Ermelinda Meksi: Pro ekspertëve të huaj në institucione, por si këshilltarë

10 Tetor 2014, 09:45Politika TEMA

Ermelinda Meksi , anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë është shprehur pro ekspertve të huaj në institucionet e vendit por në rolin e këshilltarëve.

Në një koment në rrjetin social “Facebook “ lidhur me idenë e një guvernatori të huaj në Shqipëri  ajo ka sjellë shembullin e ekonomistit Marek Belka  si këshilltar i qeverisë shqiptare pas vitit 1997.

Sidoqoftë kapacitete me eksperiencë ndërkombëtare , të sukseshme , mund të shërbejën si këshilltarë  të institucioneve me rëndësi në vend.  Shembull është  këshilltari i qeverisë shqiptare pas viti 1997, ekonomisti I mirënbjohur Marek Belka , konsulenca e të cilit qe e çmuar në përballjen  e sfidave të vështira ekonomike pas vitit 1997”, ka thënë Meksi duke mos u shprehur qartë nëse është pro ose kundër një guvernatori të huaj në Shqipëri.

Sipas Meksit ekspertë me përvojë të tillë janë të vyer dhe duhen respektuar në respekt të ligjit dhe sovranitetit.

Reagimi i Meksit vjen pas propozimit të kryeministrit Rama për guvernator të Bankës së Shqipërisë së argjentinasit Marjo Blejer.

7 komente në “Ermelinda Meksi: Pro ekspertëve të huaj në institucione, por si këshilltarë”

  1. shpetimi says:

    Mendimi i dhene nga znj. ne fjale mund te krahasohet me nje komentues ne boten sportive per nje ndeshje ndermjet dy ekipeve A dhe B.

    Komentuesi pasi beri gati nje ore analize per ndeshjen, askush nuk e kuptoje me cilen skuader ishte.

  2. nasruddini says:

    Ermelinda Meksi para se te jape mendje si BIBE pa moral, se cili duhet te jete Guvernatori i RI me mire le te tregoje pse Keshilli Mbikqyres i BSH la Fullan Kusarin te livadhiste per vite me radhe dhe te vidhte si Magjyp Hindie Thesarin e Shtetit i pashqetesuar fare nga frika e kontrollit dhe auditit ne Banken Qendrore.

  3. nasruddini says:

    ERMELINDA E FULLANIT KERKON KESHILLTARE TE HUAJ SI TE KAMUFLOHEN VJEDHJET MAKABER NE THESARIN E SHTETIT

    Ermelinda Meksi para se te jape mendje si BIBE pa moral, se cili duhet te jete Guvernatori i RI me mire le te tregoje pse Keshilli Mbikqyres i BSH la Fullan Kusarin te livadhiste per vite me radhe dhe te vidhte si Magjyp Hindie Thesarin e Shtetit i pashqetesuar fare nga frika e kontrollit dhe auditit ne Banken Qendrore.

  4. Besa says:

    Qartesisht e thote znj Ermelinda kush do qe ta kuptoje.Te huajt si keshilltare dhe jo si te pare. Historine te na i bejne te huajt,rruget te huajt per mirembajtje,ja edhe KULETEN dhe na rrofshin pusht-etaret…..

  5. naim says:

    E nderuara Ermelinda.Neve na duhet urgjentisht Guvernator i bankes i huaj.Duhet ta kesh guximin ta thuash se nuk kemi kapacitete shkencore dhe intelektuale te drejtojme banken(megjithse kemi kaq shume profesora e doktora sa cdo shtet ne bote na ka lakmi nga numri por jo nga dija).Nje fjale e urte popullore thote;NUK MESOHET NOTI NE FILXHAN TE UJIT.Prandaj te lutem per hir te Shqiperis terhiqu nga ai mendim qe ke.Guvernatori i huaj eshte zgjidhja me e mire.(guvernatori Fisher ishte guvernator i Bankes se ISRAELIT sot zevendes guvernator ne SH.B.A) GUVERNATORI eshte pika me delikate e perparimit ekonomik te nje shteti.Prandaj te lutem edhe nje here ndergjegjsou.
    Zonja Besa duhesh ta keshe te qarte ne s`dijme te bejme asgje,me perjashtim te fjaleve te bukura te llomotisim pa pushim

  6. Luani says:

    Po pse mendimin e kesaj mostre do marrim ne. Kjo duhet te japi doreheqjen dhe mbylli gojen se i ka marre leket kot ne banke. e tha vete ne Prokurori te gjitha i ka bere Fullani pra kjo shkonte sa per te marre leket e sbente asgje. Se per leke kjo te vret. Kjo ai Milo dhe ai Dekani se ja harrova emrin duhet te hiqen nga Bordi. Nuk kane as kapacitetin e as Moralin qe te rrine me aty e jo me te na japin dhe mendime ne facebook. a keni pare ndonje antare Bordi te bankave qendrore qe te dali e te flase neper facebook. Dhe anetaret e Bordit nga Afrika dhe nuk dalin keshtu neper facebook.

  7. era says:

    Pavaresisht qendrimit pozitiv qe ke mbajtur, perseri jeni te gjithe ju te Keshillit Mbikqyres pergjegjegjes per cfare ka ndodhur ne BSH.

    Ndoshta sheh ender qe te behet Guvernatore prandaj dhe eshte kunder nja guvernatori te huaj i cili do te ishte nje hap perpara drejt luftes kunder hajnise dhe korupsioit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje