Komisioni hetimor për shkarkimin e dy anëtarëve të KLD-së miratoi raportin përfundimtar ku kërkon shkarkimin e Elvis Cefa dhe Lulzim Lelcaj nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Raporti pritet të depozitohet në Kuvend për miratim.
Në raport gjithashtu jepen gjykime për funksionimin e KLD, si dhe nevojën për të parë aktet nënligjore.
Sipas kryetarit të komisionit, deputetit socialist Armando Subashi, procesi i provimeve për Gjykatën Administrative ka qenë jo i duhuri, ndërsa kryetarët e gjykatave janë mbajtur prej vitesh të deleguar, duke shërbyer si mjet presioni ndaj këtyre gjyqtarëve.
Rasti i Pukës është dhe më kuptimploti, sipas kreut të komisionit hetimor, ku kryetari gjykatës atje prej muajsh i komanduar, më në fund prodhoi korrupsion, ndërsa shtoi se shumë emërime gjyqtarësh janë bërë më shkelje nga KLD.
Subashi bëri të ditur se raporti është voluminoz dhe me shumë faqe.
“Raporti shumë shpejt do bëhet publik duke u hedhur në faqe zyrtare të vendit. Sot ndalemi në momentet kryesore të këtij raporti”, tha Subashi në fjalën e tij në Komision.
Sipas tij, veprimtaria e KLD për promovimin e anëtareve të saj është në kundërshtim të parimit kushtetues.
“Në punën tone i jemi përmbajtur atyre pikave të kërkuara nga grupi i deputetëve që kërkoi ngritjen e komisionit hetimor. Veprimtaria e KLD me promovimin e anëtarëve të saj është në kundërshtim të parimit Kushtetues.”, u shpreh Kryetari i Komisionit hetimor.
Më tej, Subashi theksoi se një tjetër shkelje e Këshillit të Lartë të Drejtësisë është dhe ajo me emërimin e magjistratëve të rinj nëpër gjykata. Sipas Subashi, Magjistratët që kanë përfunduar shkollën në 2014 vijojnë të jenë ende pa u emëruar.
Duke përmendur disa shkelje të tjera të KLD-së, Subashi shtoi “emërimi i Gjin Gjonit, Neshat Fanes, promovimi I Ilir Mustafaj janë tregues të këtij konkluzioni që sapo thashë dhe tregojnë qartë shkeljet e ligjit dhe kushtetues. KLD nuk ka bërë sa duhet për të shmangur konfliktin e interesit”.
Kreu i Komisionit gjatë seancës ka vijuar më një tjetër shkelje të KLD-së, që është dhe marrja e kompetencave që i takojnë Ministrit të Drejtësisë nga ana e saj.
“Momenti i trete është marrja nga KLD e kompetencave të ministrit të Drejtësisë për shpalljen e vendeve vakante nepër gjykata. Shpallja e vendeve vakante dhe marrja e kompetencës së ministrisë së Drejtësisë, komisioni çmon se është një shkelje e të drejtës së parimit të balancës mes pushteteve.”, tha Subashi.
Ndërsa anëtari i komisionit Spartak Braho është shprehur se KLD është kthyer në një batak dhe është e gjitha për tu shkarkuar. Sipas tij, të gjitha shkeljet janë bërë me dije. Braho bëri përgjegjës për situatën e krijuar edhe Kryetarin e KLD-së, Presidentin Bujar Nishani, për të cilin tha se ka drejtuar në mënyrë të papërgjegjshme, duke kërkuar kështu që në raportin e komisionit hetimor të përfshihen dhe Presidenti Nishani.
Braho e cilëson drejtimin e KLD, të kryesuar nga një bandë njerëzish që kanë udhëhequr drejtësinë shqiptare.
“Këto shkelje nuk janë pa dashje, janë bërë me vetëdije. Ne nuk kemi patur një KLD kemi patur një bandë që drejton drejtësinë shqiptare. Ne e pamë vetë që ata të dy ishin të mbaruar dhe thanë këtu vetëm artifica se gjoja komisioni është antikushtetues
Në raport duhet të përfshihet dhe përgjegjësia e kryetarit të KLD-së, ne nuk mund të mbyllim sytë. Duhet të evidentohet përgjegjësia e Bujar Nishanit pse e ka lejuar këtë”, tha Braho.
Kreu i Komisionit ArmandoSubashi mbështeti mendimin e deputetit Braho sa i takon rolit të Presidentit në KLD.
“Bie dakord me atë çka tha Braho dhe me rolin e Presidentit. Pasi pjesën kryesore të përgjegjësisë në shkeljet e KLD e ka dhe Presidenti. Unë jam dakord me çka thatë që ne të përfshimë në raport dhe një paragraf me përgjegjësinë e Presidentit të Republikës”, tha Subashi.
Nga ana tjetër, deputeti i PS-së, Taulant Balla, anëtari i Komisionit Hetimor për KLD-në bëri të ditur se gjatë hetimeve janë gjetur shkelje edhe para dy viteve nga ana e opozitës.
“Është fakt që zoti Cefa, por dhe Presidenti i Republikës ne rolin e kryetarit te KLD nuk kane marrë në konsideratë gjetjet e komisionit hetimor parlamentar për shkarkimin e zotit Kreshnik Spahiu.
Kemi rigjetur shkelje te kolegeve tanë tani në opozitë. Të njëjtat shkelje të gjetura nga Komisionin Hetimor Parlamentar të dy viteve më parë kanë gjetur të njëjta shkelje si sot.
Është për të ardhur keq që një Nënkryetar zëvendëson një tjetër nuk merr masa për të përmirësuar shkeljet e konstatuar për paraardhësin e tij, por i përkeqëson ato”, tha Balla.
Më tej Balla shtoi se “nëse ka një institucion që e ka në zemër konfliktin e interesave është KLD. Anëtarët e KLD kanë votuar për të emëruar fis e kushërinj por edhe për të promovuar vetën.”.
Ikni o na lini reat se keni filluar qe kur keni mare pushtetin jo do bejme kete e jo ate ju sjeni te zote te iqeni dot nje sakat qe ju ka mbetur si fandispathi ne presidence e nje kylysh te Berishes qe ju pergjon e jo te beni reforma ne drejtesi .Shekoni endera me sy hapur se mos ikin vete se nga ju se ruajne fare ata..
shkarkoni dhe kryetarin e gjykates administrative te apelit se u gri ne pare bashke me bashkeshorten qe i punon te Drejtoria e Tatimeve, ajo e furnizon me gjobat qe i ve subjekteve tregtare dhe ky qe i fal pa teklif.
Une pershendes mendimin e z.Spartak Braho,KLD-ja duhet shkarkuar me themel,nuk mund te flitet nga gjith opinioni kombetare dhe nderkombetare per nje drejtesi te korrupuar dhe e lidhur me krimin dhe kryetari i ketij keshilli te larte te drejtesise te jete kaq i paster,
ne fillim duhet menduar si te shkarkohet ky Nishani dhe pastaj te vazhdoi me radhe ne te gjith institucionet e drejtesise nga gjykata kushtetuese,kld dhe deri ne ato te rretheve.