Partia Demokratike vijon akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama në lidhje me emërimet në administratën publike të personave që kanë pasur problem me ligjin apo me të shkuar kriminale.
Deputetja demokrate Liljana Elmazi në një konferencë për mediat akuzoi Kreun e Qeverisë për përhapjen me shpejtësi në gjithë vendin të frymës së Edi Ramës, të dhunimit të institucioneve dhe shkeljes së ligjit.
“Ishte pikërisht ditën që Edi Rama angazhohej para kamerave e përfaqësuesve ndërkombëtarë për drejtësinë, kur i zgjedhuri i tij në Krye të Këshillit të Qarkut të Vlorës hapi me forcë, duke shqyer dyert, zyrën e Sekretarit të Këshillit të Qarkut.
Pasi ndërmori një shkarkim të paligjshëm ndaj tij, me vota të pavlefshme, i besuari i Ramës në Këshillin e Qarkut, vendosi të mos presë apelimin që ka bërë Sekretari pranë prefekturës, për ligjshmërinë e procesit, por hyri me forcë në zyrën e tij. Dhunoi në fakt institucionin publik.
Duhet ti rikujtojmë publikut se dhunesi i institucionit, i besuari i Edi Ramës, është akuzuar nga policia italiane për përfshirjen në rrëmbimin e një vajze të mitur, dhe është bërë i njohur nga mediat kryesore të vendit fqinj për sjelljen kriminale pasi citohet të ketë thënë se do ishte mirë ta vrisnin vajzën për të humbur gjurmët.
Po si mund të respektojë ligjin dhe institucionet publike, një person i tillë?
Eshtë e qartë se dhunuesi i zyrës publike, manipuluesi i votës në Këshillin e Qarkut, është Edi Rama, që caktoi në krye të këtij institucioni të rëndësishëm, Sadrit Danajn.
Edhe një herë, mjaft ta vendosni në google emrin e tij. Do të shihni se kush është i përzgjedhuri i Edi Ramës”, tha Elmazi.
Do mund ta bente po te existpnin istitucjonet ne Shqiperi, por ato u shkstruan perfundimisht nga te ashtuquajturit demokrate