Qeveria shqiptare i bën sërish thirrje autoriteteve serbe që të ndalojnë së fajësuari Shqipërinë si komb, si qeveri dhe të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre.
Në një intervistë për Francë 24, ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati theksoi se marrëdhëniet diplomatike nuk mund të drejtohen nga sporti, andaj Shqipëria është e gatshme për të krijuar një frymë të re marrëdhëniesh me Serbinë por se për këtë duhet në sinkron edhe vullneti i Beogradit zyrtar.
Bushati tha gjithashtu se ne kemi shprehur qartë gatishmërinë tonë për të vizituar kryeqytetin serb, dhe nuk mendojmë se duhet të presim shtatë dekada të tjera për materializimin e një aktiviteti dhe vizite kaq të rëndësishme.
Intervista e plotë e Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati për Francë 24-
Kemi qenë dëshmitarë të një sërë akuzave në lidhje me ata që duhet të fajësohet për këtë incident. Sipas jush, kush është përgjegjës për këtë?
Faleminderit që më ofruat mundësinë për të reaguar në lidhje me zhvillimet e pakëndshme në Beograd, gjatë ndeshjes midis Shqipërisë dhe Serbisë. Qeveria shqiptare dënon me forcë provokimet, ushtrimin e dhunës në stadium e gjithashtu ngjarjet që shoqëruan këtë ndeshje futbolli, duke shprehur keqardhjen e saj mbi përdorimin e tyre për qëllime politike, fatkeqësisht nga zyrtarë të lartë në Serbi.
Në kemi qenë mjaft të qartë në pozicionin tonë mbi këtë ngjarje, jemi distancuar nga përdorimi i dhunës dhe çdo lloj tjetër provokimi, u kemi bërë thirrje autoriteteve serbe të hetonin këtë çështje dhe u bëjmë thirrje gjithashtu që të ndalojnë së fajësuari Shqipërinë si komb, si qeveri dhe të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre.
Siç të gjithë e dimë, nga rregullat e shkruara dhe gjerësisht të pranuara, vendi pritës është plotësisht përgjegjës për mbarëvajtjen e një aktiviteti të tillë. Edhe pse ne luajtëm në Serbi në rrethana shumë të pazakonta, ku tifozët tanë nuk u lejuan të hynin në stadium, ku simbolet tona kombëtare nuk lejoheshin, ne luajtëm, pa asnjë ankesë. Po ashtu, kur filloi hedhja masive e objekteve të rënda dhe fishekzjarrëve në fushë dhe retorika tejet e pakëndshme kundër himnit tonë kombëtar, ne nuk u ankuam dhe vazhduam të luanim. Kemi udhëzuar gjithashtu njerëz nga FSHF dhe ambasadën tonë atje të ruajnë qetësinë dhe të përcjellin vetëm mesazhe paqësore.
Kryeministri i Shqipërisë do të zhvillojë një vizitë historike në Serbi javën e ardhshme. A do të zhvillohet kjo vizitë, apo ajo mbetet ende për t’u diskutuar, duke marrë në konsideratë zhvillimet e fundit?
Këto janë çështje që jo domosdoshmërish duhet të jenë të lidhura me njëra-tjetrën. Nëse ne arrijmë të vendosim një vijë të qartë ndarëse midis sportit, huliganizmit dhe politikës, sepse sporti nuk mund të drejtojë çështjet shtetërore. Ky ka qenë qëndrimi ynë i qartë mbi këtë çështje. Jemi të vendosur të vazhdojmë rrugën tonë konstruktive në lidhje me politikën e jashtme në rajon, dhe Serbia është pjesë e këtij rajoni.
Ne duam të hapim një kapitull të ri në marrëdhëniet me Serbinë, por për këtë nevojiten të dyja palët. Ne kemi shprehur qartë gatishmërinë tonë për të vizituar kryeqytetin serb, dhe nuk mendojmë se duhet të presim shtatë dekada të tjera për materializimin e një aktiviteti dhe vizite kaq të rëndësishme. Të gjitha mundësitë janë të hapura, por nevojitet vullneti i të dy palëve. Ne jemi të gatshëm të vizitojmë Serbinë, dhe besojmë e shpresojmë se Serbia është gati të na mirëpresë.
Thjeshte Bravo Bushat! Ju mbeshtesni Shqiptetaret e vertete dhe Serbet e vertete me kete sjellje, poshte nacionalistet Serbe e Shqiptare. Nacionalizmi eshte nje shprehje e vogelsise shpirterore ne cdo komb, ai duhet te zhduket, e denuar me ligj…e kaluara e hidhur na ka mesuar me leksione e faktet tregojne, mijra te pafajshem,shqiptare, boshnjake, kroate, Kosovare edhe Serbe te manipuluar. Gjaku eshte derdhur lume nga te cmendurit nacionaliste, boll me, ne varr nacionalistet dhe ish komunistet
Te shkoni por te keni kujdes se serbet ta fusin dhe ta lene ne prere. Me ta po gjen belan gjithe Europa dhe jo vetem ne. Personalisht i kam njohur serbet nga afër dhe nuk kisha ndonje paragjykim per ta, por mos ju rente fati ti njihni se do zhgenjeheni.
Une mendoj se ndeshja e futbollit eshte preteks.
Me konferencen e organizuar nga kancelarja Merkel, mendova se filloi nje epoke paqesore ne Ballkan. Ndjeva se ishte minimizuar ne max influenca ruse dhe Serbia po drejtohej drejt paqes dhe qetesise ne Ballkan. Gjithashtu mendova dhe ndjeva nje rol me paresor te SHQIPERISE dhe te Edi RAMES njekohesisht.
Por zgjimi dhe ndikimi i ariut polar rus ne Ballkan, qe nuk e pranon kete epoke, po e veshtirson se tepermi kete zhvillim.
Serbia nuk vendos dot vete.
Ky eshte mendimi im.