Rama: As kemi qenë dhe as jemi prapa Gjermanisë, por shpresoj që të paktën sot të jemi para Danimarkës

11 Tetor 2014, 12:46Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama nuk ka harruar të thumbojë përmes batutave ish-Kryeministrin Sali Berisha, sikundër nuk ka nguruar të shprehë dëshirën për një fitore të kombëtares shqiptare të futbollit në përballjen ndaj Danimarkës.

E ndërsa kujtoi një thënie të paraardhësit të tij në postin qeveritar, Rama tha se  Shqipëria nuk ka qenë dhe as nuk do të jetë e dyta në botë pas Gjermanisë, (sllogan ky i përdorur nga ish kryeministri Sali Berisha), por shpreson që të paktën sot të jemi të parët para Danimarkës.

“Besoj se jemi vendi me numrin më të madh të konferencave për frymë në këto 20 vjet dhe me numrin më të madh të seminareve për metra katror të hoteleve dhe restoranteve në këto 20 vjet.

Besoj se nëse masim sa shumë para janë shpenzuar për seminare për të luftuar korrupsionin dhe sa pak kemi fituar nga këto, mesiguri nuk dalin mire.

Por kjo është një nga ato konferencat që nuk na mbledh për të folur por për të bërë një bilanc për të pasur para syve disa zhvillime konkrete dhe për të lançuar disa ide që nuk janë dëshira, por që punonen intensivisht nga të gjithë ne në bashkëpunim me një grup partnerësh.

As jemi as kemi qenë e as do të jemi të dytët pas Gjermanisë, por shpresoj që të paktën sot të jemi të parët para Danimarkës”, tha Rama.

10 komente në “Rama: As kemi qenë dhe as jemi prapa Gjermanisë, por shpresoj që të paktën sot të jemi para Danimarkës”

  1. bledi says:

    Urimi me i mire per cunat e kombetares, bravo kryeminister.

  2. david says:

    nqse punoni dhe vetem punoni do te jete mire per ne si popull, por edhe per ju si pushtetare.

    bilanci ne zgjedhjet e ardhshme.

  3. Shqip... says:

    Qe nji kryeminister me prigjine qytetare ,madje kryeqytetase te vazhdoj
    “te tregoj rrespekt “,per nji kriminel shpelle ,nji gen idiot, nji cop m.uti mbeturin e histerise kaluares ,te ulet ne nji nivel te tille ,nderkoh qe (mendoj)eshte teper deshperuse per nji qytetar te atij vendi ,i cili shpresoj shume ,qe kryemisnitri ri te mbaje premtimet e dhena shqiptareve.
    S’dua te kundershtoj batutat e kendeshme te z.Rama, me kte koment ,
    por mendoj se batutat do i shkonin me mir kur ato behen personave te te njetit niveli ?

  4. Zef Kallami says:

    Mos i bini me qaf gjynahqarit asht per tu dhimbtur tashti te pakten qe e kane abandonuar me 1 milion shpulla edhe nga kryekarriga e kryekulles se qverise.
    Ky vertet nuk merr vesht nga futbolli.Po ama nji hobie e ka.E kjo asht me taban.Asht mjeshter specialist per “LOJE me KAPUCA) e ka te pervehtesuar qe me lindje.Aty para oxhakut nate dimnit ne dhomen e burrave rreshtohen dy pale rreshta burrash ball per ball njeri tjetrit ku gjithe pasion e zgjuarsi ia bajne me te hjedhur fjalesh njera pale tjetres.Ndaj mos u cuditni per llapacinat qe per plot 24 vjet nuk ka lane asgja rrezerve por i ka nxjerre te gjitha dhe vazhdon edhe sote e keti vakti qe po komentojme fantazit e tija plot filozofi:
    Mark Avdin,dosje,Cimke,Kleptokrat,bablok,sigurims,mavi,ekipi mavi,piktor,Klani zemunit,gruja e yte,motra e yte,rikosheta ajrore,bisedat ajrore me Zotin,pa nderhyrje te UFO-cve.E tjera e te tjera qe ju mund ti kujotni ma mire se une llapaqinat e tija se,e keni ne voter,une jam shume large.Po ta dini te sigurt qe te gjitha i ka ne stilin e “Lojes KAPUCA”.Nuk kemi cfar te bejme.Ky asht niveli i tije civilizim shteti dhe na kara per hise nji cerek shkulli me e mbajt para syve ne prezence te veshve.

  5. luko says:

    Korrupsjoni,Korrupsjoni,dhe vetem korrupsjoni eshte e keqja me e madhe e shqiptareve.Ai i con ne vrasje,ne vetevrasje,ne prishje familjesh,ne prishje te ekonomise.Te tjerat vijne vete kur lufton kryesoren korrupsjonin.A e shikoni se njerezit po e braktisin shqiperine?pse e braktisin?se ju shkon jeta mire?se kane kenaqesi te rrine aty?

  6. bobi says:

    Shqiptaret e mencur

    duhet te braktisin totalisht familjen shpellare te Vicidollit – nje tufe abuzuesish, kriminelesh dhe terrorristesh te pandeshkuar enda nga DREJTESIA e Shtrember e Qeverise Rama.

  7. gega says:

    Vicidolsi ne burg

  8. perralla me mbret says:

    vepra ne vend te fjaleve shoku Rama.

  9. Zef Kallami says:

    Nes Qeveri Rama nuk ka kapacitet ta rrasin ne burg kete qenef.Beni referendum popullore.

  10. Genci says:

    Ky kryeministri yne ka pjerdhur me duket. “As kemi qene dhe as nuk jemi prapa Gjermanise”??

    Te pakten Sali Berisha thoshte se jemi ekonomia pas Gjermanise, kurse ku na paska nxjerre perpara tani. Moj kasolle ku i mblodhe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje