Qeveria, auditim komunave/ Çuçi: Do të zbardhim çdo qindarkë të harxhuar

11 Tetor 2014, 17:11Politika TEMA
Qeveria, auditim komunave/ Çuçi: Do të zbardhim çdo

Qeveria po kalon në filter të ardhurat e çdo bashkie e komune përmes një auditi financiar.

Procesi po udhëhiqet nga ministri shtetit për Çështjet Vendore, Bledar Çuçi, i cili në një intervistë për Ora News, sqaron se erdhi si nevojë e një realiteti, që flet, se 70% e njësive aktuale vendore nuk e dijnë sa vlejnë.

Ne do të bëjmë fillimisht një vlerësim financiar të të gjitha komunave dhe bashkive ekzistuese, që pastaj të bëjmë një bashkim financiar-administrativ të komunave dhe bashkive, në mënyrë që të krijojmë një bashki të re sipas ligjit.

Si shumë gjëra në Shqipëri që janë braktisur, sipas një sondazhi që kemi bërë, rreth 70% e komunave nuk kanë vlerësim financiar dhe nuk kanë bërë as audite financiare në fund të çdo viti, – siç janë të detyruar me ligj, – bashkimi që do të sillet është një bashkim financiar dhe administrativ. Pra secila do të ketë inventaret, borxhet, përkatësitë në kompani të ndryshme, e kështu me rradhë” – tha Çuçi.

Por jo vetëm kaq, për herë të parë, thotë ministri, edhe kufijtë e bashkive do të përcaktohen me ligj.

Në 23 vjet nuk ka një përcaktim të qartë me koordinata gjeografike të njesive vendore. Nuk ka pasur dhe nuk ka sot Shqipëria. Ka një hartë që deri diku ka një ndarje imagjinare, të papërcaktuar me koordinata fikse gjeografike. Këtë process do ta vazhdojmë në mënyrë që ta mbarojmë përpara zgjedhjeve të ardhshme vendore” – u shpreh Ministri.

Zgjedhjet e 2015-tës, do të organizohen mbi ndarjen e re administrative-territioriale dhe ministri Çuçi këmbëngul në qendrimin e shumicës se:

Kjo reformë nuk bëhet për qellime politike, nuk duhet të bëhet për qellime politike” – theksoi Çuçi.

Teksa qeveria vijon punën me implementimin e reformës për ndarjen e re administrative, PD i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, për të kërkuar shfuqizimin e ligjit, që ndan Shqipërinë në 61 bashki.

4 komente në “Qeveria, auditim komunave/ Çuçi: Do të zbardhim çdo qindarkë të harxhuar”

  1. Edkari says:

    Ministri Çuçi ne ate post se pranoj te marre grua femren qe pozonte nudo me Edi Ramen.

    1. Albogentivlora says:

      Injorant!

  2. lekdushi says:

    Plotësisht e drejtë..z.ministër!Komunat dhe bashkitë deri më sot kanë ecur nëpër tym,..”të dalë ku të dalë…”.Me këtë mendim hyjnë nëpër fushata gjithë ata kandidatë…sepse e dinë se bëjnë çtë duan,dhe nuk i kontrollon dot kush..!Po kështu është rrëmujë edhe çështja e kufijve…ku fillon njëra komunë apo bashki dhe ku mbaron tjetra…Duhen kordinata të sakta gjeografike…dhe përcaktime topografike në to…Deri në verën tjetër si e mjaftueshme është koha,për të ndërmarrë gjithë masat e duhura..që bashkitë e reja të punojnë normalisht e me përgjegjësi ligjore..!Ja,ne presim të shikojmë ndryshimet pozitive zoti ministër!

  3. PECI LUKU says:

    NE KOMUNEN E LOZHANIT NE RRETHIN E KORCES SKA PERSE BEHET KONTROLL LEKET I KA MARRE LUMI DEVOLL I HENGREN PESHQIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje