Megjithëse në statutin e Partisë Demokratike është e përcaktuar që mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike njoftohet 5 ditë përpara datës së caktuar nga Kryetari, pritet që konstituimi i forumit më të lartë politik midis dy Kuvendeve Kombëtare, të bëhet duke thyer këtë nen statutor.
Në këtë mënyrë partia më e madhe e opozitës pritet të zhvillojë mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar, për përbërjen e të cilit ka dyshime për manipulime votash dhe që nuk shpreh vullnetin e delegatëve me të drejtë vote të thirrur në Kuvendin Kombëtar të 28-29 Shtatorit.
Burime nga PD konfirmojnë për “TEMA” se nga dita e shpalljes së listës fituese për anëtarët e Këshillit Kombëtar, cdo kandidat për një vend në këtë strukturë ka pasur dy javë kohë për të depozituar një ankimim pranë selisë së PD lidhur me rezultatet.
Mësohet se ankimimet në lidhje me procesin e votimit dhe numërimit të votave nuk kanë kaluar numrin 20, ndërsa ankimuesit nuk kanë argumentuar ankesën e tyre në lidhje me një rinumërim të votave, edhe pse janë publikuar momente kur në kutitë e votimit janë futur duart, apo kreu i bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu ka deklaruar se ka votuar 4 herë.
Pritet që me organizimin e ri, Partia Demokratike për herë të parë do të ketë 5 Nënkryetarë, 1 Sekretar të Përgjithshëm, Sekretariatin funksional dhe të paktën 15 departamente. Këto të fundit në bazë të një udhëzimi të kreut demokrat Lulzim Basha nuk do të drejtohen nga deputetët, të cilët përjashtohen automatikisht nga gara për një pozicion si drejtues departamenti.
Ndërkohë udhëzimi i Bashës nuk sqaron nëse drejtimin e Departamenteve mund ta bëjnë individë që sot nuk janë anëtarë të Këshillit Kombëtar.
Statuti i PD përcakton se drejtuesit e departamenteve i propozohen Këshillit Kombëtar nga Kryetari i Partisë, ndërsa numri i tyre përcaktohet me vendim kryesie. Kjo do të thotë se zgjedhja e drejtuesve të departamenteve do të bëhet në një moment të dytë, pasi PD të konstituojë kryesinë e re, e cila për herë të parë nuk do të ketë pjesë të saj ish-Kryeministrin Sali Berisha.
Ndërkohë burime nga PD theksojnë se janë përzgjedhur disa nga emrat që do t’i propozohen Këshillit Kombëtar për tu votuar si drejtuesit e ardhshëm të partisë më të madhe në opozitë. Mes emrave të përzgjedhur janë Oerd Bylykbashi, Eduard Halimi, Grida Duma, Eduard Selami, Arben Ristani, Jorida Tabaku, të cilët sipas burimeve nga PD do të votohen për pozicionet e nënkryetarëve dhe sekretariatin.
Ndërkohë përsa i takon pozicioneve të tjera, përfshi këtu Departamentet apo Sekretariatin funksional, mësohet se ndër emrat e përzgjedhur janë edhe Etion Kapidani, Agron Kulicaj, Jamarbër Malltezi, Kreshnik Collaku, Nertila Qafzezi, Alfred Rrushaj, Asllan Dogjani, Enkelejd Alibeaj, Petraq Milo, Teuta Starova.
Burime nga PD theksojnë se të paktën për cdo pozicion do të ketë dy kandidatë, ndërsa fitues do të shpallet ai që ka marrë numrin më të lartë të votave.
Mësohet se jashtë propozimeve të kreut demokrat Basha për kupolën drejtuese të PD-së kanë mbetur disa nga emrat e njohur në rradhët e kësaj partie ndër vite si Jozefina Topalli, Ridvan Bode, Arben Imami, por edhe Mesila Doda apo Majlinda Bregu. Nëse këto emra nuk do të propozohen për një nga pozicionet drejtuese, atëherë ato automatikisht nuk mund të jenë pjesë e Kryesisë së PD-së, e cila në statutin e ri ka të përcaktuar përbërjen e saj.
Ky stan kete bylmet ka.
Bini,o muzika
bini me te qare,
PD do kete
pese nenkryetar.
Pese nenkryetare
e nje sekretar,
Vet Lulzim Basha
do te jete i pare.
Shtoni sa te doni,
mbusheni SHQUPIN plot,
pa Sali e Jozi
do te jeni kot!
Cfare ankimesh do behen?
Keta zaberhanet e PD-se e dine se edhe kur i VODJHEN VOTAT ne 2009 dhe 2011 megjithe PROTESTAT E FUQISHME DHE GEVEN E ZGJATUR RE URISE nga deputetet socialiste apo PUSHKATIMIN e 4 PROTESTUESVE paqesore ne 21 janar,SALI RAMA Berisha,ky ARMIK I SHQIPTAREVE kurre nuk pranoi t’i hape kutite e ne RINUMEROHESHIN VOTAT!!!
Ja pra tani ju qellon qe ta keni mbi koke ate qe u kane bere te tjereve!!
KY STAN ATE BULMET KA!!!
Artikull dallavere me qellime te fshehura!
Ky eshte keshilli i ndrikullave.
ne kete keshill u vendos dhe dhenderi i BERISHES ,Jamkar Malltezi si trap qe eshte se Zenit nuk i besonte shume Sala se ai e ka mendien pas kurvave e parave thote dhe keshtu na iken nga dora partia dhe afrohen hekurat. TANI TE DHENAT DO TI VINE NGA DY ANET E DY DHENDURET JKAR DHE LULUSH BILBILUSHI.
PD, nji bande e dale jashte luftimit!
PD = me ISIS !
Po Kac faqeziun Islamin ku po e lini??????????????????????????
ti mbaje oturakun BERISHES
Po Dhorin ku e keni?
Partite jane kthyer ne banda hajdutesh te neveritshem, te pangopur , te gjitha pa perjashtim.
pak rendesi ka se kush do te zgjidhet ne pozicionet drejtuese pasi kjo parti e ka marre rrugen e mutit dhe eshte shume e veshtire to recover ose e pamundur.
Sidoqofte e perjetshe kujtimet e hidhura te kasaj partie.
te shohim kjo parti e lulushit se sa perqind do kapi ne votime, po kaloi 20% do jete arritje e madhe…
E VERTETA E MADHE ESHTE SE PD NUK KA ARDHUR NE QEVERI ME VOTE TE PASTER>>>…JANE MANIPULUAR …..kurren e kurres…
Te hyj Grigja SUMA dhe te dalin njerez me integritet moral dhe profesional esht te vesh kujen.Por ka nje gje shume te mir se e kan humbjen te sigurt me te till plehra.Nja dy burra i hengri kjo lavirja, Olldashin dhe Santon.