Ministria e Jashtme: Serbia të ndalë aktet kriminale kundër shqiptarëve që jetojnë atje

17 Tetor 2014, 14:16Politika TEMA

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar përmes një deklarate mbi aktet e dhunës të ndërmarra ndaj bizneseve shqiptare në disa rajone në Serbi.

“MPJ me shqetësim dhe indinjatë dënon sulmet e shumta që janë ndërmarrë këto ditë pas ndeshjes Serbi-Shqipëri kundër jetës, pronës dhe sipërmarrjes së shqiptarëve që jetojnë në Serbi.

Aktet vandale kundër shqiptareve në Sombor, Stara Pazova, Novi Sad dhe rajone të tjera janë vazhdim dhe shprehje e një fushate të qëllimshme antishqiptare.

MPJ i drejtohet autoriteteve zyrtare të Serbisë që të marrin masa të menjëhershme për ndalimin e akteve të tilla kriminale kundër shqiptarëve në Serbi dhe garantimin e qetësisë dhe sigurisë së jetës, sipërmarrjes dhe pronave të tyre. Vënia para përgjegjësisë e autorëve të akteve të tilla të dënueshme është kërkesë e gatishmërisë dhe vullnetit real për bashkëpunim mes dy shteteve. 

Akte të tilla dhe përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës i shërbejnë vetëm nxitjes së urrejtjes dhe vështirësojnë kthimin në normalitet të situatës”, theksohet në deklaratë.

4 komente në “Ministria e Jashtme: Serbia të ndalë aktet kriminale kundër shqiptarëve që jetojnë atje”

  1. Çiljeta says:

    Aktet e dhunës ndaj shqiptarëve në Sërbi, u morrën vesh nga media sërbe dhe u dënuan nga Qeveria Sërbe…! Po për aktet e dhunës në Dervician, ku ishte media dhe Qeveria Shqiptare…???!!!

    1. Sali Berisha says:

      Pse nuk shkon te besh nje consert bamiresie ne Dervican! Sa te shohin bycen tende do qetesohen njerezit atje.

    2. Aleksander says:

      Si eshte puna e Derviçanit,ç’ka ndodhur ?

  2. Tahip says:

    Ne dervican do tu heqim alkolin nga lokalet qe te moa behen tape edhe tu mesojne shqip shqiptareve atje qe e kane harruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje