Meta-Bokhari: Shqipëria dhe Pakistani duhet të rivitalizojnë marrëdhëniet

14 Tetor 2014, 14:33Politika TEMA

Gjatë punimeve të Sesionit të 131 të Unionit Ndër-Parlamentar në Gjenevë, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, u takua me Kryetarin e Senatit të Pakistanit, Syed Nayyer Hussain Bokhari. 

Meta dhe Bokhari ndanë bindjen e përbashkët se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Pakistanit duhen rivitalizuar përmes forcimit të shkëmbimeve ndër-parlamentare, rritjes së nivelit të vizitave politike dhe intensifikimit të shkëmbimeve tregtare. 

Kryetari i Kuvendit, u shpreh se Shqipëria e vlerëson peshën rajonale dhe globale të Pakistanit dhe është e gatshme të forcojë bashkëpunimin si në nivel bilateral, ashtu edhe në kuadër të platformave ndërkombëtare si Organizata për Bashkëpunimin Islamik, Kombet e Bashkuara apo përmes Unionit Ndër-Parlamentar. 

Meta vlerësoi njohjen e Kosovës nga Pakistani si një kontribut për stabilitetin në Ballkan, por edhe si një akt miqësie ndaj shqiptarëve në rajon dhe vuri në dukje se Shqipëria dhe Pakistani duhet ta rrisin bashkëpunimin në kuadër të luftës globale kundër terrorizmit në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë globale. 

Në përfundim, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Meta dhe Kryetari i Senatit të Pakistanit, Bokhari shkëmbyen ftesat për vizita reciproke, të cilat u pranuan me kënaqësi nga të dy palët.

8 komente në “Meta-Bokhari: Shqipëria dhe Pakistani duhet të rivitalizojnë marrëdhëniet”

  1. Alfred says:

    Ky po qe ka axhende te ngjeshur. Dje takoi serben sot bokharin dhe neser me siguri do takoje edhe ndonje nga afrika. Ata qe vlejne nuk e bejne pis doren me nje hajdut si ky

    1. Arber says:

      Ik ore cfare beni? A jeni ne vete? C’ju duhet marredhenia me Pakistanin? Mbeturina islamike dhe terrorista me bollek!

      1. Hoxhe Muhameti says:

        mileti arnaut osht vlla me miletin e paksitanit edhe me gjithe miletin ci beson allahun edhe profetin. pse te vjen inat ne regjistrim dolen 95% moslimane, ti po ste pelcen shko jeto me papen e romes ne rome.

  2. Trebeshina says:

    Me keta cdeshet???????

  3. tani.deutschland says:

    1. Ky BoKari cfare eshte ne Pakistan ?

    2. Cdo me thene ne shqipen e sotme fjala rivitalizim ?
    A mos duhet shkruar ne mire ne shqip ringjallje ose riaktvizim????

  4. tourkofagos says:

    hahahahaha Meriton suniti,una rraza una facia……….

  5. Perse jo says:

    Sa her na jan djegur kamionat per ushtaret tane ne Afganistan., nuk jemi ankuar te autoritetet Pakistaneze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje