iu bë shpërndarjes. U bë me qëllimin e mirë, por…

Sokol Balla: Opozita ju akuzon ju  se me marrëveshjen keni humbur miliarda.

Ilir Meta: Është justifikim për të mos njohur përgjegjësinë e privatizimit të gabuar. Është bërë me eufori dhe padituri. Kjo është një pasojë që mbetet edhe sot, për fat të mirë e zgjidhëm këtë pikë. Besoj se qeveria do të përqendrohet fuqimisht për të bërë ndryshime radikale. Është një problem financiar.

Sokol Balla: Rritja e cmimit është zgjidhja, ndryshmi radikal?

Ilir Meta: Nuk mendoj që rritja e cmimit është ndryshimi radikal. Ndryshimi radikal është përmirësimi i sistemitt të transmetimit dhe ndalimi vjedhjes dhe gjetja e investimeve për të ulur humbjen në sistem.

Sokol Balla: Rritja është një vendim i nxituar?

Ilir Meta: Nuk është bërë një gjë e tillë. Është në kuadrin e nismës.

Sokol Balla: Ju jeni pro apo kundër?

Ilir Meta: Unë jam për të përmbysur këtë situatë në mënyrë sa më të shpejtë dhe radikale përmes një privatizimi të jashtëm, që mund të sjellë një dalje të sigurtë nga kjo situatë për të luftuar abuzimin dhe keqadministrimin në këtë sistem.

Sokol Balla: Jeni kundër një privatizimi të shpejtë?

Ilir Meta: Do të ishte i nxituar dhe përsëritja e të njëjtit gabim.

Sokol Balla: Do të kisha preferuar që në vend që Kryeministri të ishte duke parë rrugët, të ishte me pinca duke shkulur lidhjet e paligjshme…

Ilir Meta: Ka shumë drejtues të tjerë që duhet ta bëjnë më parë këtë gjë, por kërkohet një aksion i fuqishëm në këtë drejtim.

Sokol Balla: Kanë qenë disa premtime shumë të forta, nga PS për shëndetësinë falas, apo edhe për cështje të tjera të cilat sot duken pak larg realitetit. Dy shembuj që lidhen realisht edhe me LSI që ka qenë kundër janë me taksa progresive dhe shëndetësia falas. Pas një vit, taksa progressive solli efektin e pritur?

Ilir Meta:
 Tek shëndetësia është një problem i madh kudo në botë, është një sektor mjaft i shtrenjtë që prek të gjithë shoqërinë dhe që nuk është i lehtë për t’u financuar dhe mirëmenaxhuar. Mbetet një sektor problematik sepse është nënfinancuar, nisur nga kufizimet buxhetore dhe do të na duhet të presim përmbylljen e këtij mandati për të parë progresin e premtuar dhe besoj do të jetë i dukshëm.

Sokol Balla: Në fund të mandatit do të mbani një përgjegjësi të përbashkët për premtimet. Mos është koha që t’i bini një alarmi të vogël partnerit të madh, të paktën të dalë dhe të thotë që s’e bëjmë dot shëndëtësinë falas, por të paktën disa gjëra të korigjohen?

Ilir Meta: Qeverisja është një marrje përgjegjësish të përbashkëta. Për shëndetësinë PS ka patur shumë kritika për gjendjen e shëndetësisë dhe e ka patur një flamur në betejën e saj elektorale. Unë besoj që do të vlerësojmë në të ardhmen progresin. Është sektor mjaft i vështirë, mjaft delikat. Do të duhet kohë për të vlerësuar progresin dhe nuk kemi pse të mos kemi besim. Sa i takon taksave kemi qenë kundër politizimit të këtij debati. Për ne është e rëndësishme rritja ekonomike e vendit dhe taksat i shohim si instrument. Duhet të ulemi dhe të shohim pas njëfarë kohe se si kanë ndikuar taksat në buxhet, në ekonomi në hapjen e vendeve të punës. Qëllimi është rritja ekonomike, rritja e mirëqënies.

Sokol Balla: Shëndetësia falas ka qenë një nga flamujt kryesorë të PS, por ama një nga reformat që mbani përgjegjësi direkt si LSI është reforma në drejtësi, që përvec ligjeve “nominale për Elvis Çefën dhe Gjin Gjonin” reforma është në vend… 

Ilir Meta:
 Sa i takon KLD-së dhe ligjit të fundit të miratuar është një rezultat i gjendjes që ka qenë ky institucion që ka një përgjegjësi kryesore në administrimin e gjyqësorit në vendin tonë dhe në të janë reflektuar shqetësimet e progres-raportit të BE-së. Sa i takon cështjes së reformës, nuk është cështje e Ministrisë së Drejtësisë, është përgjegjësi e parlamentit në radhë të parë dhe e shumë aktorëve të tjerë si Presidenti dhe institucionet e tjera të drejtësisë, grupet e interesit, mjediset akademike, partnerët tanë ndërkombëtarë. Është një sfidë komplekse. Kishim një konferencë para disa ditësh ku morën pjesë të gjithë edhe kreu i PD Lulzim Basha. Ishte një nismë e Presidentit në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë ku të gjithë shprehen vizionin e tyre për këtë reformë. Duhet të ecim drejt formësimit të një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës.

Sokol Balla: Ka shumë përkrahje aksioni i ndërmarrë dhe i drejtuar nga Kryeministri për shembjen e ndërtimeve pa leje dhe me leje që janë kundër rregullave të urbanistikës. Ka kritika që këto aksione janë bërë pa plane dhe nuk marrin parasysh pasojat sociale në një ekonomi të tillë. Në cilën anë jeni?

Ilir Meta: 
Përpjekjet energjike të Kryeministrit për të vendosur kontroll mbi territorin kanë qenë të imponuara nga një anarki apo barbari që ka ndodhur në hapësirat urbane. Kjo histori duhet të marrë fund. Janë përpjekje për të kontrolluar territorin dhe mjediset publike, për të përmirësuar cilësinë e jetesës dhe mjedisit. Por duhet parë edhe aspekti i promovimit të nismave që shtojnë vendet e punës.

Sokol Balla: Flasim pak për sport, Bulqiza rikthehet në qendër të botës ku Majk Keta mbron titullin e kampionit. Do jesh aty?

Ilir Meta: 
Do përpiqem. Nuk jam i sigurtë, por do të përpiqem.

Sokol Balla: Kombëtarja shqiptare ka arritur një sukses të parë duke rritur shpresat, kemi një ndeshje në një stadium të ri në Elbasan, por na pret një ndeshje që s’është thjesht futboll, me Serbinë në Beograd.

Ilir Meta: Unë jam dakort me De Biasin për këtë që të harrohet Beogradi dhe Portugalia që të shpresohet një rezultat pozitiv me Danimarkën.

Sokol Balla: Vizita e Ramës në Beograd është kritikuar, si e vlerësoni një vizitë që po kritikohet? 

Ilir Meta: Është tregues i asaj lëvizjes së kuvendit të fundit që opozita bën protestë dhe harrojmë zhvillimin e ngjarjeve gjatë dekadës së fundit dhe faktin që një vizitë e tillë tregon një emancipim dhe vizion europian dhe është një vizitë e mirëpritur nga partnerët tanë sepse Shqipëria ka një rol të rëndësishëm për të bërë për stabilitetin e rajonit dhe i shërben rolit të Shqipërisë në rajon.

Sokol Balla: Nga shumë opinionistë, të majtë dhe të djathtë, shembja e monumentit është quajtur një dhuratë nga Rama për Bashën, sepse duket sikur tek konfliktet ka një akordim të çuditshëm mes veprimeve politike të Bashës dhe Ramës, ju shqetëson afrimi i tyre?

Ilir Meta: Sa do të doja të ishte e vërtetë sepse do të ndihmonte shumë në realizimin e reformave që do të përmirësonin imazhin e vendit dhe të gjitha energjitë tona t’i përqendrojmë drejt hapjes së negociatave.

Sokol Balla: Kryeministri Rama konfirmoi pak ditë më parë atë që ne thuajse e dinim që PDIU e Shpëtim Idrizit me shumë gjasë është në fazën e fundit të bisedimeve teknike për t’iu bashkuar koalicionit qeveritar. Natyrisht që cdo parti merr vendimet e saj, por është interesant fakti që nëse pesë deptuetët e PDIU i bashkohen sjellin një situatë të cuditëshme, pasi 66 deputetët e PS dhe pesë të PDIU do t’i jepnin Ramës një shumicë prej 71 dhe 18 mandatet e LSI-së nuk do kishin vlerën e 4 mandateve të shkuara.

Ilir Meta: 
LSI ka një marrëveshje me PS dhe nuk ka asnjë shqetësim për ne nëse PS me apo pa LSI bën 71 apo 75. Cdo rritje mbështetëse e qeverisë në parlament do të ishte e dobishme për reformat. Cdo shtim i mazhorancës është i mirëpritur.

Sokol Balla: Jeni i përfshirë në këtë bisedë?

Ilir Meta:  Kjo nuk është një cështje që kërkon përfshirjen time dhe LSI. Është një raport që i takon PS për të vendosur raporte bashkëpunimi. Për ne është e rëndësishme të ruhet thelbi i marrëveshjes së Shkodrës.

Sokol Balla: Ka një bindje që situata në bazë mes PS dhe LSI është pak e ftohtë, ka një rikthim të acarit, ju shqetëson kjo?

Ilir Meta: Kjo më duket si shqetësimet kur u shpall koalicioni, që është koalicion mes Ramës dhe Metës dhe nuk pranohet në bazë e do sjellë rezultate të kundërta, por provoi të kundërtën. Kam qenë në bazë dhe në bazë ne kemi mbajtur qendrimet tona dhe do t’i mbajmë, kurse PS ka mbajtur dhe do të mbajë qendrimet e veta.

Sokol Balla: Ka një valë hetimesh të Prokurorisë në Tiranë dhe rrethe kundër korrupsionit në administratë. A ju shqetëson fakti që këta zyrtarë që po arrestohen në pjesën absolute janë të LSI-së?

Ilir Meta: Nuk kam statistika, por ne mbështesim aksionin dhe luftën kundër korrupsionit. Njeriu që shkel ligjin nuk përfaqëson as LSI dhe asnjë forcë tjetër politike.

Sokol Balla: PS ka nisur një sondazh telefonik në Tiranë për të gjetur preferencat e qytetarëve të Tiranës për 3 emra, Mimi Kodhelin, Saimir Tahirin dhe Pandeli Majkon. Nëse do t’u merrnin në telefon, për kë nga këto 3 emra do shprehnit pëlqimin tuaj?

Ilir Meta: Do të duhej të kisha 3 vota për të shprehur pëlqimin tim. Të tre kandidatët janë shumë të mirë. Jam në pozicion shumë të vështirë. Është e parakohëshme.

Sokol Balla: Keni bërë biseda për zgjedhjet lokale?

Ilir Meta: Jo nuk kemi bërë sepse është e parakohëshme dhe ka cështje të tjera më të rëndësishme.

Sokol Balla: LSI do të vendosë kandidatin e vet në Tiranë?


Ilir Meta:
 Nuk kemi asnjë nxitim dhe paragjykim në këtë cështje. Media mund të krijojë situata interesante.

Sokol Balla: Media, në rastin tim flas, maksimumi mund bëjë pyetje interesante. Raporti juaj me Ramën?

Ilir Meta: Raport konstruktiv.

Sokol Balla: Ka pësuar firo në krahasim me vitin e kaluar?

Ilir Meta: Jo nuk ka pësuar firo.

27 komente në “INTERVISTA/ Ilir Meta: Nuk kam asnjë problem me shëndetin, biles tani ngre më shumë pesha”

  1. tourkofagos says:

    shkoi per lesh edhe ky……….i mbushi 60vjc ky suniti???

    1. Thupra says:

      Sokol Balla:Opinioni Shqipetar ju quan sheik,ose Ilir floriri.C’mund te na thoni per pasurine tuaj.
      Ilir Meta:Leket s’tregohen,une kam deklaruar se kam borxhe,per ata qe jane te shqetesuar,video u prova nga gruaja e Fullanit qe ishte fallco

      1. Luani says:

        ore thupra nqs ka marre nje vendim te drejte ajo fullani ka qene rasti per Meten. si mendon ti! ti teket bytha nje shokut tend dhe te filmoje duke te qire ne bythe ty. e pastaj ta nxjerri ne facebook. ti do thoje njeqind here shyqyr qe vidiot private nuk jane prova!!!! ajo i thirri te gjithe qe ishin permendur ne vidio dhe i pyeti ata morren te gjithe krahun e Metes dhe e lane ate hajdutin tjeter me gisht ne goje mbaroi. Ketu mbaron filmi. Pra gjykata nuk mund te denoje vetem se njeri ka bere nje vidio private. Po ti e ke ne dore ose me vote ose te bindesh ata qe deklaruan ne gjyq per Meten qe ta ndryshojne deklaraten te dalin e te thone se kane genjyer para gjykates.

        1. Thupra says:

          LUANESHA!BYTHQIRI MERR KRAHUN E BYTHQIRIT NJE NGA ATA JE DHE TI
          QE TA FUT META NE GOJE ME VIDEO PRIVATE

  2. Kryemadhi says:

    Kur te pergjigjet ky HAJDUT para drejtesise,atehere do filloje RILINDJA.Ju lutem TEMA te pakten mos na i nxirrni me figure kete BASTARD.Turp kush kush i jep voten LSI.

  3. clark gable says:

    “Gone With the Wind”…ja kan programuar ikjen ne te njejten kohe me “Eren” qe solli ne politiken shqiptare.Eshte e pamundur qe te besh edhe pasuri maramendese edhe te hysh ne histori.Njerezit qe hyn ne histori kan jetuar thjesht ose ne mjerim,pasi kan qen te ndershem.Ti Ilir mbaj leket se mesa po shihet shansi po i ndrin Idrizit te hyje aksidentalisht ne histori.Te gjitha i besojme ato qe the por si tja bejme ngjyres se lekures tende qe flet shume o Iliri si moll e kuqe para dy vitesh….

  4. Moli says:

    Si duken bathet e priftit qenka dhi puna. Kyna me Ramen paskan “mardhenie konstruktive”. Neve me rturqine kina mardhenie vellazerore, me Greqine mardhenie shume te mira, me Maqedonine mardhenie miqsore dhe me Serbine “Mardhenie konstruktive”

  5. Populli says:

    Ooo Ballaaaa!
    Ja e pame e degjuam showun e rradhes.
    E pastaj???

    1. albi says:

      hahaha, Balla eshte gazetar gjize. Shprehja me tipike: “E di qe eshte pyetje e veshtire, po do ta bej”. Po ca thua o loqe, po pse per ca pune tjeter je ti aty. Per ta pyetur sa eshte ora? kjo eshte tamam gazetari 5 lekshe. Shiko o Kol te kombinosh sa me bukur oren me kepucet, se per tjeter gje nuk je. Gazetar qe edhe kur ben sikur hap ndonje teme delikate, ben nje pyetje e pastaj kalon ne dege tjeter.

  6. oskola says:

    ke te drejte se nuk le gje pa vjedhur dhe toke e shtepi pa zaptuar,zaptove gjithe shqiperine vendet me te bukura te saj,ste dihet numri I vilave dhe del ketu pa pike turpi dhe ben te ndershmin.

  7. 50% says:

    Per mendimin tim, Rama per kete arsye po mrr edhe PDIUn ne
    koalicion, sepse PDIU+PS=72 vota..tjetra eshte se dihet qe aty ku
    eshte pushteti, eshte dhe magneti i deputeteve, dmth Asllan
    Dogjani dhe ai deputeti i i PRse qe doli ne elbasan jane te paret qe
    do ikin edhe nga grupi parlamentar i LSIs..vertet nuk do te beje te
    gjitha reformat me pas, por pushtetin edhe per 2 vjet e ka te
    sigurte, sa te bjeri pesha e LSI qe votat I ka vetem te fryra
    artificialisht nga vendet e punes se administrates qe rropi edhe
    PDn dhe vazhdon te rrjepe PSn…nderkohe nese mban qeverin me
    PDIUn atehere Edi Rama do te kenaqe edhe militantet e PS me
    vendet bosh qe do te mbesin nga ikja e LSI. Ne krahun tjeter
    Shpetim Idrizi (qe te gjithe e pranojne se eshte “mjeshter” I thithjes
    se votave edhe me pak pushtet ben namin, sepse e pame qe me 4
    drejtori qe I dha Berisha, beri 45’000 vota..do te ishte perfekte
    nese Rama do te largonte Meten dhe te vendoste per kandidaturen
    e paster te Pandeli Majkos, sepse edhe Tahiri realisht eshte
    konsumuar nga kritikat e shumta te opozites…..shkurt un besoj tek
    keto 3 pika: 1) Kandidimi I figures se paster te Pandeli Majkos 2)
    Mjeshteria elektorale e Idrizit qe thith elektorat me cfaredolloj
    menyre 3) Rritja e kenaqesise se anetaresise dhe militanteve e PS
    me vendet e lira qe do te linte LSI…sidoqofte me kete
    konfiguracion, LSI qe e njohim te gjithe se cfare partie eshte (qe
    betem vlere nuk ka, apo as nje pike ne programin e saj) do te
    digjej si parti dhe do te zbriste ne nivelin e PRse se Mediut. Kjo
    sepse edhe PD e ka kritikuar dhe Basha do te zhgenjente te
    djathtet nese do te bente perseri koalicion me LSIne.. do te isha I
    kenaqur po te kisha kundershtime ne kete koment

    1. poshte likja says:

      Bravo me pelqen ky arsyetim sidomos kur Likja te mbese me gisht ne goje

      1. albi says:

        dhe ju mendoni qe kjo eshte zgjidhje… hahaha, shume e bukur shprehja “ata te PS do kenaqen me vendet e lira qe do lere LSI”. dmth sille e peshtille, gjithmone nje muhabet do behet, dhe juve ju duket normal. Iken njeri, vjen tjetri dhe oburra, hiqi te gjithe e vere ca te tjere qe ti kenaqim…

        problemi eshte qe kjo gje u duket normale te gjitheve. si rrjedhim, nuk e ka fajin Likja, dhe nuk eshte zgjidhja ta leme Liken me gisht ne goje. Likja eshte produkt tipik shqiptar, po iku ai, nje tjeter Like, me emrin Idriz, ndoshta edhe me i pangopur, do ja zere vendin e keshtu me radhe. nuk jane personat problemi, personat jane thjesht pjelle e mentalitetit qe ka ky popull

  8. fatih says:

    LILI MOCI eshte emri I vertete I turkofagosit.vlleho grek nga durresi qe jeton ne hollande.profesioni rrobaqepes

    1. Logjika Jo Matematika says:

      nga ta dime qe eshte e vertet

  9. L M says:

    Ti je GANGRENA e Shqiperise

  10. meraku i madh says:

    Shyqyr o kryetar se na qetesove ?

  11. elinor ,, says:

    Me c’po shoh une ky nuk e mberrin Vitin e Ri. Sic duket prandaj Rama vendosi te krijoje aleance me te duke e ditur se nuk e ka te gjate. Ndoshta, ne fund te jetes, Meta ka vendosur te pastroje sadopak ndergjegjen — nje ndergjegje qe nuk ka shanse ta pastroje me asgje.

  12. lili says:

    Sa ma shpejt te largohet ,aq ma mire!
    pergjimet i paska ne dore,prandaj déri pak ma i heshtur!

  13. Une jam, ti je. says:

    Mene fund cdo gje e nxori koken:Ilir Meta eshte i semure, madje rende.

  14. saranda says:

    ILir zoti te dhente sa meshume jete dhe shendet …………por BURRI vleresohet nga koka …dhe jo nga trupi or bir …….prandaj nuk ish nevoja te beje gjithe ate djet …..se kishe lezet kur ishe ashtu si dash kulaku ….tani u le vend gojeve te liga ….

  15. Çiljeta says:

    As mish, as peshk… Del qartë se “gur” në këmbët e kësaj mazhorance dhe “mburojë” për bandën e PD-së, është aleanca e saj me LSI-në dhe Ilir Metën…(???!!!) Kjo del qartë, po të lexosh “midis rreshtave” të kësaj interviste…

  16. lavirja e bulevardit says:

    Pse se dine ju qe Iliri eshte me SIDA? bashke me Monin.
    Keshtu qe LIkja nuk e ka te gjate jeten, vetem se kurohet me ilace te kushtueshme.

  17. bingo says:

    o like vitet e tradhetis se madhe qe ju bere votave te majta dhe hengre si babezi ma salin te dolen nga hunda , spo e kuptoj kte plakje para kohe , mos ke pir na nje kokteil te dukeshe me i pjekur ?per te cuar pak moshen se kuptohet qe saliu se pelqeu tradhetin qe i bere pas asaj bashkjetese aq frytdhense qe bet bashk .

  18. hashimi says:

    Po keta te dy i ka zen semundja si kete dhe Ramen do na prishin pun do na len dyfekun varur po ka plot te tjer si kete si behet von njeriu

  19. Katili says:

    kujt i plasi sa hekura ngre ti,thaset me leke sa ngrin me nje dore

  20. dritan says:

    Balla tregove perseri qe je palle.
    E para, e dini ju qe e shoqja e Palles eshte drejtoreshe e Albcontrol, ku u zgjodh me konsensus qe të vidhte mire për të dy palet (dhe pse ajo Belinda Balluku po i bie në top per veten e vet).
    E dyta, gazetari Palla ka konflikt interesi me udheheqesit per arsyen lart dhe të tjera kështu qe ishte emisioni plehre si heret e tjera.
    Palla… Balla je thjesht nje dobic bashke me te ftuarit e Tu.
    Kot nuk te thereasin…burri i… e di vete ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje