Ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, deputet i PD-së ka reaguar përmes një komenti në rrjetin social Facebook në lidhje me heqjen e fashës së 300 KW për konsumatorët e energjisë elektrike.
Sipas tij, heqja e fashës do të thotë që qytetarët shqiptarë të paguajnë më shumë për energjinë elektrike.
“E mbani mend cfarë tha para një viti kryeministri se me qeverinë e tij do fitonin 97% e shqiptarëve? Se ata që fitonin më pak do paguanin më pak dhe do fitonin më shume? Sigurisht që e mbani.
Le të dalë ndonjë qytetar sot pas një viti dhe të thotë se ai ka paguar më pak në tatime, taksa?
Që të thotë se ndonje cmim i produkteve bazë apo ilaceve është ulur ! Se ka fituar 40.000 lekë më shumë në muaj sic na tregonte vjet! Asnjë përvec atyre 3 % dhe qeveritarëve, asnjë i vetëm!
Vetëm dokra dhe propagande. Dhe sot u thonë qytetarëve se nuk do rrisin cmimin e energjisë por do heqin fashën! Cfarë ështe fasha që vuri Berisha?
Ata që fitonin pak, pensionistë dhe familje në nevoje, ata që harxhonin pak pra deri në 300 kë në muaj, paguanin më pak, pra cmim të përgjysmuar të energjisë. Ata që fitonin më shumë, harxhonin më shumë se 300 kë/muaj, paguanin cmim më të lartë të energjisë!
Po sot? Bëjeni vetë llogarinë. Do paguajnë më shumë, të gjithe pa dallim!
Po pse do paguajnë më shumë, ka patur ndonjë fatkeqësi natyrore, apo energjitike. Jo, por CEZ dhe kontrata famëkeqe e Edi Ramës që duhet paguar. Dhe nuk duhet ta paguajne ata 3% që u bënë më të pasur këtë vit dhe nuk u varfëruan aspak!
Jo. Do e paguajnë ata 97% që u varfëruan më shumë, e keqpaguan më shumë dhe u shtrydhën dhe po shtrydhen më shumë”, shkruan Halimi në rrjetin social.
DOLI KY DISTROFIKU PD QE NE PD TALLIN BY….N ME KETE FYTYR??
ik or shkerdhate, u bere inxhinier elektriku….me shkolle me patate…katunar,ik me dhi se per ate je…