Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi Lika duhet që të ndiqet penalisht nëse vërtetohet se përgjimet ndaj politikanëve janë të paligjshme.
Kështu deklaron deputeti socialist Paulin Sterkaj, që ishte dhe ndër emrat e përgjuar nga SHISH, sipas një raporti të nxjerrë në emisionin “Opinion”.
“SHISH thotë që përgjon për të ruajtur sigurinë kombëtare, për ato probleme që ka në ndjekje vetë shërbimi, por po e them edhe një herë se çdo gjë do analizohet dhe do shihet. Nëse ato kanë shkel ligjin natyrisht do përgjigjen para ligjit”, tha Paulin Sterkaj.
Intervista me deputetin e PS, Paulin Sterkaj për A1 Report
Ju jeni një ndër personat që rezulton i përgjuar, si e gjykoni këtë?
Nuk kam qenë i interesuar asnjëherë a përgjohem apo nuk përgjohem, s’e kam pasur shqetësim sepse unë këtë numër e kam që nga viti 2000-2001 edhe e kam numër publik dhe s’më shqetëson fare, dhe s’jam shqetësuar fare për përgjimin, por natyrisht unë s’kam asnjë informacion konkret që jemi përgjuar. Ky është diskutim në media, unë s’jam njohur akoma me raportin se si ka funksionuar kontrolli dhe përgjimi, por fakti është që unë s’jam shqetësuar fare dhe s’e kam problem punën e përgjimeve.
Sipas jush, a është e ligjshme diçka e tillë që ka bërë SHISH?
Mbetet për t’u parë a është e ligjshme apo është e paligjshme, unë e thashë nuk kam asnjë informacion për raportin, por mesa kam parë në media ka pasur personalitete më të larta të përgjuar dhe natyrisht janë në shkelje me ligjin dhe s’jam në gjendje me e vertetu unë si deputet a është i ligjshëm apo i paligjshëm, por në të ardhmen nëse njihem me ndonjë raport mundemi me e diskutu a është i ligjshëm apo i paligjshëm, por unë mendoj se si çdo shtetas shqiptar që shkel ligjin, do të përballet para ligjit dhe nuk e kam hamendje por fakti që më kanë përgju unë s’e kam problem.
Nëse vërtetohet që është bërë përgjimi mund të themi se është cenuar siguria kombëtare?
SHISH thotë që përgjon për të ruajtur sigurinë kombëtare, për ato probleme që ka në ndjekje vetë shërbimi, por po e them edhe një herë se çdo gjë do analizohet dhe do shihet. Nëse ato kanë shkel ligjin natyrisht do përgjigjen para ligjit.
Në këtë periudhë ka pasur një debat nëse duhet të shkarkohet apo jo kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, sipas jush a është e mirë puna që po bën Visho Ajazi dhe a duhet të vijojë ai të drejtojë shërbimin shtetëror apo jo?
Tani unë jam deputet i Komisionit të Sigurisë edhe nuk mund të shprehem sot kush është i mirë dhe kush është e keqe. Nuk jam në gjendje të them a duhet të shkarkohet apo jo, nëse ai ka shkel ligjin apo varësit e tij, ai natyrisht do të mbajë përgjegjësi.
Nje nga deputet me te trashe te PS, i partikuluar, i pashkolluar nje ish Bodygard. Nje roje trupi qe qe jep intervista me nivel medioker.
Juve zoteri qe keni komentuar me siper, po nuk qe politikani nga jugu nuk ju behet qefi,dhe e keni shum gabim sepse jeni duke perpjekur te ndizni shkendija te cilat do tju djegin juve, nuk duhet harruar se ne gjuhen gege flasin mbi miljon shqiptare prandaj nuk mund te jeni as me te shkolluar dhe as me patriote,Paulini eshte deputeti me i nderuar ne ate parlament,ai eshte i drejt perdrejt dhe shume i kuptueshenm nga ana gramatikore.
C’lesh “jugu” dhe “veriu”???!!! Ky analfabet nuk eshte ne gjendje te formoje as fjali me kuptim dhe jo me te artikuloje mendime apo te perpunoje ligje!!! Ka mbijetuar duke blere vota fshataresh pa toke dhe duke luajtur bythen sa majtas, sa djathtas. Kjo palo interviste duhet publikuar para zgjedhjeve te radhes qe te shohin malokeria shkodrane per c’mut kane votuar 12 vjet…
Komenti i mesiperm shihet qarte qe eshte nga nje njeri injorant.”I partikuluar” ,cfare do te thuash me kete fjale.E ke te huazuar nga nje gjuhe e huaj dhe mgjt ske ditur ta kopjosh.Per deputetin ne fjale ,une e njoh personalisht dhe ta gatantoj qe eshte sh me i shkolluar se pjesa me e madhe e deputeteve.Ju keni nje problem me njerezit qe flasin gegerisht.Eshte nder te paktit deputet qe mendon me koken e vet dhe ju sugjjeroj ta njihni personalisht.Arritjet e tij ne sport dhe ne jete s’jane te krahasueshme me kerkend .
Sterkaj, eshte nji nga deputetet me prestigjioze te PS se!
Vishnja Avazi,ne burg bashke me efendikon e tij!
Po te ekzistonim ne nje shoqeri te drejte, Paulini do kishte te drejten e dhenies se nje interviste vetem nese do e pyesnin per loopet !
Z Sterkaj nuk mund qe ta quaj deputeti medjoker , eshte sgjedhur me kujdes nga mafja e Tiranes dhe punon per interesa te saje kryesisht ne zonen e Malsise se Madhe ku drjton rrjetin e droges nga SHqipria ne Mal te Zi , Serbi drej vendeve prendimore , prandaj nuk mund ta quajm beputeti medjoker por deputeti I”talentuar” per zanatin qe eshte perzgjedhur
Zoti Stèrkaj qènka i mirè vetèm kur ka qènè me p.d.en mè pas çdo gjè ndryshon Kush flet sipas interesit nè tè tilla raste e ka mendjen e ndryshkur.Zoti Stèrkaj èshtè pèrgjigjur tamam, kush èshtè fajtor duhet tè pèrgjigjet,sidomos Visho dhe 97 tèt e tjerè tè salès.
Nuk e njoh personalisht Z. Stërkaj por… kam formuar simpati nga veprimet dhe mendimet e paraqitura prej tij në mas-mediat.
Edhe në këtë intervitë, Z. Stërkaj ka treguar një përmbajtje të pëlqyshme të deklarimeve; citoj: “në se ka shkel Ligjin, natyrisht do të përgjigjen përpara Ligjit”.
po te dale qe je kriminel nga pergjimet se ti ke vrare e ke bere prostitucion se bashku me frrokun e ndoken a do te kerkosh ndjekje dhe burgim per ty.
Dy fjali per Shkoder locen e lodhun mund tju kujtoj se ka patun 2 rilindas ne kohen e ENVERIT; PAL VATEN dhe SUL BUSHATIN dhe sot ne sezonin e EDVINIT eshte PALIN STERKI e TOMA DOccI hej medet per tan Shkodren I raft te tanve ebola, kur I kujton se kush ka ken RILINDJA E SHKODRES Dhe e SHQIPNISE ! kA ARDHE KOHA ME JU QAJTE ME GRA TE RECIT.
Po he pra ju barsaletaxhinjte e Shkodres nuk nxorret ndonje te mencur t’i heqe udhen popullit drejt Europes. Ju me te zgjutit e Shqiperise c’fare prisni apo nxorret Shkurten e demokracis, ate marroken e Shkodres qe udhehoqi kuvendin e karraduzeve. Shkoni karrabusha mbytuni ne Bune, njerez kot.