Partia Demokratike denoncon moskryerjen e veprimeve nga policia pas dëshmisë së qytetarit për vrasjen e bankierit Artan Santo. Në një deklaratë për mediat deputeti i PD-së Eduard Halimi kërkon nga Prokuroria e Shtetit të nisë menjëherë hetimin.
“Kronika e djeshme televizive e dëshmimtarit okular për vrasjen e bankierit Artan Santo, ka tronditur mbarë opinionin publik.
Tronditje e cila ka lidhje të drejpërdrejtë jo vetëm me ngjarjen më të rëndë kriminale të vitit, por mbi të gjitha me mosveprimin kriminal dhe të qëllimshem, fshehjen e dëshmise okulare nga Policia e Shtetit, mosarrestimi i personave të dyshuar dhe të denoncuar nga deshmimtari, dhe sulmi i policisë mbi median që nxori në dritë të diellit të vërtetat e krimit mafioz.
Mbarë opinioni publik sot është i tronditur, nga mënyra sesi policia nuk arreston të dyshuarit për krimin, por sulmon dëshmimtarët dhe median. Kjo situatë është e rëndë dhe kritike, për sigurine publike në vend, për jetën e qytetareve, për mbrojtjen e krimit në vend të sundimit të ligjit”, u shpreh Halimi.
Më tej ai theksoi se me faktet e dëshmimtarit policia duhej të kishte një provë më shumë për të zbardhur vrasjen mafioze, por në fakt qytetaret kanë një provë më shumë për fshehjen me dashje nga shteti të vrasjes mafioze, për lejimin e vrasësve të shëtisnin lirshëm me targa para vrasjes dhe pa targa ditën e vrasjes në qendër të kryeqytetit, për lejimin e tyre të largoheshin nga Tirane pa ngritur asnjë postobllok të vetëm policie për më shumë se 1 orë nga ngjarja.
“Me dëshminë e djeshme, qytetaret kanë një provë më shumë për vrasësit por dhe për përfshirjen e qeverisë në këtë krim mafioz. Në një shtet ku sundon ligji, policia dëgjon dëshmitarët, i merr në mbrojtje ata, falenderon qytetarët dhe median që ndihmon në zbardhjen e krimit, arreston menjëherë të dyshuarit dhe i jep shpresë qytetareve, se ata do përballen me ligjin. Por kronika e dëshmimtarit dje tregon të njëjtën histori se qytetarët dëshmojnë por ata nuk mbrohen nga policia, madje as pranohet dëshmia e tyre, sepse më e rëndësishme se lufta ndaj krimit, është mbrojtja e krimit.
Kronika e djeshme tregon se krimi ka emër, vrasësit kanë emra, mjeti me të cilin është kryer krimi ka numra, mafia ka fytyrë. Moskryeja e veprimeve për të zbuluar, identifikuar dhe ndaluar autorët e dyshuar të krimit mafioz të vrasjes së bankierit Artan Santo, përbën krim sipas Kodit penal Shqiptar. Moskryerja e veprimeve për të mbrojtur dëshmimtaret kur këtë detyrë e ke të ngarkuar nga ligji, përbën krim sipas Kodit penal Shqiptar. Krime që trondisin po aq shumë sa nje vrasje, kur ata që kanë për detyrë të sulmojnë krimin, sulmojnë deshmitarët dhe median, dhe mbrojnë krimin dhe mafian”, u shpreh Halimi.
Sipas tij në këtë situatë tepër të rëndë për rendin, sigurinë, zbatimin e ligjit, Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë së Shtetit të nisë urgjentisht hetimet, sot, t’i nisë tani, për cilindo që refuzoi të kryente detyrën dhe pengoi zbardhjen e krimit, të marrë nën përgjegjësi penale të gjithë, pa as më të voglin përjashtim dhe të shpëtoje çfarë mund të shpëtohet, për ti shkuar çështjes deri në fund duke zbuluar autorët e krimit mafioz, po aq dhe ata që i ndihmuan të moszbuloheshin.
“Të administrojë menjëherë dëshminë dhe informacionin e qytetarit dhe te gjitha komunikimet me drejtuesit e policise, të gjitha veprimet dhe mosveprmit që kanë tronditur dhe po trondisin mbarë opinionin publik. Vetëm një hetim i shpejtë, efikas dhe gjithpërfshirës i Prokurorisë sot, në lidhje me moskryerjen e veprimeve, pas deklarateve të dëshmimtarit do të cojë ne një shteg i sigurtë, tek vrasja e bankierit Santo, që tronditi mbarë opinionin publike dhe atë ndërkombëtar. Tradhëtia publike e dëshmitarëve nga qeveria, e personave që kanë informacion për krimet e rënda dhe vrasjet mafioze, është krim i rëndë qeveritar dhe duhet të ndëshkohet. Vetëm ndëshkimi i atyre që tradhëtuan dëshmimtarët okulare, do të mund të japë shpresë se ligjin në këtë vend e bën shteti dhe jo krimi dhe mafia”, theksoi deputeti i PD-së.
“Ne jemi besimplotë se Prokuroria e Shtetit do të dijë të jetë në lartësinë e detyrës së saj kushetutese për të përballur gjithkënd që shkeli ligjin duke tradhëtuar dëshmimtarët, që shkeli ligjin duke injoruar dëshmimtarët, që shkeli ligjin duke mbrojtur krimin dhe duke sulmuar dëshmimtarët dhe median për të shpëtuar nga ndëshkimi. Inkurajojmë prokurorinë dhe presim bashkë me qytetarët të marrim shenjat se këtu sundon ligji dhe krimi duhet të ndëshkohet sa më shpejt, pa vonesë”, tha Halimi.
*********************************************************************************************
Tamam si Avioni Divjakes, Lazarati …. etj.
Nje mashtrim dhe loje e felliqur e kriminelit Sali Bisha,
per te larguar vemendjen dhe vonuar “Reformen ne Drejtesi”
nga frika e arrestimit tij.
**********************************************************************************************
eshte totalisht kjo,nje loje e qelbur e njeriut me te qelbur te historise se shqiperise, kete ka bere perher, krijon konfuzion per te harruar gjera me te medha se kto. teknik e vjeter dhe shume e poshter e saliut.
HALIM,
AJO QE KA THENE DESHMITARI ESHTE NJE NGA DHJETRA DESHMI QE KA POLICIA.
CFARE KA KETU PER TE NISUR HETIMET, KUR HETIMET FARE MIRE MUND TE KENE
NISUR ME KOHE PER ATE DESHMI QE KA DHENE AI DESHMITARI.
ESHTE E NATYRSHME QE PER ATE QE KA BERE PROKURORIA DHE POLICIA NE LIDHJE
ME KETE DESHMI, NE NUK KA SE SI TE DIME GJE. FARE MIRE HETIMI PER ATE DESHMI
MUND TE KETE FILLUAR ME KOHE. POR NUK MUNDET TE ARRESTOHEN ATA QE KERKON
DESHMITARI, PASI EDHE HETIMI, ESHTE SI KUNGULLI, QE TE PIQET E TE BEHET I PLOTE I
DO DY DITE DIELL……
HALIM, TI O TU MBYLLTE JE EDHE JURIST, NUK E KUPTON QE NE KETO RASTE GJERAT BEHEN
ME KUJDES, PASI PO TE BEHEN DHE TE ZBULOHEN SIÇ FATKEQESISHT E BÊTE JU, DESHMITARI
DHE NEWS 24, ATEHERE VRASESVE U JEPET MUNDESI ME E MIRE PER TU MBROJTUR, PRA
PER TE GJWTUR ALIBITE……..
HALIM,
SE HARROVA. TI GENJEN KUR THUA QE ESHTE TRONDITUR OPINIONI PUBLIK. UNE JAM PJESE E PUBLIKUTMDHE NUK JAM TRONDITUR. TA THASHE ME SIPER PERSE. SEPSE GJYKOJ ME LOGJIKE DHE JO GOMARLLEK QE TE DAL NE PERFUNDIME ME TRONDITJE, KRIZA NERVORE ETJ…..
PATAJ TI BEN EDHE NJE BUDALLALLEK TJETER, PASI PERGJITHESON. MOS FOL NE EMER TE TE GJITHEVE, NESE TI DHE KOPEJA JOTE MENDON ASHTU, KJO NUK DO TE THOTE QE TE GJITHE TE MENDOJNE SI TI.
VETEM NE KOHEN E ENVERIT TE GJITHE (MEGJITHESE PERSERI NUK MENDONIN NJESOJ) ISHIN TE DETYRUAR TE THONIN SE MENDONIN NJESOJ.
HALIM MOS U BE BUDALLALLEK ME ZORR, SE SOT NEJREZIT NUK JANE SI ME PARE… SOT TA PLASIN BUDALLALLEKUN NE FYTYRE DIREKT……..
NE FUND NUK PO LEXOJ RRSHTAT E TJERE QE KE SHKRUAR SE NUK BESOJ QE JA VLEN, KUR QE NE FILLIM BEN NJE NISJE PA LLOGJIKE……….
me keto qe thot halimi qe te cudisin dhe me budallain e te besosh pastaj qe halimi ka qene dhe inister
Haj medet haj,me Saliha,Halima,Psloka,Ristana PD sot e 100 vjete nuk do te kthehet ne pushtet.Ani ky ministri i drejtesise ka qene!Po si more te fillohen hetimet tash ne baze te nje deklerate anonime ne regjine tuaj.A nuk e dine se Policia dhe prokuroria dhe institucionet shtetrore po punojne prej momentit kur u vra Santo.A jeni te marre a si e keni hallin.Ne shume raste per vrasjet ebujshme edhe pa shperblim shpesh vetelajmrohen njerze si vrases.Pretendojne se jane autore te vrasjes ,vetem per tu bere te famshem.Po ky deshmitari juaj te cilin po doni me perdore si xhoker ,ky nuk solli asnje fakt te prekshem,vetem se deshiren per te marre 100.000 Euro shperblim.E paska pa nje motor e pastaj eshte modifikuar,paska ndegju gruan e vrasesit e pastaj dis anjerze i kane thene se mire eka. e keshtu e keshtu.Iku ore Halim pirdhu se u bete gazi i botes.Ne cilen gjykate ta pranojne ate deshmitare qe degjon thash e theme nga personat e trete.
Sa do merzitet Marsi !
Kisha pase deshire ta di a del vete me keto broqkulla te pakripa a te shtyjne me dale si Laura Vorpsin.TI ke do shkolle e neqoftese je kaq i ceket mozomakeq per shkollen tende.
Po cte hetoj o ditzi cte hetoj, tju hetoj juve se jeni te korruptuar deri ne palce.
Halimrat berishiane, flasin per opinionin public, si te revoltuar.Une, jam nje ze ,nga ky opinion.Largohuni o shushunjat kollovare te Sali Berishes.! Vendin e keni ne bangen e drejtesise.Megjithe mend Berisha mendon se mund te na mbushe mendjen te votojme prape per te!? Jo kurre me!Keta spurdhjake te na udheheqin!? Kjo PD eshte fatkeqesi Kombetare! Rama te beje reforma dhe te beje shtet ligjor! I eshte dhene shansi!
Sot jane marre te gjitha masat brenda dhe jasht vendi qe asnje te mos cenohet.