Reformimi i AMA-s ishte në qendër të një bisede telefonike që ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka zhvilluar me përfaqësuesen e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatoviç.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Bushati ka sqaruar se biseda telefonike me Mijatoviç u përqendrua tek pikëpamjet dhe hapat që duhet të ndërmerren për të kompletuar reformën rregullatore të medias në Shqipëri.
Ndërkaq vetë përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatoviç ka deklaruar se OSBE-ja mezi pret të vazhdojë të asistojë Shqipërinë përsa i takon lirisë së medias.