Ja pse Fullani duhet të kthehet në burg

10 Tetor 2014, 19:55Politika TEMA

Për prokurorinë, ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani vijon të mbetet një shqetësim për dëmtimin e provave e po ashtu konsiderohet si person me rrezikshmëri.

Në rekursin që Top Channel disponon e që është depozituar në Gjykatën e Lartë, organi i akuzës jep shkaqet se përse kërkon prishjen e vendimit të Apelit dhe kthimin në burg të Fullanit.

Duke radhitur kushtet dhe kriteret se përse ish-guvernatori duhet të lërë arrestin shtëpiak dhe të kthehet në paraburgim, prokuroria thotë se kushti i parë ekziston, pra ka një dyshim të arsyeshëm dhe të bazuar në prova se ish-guvernatori ka shpërdoruar detyrën.

Personi nën hetim Ardian Fullani, vijohet më tej, është madhor, çka e bën atë përgjegjës për veprën penale e gjithashtu nuk ekzistojnë shkaqe padënueshmërie të veprës për të cilën akuzohet personi nën hetim.

Kushti i tretë, i thonë prokurorët Gjykatës së Lartë, ka lidhje me ekzistencën e nevojës për masë sigurimi personal. Kjo nevojë ekziston, shprehen prokurorët, pasi personi nën hetim Ardian Fullani mund të dëmtojë procesin e marrjes apo të vërtetësisë së provave, për faktin e detyrës që ka patur si guvernator i Bankës së Shqipërisë.

“Ne e kërkojmë arrestin me burg si një masë të përshtatshme pasi ajo garanton nevojat që lidhen me rrezikun që paraqet Fullani si guvernator për të dëmtuar procesin e provave”, thonë prokurorët.

Për këtë ata nënvizojnë se mbajnë parasysh faktin që proçedimi penal konsiderohet shumë i rëndë, referuar jo vetëm sanksionit që parashikohet për veprat penale, por edhe impaktin që ka patur ajo në shoqëri.

Personi nën hetim Ardian Fullani, thuhet në rekurs, rrjedhimisht paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore, prandaj mendojmë se masa e sigurimit “arrest me burg” është më e përshtatshme nga çdo masë tjetër e sigurimit personal.

Por prokurorët hedhin dritë edhe mbi një detaj tjetër që ka lidhje me përbërjen e trupës gjyqësore. “Kur është gjykuar çështja në ngarkim të të dyshuarit tjetër Gentian Jahja, kane marrë pjesë” – thonë prokurorët – “edhe avokatët Maksim Ostreni dhe Bojken Bendo”.

Për prokurorinë, pjesëmarrja në masën për Fullanin e gjyqtarit Agim Bendo, në një kohë që ai është babai i avokatit që përfaqësonte një të bashkëpandehur tjetër, është një pengesë ligjore, çka do të thotë se ai për prokurorinë nuk duhet të ishte në trupën që shpalli masën për Fullanin.

Për prokurorinë, pjesëmarrja e Bendos në këtë trupë gjyqësore e vë në dyshim paanësinë e Gjykatës së Apelit.

 

19 komente në “Ja pse Fullani duhet të kthehet në burg”

  1. fatih says:

    Lili moci.aka tourkofagos.shikojeni ne fb.cfare fytyre

    1. Pilo Lala says:

      Levizje ne rruge te drejte e Prokurorise.
      Shikojeni si po levizin gjerat? Po shkunden, dhe mollet e kalbura po bien nje nga nje.

    2. Logjika Jo Matematika says:

      o fatih ,po nga e gjete mo burr. mos ti hedhim kot njerezve damken e turkopordhosit pa pas prova. na jep prova

  2. capucino says:

    ajo dihet…kullat me gjize te sales…jane me teper 878mi e.u.lere cthone,,per shou,,,,fuck hajduteve,krimineleve salaneve

  3. shp says:

    O leket ku jan, se puna e fullanit pun e kollajt.

  4. MANUSHAQA says:

    FULL HAJDUTIN SE DENON NJERI SE KAN VJEDHUR ME QEVERITARET??

    1. besi says:

      valentina leskaj i ka te gjitha parate-ajo shtrige dhe nji cani aty ne bank i zhduken,si meta cani arin.

  5. Xhema nga Tirana says:

    Agim Bendo….. ; e ka ngrënë “lugën e çorbës” nga Saliu që më 1992.

  6. Luani says:

    Cjane keta prokurore duhet te jete ne Burg se eshte madhor kjo nuk eshte ndonje zbulim i prokurorit po e vertet e zotit. Pse keta prokuroret tani pas 3 muajsh akoma nuk i kane mbledh provat? ca kane bere 3 muaj kerkojne vetem burg dhe sjapin asnje prove. te dhjefsha prokurorin ka rene brenda dhe nuk di si te dale.

  7. nasruddini says:

    KUSARI FULLANI ESHTE KOPJE E AL KAPONES NE CIKAGO VITE ME PARE.

    Qe kercenonte deshmitaret dhe ASKUSH nuk guxonte te ngrinte padi per zullumet e tij gjakkare ne vitet 1930 ne SHBA. Vetem kur u gjet nje prokuror i guximshem si Eliot Nessi qe nderroi ne momentin e fundit trupin gjykues te korruptuar nga mafiozi Al Kapone, atehere Gjykata e shpalli kete kriminel finok me faj dhe e prangosen ne ishullin e Alkatrazit per nje kohe te gjate. Prandaj ketu lind pyetja:

    A DO TE KETE GUXIM PROKURORIA ALBANEZE NE VITIN 2014 GUXIMIN QE PATI PROKURORIA AMERIKANE NE VITIN 1930?

    1. gjyshi says:

      fyllani duhet ta bejme Mbret , si beme zogun .
      Kush vjedh banken vetshpallet mbret.

  8. zani says:

    Ka ardhur koha qe dikush ti dali zot ketij vendi se e kan cuar 0 nuk do patur meshir per asnje gjakpirs Ai qe do beje dicka ka per te ber emer ne historin shqiptare se deri tani vetem kan vjetdhur e shkatrruar

  9. tironsi says:

    Kryetari i Gjykates se Larte Z.Zaganjori ka rastin ta vertetoje me vepra se eshte realisht per reformen ne Drejtesi.Plotsimi i kerkeses se Prokurorise eshte ne perputhje me me ligjet ne fuqi, po qe deri tani jane zbatuar ne menyre selektive.Vepra e Fullhajnit meriton denimin se jane denuar mjaft persona ,per gjera shume me te vogla.Mendimi im eshte qe te gjithe funksionaret dhe politikanet e perfolur per raste korruptive duhet te shmangen nga detyrat e pushtetit.Vetem keshtu do te vendoset nje Demokraci Reale ne Shqiperi,.

  10. SALILONGU says:

    MERRENI MASKARAIN E PLASENI BRENDA

  11. populli says:

    Kryetari i Gjukates se Larte z.Zaganjori ka punsuar motren aty ne Banken e Shqiperise, mendoni se do ta harroj kete qok???

  12. Zef Molishti says:

    Sa here qe del ne skene e diskutohet çeshtja e bankes shteterore dhe e fatit te Fullanit, te gjithe (mileti dhe gazetaret e per me teper politkeberesit ne media) perqendrohen vetem ne ate se e meriton Fullani si njeri (ah, eshte rob i mire i shkreti) te mbahet i mbyllur ne arrest, apo duhet liruar. Te gjithe te “mencurit” ne media japin precedentet, psh ne France nuk kane arrestuar, ose ndonje tjeter, pooor asnjehere nuk kane sjelle rastin kur kane arrestuar. Pra logjika e mbrojtjes se tezes se tyre eshte duke u bazuar ne majmuneri: ne çfare majmuni jemi, ke duhet te imitojme rastin francez, apo american apo kinez. Kuptohet secili mbron rastin qe i vjen per shtat.
    Por si eshte e mundur qe kemi pare gjithe ato diskutime ne televizor, e asnjeri nuk e hapi gojen e te pyesë: sa eshte e lidhur ngjarja e krimit me vdekje te Santos me kete maskaraden e Bankes shteterore? Se per mendimin tim me ate duhej mbyllur goja nje njeriu. Mos ja ka mbyllur Fullani?
    Jo per gje por nje mendje e kthjellet e mendon kaq. Edhe dikush ne nje studio tha se funksionare te huaj i kane drejtuar te njejten pyetje.

  13. Anonimi says:

    Ish gurvenatori Fullani , me dashje dhe pa dashje eshte i ilmplikuar me mafien qe ka kapur shtetin dhe financat e shtetit , eshte njeriu qe me veprime apo mos veprime ka lehtesuar aktivitetin e mafias , shteti shqiptare eshte pergjegjes per jeten e tij dhe te familjes se tij , duhet te veproje me shpejtesi per ta kthyer ne dhomat e paraburgimit e ti mbroje jeten qe i rrezikohet , cdo dite dhe cdo ore , per te mos patur fatin e mikut te tij Santos .

  14. arku kull says:

    pirdhuni lirouni asgje nuk ka dal ne drit’na e rrofsh per ver

  15. LORA says:

    Kane kaluar 11-jave nga plasja e skandalit te vjedhjes ne BSH e prokuroria ende nuk ka bere inventarin e arkes se shtetit.
    Here-here leshon nga nje pordhe,si kjo e lajmit me siper,per te na bere me dije se procesi i hetimit mbetet ne duart e tyre si proces i njemendte pordhimi.
    Llalle-prokuroria na stis edhe ca boksime,brenda llojit,per ta shtyre ne mjegullen hamendesimeve mediatiko-politike te shterpezimit e drejtesise, qe njerzit presin.E lane ,sa i deshi bytha fullhajnit,qe te fshihte provat dhe kur u siguruan mire per kete ,e arrestuan.
    Ngordhte llalleria,mos e zente fundi i muajit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje