Lejet e Drejtimit, Shqipëria pjesë e Traktatit EUCARIS

14 Tetor 2014, 13:37Politika TEMA

Traktati i Sistemit Evropian të Informacionit për Automjetin dhe Lejen e Drejtimit, (EUCARIS), ku do të bëjë pjesë dhe Shqipëria, i ofron mundësinë vendeve evropiane të shkëmbejnë informacione për regjistrimin e mjeteve dhe të drejtuesve të mjeteve.

Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi sot aderimin e Shqipërisë në Traktatin EUCARIS, i cili nuk është thjesht një bazë të dhënash, por një mekanizëm shkëmbimi që lidh regjistrat e mjeteve dhe drejtuesve të mjeteve të autoriteteve përkatëse të palëve.

Specialisti i Ministrisë së Transporteve, Nikolin Bërxhiku, tha se sistemi ndihmon në regjistrimin e lejeve dhe mjeteve të drejtimit, kur ato mbahen nga një person i vendeve të BE-së, ndërsa procedurat e qarkullimit të mjeteve tona në vendet e tjera do të shoqërohen me dokumente të tjera, si leja ndërkombëtare e qarkullimit.

Qëllimii i këtij Traktati është të sigurojë që regjistrat qendrore të automjeteve dhe lejet e drejtimit të jenë të saktë e të sigurt dhe të ndihmojnë në parandalimin, hetimin dhe ndjekjen penale të shkeljeve ligjore të shteteve individuale në fushën e lejeve të drejtimit.

1 komente në “Lejet e Drejtimit, Shqipëria pjesë e Traktatit EUCARIS”

  1. Perse jo says:

    Sot vendi yn pret daten e hapjeve te negocjatave per antarsim te menjehershem ne BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje