Lazaratasve do t'u sekuestrohet pasuria e vënë nga droga

14 Tetor 2014, 09:11Politika TEMA

Lufta ndaj drogës së Lazaratit ende nuk ka përfunduar, pasi aksioni i agjencive ligjzbatuese në vend pritet të kalojë në një tjetër fazë.

Synimi i policisë dhe prokurorisë është sekuestrimi i pasurisë së personave që dyshohet se kanë vënë atë,nga prodhimi dhe shitja e kanabisit,ndër vite.

Për dosjen Lazarati pak ditë më parë pati dhe një takim mes drejtorit të policisë Artan Ddi dhe drejtuesit të Prokuroisë për Krimet e Rënda, Eugen Beci.

Mësohet se mbi lazaratasit do të aplikohet ligji Antimafia dhe pas disa ditësh do të nisë një aksion i gjërë, për sekuestrimin e pasurive miliona euroshe të lazaratsve, raporton Ora News.

Do të sekuestrohen shuma parash që ndodhen në disa llogari bankarë, në disa qytete të vendit.

Gjithashtu darës së policisë nuk do t’i shpëtojnë as prona të paluajtshme të personave të dyshuar se i kanë vënë ato,në mënyrë të paligjshme.

Sqarohet se pronat i përkasin shtetasve të arrestuar për dosjen e fshtatit rebel, por edhe atyre që janë shpallur në kërkim nga uniformat blu.

Burimet pohojnë se do të sekuestrohen dhe disa shtëpi dhe biznese të banorëve në Lazarat,kryesisht në ato ku u gjet kanabis dhe për të cilat ka dyshime se janë ndërtuar duke përdorur të ardhurat nga droga.

Kjo fazë e dytë e aksionit të Lazaratit pritet të nisë në ditët në vijim dhe do të shtrihet në qytetet kryesore, ku të arrestuarit e dosjes Lazarati,kanë prona dhe llogari bankare.

Qytetet ku do fokusohet aksioni janë Gjirokastra,Tirana,Vlora dhe Saranda.

17 komente në “Lazaratasve do t’u sekuestrohet pasuria e vënë nga droga”

    1. Edkari says:

      Jepjani Koco Kokedhimit

  1. Kazazi says:

    Do te aplikohet ligji antimafia vetem per lazaratasit.Kryetari i bashkise Kavajes ka miliona euro pa punuar asnje dite,do ti sekuestrohet edhe atij pasuria.90% e ndertime ne bregdet jan bere nga mafioze me pare tpista,do i sekuestrohet atyre pasuria.Po u zbatua ligji antimafia ne menyre selektive
    atehere eshte vjedhje dhe jo zbatim ligji.

    1. Drejtesia says:

      Po pse habitesh ti. Ne vijme rrotull rrotull po te njejtet mbetemi. Edhe Enveri selektivisht ja mori klases borgjeze qe kishte biznese leket per “hir te popullit dhe partise” e vete rrojten si mbreter, e vazhdojne rrojne si perendi. Rasti i Lazaratit eshte me banal, se Enveri shkaterroi gjithe eliten intelektuale e shkerdhehu nje komb te tere, por eshte legjitime pyetja gjithsesi se cfare do behet me qindra miliona dollaret qe kane politikanet shqiptare (secili flas jo bashkarisht, se bashkarisht shkon ne miliarda numri). ?

      1. Kazazi says:

        Me nje fjale perseri diktature komuniste,Leket e sekustruara ndrrojn vetem padron.Cfar do behte me miliardat e politikanve thua ti?Them qe hienat do bejn pakt me njeri tjetrin,po halli i turmes barbare qe i nxjerre syte njeri tjetrit per bythen e Berishes dhe Rames si do i vete halli.Do ti hajne koken njeri tjetrit badjava.

  2. amla says:

    Po ato thaset me para qe gjeti policija ku i coji se nuk u tha gje fare?

  3. Gjergj KASTRIOTI says:

    Ata fare shtaze-muti nuk jane as njeres e as shqiptare,por talibane te pa shpirt njerezor.Jo vetem t’u sekuestrohet pasuria,por te kalben ne burg se helmuan femijet shqiptare dhe te Evropes

  4. Go west says:

    E vetmja menyre per te ndaluar krimin dhe te fortet eshte sekuestrimi i pasurise edhe sikur te duhet qe keshtu tju ulet denimi me burg.
    Se pari paguajne nga xhepi i tyre demin qe i kane bere ketij vendi per çerek shkulli.
    Se dyti nuk ka pse prishja e rikthimi ne identitet i rrugeve trotuareve, plazheve, lulishteve te zaptuara, te behet me taksat e shqiptareve te mjeruar, ku asistenca per te invalidet nuk arrin 100 dollare.
    Se treti ata qe mendojne te vazhdojne ne rrugen e zaptimit siç po vazhdohet ne Plazhin e Vjeter ne Vlore, duhet te tremben se neser do te zmontojne me leket e tyre ate fare betoni qe po derdhin mbi pronat e shqiptareve.
    Se katerti ne kete Shqiperine e varfer leket jane pikerisht ne duart e ketyre te trafikanteve, “katundareve ndertues” e te forteve qe kane pushtuar realisht çdo hapsire te ketij vendi. Le te paguajne ca.

  5. fshatari says:

    Eshte vetem per tu pershendetur.
    Kush ben analiza tregon se ka preshin ne byth dhe eshte duke fluturuar

  6. qytetari says:

    Mire thote turkofagus qe kjo eshte qeveri bordello.
    Nqs duan te sekuestrohen pasurite e vena ne menyre te jashteligjeshme dhe mafioze ky akson duhet te filloje me politikanet ne qeveri dhe opozite,me prokuroret e gjyqtaret dhe pastaj te shkohet deri tek fshateret.
    Le ta provojne por kane per ti bere varrin vetes.

  7. stela says:

    A medet, hala ke ura ju ? Hala s’keni sekuestru gjo ju ?

    1. niκο says:

      Fole moj shqip ca eshte hala???? Rotekari femer

  8. Dee says:

    Nuk e kuptoj pse shqetesoheni kaq shume per Lazaratin. Ata e kane nxjerre fitimin 100-fish. Pse nuk shqetesoheni per zonat e veriut qe do bllokohen sapo te filloj bora dhe s’kane buke te hane???

  9. arif says:

    Jane kote fare keto fllucka sapuni. Lazot i kane ne dhe leket,ato qe i kane ne banka jane 10% te lekve. Kur te kthehet pushteti do i marin prape. Jo qe nuk ben vaki tja u marin keta bythe pambuket,dhe keta do marin na 1 lek dhe do mbyllin gojen.

  10. mergim tari says:

    KESAJ I THONE QE I GJITHE FSHATI KETEJ E TUTJE, PA PERJASHTIM, TE JETOJE NE CADRA.

  11. Aleko says:

    Po pse kush e beri pasurin ne shqiperi pa korrupsion drug e prostitucion.Mos u merrni me konfiskime , vetem ndaloni prodhimin e metejshem…

  12. Arsim says:

    Cka jeni duke menduar ju keshtu ja u sekuestrofsha Jeterat, Prokurore Fanatik, te gjitha shtete e botes mendojne se si me Dekriminalizu-Lagalizu ju shkoni mrapa ne kohe, shikoni Amerika, Rusia, Gjermania, Anglia dhe shume shtet tjera cfar ligji kan tani per Kanabisin edhe shume droga te tjera eshte jokriminale-legale ne shume vende te botes, keshtu duhet te behet edhe ne Shqiperi edhe Kosove.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje