INTERVISTA/ Edmond Spaho: Banka Botërore ka përgjegjësi për krizën energjitike në Shqipëri

14 Tetor 2014, 11:41Politika TEMA

Është mirë kur një politikan shqiptar heq petkun e politikës. Dhe, në pozicionit e teknicienit, z.Spaho, me profesion ekonomist, rrëfen se sistemi i energjisë me të gjithë problematikën e madhe ka shumë përmirësime. Ndërsa e quan të ekzagjeruar rritjen e çmimit të energjisë dhe vendos gishtin e përgjegjësive edhe te Banka Botërore për problemet. Sa i përket pyetjeve politike është lehtësisht i lexueshëm dhe sipas tij, bojkoti këtej e tutje lidhet me shfaqjet e mëtejshme të maxhorancës…

Nga Ben Andoni, JAVA

Juve jeni shprehur se është imediate zgjedhja e guvernatorit të Bankës Qendrore, ndërkohë që po shfaqën pikëpamje të ndryshme lidhur me ligjin për zgjedhjen e tij. Pse këmbëngulni në këtë pikë?

“Është e domosdoshme që Banka e Shqipërisë të ketë Guvernatorin e saj të zgjedhur sa më parë në përputhje më kushtetutën dhe ligjin pas ngjarjes shumë të rëndë që ndodhi. Guvernatori i ri duhet të iniciojë një proces analize dhe transformimi brenda Bankës por edhe në bashkëpunim me Kuvendin përfshirë ndryshime ligjore.

Shqetësimi nuk është: a do jetë Guvernator i huaj apo vendas ai që do na ruajë thesin me para në Linzë por që këto ngjarje të mos përsëriten kurrë. Ngjarja nuk ndodhi nga mungesa e ekspertizës dhe eksperiencës por nga moszbatimi dhe mungesa e kontrollit në zbatimin e rregullave më të thjeshta të mundshme.

Debati për të pasur Guvernator të huaj më duket sipërfaqësor pasi vendi ka edhe funksione të tjera shumë më të rëndësishme sesa Guvernatori. Banka e Shqipërisë detyrë themelore me ligj ka politikën monetare, të cilën në rastin e një vendi të vogël si yni që merr kredi nga FMN-ja dhe BB-ja, e harton dhe zbaton në bashkëpunim strikt më FMN-në dhe kështu do të vazhdojë edhe në të ardhmen pavarësisht kombësisë së Guvernatorit.

Sistemi ynë bankar ka probleme me rolin e bankave të nivelit të dytë në shërbim të ekonomisë dhe qytetarëve. Këto probleme dhe zgjidhjet e mundshme janë të njohura nga politika dhe duhet vullnet për t’i adresuar në mënyrë ligjore dhe jo ndryshim i kombësisë së Guvernatorit”.

 

Kuvendi i PD-së ka mbyllur punimet e tij dhe perceptimi i ardhur në media e ndan në dy kahe: atë që Kuvendi ka bërë një analizë të përciptë, ndërsa tjetra që ka qenë një zhvillim real! Në këndvështrimin tuaj, si e gjykoni, Kuvendin e fundit?

“Analiza e zgjedhjeve të qershorit të vitit të kaluar ka filluar një vit më parë me procesin e zgjedhjeve të reja në PD për kryetarin dhe strukturat e tjera drejtuese. Në këto analiza është folur gjerë e gjatë për shkaqet e humbjes dhe përgjegjësitë.

Në Kuvendin e PD-së, zoti Basha në fjalën e tij i evidentoi edhe një herë të gjitha shkaqet dhe i kërkoi ndjesë jo vetëm anëtarësisë të PD-së por të gjithë qytetarëve për humbjen tonë të thellë më 23 qershor 2013. Ky veprim tregon kurajë dhe përgjegjësi. Kurajo sepse në radhë të parë i shikojmë shkaqet tek vetja dhe përgjegjësi sepse jemi të vendosur t’i korrigjojmë ato në mënyrë që qytetarët të shohin tek PD-ja, shpresën për ndryshim sikurse ka ndodhur gjithmonë. Më të njëjtën frymë ishin të gjithë diskutimet në ditën e dytë të Kuvendit të kryetarëve të degëve të PD-së në rrethe”.

 

A ka ardhur koha që grupi juaj parlamentar tashmë të jetë në Parlament?

“Ne jemi larguar nga parlamenti jo vetëm për ngjarjen e korrikut të këtij viti, ku në mënyrë të përsëritur u godit deputeti ynë nga dy deputetë të maxhorancës për mendimet që shprehu në seancë.

Në parlament na është mohuar në mënyrë sistematike e drejta për të kontrolluar qeverinë në veprimtarinë e saj nëpërmjet komisioneve hetimore. Këtë të drejtë nuk na e jep maxhoranca por Kushtetuta dhe është konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese. Maxhoranca ka thyer konsensusin e dhënë nga ne për integrimin evropian me prekjen e ligjit për nëpunësin civil, sikurse janë kryer reforma të rëndësishme pa na përfillur, si ajo për Ndarjen Territoriale.

Ne nuk kërkojmë që ligjet të votohen sipas bindjeve tona sepse nuk i kemi numrat por nuk mund të jemi fasadë e maxhorancës apo e një demokracie false. Vendi i opozitës është në Kuvend sepse për ketë është votuar por maxhoranca duhet të japë prova të qarta veç fjalëve se po ndryshon qëndrim”.

 

Vlerësimi i fundit i INSTAT-it tregon për një ulje të zhvillimit në tremujorin e dytë. Si e parashikoni ecurinë e këtij modeli ekonomik që po ndjek qeveria e z.Rama?

“Ajo që më shqetëson është insistimi i qeverisë për ta paraqitur gjendjen rozë, se për herë të parë në 5 vite hartuam buxhet shtesë, në një kohë kur nuk ka shtesë por vetëm rialokime, që kemi mbledhur kaq e aq të ardhura më shumë në një kohë që kanë mbledhur më pak.

Të dhënat e tremujorit të dytë tregojnë qartë tendencën në rrënjë të ekonomisë, e cila vjen nga modeli që zgjodhi zoti Rama. Shqetësues janë sektorë të tillë si energjetika më rrënjë 29%, ndërtimi 22%, transporti 23%, industria përpunuese më 7% që flasin për rrënjë të qarkullimit dhe konsumit.

U rritën taksat por sot mblidhen më pak të ardhura. Nga 5 taksa që japin pjesën e luanit në buxhetin e shtetit, 4 janë të parealizuara dhe e pesta e tejkaluar më artifica, që shpejt do ju dalë boja. Tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe akcizat nuk janë realizuar 2.45 miliard lekë për 8 mujorin.

Është tejkaluar mbledhja e TVSH por më artifica. 6 miliard lekë janë detyrimet që i duhen kthyer shoqërive të hidrokarbureve në formën e TVSH dhe akcizës për importin e lëngut të sondave të shpimit, 1 miliard lekë detyrime të pakthyera të së njëjtës natyrë në makineri e pajisje kryesisht të minierave pa përmendur rritjen e TVSH-së nga faktorë të tillë si blerja e helikopterëve të ushtrisë. Në se janë mirë me mbledhjen e taksave përse nuk e kanë përfunduar akoma marrëveshjen me FMN-në dhe nuk u dha deklaratë në përfundim të misionit të tyre të fundit?

Realizimi i investimeve publike është në nivelin më të ulët. Rreth 30 miliard leke investime të parealizuar kurse kreditimi i sektorit privat bie për çdo muaj. Dhoma Amerikane e Tregtisë bëri thirrje për ulje taksash dhe arbitraritet sepse do të largohen investitorët e huaj, të gjithë organizmat e biznesit janë kundër rritjes së taksave që parashikohet të bëhen me projektbuxhetin e vitit 2015 kurse KfV në Shqipëri bëri thirrje për mosrritje të çmimit të energjisë elektrike pasi do ketë pasoja në zhvillimin ekonomik të vendit. Ky është modeli ekonomik i zotit Rama”.

 

Rekomandimi i BB për rritjen e energjisë duket i pashmangshëm për qeverinë e re. Por, sa i përket energjisë të gjitha qeveritë post ‘90 kanë treguar inefiçencë të plotë. Si mendoni se mund të kapërcehet ky problem i madh kombëtar, sipas jush?

“Në përgjigje të pyetjes suaj do ju jap një opinion personal të ndarë nga funksioni politik. Sistemi energjetik sot është në gjendje shumë më të mirë se dhjetë vjet më parë për shkak të investimeve të kryera në prodhim dhe transmetim. Është zgjidhur një herë e mirë problemi i furnizimit me energji, janë ndërtuar ose janë në ndërtim linja të reja që na lidhin më tregun ndërkombëtar, linja të transmetimit brenda vendit si dhe nënstacione të shumtë. Janë rikonstruktuar hidrocentralet e kaskadës së lumit Drin si dhe janë ndërtuar dhe janë në ndërtim kapacitete të reja prodhuese nga sektori privat. Për këto ndryshime ka kontribut të veçantë edhe BB.

Veç arritjeve ka edhe dështime dhe jo vetëm në sistemin e shpërndarjes. Pa mohuar përgjegjësitë e qeverive shqiptare, të cilat janë përgjegjësit kryesore për këtë gjendje, mendoj se ndonjë përgjegjësi duhet të gjejë edhe BB-ja. Ndërtimi i termocentralit të Vlorës me sugjerimin e BB-së është dështim, i cili nuk diversifikoi mënyrat e prodhimit të energjisë dhe nuk instaloi një prodhues të energjisë në jug të vendit për të ulur humbjet në rrjet sikurse argumentohej nevoja e ndërtimit të tij.

Privatizimi i degës së shpërndarjes së KESH-it u bë më direktivën dhe konsulencën e BB-së e cila ishte edhe garantuesja midis CEZ-it dhe qeverisë shqiptare. Përgjegjësi të rënda ka CEZ-i që e vodhi dhe nuk investoi në sistemin e shpërndarjes. Këto përgjegjësi të CEZ-it evidentohen vetëm sot në raportin e BB ku sugjerohet rritja e çmimit të energjisë. CEZ-i doli i pa lagur nga kjo histori duke i marre paratë e veta të plota pavarësisht dëmeve që shkaktoi, kurse vendi ynë po i paguan paratë CEZ-it dhe trashëgon borxhet e tij. Kjo nuk është e ndershme dhe vetëm opozita foli.

Propozimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike është i turpshëm. I turpshëm është për qeverinë shqiptare, e cila në mënyre të vazhdueshme në harkun e një viti ka konfirmuar se nuk do ndryshojë çmimi i energjisë elektrike për asnjë konsumator. Këtë problem e kam ngritur në parlament dhe kam marrë përgjigje në ligjëratë të drejtë nga Ministri duke më thënë se po gënjeja.

Për sa i përket aspektit teknik, propozimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike është i dështuar. Edhe në të shkuarën ka pasur rritje të çmimit të energjisë elektrike nga propozime të ngjashme dhe rezultati është se sot jemi më keq se më parë në lidhje më gjendjen financiare të sektorit dhe më humbjet dhe vjedhjet në rrjet.

Të propozosh rritje çmimi kur vjedhim dhe humbasim në rrjet më shumë se 40-50% të prodhimit të energjisë më duket jo e arsyeshme sepse nuk do të zgjidhet problemi por veçse ata që respektojnë ligjin dhe paguajnë do penalizohen dhe do paguajnë më shumë sepse janë të rregullt.  Nuk e kam kuptuar as në të shkuarën dhe as sot se si institucionet shtetërore nuk likuidojnë detyrimet e energjisë elektrike në një kohe që ju planifikohen fonde për ketë.

Argumenti që çmimi i energjisë tek ne është më i ulët se i tregut rajonal nuk më duket i saktë. Ne kemi çmim mesatar shitje të ponderuar për të dy fashat mbi mesataren e 28 vendeve të rajonit të Evropës Qendrore dhe Jugore në një kohe që kemi nivelin më të ulët të pagave.

Në vend që të vihet me propozime të tilla duhet ta vëmë gishtin mbi plagë dhe të gjejmë zgjidhje. Plaga është mosarkëtimi i detyrimeve dhe humbjet në rrjet. Vjedhjet nuk eliminohen më moralizime dhe as duke detyruar ata që paguajnë të paguajnë më shumë. Më sa kam dëgjuar nga ekspertët, kjo çështje mund të zgjidhet më sistemin e parapagimit, të cilin nuk e investoi CEZ-i. Në ketë drejtim duhet të punojmë dhe të ndihmohemi edhe nga financuesit ndërkombëtare”.

11 komente në “INTERVISTA/ Edmond Spaho: Banka Botërore ka përgjegjësi për krizën energjitike në Shqipëri”

  1. Kris 1 says:

    Cdo gje ne shqiperi eshte bere nen diktatin dhe miratimin e bankes boterore.Terapia e shokut ishte nje katastrof ekonomike,mjedisore dhe sociale.Privatizimet u been abuzive dhe rindertimet u been pa kriter.Ylli I botes banka boterore ka bere krim ne shqiperi duke kredituar informalitetin dhe nxitur korrupsionin.Qe shqiperia eshte ne kete gjendje ekonomike banka boterore eshte pergjegjesia kryesore.Po a mjafton vetem pergjegjesia?

    1. eni says:

      Te besh pergjegjes banken boterore do te thote te mos ta shikosh pergjegjesine tek vetja dhe te justifikohesh, banka boterore nuk bene detyren e qeverise shqiptare apo te kryeministrit,kur ne po shikojme praktikisht se ministrat genjejne, ne menyren me te paturpshme ministri genjen kur thote se nuk do ngrihet cmimi energjise ,kur ne fakt eshte krejt e kunderta, me ministra te tille mashtrues nuk mund te drejtohet vendi,nje minister i till duhet te jap doreheqjen ose duhet perzen nga qeveria, vendit i duhen ministra profesionist e serioz dhe te heqim dore nga menyra per ta larguar fajin nga vetja e te themi fajin e ka bota,kur ne vete jemi vendi me i korruptuar ne bote qe vjedhim fondet publike.

      1. Lani says:

        Eni jam shume dakord me ty. Faji eshte i qeverise Shqiptare dhe i askujt tjeter. BB dhe CEZ jane dy institucion/kompani qellim te te cilit kane maksimizimin e aseteve te tyre. Nese qeveria Shqiptare (bashke me opoziten) do te bejne detyren e tyre atehere te jemi te sigurt qe BB dhe CEZ do te ishin shume korrekt. Jemi ne qe ju kemi lene hapesira, prandaj aty ku gjendet shesh behet pershesh.

  2. a says:

    je me I miri Spaho

  3. sa bukur dhe komode eshte te flasesh nga pozioni i opozitorit, anzi, te dalesh edhe nga pozicioni i deputetit, dhe te flasesh si ekspert ekonomie. po deri dje ky zoteria perse nuk e hoqi petkun e politikanit? qe te na e sjaronte me mire se kush ishin drejtuesit e cez, kush drejtonte ne ata kompani, kush i merte vendimet per ngritjen e fatures se energjise elektrike?????????
    e kam shkruar edhe ne gazeta tejtjera ku keta bastarde perfituan nga remitancat e emigranteve qe i dergonin familjeve te tyre dhe per kete nuk binte ne sy shume
    ngritja e energjise, apo sic thote jemi ne fashen e mesme.
    jo jemi ne fashen me te larte ne europe dhe mes fqinjeve po te kalkulojme,
    te ardhurat vjetore dhe pagesat e taksave kompreso edhe enegjine.
    por propaganda dhe perdorimi i pushtetit nga ana juaj sipas interesave tjuaja na coi ne kete pike. “nuk jam dakort qe energjia elektrike te ngrihet perseri por jam dakort qe te gjithe ta paguajne, dhe te ndeshkohen ata qe nuk kane paguar nga 20vjet, ta kuptojne edhe ata qe nuk kane paguar asnjhere se xhdo te thota te paguash rregullisht gjithcka dh te jesh gjithmone i privilegjuar nga shteti dhe ligji”!!!!!!!!!!

  4. Lani says:

    Zoti Spaho, ka dhene mendimin e tij per situaten e krijuar. Te komentoj mbi te do me duhej nje shkrim i tere, por per nje gje e siguroj;

    CEZ ka qene e super-interesuar per te vendosur matesa prepaid dhe ka qene pikerisht qeveria e tij bashke me larot e saj te tipit ERE si dhe disa segmente ne Bankes Boterore qe e kane ndaluar. Ka nje vendim te ERE diku nga Nentori i 2011-tes qe e ndalon reptesisht CEZ te vendosi matesa Prepaid duke e kercenuar qe nuk do tja njofi si investim. Arsyeja ishte totalisht politike, pasi te pareve qe do tju montohej Matesi Prepaid ishin klientet debitor dhe ata ne shumice ishin votues te PD.

    Zoti Spaho ka qene ne komisionin Parlamentar te Ekonomise si dhe Kryetar i komisionit te Veprimtarise Prodhuese, keshtu qe keto gjera i di mire pasi aty raportonte ERE cdo vit prandaj duhet ti thote sic jane. Sebashku me zotin Mima jini dy nga ekonomistet me te respektuar te PD-se se vjeter, prandaj beni mire ti thoni gjerat sic jane.

    Eshte e vertet qe instalimi i Sistemit Prepaid (me karte rimbushese) eshte zgjidhja per te mos pasur debitor te energjise. Shpresoj qe kjo te implementohet sa me pare.

    1. Vaso says:

      Çfare shkruan Z. Lani eshte nje pjese e se vertetes. ne lidhje me merakun per cmimin e energjise autori i intervistes le te shpjegoje arsyen dhe dobine, ne kontekstin e problemit te cmimit, e privatizimit te 4 HEC-ve. Po te doje te beje llogarite per efektin negativ financiar ne dem te konsumatoreve familiare.

  5. inxhinier says:

    Ka te drejte si teknicien, por si te gjithe politikanet ka mekate pa fund, dhe per me teper ka qene kryetari i grupit parlamentar te ekonomise. Plaga eshte e qarte ne sistemin energjitik VIDHET.KUSH? Te gjithe. 1. Populli spaguan, dhe kur afrohet fushata i thuhet MOS paguaj. 2. Bizneset sidomos ata te lidhur me politiken. 3. Punonjesit e sistemit energjitik te cilet i ka punesuar politika. 4. Drejtuesit me te larte deri ne rang ministri duke blere shtrenjte e shitur lire. Permbytjet ne shkoder kane shkak etjen per te shitur sa me shume energji.
    Shteti eshte si shtepia kur babai pi, luan kumar, vete ne bordello,pra shtepia dhe femijte dalin lypin. Banka boterore ne shqiperi dhe ku mundi futi konceptin e privatizimeve deri ne qelize, dihet qe kjo con ne pasurimin e nje grupi te vogel individesh, sepse ata i kane mundesit per te blere plus poshtersin qe karakterizon zengjinet e rinje shqipetar panorama eshte dramatike, kane privatizuar dhe lypesit. (Shikoni reklamen qe u behet Fasoneve ku nje puntore shqipetar merr page mujore 100 euro sa paga ditore ne perendim) Zgjidhet lehte por jemi pa shprese po punesojne drejtues me disa diploma dhe gjuhe fallso, punonjes qe sduan te vene ne pune por te marrin rrogen dhe mundesishte te dali ndonje gje A ka kombe te zhvilluar qe ka ecur para pa pune? Banka boterore eshte ne konceptin menaxherial si te gjitha bankat e tjera jep para qe te fitoje nuk fal gje. Te vetmin ndryshim nga bankat tregetare ka qe vendos kushte dhe kotrollon por dhe inponon se ku vene parat. si e tille qe te marri parat e saja inponon rritjen e çmimit si zgjidhjen me te lehte dhe me te sigurte qe te realizoje fitimet e saj. Shkurt ne Shqiper kane gjetur nje parajse te vogel si per banken si institucion ashtu dhe per punonjesit e saj qe kane perfitime jo te pakta. Dhe shkaketaret dihen politikanet tane kaq te pangopur dhe te vegjel ne shpirt .jo human, agresiv, etj etj.

  6. Liridon says:

    Faji kryesor eshte tek Ne,qe ja lam ne dore hajnave te komandojne kete sektor strategjik.Nuk ka pse BB apo FMN te na doje me shume se duam vete vetveten.Grupi Pashko,Ruli….etj qe ne fillim te viteve ’90 u kuptuan qarte qe ishin per shkaterrimin ekonomik te Shqiperise.

  7. rrnoft Pi Di,ja says:

    Ku ishe ti Mondo deri dje? apo si byth lepires duke i sherbyer saliut si dje edhe sot,ik ore muter si keni len vetes pik dinjiteti,ju ka shkerdhyer saliu nga te gjitha anet.

  8. sala says:

    te lumte Mondushi ke fole ne momentin e duhur keshtu te do partia,,,,,keshtu te dua edhe une megjithese karike pervec asaj te deputetit nuk te jape dote ,,,bolle me ke fshire bythen ,,,,tani te redhi koha qe edhe ti te largohesh,,,,se u plake ,u fishke edhe nga trute shko rite kalamajte se i ke te vegjel,,,,pirdhu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje