Ministri i Drejtësisë Nasip Naço e cilësoi një nga shtyllat kryesore të reformës në drejtësi Shkollën e Magjistraturës. i pranishëm në Konferencën Gjyqësore Kombëtare Naço theksoi se synimi është konsolidimi i paanshmërisë dhe pavarësisë së sistemit gjyqësor.
“Vijmë pas përfundimit të një konference gjithëpërfshirëse të organizuar nga Presidenti. Në vijim të kësaj konference një ndër objektivat është konsolidimi i paanshmërisë, pavarësisë. Pa dyshim që në këtë proces një rol të veçantë luan Konferenca Gjyqësore Kombëtare. Kjo reformë do konsistojë në rritjen e kompetencave të këtij organizmi.
Një nga shtyllat do jetë edukimi juridik në përgjithësi dhe Shkolla e Magjistraturës në veçanti. Sot të gjithë ndihemi krenarë kur më shumë se gjysma e prokurorëve dhe magjistratëve kanë mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vite”, u shpreh Naço.
Më tej ai theksoi se Qeveria shqiptare është e vendosur të mbështesë Shkollën e Magjistraturës.
“I kam kërkuar KLD të fuste në rendin e ditës emërimin e magjistratëve. Rishikimi i ligjit synon rishikimin e përbërjes së Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës.
Këto reforma kërkojnë mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë dhe gjithë aktorëve të tjerë. Si ministër i Drejtësisë nuk kam ndonjë axhendë personale për të sulmuar gjyqtarë të veçantë. Ministria e Drejtësisë ka propozuar për të miratuar një ligj ku gjyqtari dhe prokurori më i mirë i vitit të dali nga një sistem vlerash”, u shpreh Naço.
Duke u ndalur në ndryshimet në ligjin për shkollën e magjistraturës që u miratuan së fundmi në Kuvendin e Shqipërisë dhe tashmë kanë hyrë në fuqi, Naço theksoi se ato më së shumti synojnë konsolidimin dhe garantimin e pavarësisë akademike të shkollës së magjistraturës.
“Qeveria shqiptare është e vendosur të mbështesë shkollën e magjistraturës dhe t’i garantojë asaj pavarësinë financiare dhe funksionale.
Në kuadër të kësaj fryme, që në fillim të mandatit tim si Ministër i Drejtësisë, i kam kërkuar KLD-së që të përmbyllte procesin e emërimit të magjistratëve, që kishin përfunduar shkollën e magjistraturës në vitin 2011-2012 dhe 2012-2013, të cilët prej më shumë se një viti nuk mundën të merrnin një emërim në gjykata.
Më pas, i kam kërkuar KLD-së, të fuste në rendin e ditës dhe të trajtonte me përparësi çështjen e emërimit të këtyre magjistratëve.
I bindur në faktin se janë dhe do të jenë këta magjistratë pjesa më e shëndoshë e sistemit gjyqësor, e harmonizuar me pjesën tjetër të gjyqtarëve dhe prokurorëve të emëruar në vite, kërkova që emërimi i tyre të bëhej në gjykatat e Tiranës, Durrësit etj.
Kjo kërkesë e imja ndeshi në qëndrim refraktar të KLD-së, e cila jo vetëm nuk e pranoi këtë kërkesë, por prishi dhe traditën e vendosur tashmë, e formalizuar kjo me vendim të KLD-së që dy studentët e parë me rezultatet më të larta emëroheshin në gjykatat e karrierës, në Tiranë dhe Durrës, etj”, tha Naço.
Sipas tij, vendet bosh në Gjykatën e Tiranës u zunë me gjyqtarë ku jo të gjithë kishin kualifikimet e duhura, apo shumë larg kualifikimeve të këtyre magjistratëve.
“Jemi të gjithë të ndërgjegjshëm se institucionet më të rëndësishme të sistemit të drejtësisë shfaqin dukshëm problematikë në funksionimin e tyre dhe për këtë arsye u bënë disa ndryshime edhe në Ligjin për Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
Të gjithë jemi dëshmitarë të një klime të përgjithshme mosbesimi ndaj sistemit të drejtësisë në tërësi.
Në këtë drejtim, nuk kanë munguar as kritikat e faktorit ndërkombëtar, të shoqërisë civile, apo ato të opinionit publik, të cilët presin më shumë drejtësi dhe efiçencë nga të gjithë aktorët e drejtësisë.
Ndërkohë jemi po kaq të vetëdijshëm që ndryshimet e miratuara nuk e ezaurojnë thelbin e reformës në sistemin e drejtësisë, por erdhën më së shumti si një nevojë për të frenuar papërgjegjshmërinë në funksionimin e këtij Këshilli të Lartë të Drejtësisë.
Këto ndryshime, në thelb, nuk janë asgjë tjetër, veçse transpozim i dispozitave të akteve nënligjore që vetë KLD-ja ka miratuar me vendimet e saj, por faktikisht të pazbatuara.
Ligji i ri parashikoi qartë që anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare, të mos transferohen ose ngrihen në detyrë gjatë ushtrimit të mandatit të tyre, si dhe një vit pas mbarimit të këtij mandate”, tha Naço.
Naco je ” Bajge” ti dhe shefi juaj mendesishte rrini large shkollave