Astrit Patozi: Përgjimet, një lojë e pistë politike

12 Tetor 2014, 11:45Politika TEMA

Lojë të pistë politike, e ka cilësuar deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi ccështjen e përgjimeve. Përmes një komenti, ish-kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, i cili sipas një liste të publikuar pak ditë më parë ishte ndër politikanët e përgjuar nga shërbimet sekrete, e cilëson raportin e hartuar si jo seriozë. Patozi ngreh dyshime që nga momenti i ngritjes së Komisionit që ushtroi kontrollin në SHISH dhe deri në hartimin e raportit të tij.

“Më ngjason pak me ato fushatat politike për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, të cilat në fakt kanë pasur për qëllim mbylljen e tyre, natyrisht duke përbaltur disa emra, në varësi të rrethanave dhe interesave të politikës së ditës, të cilët zakonisht, ose kanë qenë vulnerabël, ose nuk kanë pasur mundësi dhe zotësi të mbrohen nga thashethemet e fabrikuara nga një teknologji tashmë e njohur dhe e diskretituar.A kam unë një shqetësim personal për këtë çështje?

Zero shqetësim. E di që ka politikanë apo njerëz të tjerë publikë, që rrudhen dhe zverdhen sa herë hapet dhe rihapet debati për letrat e para vitit 1990. Ka të tjerë që thartohen dhe skuqen për dokumentet e viteve të pasdiktaturës, kryesisht kur kanë mbajtur poste të rëndësishme. Ka edhe një pakicë, që shqetësohen për të dyja kohët bashkë. Këta janë më të rrallë, por gjithsesi ekzistojnë”, shkruan Patozi.

Komenti i plotë i deputetit të PD Astrit Patozi

Së pari, nuk ka asnjë element të besueshëm që raporti i hartuar është serioz. Që nga mënyra si u ngrit komisioni, mu si kontroll punëtor, nga paragjykimet e njohura publike të qeverisë që u reflektuan në të, mënyra si rrodhi informacioni, gjoja tepër sekret, e deri te debati i stisur, që po shoqëron të ashtuquajturat gjetje të tij në arkivat e SHSH. Duket pak a shumë si gjyqet e diktaturës, kur në fillim caktohej dhe arrestohej personi, pastaj kërkoheshin dhe “gjendeshin” provat. Për t’i vënë kapakun të gjithave, deputetët që kanë kontrolluar dhe hartuar raportin i përkasin të gjithë maxhorancës, e cila e ka shpallur që në ditët e para të pushtetit të vet synimin për të vënë nën kontroll Shërbimin Informativ Shtetëror.

Kjo do të mjaftonte që ta konsideroje si një histori banale, tipike shqiptare e kësaj epoke, kur politika përzihet dhe luan pistë, dhe për shkak të paaftësisë së aktorëve, era e kërmës ndihet qindra kilometra larg. Ndaj kam pasur një mëdyshje të madhe, nëse ia vlente ose jo të jepje një shpjegim për këtë çështje, meqë emri im ishte një ndër të lakuarit e atyre që sipas raporti qenkëshin përgjuar.

Vendosa të them diçka thjesht dhe vetëm për ndihmuar sadopak publikun për të kuptuar se në historinë e këtyre 23 vjetëve zakonisht tema të tilla hapen për të mbuluar gjëra të tjera më të rënda dhe më të rrezikshme, se ajo që gjoja ka ndodhur dhe që serviret si e tillë.

Më ngjason pak me ato fushatat politike për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, të cilat në fakt kanë pasur për qëllim mbylljen e tyre, natyrisht duke përbaltur disa emra, në varësi të rrethanave dhe interesave të politikës së ditës, të cilët zakonisht, ose kanë qenë vulnerabël, ose nuk kanë pasur mundësi dhe zotësi të mbrohen nga thashethemet e fabrikuara nga një teknologji tashmë e njohur dhe e diskretituar.

A kam unë një shqetësim personal për këtë çështje? Zero shqetësim. E di që ka politikanë apo njerëz të tjerë publikë, që rrudhen dhe zverdhen sa herë hapet dhe rihapet debati për letrat e para vitit 1990. Ka të tjerë që thartohen dhe skuqen për dokumentet e viteve të pasdiktaturës, kryesisht kur kanë mbajtur poste të rëndësishme. Ka edhe një pakicë, që shqetësohen për të dyja kohët bashkë. Këta janë më të rrallë, por gjithsesi ekzistojnë.

Unë për vete jam shumë i qetë, dhe jam gati t’u vë në dispozicion të gjithëve çdo letër dhe çdo bisedë timen, çdo veprim apo mosveprim timin, që nga certifikata e lindjes e deri në ditën që po flasim.
Kam pasur të njëjtin numër telefoni, që nga viti 1996, dhe do të kem po këtë, derisa të kem frymë dhe të mbaj një celular në dorë. Dhe nuk e kam fare problem që të deklaroj se autorizoj çdo shërbim inteligjent ose jo të Republikës së Shqipërisë që të përgjojë tani edhe në të ardhmen, në rast se ka dëshirë, bisedat e mia, sepse nuk kam asgjë për të fshehur. Me këtë rast i çliroj nga përgjegjësia ligjore, në raport me mua, të gjithë ata që mund të më kenë përgjuar ose mund të më përgjojnë në të ardhmen, qofshin këta të krahut tim apo kundërshtarë politikë.

Kjo nuk do të thotë aspak se të jesh i përgjuar është ndonjë kënaqësi. Përkundrazi. Edhe kur nuk ke asgjë për të mbuluar, mjafton që dikush qëndron pas veshit dhe zërit tënd, është, sa fyese, aq edhe bezdisëse. Është njësoj si të të thyejnë shtëpinë, edhe kur nuk të vjedhin asgjë me vlerë brenda. Por, tek e fundit, kjo është për fat të keq ende Shqipëria, ku abuzimet dhe zullumet më të mëdha nuk bëhen duke e shkelur ligjin fshehtas, por duke e masakruar atë hapur, mu në mes të publikut, i cili hutohet pastaj kur i hedh ndonjë kockë si kjo historia e pështirë e përgjimeve.

Në këtë kuptim, zhvlerësoj në themel përfshirjen e emrit tim në listën e të përgjuarve, sipas citimeve, që i bëhen raportit “top sekret”, por që e ka marrë vesh i madh e i vogël në Shqipëri. Do të bëja të njëjtën gjë, edhe sikur të isha i bindur se raporti ishte serioz. (Është shumë qesharak fakti që unë jam anëtar i Komisionit të Sigurisë në Kuvend dhe nuk kam asnjë dijeni për raportin që e kanë hartuar kolegët e mi, por më shumë se unë di çdo shqiptar, i prirur për të dëgjuar dhe lexuar histori konspirative, si kjo e përgjimeve). Jo se prisja ndonjë gjë prej tij, por dje u përpoqa të lidhem në telefon me Spartak Brahon, kryetarin e Komisionit të Sigurisë, por nuk arrita të flas. Me sa duket, Spartaku është duke shijuar kënaqësinë që i jep të qenit deputeti i 70 apo i 71, në rastin hipotetik të zgjerimit të koalicionit qeverisës. Sepse ka pakicë të artë, siç ishte LSI kur qeverisi bashkë me ne në vitet 2009-2014, por mesa duket paska edhe deputetë të artë.

Natyrisht, unë nuk jam aq naiv sa të besoj se të gjitha shërbimet dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit në Shqipëri janë superkorrekte në zbatimin e detyrave të tyre. E di që ka pasur dhe do të ketë edhe në të ardhmen zelltarë të pafre në abuzime dhe shkelje flagrante të normave ligjore dhe të apasionuar që do të kërkojnë të dinë për të tjerët shumë më tepër se sa u lejon detyra e tyre. Por, kjo më shqetëson më pak sesa tendenca për t’i kapur, përdorur dhe keqpërdorur politikisht institucionet, të cilave kur u shtohet pastaj edhe paaftësia, dalin totalisht jashtë shërbimi.

Po ju tregoj një ngjarje shumë personale për ta ilustruar. Gjatë kohës që ushtroja detyrën e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, një ushtarak, që nuk punonte në Shërbimet Sekrete, vjen e rrëfehet për një gjë shumë të pazakontë. Meqë banonte në një pallat me mua, ai kishte marrë porosi që të survejonte dhe të raportonte për të gjithë personat që hynin dhe dilnin në shtëpinë time dhe kjo e kishte nxjerrë nga takti, ndaj edhe nuk e mbajti gjatë, por e dekonspiroi. Porositësi ishte një përfaqësues i lartë i maxhorancës, i cili, në fakt, nuk kishte fare lidhje me Ekzekutivin. Kjo e bënte edhe më enigmatike “detyrën” për ushtarakun e shkretë. Problemi ishte se e gjithë kjo “rrufe” shfaqej në një periudhë shumë të qetë për Partinë Demokratike dhe për maxhorancën e saj, kur pothuajse nuk ndodhte asgjë për të prishur humorin apo shijet e dikujt. Dhe kjo e kishte trashur fare ushtarakun.

Mbaj mend se në fillim turfullova dhe u bëra keq, por shumë shpejt u qetësova. Sepse unë e di që në këtë vend ka dhe do të ketë plot paranojakë, që kanë një keqkuptim të madh për pushtetin dhe për ushtrimin e tij. Ata mendojnë se të dish sa më shumë për kundërshtarin, rivalët, kolegët, madje edhe për njerëzit e shtëpisë, t’u hysh atyre në oborr, në shtëpi, madje edhe në dhomën e gjumit, të bën ty më të fortë dhe dobëson të tjerët. Është keqkuptim i madh ky dhe historia ka qenë e pamëshirshme për ta treguar dhe ritreguar. Unë kam vetëm neveri dhe keqardhje për këtë soj njerëzish.

Por, le të kthehemi tek përgjimet. Si të mos mjaftojë përlyerja deri në grykë e politikës në këtë histori, debatin e nxisin edhe disa protagonistë të tjerë, të cilët janë më pasionantë edhe se vetë deputetët, që mund të kenë marrë detyrën.

Jo të gjithë e dinë që në Shqipëri ka edhe mitomanë dhe delirantë gjithfarësh, që e kanë mani prej vitesh që të tregohen se janë të përgjuar. E kanë si biçim statusi për të amplifikuar rëndësinë e tyre në shoqëri. Në ndonjë rast, e përdorim edhe si justifikim për të përligjur qëndrime të caktuara politike, pro apo kundër një kampi të caktuar. Dhe këta zakonisht i hedhin benzinë këtij zjarri sa herë që dikush e hap temën e përgjimeve. Më ka rënë rasti të njoh shumë të tillë dhe tani sigurisht që kanë kohën për t’u shfaqur.

Sot janë gati të zihen për vërtetësinë e listës, kur disa ndihen të prekur pse nuk janë edhe ata, por vetëm emrat e ca të tjerëve. Këtyre të mërziturve jam gati t’ua fal vendin tim të listës, sepse mua nuk më duhet për asgjë. Kurse atyre mund t’u shërbejë, ndërkohë që përfituesin më të madh nga kjo punë nuk e di pse e gjej në Kryeministri. Edi Rama thjesht ka dhënë një porosi. Shpresoj të ketë inteligjencën për ta kuptuar se e kanë zbatuar dhe po vijojnë ta zbatojnë tmerrësisht trashë, tmerrësisht keq.

32 komente në “Astrit Patozi: Përgjimet, një lojë e pistë politike”

  1. koco bocari says:

    Derdellisje prej trapi. Fakti eshte qe je pergjuar.Kjo s’ka as me te voglin dyshim. Tani ustai yt thote qe te pergjuarit kane komunikuar me persona te inkriminuar.
    Pra ti ke folur me kriminele.Ke ndonje pergjigje dhe mos derdellis fjale pa buke o koqe!

    1. GuitarGuy says:

      I ke rene pikes.

      1. N.shabani says:

        Me te vertete shume budalla dhe servil ndaj Sali Berishes. Shume turp nuk e mbron dot veten dhe ad Sokol Olldashin sepse jane pergjuar te gjithe ata qe ishin me Sokolin por Patosit nuk ja mban te dalin kunder Saliut se ka frike se perfundon si Olldashi. Servil shume I keq, I del ne mbrojtje Shikut dhe Saliut dhe nuk thote qe kush ka shkelur ligjin duhet te denohet dhe shkarkohet por u del ne mbrojtje dhe I justifikon. Turp!!!!!!!

    2. arvaniti says:

      AI qe thote se ka folur me kriminele dhe eshte i vetmi qe di permbajtjet le ti nxjerre bisedimet.Apo tani qe e kupton qe e ka mare rrugen e burgut do te justifikoje veprimet qe ka bere.Ka ketu e dy vjet qe i pergjon, sikure nje pordhe te kishte digjuar do te thoshte qe iksi pjerdh kur flet ne telefon dhe jo me tekishte material kumprometus.Nje rural pervers me komplekse te jashtezakonshme inferioriteti si 100% e katunareve

      1. Shefqet Cela says:

        Problemi eshe me i thjeshte: Zoterija, pa zotnillek, ka ngelur me gisht ne goje. Nuk arriti te nuhase cilen ane i leverdiste te mbante. U ndoth ne anen e gabuar.
        Tani tenton te serviloset, siç e ka zakon, me shprese qe ti japin ndonje thele; sepse debutetlleku i la shendene.
        E kane flakur si limon e shtrydhur!

    3. Arber says:

      Shko more fashist e bir fashisti. Nuk te ben pershtypje ty qe KM i vendit pergjohet nga gangsteret e Berishes. Kjo eshte per te vene duart ne koke. Keta maskarenj ne vend te mbeshtesin drejtesine qe te beje punen keta mbeshtesin krimin. Rregullimi i punes se SHISH eshte nje perparesi kombetare dhe SHISH s’duhet te merret me me politikanet vendas por me veprimtarite armiqesore ndaj vendit. Berisha i ktheu SHISH dhe te gjithe institucionet e vendit ne vegla te ndyra te tij. Ja pse ai dinte ngjyrat e brekeve te te gjitha grave te deputeteve si dhe fustanet e grave te tyre. Eshte nje TURP kombetar. Keta maskarenj nuk reshtin se na treguar se nuk jane per pushtet sepse e keqperdorin ne menyren me te shemtuar pushtetin. FASHISTE!

  2. Hm... says:

    Lere sigurimin e shtetit se te pakten i sherbente nje diktature por qe ishte nacionaliste ne krahasim me cfare kemi pare para 1944 dhe pas 1990. Duhet sqaruar perse u bene keto pergjime. Per interesa pushteti, zullume dhe abuzime per oborre familjare … apo per interesa te qarqeve antishqiptare ne rajon si Serbia dhe Greqia… ketu duhet pare kjo pune se te jete thjesht per interesa pushteti hajde de por per interesa antishqiptare kjo eshte tragjike.

  3. Treviso says:

    Zoti Patosi, ne radhe te pare ju bini ne kundershtim me vijen e Partise Demokratike. Hapjen e dosjeve e ka kerkuar kryekrimineli sali Berisha me partine e tije, por qe nuk i hapi. Ai beri ate qe ju pohoni ne kete shkrim.
    E dyta- Ju thoni qe kjo loje behet per te futur Sh.I.K.un nenkontrollin e maxhorances. Deri ketu jam dakort. Lind pyetja, deri tani kush e komandon Sh.I.K.un dhe pse duhet ta komandoje ai qe e komandon dhe jo qeveria, kur kryetari i saje zgjidhet nga kryeministri?
    E treta- Kur ish maxhoranca eshte kritikuar per pergjimet qe ka bere jashte ligjit, pse kryetari kriminel Lulzim Basha demostrori fitoren kunder pergjimeve, kur qeveria e sotme kerkonte regjistrimin e numrave telefonik te abonenteve ku behet ne te gjithe boten?
    Qe ne krijimin e saje Partia Demokratike ka pasur per moto: Beni si themi ne, dhe mos beni si bejme ne.
    Zoti Patosi, une mendoj: Per pozicionin qe ju mbani ne Partine Demokratike tani per tani, ky shkrim nuk ju shkon per shtat.

  4. i pergjuari says:

    Sa naive te shprehesh qe diktatura paska qene nacionaliste!!! dhe nuk je i vetem!!! Diktatura ka qene internacinaliste, ku per hire te nje cope hekuri, i thuhej derrit sllav apo aziatik vella, as daje jo por vella, ne varsi te nevojave. Kombi (nacioni) ishte i ndare nder 100 copa, dhe lanun jashte, dhe jo vetem nuk perpiqej apo flitej per te drejta apo bashkim, por perkundrazi diktatori, dhe sigurimi i tij, kishin kontribuar, me urdhera dhe vrasje partizance heroike, per lenien jashte per hir te vellazerimit Titist, apo internacionalitetit ideologjik. Ku t’i pranojne mumjet sigurimse keto koncepte!!!!

    1. Po,Po says:

      O idjot,a nuk e kupton se ketu flitet per pergjimet qe Sali Berisha u ben kundershtareve politike,por edhe bashkepuntoreve te tij,duke perdorur sherbimin special te sigurimit kombetar,sikur ta kishte picken e sllobodankes.Kurse ti pjerdh qe te shfryhesh e t`i largohesh thelbit te problemit.Per cfar shteti e per cfar demokracie mund te flitet ketu?!
      Dhe… te gjitha keto,shpellari i Vicidolit ,i ben pas malit me krime e felliqesira qe beri me SHIK-un e Gazidedes,ndaj zgjodhi nje “fotokopje” te tij,kete spiunin serbo-rus , qe e zune gafil dhe e fotografuan sherbimet inteligjente te NATO-s,duke i derguar nje kopje bajges qe rri ne karriken e presidentit dhe tjetren ja dhane kryespiunit serb Sali Berishes.Si mund te kene besim aleatet e NATO-s te SHISH-i yne…?! ..ndaj dhe na pergjojne.Kurse zorote,si injorant klasik qe je,derdellit e derdellit kodra mbas bregut.

  5. Christ says:

    Partia ime me arreston – tha Kadri Hazbiu.
    Edhe ky te njejten gje.
    Partia ime me pergjon – thote Astrit Patozi.
    Asgje s’ka ndryshuar.

  6. MANUSHAQA says:

    TI JE NJE NJERI I KAMUFLUAR PSE I BIJE ANES NUK FLET KONKRETISHT APO AKOMA KE FRIK NGA SALA??

    1. Zhelefina says:

      Pikerisht tani Patozi ka frike prej Saliut,me teper se kurre.Tani po e njeh mire qe Saliu ha edhe njerezit e tij,ashtu si bente Enveri.A nuk e tha me gojen e tij,Azem Hajdari:”….kujdes.Shume kujdes,se doktorri te vret,…” Ai e kishte njohur mire,si tropojan dhe,megjithate nuk i shpetoi dot.Kjo dhe vetem kjo)frika)e tmerron krmbin qe zvarritet ne lluce,belbezon e s`flet dot,”trimin”qe s`ka bythe te flase troc,Astrit Patozin.Keta jane njerez pa shtylle kurrizore,pa parime e ideale e pa vlera.

  7. Opinionisti says:

    Dhe ti je një nga pisanjosët e politikës shqiptare.

    Kur e kuptoni qe jeni vecse sherbetore rrini si mut sepse e dini qe e keni koburen te koka.

    Te fala afendikoit!

  8. astrit says:

    Vetem per sigurimin e shtetit nuk duhet te flase ky bythelepires i Saliut, sepse babai i tij ka qene sigurimsi me i poshter qe ka patur diktatura ne Kavaje.

  9. Delli USA says:

    Ky Patozi vjen verdall si pordha neper breke me kete shkrim krunde,mundohet te thot shume por nuk thot asgje,por nga fundi shigjeton Ramen per ti bere qejfin Saliut.Njerez pa kurriz,te destinuar per tu zvarritur.

  10. Ermiri says:

    Patozi nje servil dhe i pa afte, bythlepires dhe pa nivel. Me te drejte ky nuk i duhet Bashes. Mjerani Patozi ben perpjekjet e fundit per mbijetese, pasi ai nuk mund te haje buke gjekundi. Injorant

  11. pergjusi says:

    o tit katunari – shpellari ju pergjon ndersa jari ju degjon – thuaj gjerat ashtu si jane or tit nari se ja plase buzen shpellarit!!!

  12. Jani says:

    Ku kupton gjë ti o Titi ju përgjon të gjithëve varka ju të gjithë jeni legena Saliu Iliri Edi ka dhe uturak ku dhjet Nexhmija

  13. Delli USA says:

    Ah, sa vujne keta patozet e pd-es,duan te shprehen qe te nxjerin dufin,por I ka rrahur Saliu qe kelysher dhe nuk ja u mban.

  14. Delli USA says:

    O Patoz fytyr nxire,me mire hesht kur e di vehten qe nuk ke mendere per te folur hapur,vegjeto dhe keto tre vjet si deputet leshi,se ne pd-en e Ristaneve nuk ke me vend.

  15. andromeda says:

    Shkrimi më qesharak që kam lexuar ndonjëherë. Ky loqe në vend që të bëjë pyetjen pse më përgjonin mua, thotë ‘s’më bën asnjë përshtypje pse përgjohesha’.Në vend që ti bjeri atij që e përgjonte i bie Ramës kot së koti vetëm që ti bëjë qejfin Doktorit.

  16. shpetimi says:

    Po, eshte normale te kesh frike, kur shikon se ish kolegu dhe miku tend i idealit(i ndjeri Sokol Olldashi) nuk jeton me, dhe ka shume hije dyshimi mbi vdekjen e tij.

    Por ne raste te tilla nje njeri me integritet zgjedh nje prej dy rrugeve, te cilat jane ;

    1.Ose te heshtesh, duke e ndjere te keqen qe mund te te vije papandehur nga banda ku deri dje ke bere pjese.Duke ndjere rrezikun qe te kanoset.
    2.Ose te gjeshe force dhe te ngrihesh dhe te akuzosh njeriun te cilin ti e di mire qe eshte thelbi i intrigave,pergjimeve, vrasjeve pas shpine qe e ka emrin Sali Berisha.Natyrisht ne kete rast duhet qe te mbash edhe pergjegjesite e tua te derisotmem per sherbimet e bera kesaj bande.

    Kurse nje njeri te cilit i ka humbur integriteti nje here e mire, per arsyet te cilat ai i din se cilat jane, nuk ben asgje sa me siper,por vazhdon te akuzoje kundershtarin politik dhe liderin e tij(ne rastin konkret Edi Ramen), edhe per bemat e bandes ku ai ka bere pjese dhe sot e sheh vehten te menjanuar.

    Te tille njerez, si ky Patozi, jane mjerane te vertet, gje te cilen e kuptojne edhe vete.

  17. mirel says:

    Kafshet e politikes shqiptare.
    Ende te palatuar.

  18. ILIR says:

    O Patos ju dini shume gjera dhe shume prapaskena qe jane bere prapa kurrizit te popullit dhe me vetdije kini heshtur pse se ke hapur gojen ne kohe ,por na del tani si ”Kofili pas pervjelit”,kjo tregon se ju dhe shoket e tu jini disa hajdute ne ate parti dhe s’kini pasur kuraje ti thoshit kryehajdutit tuaj stop deri ketu ,por ate qe s’e bete dot ju e beri vete populli Qershorin e kaluar dhe tani na tregoni perrallla por nuk i ha me njeri se deri dje shkenca ti lexonte kartat ne xhep ,kurse sot ti lexon ne tru ,por ju skini per ta kuptuar kurre kete se jini udhehequr me moton beni si them une dhe mos beni si bej une ,ju uroj qe u shofte ai brezi juaj dhe dalte nji brez i ri ku ta gjejne gjuhen e perbashket dhe te mendojne per ate vend dhe jo per ”Karrige”.

  19. shqip hesapi says:

    Patozi eshte plotesisht nje injotant me shpirte krimineli.

  20. asdreni says:

    Ky patozi,u ekspozua perfundimisht,qe eshte nga ata lloj kavajas dylbera,qe sado ndyre ta trajtoje lale Saliu,ky vazhdon ti qepet me thonj dhe me dhembe,jatakut kundermues te tij.

  21. Rrema says:

    Ky ka patur psedonimin Corapja me duket prandaj i di mire keto tjera

  22. beni says:

    Skeni pse ta zgjasni kete pune duhet te filloni menjehere qe te shkarkohet ai person(vishoja),se besoj se ja sherbim ne bote qe pergjon kryeministrin e tioj,,po qe keshtu ku do te shkojne ato pergjime, cili eshte autoriteti me i madh ne kete vend,ai biles nuk duhet shkarkuar por edhe te pergjigjet para ligjit nese ai e ka shkelur.

  23. moku says:

    o re patoz nuk ma ha mendja ti besosh ato qe thua po kaq frik paske nga berisha mor burre ,,,,ejjjjjjjjjjjjjjjjj a e degjove tutarin tend cfar tha jan pergjuar ata qe kan pas lidhje me te inkriminuar cna del e na shkruan dengla kot ketu ,,ecna panden ti ne more budallenj ,,genjen veten patoznese beson se ne i ham keto ,,nuk i bie dot gomarit dhe i bie samarit zotrote,,, po i ul vlerat vetes me keto budallalliqe duhet te kuptojm nji gje te gjith ne pdistat qe ka ik koha e sales duhet te zgjedhim tashme partin apo salin ,,cna prallis kot

  24. moku says:

    dhe edi cfar besoj me shum se keto brockulla qe ti shkruan,,qe brenda vetes edhe ti do me shum se edvini qe keta qe kan pergjuaar te denohen por nuk ta mban ta shprehesh prandaj leri keto ASTRIT/////

  25. Çiljeta says:

    Zakonisht, ata që bërtasin shumë për diçka, kanë të kundërtën e asaj që thonë…! Kështu, zoti Patozi, mos i bjerr gjoksit shumë…se nuk bind njeri…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje