Reuters: Historia dhe dhuna zëvëndësoi futbollin

15 Tetor 2014, 12:58Kronika TEMA

Reuters

 

Sfida per eliminiatoret Euro 2016 mes Shqipërisë dhe Serbisë dështoi si pasojë e një përleshjeje mes lojtarëve të dy ekipeve.

Arsyeja e sherrit ishte flamuri që përshkruan të ashtuquajturën Shqipëri e Madhe, ose thënë ndryshe të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarë, i cili po valvitej i telekomanduar.

Një futbollist serb e mori flamurin në stadiumin Partizani, duke nxitur në këto moment zemërimin e lojtarëve shqiptarë.

Këtu nisi përleshja.

Forcat speciale të policisë ndërhynë shpejt kur një numër madh tifozësh pushtuan fushën e lojës dhe sulmuan lojtarët shqiptarë, duke i detyruar ata të tërhiqen dhe të fshihen në tunelet e stadiumit.

Tifozët serbë lëshuan fishekzjarre dhe sende të tjera në drejtim të futbollistëve shqiptarë.

Pas një vonese prej rreth gjysmë ore, arbitri Martin Atkinson braktisi lojën , e cila deri në atw moment ishte barazim 0-0.

Qindra shqiptarë dolën në rrugët e kryeqytetit Tiranë të mërkurën, në mbështetje të ekipit të tyre kombëtar të futbollit pas ndërprerjes së ndeshjes Shqipëri-Serbi.

Tifozët që mbanin flamurin e tyre kombëtar shprehën mbështetje për ekipin.

Mediat serbe njoftuan se Olsi Rama, vëllai i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, u arrestua në platenë e vipave për nxitjen sherrit tw flamurit.

Siguria ishte e madhe për një lojë në të cilën nuk u lejuan të marrin pjesë tifozët shqiptarë në kushtet kur tensionet mes serbëve dhe shqiptarëve nuk janë shuar ende që pas luftës dhe pavarësisë së Kosvës në 2008.

NATO nisi sulmet ajrore 78-ditore në vitin 1999 për të ndaluar vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve etnik në Kosovë nga forcat serbe.

Edhe sot Serbia nuk e njeh Kosovën e pavarur.

1 komente në “Reuters: Historia dhe dhuna zëvëndësoi futbollin”

  1. Albanian Zorro says:

    Ju lutem, shkoni dhe regjistrohuni ketu dhe mbroni anen shqiptare te ceshtjes. Ceshtja nuk eshte aq e thjeshte sac e bene mediat shqiptare dje me nje fitore 0:3 ne tavoline. Ky eshte blogu me prestigjioz i futbollit europian. Vetem per ata qe dine mire anglisht dhe jane mendje ftohte. Jo per ata me anglishte katundi apo qe nuk dine te lidhin dy fjale me logjike, perndryshe do te demtoni ceshtjen shqiptare! Duhet te fitojme edhe luften mediatike!
    http://kassiesa.nl/uefa/forum2/viewtopic.php?t=3414&postdays=0&postorder=asc&start=15

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje