Përgjimet/ Baraj: Berisha përgjegjës. Çështja më e rëndësishme mënyra sesi do menaxhohet SHISH

12 Tetor 2014, 14:27Politika TEMA

Deputeti socialist Besnik Baraj akuzon ish-Kryeministrin Sali Berisha si urdhëruesin e vërtetë të përgjimeve të politikanëve nga Shërbimi sekret.  Sipas tij duhet një hetim i plotë, dhe një nga zgjidhjet do të ishte mospërdorimi i këtij institucioni për interesa politike.

“Përgjimet për mua janë një gjë shumë e vogël dhe unë do të thosha që tani që po i dalin petët lakrorit i bëmat e Berishës, shkeljet ligjore që ka bërë, dhe fatkeqësitë që i ka bërë këtij populli në përgjithësi janë maja e ajsbergut.

Ai me siguri ka bërë shumë e shumë gjëra që shpesh kanë ngelur në kuadrin e akuzave verbale. Por unë jam shumë i bindur që mbrapa shumë ngjarjeve tragjike, dramatike qëndron ajo lloj mënyrë e menaxhimit të shtetit”, thekson Baraj për A1 Report.
 
Në listën e publikuar binte në sy një numër i madh i deputetëve të Partisë Socialiste përfshirë edhe kryetarin Edi Rama, por edhe kreu i LSI, Ilir Meta, dhe emra të njohur si kritikë të ish-kryeministrit Berisha, si: Astrit Patozi, Sokol Olldashi etj.

Intervista me deputetin e PS Besnik Baraj

Si e ndjetë veten kur dëgjuat se edhe emri juaj ishte në listën e të përgjuarve nga SHISH?

Sigurisht jam informuar për këtë por të them të drejtën më ka shkuar mendja të shumë shkelje padrejtësi deri shumë ngjarje tragjike që i janë bërë këtij vendi në përudhen apo periudhat që Berisha ka drejtuar Shqipërinë, ndërkohë njerëz në dritën e diellit, në praninë tuaj si gazetar dhe duhet të ndihemi me fat që keni qenë ju që e keni evidentuar, u vranë në mënyrë aq mizore. Përgjimet për mua janë një gjë shumë e vogël dhe unë do të thosha që tani që po i dalin petët lakrorit i bëmat e Berishës, shkeljet ligjore që ka bërë, dhe fatkeqësitë që i ka bërë këtij populli në përgjithësi janë maja e ajsbergut. Ai me siguri ka bërë shumë e shumë gjëra që shpesh kanë ngelur në kuadrin e akuzave verbale. Por unë jam shumë i bindur që mbrapa shumë ngjarjeve tragjike, dramatike qëndron ajo lloj mënyrë e menaxhimit të shtetit. Dhe kjo mënyrë menaxhimi e pushtetit qoftë edhe me përgjimet është karakteristike të diktatorëve dhe diktaturave të cilët duke dashur ta mbajnë pushtetin me çdo forcë me mjete antiligjore, përveç vrasjeve që pamë në përleshjen e 21 janarit. Fillon pastaj edhe këto që fillojnë dhe përgjojnë dhe bashkëpunëtoret e vet, sepse kthehemi në paranojakë dhe nuk besojnë më tek bashkëpunëtoret e ngushtë dhe fakt është që aty është edhe kreu i Partisë Demokratike, i ndjeri Sokol Olldashi e tjera e të tjera që ai ishte mosbesues.

A janë të ligjshme këto përgjime që ka bërë SHISH dhe me çfarë pasojash mund të përballet ky institucion?

Unë nuk do të thosha që është problem i institucionit, por është problem kush e ka komanduar këtë institucion.

Dhe sipas jush kush e ka komanduar?

Këtë institucion e ka komanduar Berisha, dhe në këto rrethana ky institucion ka zbatuar rekomandimet e Berishës, informimet e Berishës më saktë. Dhe nëse bashkëpunoje me Berishën duhej ose të bëhej si thotë ai ose do dilje nga radha, ne kemi shumë raste dhe shembuj si zoti Ngjela.

Cila është zgjidhja për këtë institucion, ku pak kohë më parë ka pasur një debat për shkarkimin e kreut të SHISH Visho Ajazi, a është kjo një zgjidhje?

Unë mendoj që nuk qëndron problemi te zëvendësimi i Visho-s apo i kujtdo qoftë që është në atë institucion, mënyra se si duhet drejtuar ky institucion çfarë detyrash ka ky institucion. Për fat të keq gjatë kohës që në krye ka qenë Berisha ky institucion ka sjellë probleme dhe shkelje të kushtetutës, qoftë në përudhen, 91-92 deri në 97-tën kur sjellja e këtij institucioni ishte një trup fashistë do të thoja ndaj popullit të vet, por më pas nuk ishte e ngjashme si në atë kohë, por që ka zbatuar rekomandimet e politikat dhe mentalitetin Berishian.

A duhet të mbajë përgjegjësi penale kreu i SHISH për këto përgjime?

Këto janë probleme të prokurorisë nuk janë opinione të politikanëve apo të individëve të ndryshëm. Së pari duhet patjetër të ketë prova ligjore, dhe pastaj proceduar janë shumë të qarta, prokurorët dhe gjykatësit i njohin farë mirë këto dhe le të zbatojnë ato procedura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje