INTERVISTA/Rama për CNN: Në 22 Tetor në Beograd nëse Vucic më fton

18 Tetor 2014, 12:35Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë Beogradin në 22 tetor nëse homologu serb do e ftojë. Deklarata u bë nga vet kryeministri në një intervistë për CNN.

I pyetur për incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes s futbollit Serbi-Shqipëri Rama theksoi se ngjarja që ndodhi në stadium ishte fatkeqe dhe nuk mund të mbajë peng të ardhmen.

Ai sqaroi se droni me flamurin e ‘Shqipërisë së Madhe’ nuk u ngrit nga i vëllai. Kryeministri sqaroi se është i gatshëm të vizitojë Beogradin por është në dorë të palës Serbe nëse do e ftojë.

A ishte vëllai juaj ai që ngriti dronin në stadium?
Nuk mund të ishte vëllai im, madje asnjë nga 45 shqiptarët që ishin të pranishëm në stadium, sepse tifozë nuk kishte për të shmangur çdo lloj incidenti. Droni erdhi nga jashtë stadiumit, si mund të ketë qenë vëllai im.

A e dënoni atë që ndodhi në Stadium?
Në fakt ka qenë një event dhe një ndeshje trishtuese, fatkeqe se ajo se çfarë ndodhi brenda stadiumit ka vijuar edhe në nivelet e larta politike serbe. Dua të sjell në vëmendje, që është viti i parë në historinë tonë që kemi paqe dhe kemi një shans të shkëlqyer për të ecur para dhe tani ngecim në një ndeshje futbolli.

A do shkoni në Serbi?

Është takimi i parë mes dy kryeministrave në 68 vite për të dhënë një ide sa probleme kemi pasur. Politika nuk duhet të nxitet nga futbolli por të ecim para.

A jeni i gatshëm të shkoni?
Sigurisht që jam.

Jeni i sigurt që do shkoni?
Është në dorën e tyre për të më ftuar. Kohë më parë kemi rënë dakord që do të takohemi.

A mund ti arrini 5 prioritetet?
Sigurisht që do i bëjmë. Mendoj se jemi të gatshëm, për ti plotësuar të gjitha. Mendoj se BE duhet të kthehet nga një Evropë frike në një Evropë shprese. Kjo që thuhet për lodhje Evropa ka nevojë për Ballkanin më shumë se kurrë.

Ju do jetoni bashkë me BE dhe Serbinë në të ardhmen?
Për një të ardhme me të mirë kemi kaluar qindra vite urrejtje.

11 komente në “INTERVISTA/Rama për CNN: Në 22 Tetor në Beograd nëse Vucic më fton”

  1. Shurt – sakt – KORREKT .
    Me perfekt s’behet.

    1. Edkari says:

      Kryeministri jone nje njeri pa turp qe do mbahet mend si ai qe do ti shkoj tjetrit me zor ne shtepi.
      O loqe na be qe te ndihemi krenar dhe thirrjet e serbeve e grekeve te jene thirrje qe jane drejtuar kot se me thene te drejten njerez si ti e shume si ti i meritojne ato sharje.YYYYYYYYYYttttt race e qelbet(>‿◠)✌

  2. wer says:

    Rama zbute akoma me shume tonin me Serbet. Kupto qe ata u nisen per te bere nje ndeshje te paqte por situata u rreshqiti nga duart per aresye te disa tifozeve budallenj. Duhet te kuptoni gjithashtu qe ngjarja me dronin nuk ka te beje me ceshtjen e Kosoves se sa te asaj qe serbet u duken budallenj dhe vulnerabel. Nuk mund ta pranojne me buzeqeshje gjenialitetin e idese shqiptare te dronit me flamur; Ateher mos rrotullo me shume thiken ne plage te serbeve por merre me sportivitet dhe gjej fjalet e duhura per te ulur tensionin. Ne gjermani Media World nxorri nje oferte: “Blini dronin shqiptar per pak euro. Flamurin ua japim gratis.” Ky eshte shpirti europian dhe lehtesia me te cilin duhet te shkosh ne Beograd. Fjalet gjeji vete.

  3. beni says:

    Shko o Edi, shko e tregojau vendin se ashtu e duan ato

    1. goni says:

      Shko atje e tregou se sa te prapambetur jane tregoju qe shqiptaret jane europian dhe autokton ketu, mos e ul kete komb ne asnje moment, po e preken pak sulju sic beri lila me xhaken e me shoke.

    1. genta says:

      Shume e rendesishme qe kryeministri te shkoje te vizitoj e Beogradin ne shqiptaret nuk kemi pse te fshihemi dhe te kemi frike perballe kesaj situate, gjithashty shume e rendesishme vizita e Rames pasi keshtu perfaqeson dhe mbron intresat e gjithe shqiptareve.

      1. fjolla says:

        Vucic ska fytyre te presi Ramen rane brenda kurthit qe ngriten vet. Me viziten ne Beograd nese do te realizohet shqiperia dhe shqiptaret do fitojne shume ne imazh.

  4. arlinda says:

    Shpresojme te realizohet vizita dhe te na perfaqesosh denjesisht ashtu sic di kryeministri Rama dhe te na beje te ndihemi edhe nje here krenar.

  5. Juliani says:

    Kjo situat eshte nje dhurate e madhe qe na i ka bere Serbia, per tu ndergjegjesuar dhe zgjuar prej gjumit dhe siguris fallco qe i kemi dhene vetes te besojme.Jemi nje popull i rrethuar prej agresoresh si nga veriu ashtu edhe ne jug. Kemi shansin te forcoime shtetin dhe ti leme ndasit meskine qe kemi mes vetes, se re te zeza paraqiten ne horizont per shqiptaret. Cnenkupton kjo?
    Konjukturat globale po ndryshojne dhe SHBA po humbet rolin dominues,cke do na beje shume te eksponuar ne te ardhmen nderkohe qe jam pak dyshues edhe te vet deshira qe do ruaje Amerika te rrezikoi per ne duke pasur parasysh rrezikun e ri global qe eshte terrorizmi(duke patur parasysh perkatesine tone fetare).
    Ne kete aspekt rendesi perben luftimi dhe debimi i te gjith organizatave te ashtuquajtura humanitare prej vendeve arabe, qe nen hunden e politikaneve dritshkurter kane arritur te fillojne ndertimin e nje bombe te fuqishme brenda shoqeris tone sic eshte ekstremizmi islamik, une besoj se jemi pak vone tashme ta ndaloime kete, por shpresoj te jem i gabuar.
    Si politikan largpames besoj se z Rama keto i ka parasysh, nderkohe dua te theksoj se per here te pare e kam ndiere veten krenar prej politikberjes se ketyre ditve, ku eshte anashkaluar ajo politika e servilizmit evropian ne kurriz te interesave kombetare. BRRAVO EDI

  6. Ueda says:

    Serbia po vazhdon me gabimet e saj. Gabim pas gabimi , gabimet po shkojne varg . Pas mosrespektimit te himnit tone , flamurit, simbolit, lojtareve dhe te shume normave te tjera .. po i shtojne minuse vetes. Z.Edi Rama tregon qe eshte i gatshem te shkoje ne Beograd(Nuk dorezohet kryeministri yne) , por jane ato qe nuk e prisnin kete gadishmeri te tij , dhe po u bejne bisht gjerave .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje