Rama: Do luftojmë korrupsionin përmes digjitalizimit. Sistem elektronik edhe për pronat

11 Tetor 2014, 11:52Politika TEMA

“ Korrupsioni është armiku më i madh i kësaj shoqërie. Korrupsioni nuk është asgjë tjetër përveç se një alterniativë e re shërbimi, të cilin qytetari e pret nga shteti.

Kur ky shërbim që qytetari  pret nga shteti dhe që shteti ka detyrimin t’ia japë, është i ngadaltë apo jo cilësor, është shkak për të hyrë në procese të turbullta.

Atëherë korrupsioni paraqitet efikas dhe këtë qytetarët tanë e përjetojnë sa herë duhet të trokasin në dyert e shtetit për të marrë një shërbim”.

Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama  gjatë lançimit të projekti të ri për dixhitalizmin e shërbimeve që u nevojiten qytetarëve dhe bizneseve ku theksoi se “përmes këtij procesi na jepet mundësia ta luftojmë me shumë më tepër efektshmëri dhe në rrënjë, armikun kryesor, që është korrupsioni”.

Në thelb, vijoi kreu i qeverisë, “korrupsioni cënon marrëdhëniet e qytetarëve me shtetin dhe bashkëjetesën shoqërore. Korrupsioni cënon rëndë sigurinë bazike në raport me jetën, pronën, gjithë sistemin që individi apo familja janë detyruar të bashkëjetojnë”.

Rama u shpreh se ky proces inovacioni i jep mundësi qytetarit që të jetë më aktiv dhe më i dobishëm në luftën me këtë armik të madh dhe të përbashkët që nuk mund të fitohet nëse këtë luftë çdo qytetar e delegon tek shteti.

“Korrupsioni cënon rëndë sigurinë si rend ligjor, por edhe si rend publik. Cënon rëndë marrëdhëniet mes qytetarit dhe shtetit, cënon rëndë sigurinë bazike në raport me jetën, pronën, në raport me gjithë sistemin që individi apo familja janë të detyruar të bashkëjetojnë.

Armiku i përbashkët është korrupsioni dhe luftën nuk mund ta fitojmë nëse cdo qytetar e delegon vetëm tek shteti. Nuk mund të fitohet lufta me krimin, nëse qytetari e delegon atë tek Policia, Ministria e Brendshme apo Ministri i Brendshëm.

Nuk mund të fitohet beteja me atë pasiguri që ekziston në dyert e gjykatave, nëse lufta delegohet tek qeveria. Nuk mund të fitohet beteja kur delegohet përgjegjësia dhe i kërkohet qeverisë të bëjë drejtësi që nga vrasjet e ndodhura në bulevard nga armët e shtetit deri tek vrasjet apo krimet e tjera”, tha Rama.

Kryeministri garantoi se dixhitalizimi së shpejti do të prekë cdo sektor me qëllim që cdo shërbim të ofrohet shpejt dhe cilësor për qytetarin. Në këtë kuadër, Rama garantoi se do të nisë dixhitalizimi i pronës dhe kjo do të zgjidhë njëherë e përgjithmonë disa shërbime të tjera.

“Nëpërmjet sistemi dixhital duhet të merren të gjitha shërbimet, nëpërmjet sistemit online duhet të merren të gjitha shërbimet dhe të merren shumë shpejt por për të arritur këtu duhet të stërvisim të gjitha pikat e shërbimit.

Që të arrijmë që kur të marrë dikush hipotekën të mos sorollatet zyrë më zyrë, por ta marrë edhe, në zyrën e postës edhe në një qendër tregtare. Kemi nevojë që të bëjmë dixhitalizimin e pronës dhe të marrë fund manipulimi e hartave.

Kështu cojmë një numër të madh shërbimesh në shumë qendra dhe atje në filan komunë ku nuk ka zyra. Pensionet, të mos rrinë në radhe, por ta marrin pensionin drejtpërdrejt nëpërmjet automateve në një qendër tregtare”, tha Rama.

Sipas Ramës, inovacioni është prioritet dhe transformimi që do të bëhet do të jetë rrënjësor, duke sjellë shembull me policinë. “Se tani të flasim drejt, nuk jemi as engjëll as djall, jemi të gjithë shqiptarë. Sic i thonë asaj shprehjes, ‘tek i gjalli jeton brenda dhe engjëlli dhe djalli. Por duhet inovacioni që është prioritet dhe kalimi nga oficeri që ha fara dhe pret që qytetari që pret të nxjerrë fara, por në policin që do ketë kamera në trup dhe që monitorohet gjithë lëvizja dhe gjithë trupat që janë në terren do sjellë transformimin rrënjësor se është e pamundur që polici të transformohet në 1 e 1 mijë rrugët ku nuk ka dixhitale, e të mos ndahet e drejta nga e padrejta, kur thonë unë jam vëllai i ministrit të brendshëm apo jam daja, unë jam deputet e nuk pyes fare për ty”, u shpreh Rama.

5 komente në “Rama: Do luftojmë korrupsionin përmes digjitalizimit. Sistem elektronik edhe për pronat”

  1. alban says:

    Ca eshte ky “DIGJITALIZIM”!!!?? Se une njof vetm Dixhitalizim. Mos ka dale ndonje fjele e re dhe une sjam ne dijeni?!

  2. gjergji says:

    Luftojeni me cdo menyre dhe mos harroni sistemin e drejtesise.

  3. tarrasi says:

    sashpejt naehoqe sajmirin mero por skagje po epusim edvinin jemi nje grup pleqesh 75 80 73 87 vjecar kurtemaroni ket komisarjatin erilindjes nerastse nenuk dim taperdorim kush dojet aty apo keni pareshikue ndonje rrobot tena tregoj se site veprojm se nerst sedotemarrim njerz tena tregoj sesi timarrim parat dona marrin kodin ekartes dhe dona vjedhin pensjonet sidona zgjedhesh kete problem ti si imencur meket stafin erilindjes

  4. hamzai says:

    Hahaha sa mire e njef korrupsionin ti mo mjeshter, ti kot nuk hap nje shkolle per te,ku vete te jesh lektor i temes : Si mund te behet korrupsion ne menyre elegante dhe here here dhe me dhune.

  5. bledi says:

    Duhet luftuar korrupsioni patjeter po mos harro drejtesine se ajo po e vret kte vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje