LSI-ka deklaruar sot se akuzat ndaj kryebashkiakut të Lezhës, Viktor Tushajt, janë “qartësisht intriga të nxitura nga hovi i madh i ndryshimeve që kanë ndodhur në Lezhë.”
Gjatë një konference për shtyp, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, tha se akuzat “janë qartësisht intriga, do t’i konsideroja të neverishme, të nxitura nga një dëshpërim i madh për ndryshimet dhe hovin e madh të ndryshimeve që kanë ndodhur dhe po ndodhin më nëyrë të vazhdueshme kohët e fundit në bashkinë e Lezhës , ku sigurisht gjurma dhe vullneti i palëkundur i drejtimit profesional, politik dhe kompetenca e Viktor Tushajt ka qënë e spikatur dhe i ka udhëhequr më së miri ato.”
Po ashtu, Vasili, i pyetur nga mediat lidhur me akuzat e opozitës, e cila po ndihet e përjashtuar nga takimet me ndërkombëtarët jashtë vendit, tha se ato mund të jenë një shenjë, ndoshta dhe e ndrojtur të opozitës, për t’iu bashkuar parlamentit:
“Ne do ta pranojmë opozitën me gjithë inkoherencat që ajo ka, me gjithë pavendosmërinë për të marrë vendime të mëdha, dhe të vazhdojmë të jemi zemërgjerë dhe të presim që ajo të bëhet pjesë.
Mbase kjo dëshirë për të marrë pjesë në një delagacion të caktuar është një shenjë që ajo në mënyrë të caktuar, mbase në mënyrë timide, po i afrohet parlamentit, ku është edhe vendi i natyrshëm që ajo ka e duhet të qëndrojë.”
Dolen keta pisat e LSI-se te mbrojne nje hajdut dhe shkaterrues ordiner.
PS-ja nuki mbron te sajte kur shkelin ligjin, keta si PD fap e fap i bejne presion drejtesise per te mbrojtur hajdutet e tyre.
Shqiptaret jane te qarte pse reforma e drejtesise nuk ecen perpara
Te mos flase kuturu ky kungulli i LSI-se; le te na thote se çfare ka ba deri tani zoti Tusha ne Lezhe?!
Te flase pike se pari per nje pallat 15 katesht te kusheririt te tij ne lulishten ne qender te qytetit, per pallatin e pukjanit te “vet” ne lulishten ngjitur me obeliskun e Beslidhjes se Lezhes, ne zonen arkeologjike “A”, apo per pallatin tjeter ngjitur me Bashkine peraseri ne lulishte ne zonen arkeologjike “A”.
Po per dhjetra ndertime neper hapsirat e tjera publike ku zoteria ka dhene leje ndertimi? Kjo shpjegon se perse ai nuk aprovoi per 8 vite nje plan rregullues per gjithe qytetin sepse pas kesaj nuk kishte se si te abuzonte me detyren!
Le ta mbajne aty ( dhe pak kohë) ? atë “fanar ndriçues te perhapjes se LSI-se” ndër katoliket e veriut….! ?
Lereni more se keshtu i pelqen, deri ne maj…!
Turku thotë: “son gulen iyi guler” ?
Menjehere dolen keta te LSI qe te na tregojne se jane me te miret, dhe Lezhen po e bejne lule (!). Vazhdoni te beni qejf, perderisa perfitoni nga kodi zgjedhor i Rames dhe Berishes. Megjithate……. te presim.
Mire mor trimat e LSI-se por shikoni neper rjetet sociale dhe reagimet e qytetareve,pasi per ju realiteti nuk ekziston,per ju dhe videot qe FBI-ja i nxjer te sakta per ju dalin te montuara .
Viktori dhe LSI “djale i paster” ctju bejeme ketyre legenave te PS dhe Pd qe te kerkojne lekun pak me zor se keta te LSI ashiqare vetem nuk kane publikuar tarifat te hyrja e institucioneve
Kush po i thur keto intriga, me shkoqur zoti Vasili.
Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ne Lezhe e komandon de facto nje bandit me 4 klase shkolle. Aty eshte vene drejtor nje person qe mban vetem kumonen se rrumin e luan ai banditi i LSI-se! ?
2015 eshte fundi i sundimit te pamerituar dhe me genjeshtra i LSI-se ne Lezhe.
Kane mashtruar PD-ne dhe PS-ne, ashtu si dhe deputeti i tyre i famshem kunjlevizur ne 3 parti per 6 muaj ?
Lerini te qete te pandehin se do te fitojne…!
Vikja dhe Likja shume madje e zgjaten edhe kaq ne Lezhe. Likja te jete i kenaqur nese e voton edhe fshati i vet atje ne Skrapar kete radhe, pa Lezhes i merr te keqen. Lezha eshte e demokrateve ne keto zgjedhje !!!!
Shume shpejt do e shohim nese do kete “uji oqeani” qe do mund ti pastroje bemat e tij.
Ju premtoj qe se shpejti do kemi ngjarje te reja dhe prova te reja.