PD çon në Kushtetuese ndarjen e re territoriale/ Bylykbashi: Rama-Meta synojnë fitimin e zgjedhjeve në tavolinë

10 Tetor 2014, 13:06Politika TEMA

Partia Demokratike depoziton kërkesën pranë Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e ligjit për Reformën e re Administrative-territoriale, e cila u miratua në Kuvend me votat e mazhorancës dhe deputetëve të PDIU-së. 

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi në një prononcim për mediat theksoi se nëse ky vendim zbatohet, mazhoranca do fitojë zgjedhjet në tavolinë, në rrugë jo të ndershme. 

“Do e humbasim këtë listë pasi është një nga tentativat më të papranueshme, është thyerje flagrante ndaj Kushtetutës. Sigurisht jemi përpara me një nxitim të jashtëzakonshëm, jemi para një shkelje të vetme, hapjen dhe fitoren e zgjedhjeve në tavolinë.

Kjo është një tentativë antikushtuese për të kapur zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Me këtë hartë i bën gjëmën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Oligarkia Rama-Meta po kërkon të krijoi oligarkët lokalë, që do i thonë leqe-peqe këtyre në Tiranë. Sot dorëzuam kërkesën voluminoze në Kushtuese, që ajo të vërë në lëvizje strukturat”, tha Bylykbashi. 

Duke u ndalur tek referendumet lokale, Bylykbashi theksoi se ato i takojnë një procesi tjetër.

“Por ato janë shprehja e munguar e zërit të qytetarëve, të cilët u ngritën nëpërmjet protestat në rrugët e Shqipërisë, por qeveria nuk i pyeti. Ka kohë ende për të gjitha përgatitjet dhe bërjen e referendumet dhe për të rrëzuar dhe thënë sot kësaj shkelje”, shtoi Bylykbashi. 

Teksa është pyetur se çfarë do të ndodh me opozitën nëse ajo shkon në zgjedhje me hartën e re territoriale, Bylykbashi shtoi se premtimi i PD-së ka qenë që ti drejtohen institucioneve kushtetuese për të pezulluar këtë ligj.

“Ajo që thash është një tentativë e mazhorancën port ë fituar zgjedhjet në tavolinë. Ajo që kemi premtuar është që do i drejtoheshim institucioneve kushtetuese, me këtë hartë që shkel parimin, nuk mund të ketë zgjedhje. Nëse mazhoranca e bën këtë gjë, do të çojë Shqipërinë shumë hapa pas”, tha Bylykbashi. 

7 komente në “PD çon në Kushtetuese ndarjen e re territoriale/ Bylykbashi: Rama-Meta synojnë fitimin e zgjedhjeve në tavolinë”

  1. arjan says:

    ju e dini qe nuk do te fitoni dhe i vetem justifikim eshte te ankohesh. per te tjerat smeritoni asgje me teper.

    1. Pilo Lala says:

      Bravo PD, po i ben nje ndihme shume te madhe Grekerve.
      Si gjithmone Antikombetar, njerez te mbaruar, por populli nuk ju ndahet pa ju futur ne burg.
      Aty mund te vidhni dhe shani njeri-tjetrin.

  2. veterani says:

    Po more idiot i lindur gjukata kushtetuse do te dali mbi 90 votat e parlamentit per qejfi tuaj qe nuk doni te merrni pjese, dhe krijoni alibira per te tatpjeten qe keni marr e se ndalni dot.

  3. E verteta says:

    Tani e justifikuat humbjen e thelle qe ju pret.
    Mos do tu vjedhin si ne bashkine e korces ku u justifikuat dhe per ate se na vodhen votat. Pse nuk u ha mortja qe ini kthyer ne nje shporte karavidhesh ku cdo dite ngrini nga nje justifikim.
    Gri pordhe, gri sallate sa te kaloje dhe kjo nate u kthye ne moton tuaj.

  4. capucino says:

    …keta dalin mbi popullin…fuck plehrave..

  5. Taku halabaku says:

    Ndarja teritoriale!-te kujton ndarjen e tortes,e plackes se luftes,ndarjen e tokes fshatareve me reformen agrare,ndarjen e tokes me ligjin 7501,ndarjen e pasurise kombetare ne duart e nje pakice te “shkathet”qe u gdhine politikane e biznesmene.Asnjehere nuk eshte pyetur populli,cdo here eshte bere sipas skenarit dhe interesave te nje pakice politikanesh,qe per fat te keq i votojme regullisht,i riciklojme,i duartrokasim,i mbajme ne kurriz me deshire dhe ATA jane reale,konkrete, ATA jane te frikshmit,te pandeshkueshem,te paprekshem,ATA jane ATA !!!

  6. vromoalvanos says:

    Pilo te ka ngele sahati te greku me duket. Paske pastru oxhakun mire ne Greqi. Kjo nuk eshte pune Greqie o manall. Eshte pune Shqipnie. O Pilo kari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje