Fryma e Re Demokratike shpreh mbështetjen e saj ndaj reformës në sistemin e drejtësisë. Kreu i FRD-së Bamir Topi në fjalën e mbajtur në mbledhjen e Asamblesë së kësaj partie theksoi se bajlozët e politikës e çuan sistemin e drejtësisë në krizë, madje edhe përsa i takon çështjes së votave.
Gjithashtu Topi ka paralajmëruar se në zgjedhjet vendore FRD do të shohë mundësinë për të hyrë në një koalicion, edhe për të garantuar përfaqësimin e saj në këshillat bashkiakë apo komunarë, të cilat i konsideroi si pushtetin real të qytetarëve.
“Kjo është një periudhë e rëndësishme për FRD për zgjedhjen e pushtetit vendor. Vlera jonë kudo është shumë e rëndësishme. Zgjedhjet e pushtetit vendor ngjajnë shumë me zgjedhjet parlamentare. Sot FRD është një parti me Asamble dhe më e fortë.
Kemi predispozicion që në zgjedhjet e pushtetit vendor të shkojmë me një koalicion që na përshtatet dhe për një përfaqësim real për të drejtuar. Por kjo është një çështje që kërkon një studim të hollësishëm të mundësive për koalicion.
Nuk na takon ne që jemi në kryesi, por i takon kësaj asambleje që të pres një vendim formal. Nga ana tjetër, do jemi në komunikim të vazhdueshëm, pasi fillon një epokë e re. Ky do jetë një fillim intensiv i komunikimit dhe i thithjes së interesit të mjaftë njerëzve në mënyrë nga më të ndryshmet japin mesazhe për FRD-në”, theksoi Topi.
Duke u ndalur tek progres-raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë, Topi theksoi se situata politike në vend vazhdon të jetë e njëjtë.
“Politika merret me konsolidimin e institucioneve, dhe e ka për detyrë të reformojë sistemin e drejtësisë, por dhe shtetin e së drejtës. Tani më thoni se cila politikë do reformoj sistemin e drejtësisë? Ajo që shkatërroi sistemin përmes vjedhjen së votave. Akuzojnë njëri-tjetrin për vjedhje votash në Parlament, pasi bazohet në sistemin e vjedhjes dhe jo zgjedhjes. Administrata e zgjedhjeve mbetet e ndarë sipas linjave partiake. Administrata e zgjedhjeve mbetet e ndarë sipas linjave partiake. KQZ është një strukturë antikapate. Në kushte normale Shqipëria nuk duhet të meritonte statusin e vendit kandidat.
Duke folur për situatën politikë në Shqipëri, nuk ka kurrsesi të mos flasim për dokumentin e raportit të paraqitur për progers-raportin e paraqitur jo më larg se 48 orë, ku shpreh kënaqësinë se disa teza të Frymës Demokratike, gjejnë vend në raportin e progresit.
Kjo tregon se FRD ka qenë dhe mbetet një parti që tejkalon atë lloji mentaliteti tek paritë e vjetra shqiptare. gjithmonë njeriu e ka një referencë, dhe nuk ka referencë më të mirë sesa ajo evropiane.
Kjo është dhe arsyeja pse FRD ka qenë realiste në politikën shqiptare. Përvoja e FRD-së pavarësisht se nuk i është dëgjuar zëri, do doja të bëja një koment për situatën politike dhe termat eksplicit të raportit të BE-së.
FRD nuk është e qetë kur shikon se situata politike në vend vazhdon të jetë e njëjta. Mesa duket kemi një riciklim e krizave të ardhura në kohë. Unë me gojën plotë do thoja se bipolarizmi artificial i nxitur nga forcat e vjetra politike, por i pranuar nga konjukturat e komunikimit me ndërkombëtaret, konsiderohet i dështuar.
Ne shohim me shumë interes termat që artikulohen, nevojën për reforma, për ndërtimin e shtetit të së drejtës, nevoja integrale për drejtësinë, dhe jemi mbështetës të kësaj linje. Duke marrë në konsideratë se Shqipëria nuk nis nga viti 0, por ka ende probleme. Ajo fokusohet tek sistemi i drejtësisë, ku ka dy modele, një nga ai që vjen nga ai që ndihet shumë rehat nga ai që ka akses në sistemin e drejtësie. Por ka dhe një parim tjetër, që është ai i përbotshëm”, tha Topi.
Neritan Ceka fiks qe i mbushte mendjen vetes qe kishte parti, ate PAD.
Gjeni ndryshimin !
Sa do jete merzit Marsi gjithsesi!
Topi,
Ti je nje nga Presidentet me te keqinj qe ka kaluar Shqiperia keto 25 vjet.
Nuk je njeri i keq, megjithate Shqiperise i ke shkaktuar aq dem, sa edhe Berisha.
Ne postin e Presidentit, ti ke firmosur per 50% te ketyre gjyqtareve te korruptuar.
Ti hoqe Sollakun nga detyra, qe plotesoi dosjen e Ministrise Mbrojtjes per Gerdecin, ku ishte perfshire Shkelzen Berisha dhe Fatmir Mediu.
Ti kalove Ligjin e Lustracionit, por te ndaloi Ambasadori Amerikan.
Z Topi,ku e futni veten ,ju keni qene ne krue te keshillit te lart te drejtesise,mos ne kohen tuaj pa shqiptari ndonje reze drite ne drejtesi?Bajlozet nuk linden brenda nje nate,ata u linden pepara se ju te beheshit president dhe u zhvilluan ne kohen qe ju ishit persidenetdhe po lulezojne sot.Mendoni dhe ju si Berisha se shqiptaret kane kujtese te dobet dhe nuk mbajne mend? E keni gabim.Ju u emroi Berisha president .Nuk e njhnit Berishen qe ai ishte krye baljlozi ,ai ishte ligji,nuk e dinit se per vrasjen e Azemit ,Berisha nuk lejoi prokurorin por prishi hetimet?Ju u bete vegla e Berishes,per deri sa ai nuk kishte nevoje per ty.
Merr shembull nga vellai juaj i nderuar Flamur qe respekton profesionin e tij ,shko dhe ti ne profesioni tend ,ne politik je karte plotesisht e djegur.
Topi nje cope Zootekniku eshte, ku ka zanat ai?
teper vone….per ju …sorry…
kurre nuk eshte vone per njerez te mire. Mos harro se Edi Rama Pati nevoje vetem per votat e Hysni Milloshit ndjese paste.
O Bame akoma bam e bum me bajloze ngele o ish presidenti qe flisje me heshtjen tende po eshte perralle o bame eshte perralle
O Bamke tutkuni – I lindur autist, na spjego pak ate kontraten 500 000 euro ne muaj qira te BSh- Fullhajnit me ndertueisn tend Halili. … Pse e kruan me tel gjembac sumen tende te qelbur nga allishverishet … O qefin qorr
Shume mire qe e nxjerr kete klloun te Berishes, gjithe te palarat.
Ky me duket se ka qene edhe President imoral.
Idiot. Ti ishe ne maje te atij pirgu me pleh per 5 vjet rresht!
O Top ti ke qen 5 vjet qe e ke drejtuar ate kshilin e lart se nuk eshte ber tani i keq po qe ne kohen tende qe i merje prekuroret nga rrethet dhe i çoje ku doje ti qe te fitoje ndonje lek ik ore lango se na çave koken