Enigma e zgjedhjes së kandidatëve të PD-së në Këshillin Kombëtar në mënyrë të njëanshme nga Basha ka dalë në sipërfaqe dje nga një bisedë e rastit e bërë mes kryetarit të bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu dhe deputetit demokrat, Myqerem Tafaj.
Në bisedë mes tyre Mziu i thotë Tafajt se edhe ai ka votuar katër herë, duke pohuar më tej se kjo është dhe metoda me të cilën Basha ka arritur të zgjedhë kandidatët e tij të preferuar në Këshillin Kombëtar, shkruan gazeta “Shekulli”
Sipas saj, veranda e kafenesë së SHQUP-it mëngjesin e djeshëm ka qenë e mbushur me deputetë të PD-së, anëtarë, gazetarë dhe simpatizantë të djathtë.
Mes klientëve të shumtë binte në sy prezenca e deputetëve Edi Paloka, Eduard Halimi, Arben Ristani dhe Myqerem Tafaj. Rreth orës 13:00, në kafenenë e PD-së, është parë të ulej edhe kryetari i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, me tre miq të tij. Për më shumë se gjysmë ore, kryebashkiaku i Kamzës u ka mbajtur ligjërata personave që kishte në tavolinë.
Ai përshëndetej gati nga të gjithë klientët e rinj, që vinin për të pirë kafen te SHQUP-i. Pas çdo shtrëngimi duarsh, fjala e fundit, ose thënë më mirë batuta, që i bënte të gajaseshin pa takt, ishte ajo e Xhelal Mziut.
Me të mbaruar takimin me miqtë, që dukej se kishin ardhur për t’i qarë hallin mikut të tyre, ai përqafohet me ‘ta dhe shkon në tavolinën ku është ulur deputeti i PD-së Myqerem Tafaj, i cili ishte i shoqëruar nga dy persona të tjerë.
Pas batutave për golin që kryeministri Rama i bëri dy ditë më parë portierit të kombëtares, Berisha, në përurimin e stadiumit “Elbasan Arena”, biseda e Xhelal Mziut me Myqerem Tafaj është fokusuar te zgjedhjet që u mbajtën para disa ditësh në Kuvendin Kombëtar të PD-së. I
sh-ministri Tafaj gjatë diskutimit për mbarëvajtjen e procesit, i ankohet kryetarit të bashkisë së Kamzës, se disa nga njerëzit e tij, nuk arritën të futen në Këshillin Kombëtar të PD-së.
Numri një i bashkisë së Kamzës i përgjigjet se votat e delegatëve të Kamzës i kanë dhënë njerëzit e tij. Për ta bindur ish-ministrin, Mziu i tregon se si ai vetë ka votuar 4 herë.
“Unë edhe vetë jam futur katër herë për të votuar për njerëzit e tu. Nuk bëhet fjalë që dhe krejt delegatët e Kamzës kanë votuar njësoj”, i përgjigjet Mziu ish-ministrit Tafaj.
Më tej ai sqaron deputetin e PD-së se në këtë mënyrë janë zgjedhur fituesit, duke futur secili nga dy-tri fletë votimi.
Ndërsa, ish-ministri i Arsimit e pranon se ai edhe vetë ka qenë neglizhent gjatë Kuvendit Kombëtar, duke mos u angazhuar sa duhet për të siguruar vota për kandidatët e tij të njohur.
Biseda mes Xhelal Mziut dhe Myqerem Tafajt
Tafaj: “E la të fortë dje Rama në Elbasan. Di të luajë…”
Mziu: “Ishte gjetje. Rama i bën gol Berishës. Ai këtë gjë di të bëjë. Berisha bën rrugën Durrës-Vlorë dhe nuk bëhet fare e madhe, ndërsa ai me rastin e vizitës së Papës, mbolli ca bar dhe ca lule anash rrugëve që i bëri Berisha dhe bëhet gjithë ajo reklamë. Thua se çfarë është duke bërë. Ai gjithmonë këtë gjë ka bërë. Ka ditur të luajë me median”.
Tafaj: “Po, ajo puna e zgjedhjes së anëtarëve në Këshillin Kombëtar ishte e madhe”.
Mziu: “Çfarë të bëja më shumë. Unë timen e bëra. Jo vetëm që i thashë delegatëve të Kamzës të votojnë, por u futa edhe vetë katër herë të votoja”.
Tafaj: “Unë nuk u angazhova shumë për vete. Unë, Uldedajt i kam thënë që delegatët e Shkodrës të votojnë për njerëzit e mi dhe Xhelalit që të votojnë delegatët e Kamzës, dhe tek-tuk ndonjë delegati tjetër që më kanë zënë sytë aty. Nuk është se vrapova shumë”.
Mziu: “Nuk u angazhuam shumë. Aty fitoi kush ishte më i zoti. Kishte prej atyre që mbushnin kutitë dhe nuk i thoshte kush se çfarë je duke bërë”.
Tafaj: “Dihej ajo punë. Iku si muhabet. Të shohim se çfarë do të bëjmë më tutje”.
Mziu: “Një miku im që është dhe gjithë ai intelektual, kur ishte në Amerikë gjatë gjithë kohës bënte fotografi. Ku shihte parqe, ndërtesa të mëdha bënte fotografi. Tek ajo statuja… si e ka emrin, është ndalur gjysmë ore. Tek ajo statuja more si e ka emrin?”
Tafaj: “Tek statuja e Lirisë në New York”.
Mziu: “Po pra, te Statuja e Lirisë, se nuk më vinte emri, ngeli aty duke bërë fotografi. Nuk shkulej tjetri”.
Një i tretë në tavolinë: “A të kujtohet….”
Tafaj: “Po po. Kishte konkurruar për një vend pune dhe kur pashë emrin e tij e rregullova. Ai nuk më kishte thënë. Rastësisht i pashë emrin. Po ti çfarë bëre me çështjen e gjyqit?”
Mziu: “Me atë jam duke u marrë. Besoj se do e mbyll shpejt”.
Dava horrash.
Do perseriten zgjedhjet? Jemi shume ne merak…..
Këta shpellarët, e kanë cipën e faqes, më të trashë se lëkura e gomarit…(???!!!)
Prej andej e kane predharjen…
Beme baba, te te ngjaj.
Nga ka dale kjo bisede ?
Koken hangshin
I madh je zMziu
Me gjyqtarin milioner BESE RRICA {per lukun e flokeve}, XHELAL MZIU arrin gjera edhe me te medha.
Po ja qe dhe gjyqin do e mbyllka shume shpejte,keto jane gjykatat tona.
ky te pakten sote duhet te ishte prapa hekurave.
Mos tu genjeje mendja, qe ky Mziu nuk do hyje ne burg.
Edhe Mziu, edhe Gjika i Vlores do shkojne ne Burg.
e kane pere zanat , jane profesionista per pune te tilla.
Nuk kane gjo ne dore…dhe shif ça bejne!
Imagjinoi ne pushtet! Vjedhin te njejten gje nga 4 here!
Po ky Zhelali…ala jashte eshte? Ja bon gjyqin apo jo?
Rrugaçer!
Vetem me kete zgjedhjet ne PD duhen anulluar!
” Po pra, Statuja e Lirise, se nuk me kujtohej emri…,
thote Mziu daullexhiu .
Mziu u a ka ras juve sa here ka dashur. Do e provoni prape.
Pse edhe pederast qeka
Jane nderruar portat, ai vazhdon te gjuaje te njejten porte, Mziu po ja rras vetes.
Populli shqiptar do te qyteterohet kur te filloje te mos vjedhe me vota parlamenti, partie, bashkie.
parti QENESH
Partia kurvash, e ka marre tatepjeten se e braktisen demokracine dhe kaluan ne anarki e hajni…
Zhelalit kur ti largohen shokèt dhe miqte ka vendosur tè blejè 1 qen pèr shtèpi dhe 1 ari pèr tè kaluar kohèn se daullen e ka gati,duhet tè merret me fene se politikèn tani e privatizoi salush buzqeshja.
parti malokesh gjelle qensh