Kryeministri Edi Rama inspektoi të tjera projekte publike për rehabilitimin urban, këtë radhë në qytetin e Shkodrës dhe në disa komuna të saj.
Ndalesa e parë e kryeministrit ishte në Velipojë, ku inspektoi punimet për ndërtimin e shëtitores që ka nisur në shtator 2014.
Me një investim 55 milionë lekë po bëhet zgjatimi i shëtitores ekzistuese përgjatë vijës bregdetare në 2600 metra linearë dhe zgjerimi i saj deri në 8 metra gjerësi, e cila do të shërbejë jo vetëm si zonë rekreacioni për pushuesit, por dhe si një vijë ndarëse me pjesën ranore, me ndërtimin e mureve mbrojtëse.
Velipoja është ndër qendrat e rëndësishme turistike të vendit. Me statusin e një zone natyrore e mbrojtur, Velipoja pret çdo vit me mijëra pushues vendas e të huaj.
Përmirësimi i infrastrukturës turistike merr një rëndësi të veçantë jo vetëm për rritjen e standardeve të ofrimit të turizmit, por edhe në rritjen e të ardhurave të komunës dhe të jetës ekonomike të 20 mijë banorëve të saj.
Kryetari i komunës Pashk Ujka kërkoi angazhimin e qeverisë për përfundimin e të gjithë shëtitores, për të cilën mori mbështetjen e Kryeministrit. Përfundimi i saj përpara fillimit të sezonit të ri turistik, u përcaktua nga Kryeministri si një objektiv i rëndësishëm.
“Me patjetër do ta plotësojmë investimin. Do ta shtojmë fondin menjëherë. Synojmë përfundimin e të gjithë projektit përpara fillimit të sezonit, duke krijuar murin mbrojtës për pushuesit, ku ndahet përfundimisht njeriu nga makina, kur vjen në plazh, duke krijuar murin mbrojtës për ndërtimet pa leje, edhe pse në periudhën e fundit, me futjen e policisë në këtë proces ka një rënie të jashtëzakonshme të numrit të ndërtimeve pa leje”, u shpreh kryeministri.
Me ndarjen e re administrativo-territoriale, Velipoja i bashkohet Bashkisë së Shkodrës dhe ndërtimi i rrugën lidhëse midis qytetit dhe plazhit, për Kryeministrin Rama, do të sjellë një transformim të madh ekonomik e social për gjithë zonën.
“Kjo është një zonë që kërkon një proces legalizimi për shtëpitë e dyta. Që kuptohet, nuk janë në kategorinë e legalizimeve falas, por janë në kategorinë e procesit të legalizimit, sidoqoftë. Duke pritur që ju të përfundoni procesin e masterplanit të Velipojës, sepse Velipoja tanimë i bashkohet Shkodrës dhe krijohet një bashki e re me një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik dhe turistik. Objektivi strategjik afatmesëm është që të ndërtojmë dhe rrugën lidhëse midis qytetit dhe plazhit, duke sjellë një transformim të madh nga pikëpamja ekonomike për gjithë këtë zonë dhe duke i dhënë Bashkisë së Shkodrës, një motor plus ekonomik dhe social. Kështu që të vazhdojmë punën me këto ritme, që të presim sezonin tjetër me një tjetër kualitet,” nënvizoi kryeministri.
Duke lënë Velipojën, kryeministri iu drejtua qytetit të Shkodrës, për të inspektuar ecurinë e projektit për rikonstruksionin e rrugës Shkodër-Shirokë.
Rruga 3.3 kilometra, kalon në një zonë panoramike që fillon nga Ura e Vjetër e Bunës dhe përfundon në Shirokë. Me projektin e ri ka nisur zgjerimi i rrugës deri në 5.5 metra dhe me të gjitha elementet e infrastrukturës bashkëkohore, investim rreth 160 milionë lekë. Ajo pritet të sjellë lehtësimin e fluksit të lëvizjes në këtë zonë, e cila e shtrirë pranë Liqenit të Shkodrës është ndër më të frekuentuara nga qytetarët e Shkodrës dhe jo vetëm.
Më pas, Rama vazhdoi drejt komunës Rrethina ku u njoh me ecurinë e investimit prej 31.3 milionë lekë të nisur në muajin gusht të këtij viti, për rikonstruksionin e rrugës së qendrës Grudë e Re-Qendër Golem.
Kryeministri Rama bëri një ndalesë në stadiumin e Shkodrës, për të cilin shprehu keqardhjen për gjendjen e mjerueshme në të cilin ndodhet.
Vizita në Shkodër mbaroi me një premtim të kryeministrit për sportdashësit e këtij qyteti, se stadiumi do të kthehet në arenën e dytë europiane në Shqipëri.
Ju lumte.. pune e mbare ju qofte o i palodhur
falemnders.. Na shkodrant dijm me e kthy nderin me nder, na ndero e rregulloje njat tampull sa ma shpejt , por shto kapacitetin se sa jan ken dje ne Elbasan na shkojm me pa Vllaznin tu ba stervitje.
Uroj vetem shendet e mos ndaloni ne rrugen e mbare qe jeni nisur zoti kryeminister
Nga jugu ne veri pune pune pune.. urime te perzemerta
Punet e mira kane marre udhe ngado.. Mos ndaloni se punuari
Ky duhet te kishte shkuar ne Universitet per Inxhinjer Ndertimi ose Arkitekt, jo per Piktor.
Besoj se ky eshte nje ogur i mire per te gjithe ne.. Pa ndasi Veri-Jug, por shqiperia mbare po rregulllohet
tu befte rruga drite Edi RAma qe nuk harrove premtimet
Suksese Edi, Shkodra eshte me ty
Demokratet perpos emrit nuk kishin asgje te perbashket me demokracine.
Ruga nese behet rruge duhet separi tu garantohet rruge e vecant per bagetite.Per dy aresye.
1-Qellimi i lidhjes te jete i cilesise europiane,komode udhetimi me nga dy korsi vajtje dhe 2 korsi ne kthim dhe me asnji penges levizje kembesore dhe bageti.
2-Te garantohet jeta e bagetive qe te mos kete aksidentimin e tyre.
Per zgjerimin e rruges drejt Shirokes te behet nga biznesmenet e nxjerrjes se gurve per lende te pare ndertimi.Te rreshtuar nga fillimi deri ne fund.Edhe nxirren gur edhe zgjerohet rruga.Kjo te vazhdohet deri ne Zogaj.Pertej kufinit tu lihet e lire ta bejne lidhjen ato te bregut tjeter te buzes se Taraboshit me liqenin si kraja,Shestani e ku po di une,e te lidhen me Podgoricen.