Oborr personal të Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta e cilëson Partia Demokratike parlamentin.
Në një deklaratë për mediat, partia më e madhe e opozitës akuzon Kreun e Qeverisë dhe Kryeparlamentarin se kanë vënë një skenar dhune në parlament.
Partisë Demokratike i bën thirrje dyshes Rama-Meta të heqë dorë nga shkelja me arrogancë e Kushtetutës së vendit, të dëgjojnë Brukselin që foli qartë, dhe ti japin opozitës atë që i takon: hapësirën kushtetuese parlamentare.
“Edi Rama dhe Ilir Meta dëshmuan sërish se arroganca me Kushtetutën dhe drejtimin e parlamentit janë projekti i tyre për eleminimin e hapësirave parlamentare për opoziten dhe shndrrimin e parlamentit në një oborr personal.
Përjashtimi i Partisë Demokratike nga delegacioni i përhershëm në Unionin Parlamentar Botëror, vërtetoi skenarin autoritaristtë dyshes Rama-Meta për ta kthyerParlamentin edhe zyrtarisht në një sistem oligarkik, ku zëri i opozitës nuk duhet të dëgjohet, ku opozita nuk duhet te përfaqësohet”, theksoi deputeti Eduard Halimi në një deklaratë për mediat.
Në vijim, PD thekson se ky skenar nisi me zhdukjen e konsensusit politik, me blerjen e dy deputetëve për të arritur shumicën arbitrare, u zhvillua më tej me arrogancën ndaj cdo propozimi të Partisë Demokratike, u konsolidua me moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese që i jepin të drejtë pakicës të hetonte qeverinë, dhe kulmoi me instalimin e skuadrave të dhunës për ti mbyllur gojën opozitës.
“Përbërje e delegacionit sipas Kushtetutes do të thotë hapësirë kushtetuese për opozitën e vendit. Këtë thotë qartë dhe troc Kushtetuta e Republikes, këtë e thotë qartë dhe troc Regullorja e Kuvendit, e zeza mbi të bardhë.
Por te jesh autoritarist dhe arrogant me Kushtetuten dhe ligjin, të kthesh parlamentin në një ambjent monopartiak, dhe monist në cdo drejtim, ku të gjithë lavdërojnë partinë e qeverinë, e thurin ditirambe për udhëheqësit, tërësisht të shkëputur nga realiteti, duke shkelur Ligjin Themelor, dhe eleminuar hapësirat demokratike të opozites, është të rrisësh akoma më shumë distancën nga rruga europiane dhe ta drejtosh vendin në rrugën e oligarkisë orientale dhe diktatorëve dritëshkurtër.
Ajo që pretendon Kryetari i Godinës së Kuvendit, është mjerane, pasi opozita ka refuzuar të jetë pjesë e qokave të Metës, ka refuzuar të shërbejë propagandën e tij për t’u dukur tek të huajt ai që në të vërtetë nuk është.
Shpura që kërkon të ketë me vete Meta është një klonim artificial që nuk përfaqëson përbërjen politike sipas sovranit dhe Kushtetutës, por përfaqëson vetëm dhe vetëm propagandën që nuk e blen më askush”, thuhet në deklaratë.
Ti more Halim flet si kodra mbas bregut.
Jepi se e keni zgjedhur rrugen:GREMINA.
Ah ju te opozites jeni per tu meshiruar,ske ci ben keshtu eshte kur ke koke loqe ne opozite.
Fatkeqesi qe nuk eshte oborr i berishes sikurse ka qene deri tani por me nje ndryshim nqs tani eshte oborr me lule ne kohe te berishes ka qene oborr me derra ato derra qe tani perfaqesojne opoziten e sotme shqiptare
Lumturin e kupton ai qe e ka humbur.Drejtuesit e PD sot kuptojne se cfar kane humbur,por nuk kuptojne akoma se care ka per te humbur.Kur te humbasin,SH.I.K-un,presidencen ,prokurorin,gjykaten,kur te humbasin pronat e te fitojne prangat,mund te kethehen ne njerez qe mund te kuptojne cfare eshte lumturia oer njeriun.