“Të gjithë qytetarët do paguajnë më shumë pas vendimit për të hequr fashën 300 kw/orë në muaj për shtresat në nevojë”, u shpreh Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Enno Bozdo.
Ai theksoi se do të goditen rëndë të varfrit dhe ata me të ardhura të pakta.
“Ministri Financave deklaroi dje nga Uashingtoni se çmimi i energjisë do të rritet. Fasha mbrojtëse deri në 300 kw/orë në muaj për shtresat në nevojë do të hiqet, dhe çmimi i aplikuar me pas do të jetë një çmim i mesatarizuar. Sot shumica e popullsisë shpenzon deri në 300 kw/orë në muaj.
Në praktike, kjo do të thotë se të gjithë konsumatorët do të paguajnë më shumë, e në veçanti do të paguajnë ata konsumatorë që shpenzojnë deri në 300 KË. Praktikisht, këta konsumatorë janë shtresat më të varfra e në nevojë të popullsisë, janë pensionistet, të papunët, gratë kryefamiljare, studentet dhe familjet e reja, invalidët dhe personat me aftësi të kufizuar. Pra, do të goditen rëndë të varfrit dhe ata me të ardhura të pakta”, u shpreh Bozdo.
Më tej ai theksoi se ministri i Financave nuk pati guximin ta deklaronte këtë gjë në Tiranë, por zgjodhi Washingtonin sepse kryeministri por edhe ministrat i kishin garantuar shqiptaret në Tiranë, se cmimi energjisë nuk do të rritej.
“Shqiptarët morën sigurinë e plotë nga Rama se energjia nuk do të preket. Shqiptarët madje morën premtimin nga Rama, para zgjedhjeve, se cmimi energjisë do të ulej ndjeshem. Sot, pas një viti qeverisjeje, Rilindasit bënë pikërisht të kundërtën, rritën cmimin e energjisë.
Opozita e ka paralajmeruar prej kohësh këtë skenar. E kemi paralajmëruar kur kemi denoncuar megaskandalin e “Aferes CEZ”, ku qeveria Rama fali 500 milionë euro fatura të papaguara, madje i dhuroi atyre edhe 95 milionë euro të tjera. Pa llogaritur këtu faktin se qeveria hoqi dorë nga 3 miliardë USD dëme, që kompania i ka shkaktuar shtetit shqiptar”, analizoi Bozdo.
Sipas tij sikur kjo aferë e Edi Ramës të mos kishte ndodhur, rritja e çmimit nuk do të ishte e nevojshme, sepse këto para të falura nga qeveria, do të investoheshin në infrastrukture për ta bërë të mundur permirësimin e treguesve të kompanisë së shpërndarjes.
Ku e gjen guximin qe flet per energjine ti mor horr? Po a nuk ishte qeveria juaj ajo qe beri privatizimin e deshtuar me ÇEZ-in, qe shqiptareve u kushtoi sa qimet e kokes? PO “gropen” ne KESH a nuk e shkaktuat ju? Yt ndyresira!!
Doli ky surrat p!dh argite ktu booooooh e pabesushme ci bojn shqiptareve kto surreter kurvash
Z.Bozdo shqiperia nuk ka nevoje te thuash se do rriten cmimet e energjise por ka nevoje per nje kryetar partie i tipit Berisha 90 qe te ngrere cadren ne qender te tiranes,duke organizuar protesta te fuqishme, sepse kete popull po e shkaterrojne ekonomikisht e moralisht, idet e rilindjes mbartin brenda vetes ide te rendit komunist, a ka kryetar partie opozita apo nuk ka?,A ka shoqeri civile ky vend apo jo? Nje qeveri qe nuk di te menaxhoje nje sektor te vecant si ai energjitik,nuk di te qeverise vendin, vendi opozites sote duhet te jete ne shesh diten dhe naten, qeveria po u jep shume shance per protesta,por me sa duket kryetari juaj e ka mendjen nga lejet e ndertimit.
I bej thirrje PD-se qe nese deshiron sadopak qe mesazhet e saj te merren seriozisht, te mos e nxjerre me kete kukull per energjine!!!!!!!!!!!!!
Enno Bozdo eshte personi qe ka punuart per 8 vjet ne METE, institucion ky qe gjeneroi vetem deshtime dhe paaftesi ne cdo gje ku la firmen e vet Energji Elektrike, Miniera, Nafte, Privatizime. Ky person bashke me kackavallin tjeter Naco/Haxhinasto jane kukulla te kompanduar me pult nga dyshja Meta/Ruli.
Zoti Basha nese mendoni seriozisht per ringritje mundohuni sadopak per te gjetur ca njerez me te hajrit, lereni kete shashken te merret me bashkine dhe te rregulojne ndonje rruge se na i thyet makinat ne mes. Keshtu nuk keni shanse per te terhequr njerez per te perqafuar vijen tuaj politike.