Rama impresionon studentin serb në Harvard

17 Tetor 2014, 10:18Politika TEMA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tërhoqi vëmendjen për nevojën për modernizim tek vendet e Ballkanit dhe u ndal tek incidenti i ndeshjes Shqipëri-Serbi, në Forumin John F. Kennedy mbrëmjen e së enjtes në SHBA.

“The Crimson” e Harvardit, e cila ka qindra mijëra  lexues elitar në mbarë botën, i ka kushtuar një shkrim kryeministrit shqiptar Rama, i cili gjatë fjalimit të tij veç shumë pikave është ndalur tek nevoja për bashkim të vendeve të Ballkanit.

Ka rënë në sy qëndrim i studentëve serbë në audiencë, ku në fund njëri prej tyre, tha se shte shumë i lumtur pasi dëgjoi perspektivën e kryeministrit Rama për Ballkanin dhe  politikën e tij jo agresive.

Duke iu përgjigjur pyetjeve nga audienca rreth diskriminimit etnik, Rama tha se edhe pse Shqipëria është një vend me dallimet e saj kulturore, njerëzit jetojnë në harmoni së bashku.

Për të ilustruar këtë, Rama theksoi se ndërsa ai vet është katolik, është martuar me një grua myslimane dhe ka fëmijë ortodoks të krishterë.

“Nëse ka një arsye të fortë që e them me zë të lartë: “Jam krenar që jam shqiptar”, është se në Shqipëri nuk ka diskrimimin ndaj askujt.

Rama foli për incidentin e të martës, gjatë  ndeshjes së futbollit Serbi-Shqipëri në Beograd.

Rama tha se varet nga vendet e Ballkanit nëse do të ecin përpara nga jo ngjarje dhe nëse do të tregojnë se janë gati për të qenë partnere në BE.

“Ne kemi një mundësi fantastike për t’i treguar botës dhe Europës, që vendet e Ballkanit janë në gjendje të ecin përpara dhe mos të jenë më të izoluar siç kanë qenë më parë.

Audienca ka reaguar pozitivisht për  fjalimin e kryeminsitrit Rama.

Rajko Radovanoviç, 16 vjeç, një student nga Serbia, tha se ishte shumë i lumtur pasi dëgjoi komentet e Ramës për incidentin e fundit gjatë ndeshjes në Beograd.

“Ai ishte në gjendje të ngrihet mbi lojën e futbollit, dhe jam i lumtur me qëndrimin e tij “duke mos treguar gishtin”, sepse kjo është ajo që shumica e politikanëve në rajon kanë bërë”, tha ai.

27 komente në “Rama impresionon studentin serb në Harvard”

  1. Hajni says:

    Studenti 16 vjecar???? mos e keni shkru gabim qit shifer

    1. Bleona says:

      Mos u merrni me kalamanj se politika merret me burra.
      http://dielli.al/lajme.php?id=85957&k=71

  2. Po says:

    Student 16 vjec ne Universitetin e Harvardit? duhet te ishte ne shkolle te mesme duke u bazuar tek mosha qe ka, ose eshte nje gjeni i vertete qe Hravardi e ka pranuar student ne kete moshe ?

    1. jhhgkhjflhasdfl anticensurë says:

      është gjeni o lali!osht tu mbrojt doktoraturën!

  3. Metri says:

    Rama i kerkuar Lobeve Shqipetare qe te nderhyjne ne Shtepine e Bardhe qe presidenti Obama te vije per vizite ne Shqiperi,ne qofte se kjo do te arrihet! do te ishte nje mbeshtetje e madhe per ne.
    Bravo.

  4. Epiri Enchallon says:

    Bravo Kryeministri, qe po ua merr Ujtin e mullireve te Janullave, Tpurkofagsve, Doktrines se shenjt Serbe per shfarosjen e Shqiptareve…thueni cte doni po Shqiptaret Ortodoks, e kan luftuer Grekun edhe Serbin ne palce… nuk flas per Te shiturit, se te shitur ka edhe te komuniteti Musliman per Vehabizem Arab, edhe Ortodoks te Vehabizmi Grek!!

  5. arvaniti says:

    NUK ka fare rendesi 16,26,36,46.56,apo70 sa ish kryeministri yne qe imbushi pardje, por e rendesishme eshte se ne cfar menyre mendojme. Mos beni kritizerin ne gjera qe nuk kane vlere,por vleres jepini vlere se atehere keni bere nje hap perpara.

    1. i_ says:

      Edhe nipi im 5 vjec ishte dakort me largpamesine e kryeministrit ne harvard. Bile bile shkoi i mori dhe nje autograf ne harvard edit se ishte shume i lumtur nga fjalimi qe mbajti kryeministri jone para universitetit ku studion ai

      1. arvaniti says:

        Coje vizitoje,mos e lejo te bjeri dakort dhe aq me teper ti mari autograf kryeministrit sepse dicka nuk shkon, ka dale nje mjek popullor shume i mire per keto ceshtje.Qhet DEBIL’LLEKU RURALOPSIQIK e gjen me shumice andej nga Bathorja.

  6. joel shkodra says:

    Kur qenka bere katolik Edi Rama?

    1. DinShumi says:

      Ky ishte lajmi qe askush nuk e kapi. Me sa duket paska ecur ne gjurmet e konices dhe rugoves.

  7. Çiljeta says:

    “Burri me pantallona të shkurtëra”-studenti serb 16-vjeçar…???!!! Edhe diçka tjetër: Do të kisha shumë dëshirë, një prononcim të ambasadorit tonë të nderuar dhe të kudondodhur, zotit Arvizu, mbi ngjarjet në stadiumin e Beogradit… Pse hesht…???!!!

  8. analist says:

    Hahahaha, tall bythen Mero me Ramen, talle, mire ja ben, studenti 16-vjecar i impresionuar nga zoti Rama hahahaha

  9. Klimax says:

    Te jesh kryeminister i vendit me demokracine me problematike te rajonit, ku shteti i se drejtes mungon, ku te mbyt korrupsioni, varferia, papunesia, kriminaliteti, injoranca dhe te ndihesh “krenar” duke dhene nga ana tjeter mesime se si ecet perpara ne nje bashkegzistence ballkanike me hartat e Perandorise Otomane te shek XIX si simbole etnike nder duar, eh, atehere ne rastin me te mire bota do ta quante shakaxhi!

  10. PrapambetjetOsmane says:

    Reagimet e krye*ministrit lidhur me ndeshjen e futbollit qene menjehere pas ndeshjes dhe pothuajse ne te njejten gjatesi vale, tejet politike, me ate te tifozeve te te dyja paleve.
    Studenti serb impresionohet nga deklaratat e dy diteve te mevoneshme dhe ne auditoret e universiteteve.

  11. Sadik says:

    Luli beje qytetar nder serbin e vogel

  12. Cameria Shqipetare says:

    @@Z.Rama: Nuk e di Agenden tuaj per ne Beograd..por nje Pyetje e Hapur per te gjithe Shqipetaret eshte:Pse u dashka te shkosh tani ne Beograd ,kur Serbet akoma nuk jane Qetesuar nga klithmat “Vritni Shqipetaret”??
    1-mos valle ne Emer te Politkes se Hapur per nje Ballkane te Bashkuar??
    Nese do te mendoni se ju do tu beni “Leksjone” Paqeje dhe Bashkjetese Serbeve,per nje Ballkane pa Lufte dhe ne Eu..ect..kjo eshte Injorance..
    shikoni Paraden e Serbeve dhe “Vellain ” e tyre te Madhe PUTIN..Serbet i Nderuar z.Rama,e kane te Qarte Politken e tyre kundrejt Shqipetareve doni apo nuk doni ju,dhe nese mendoni ju akoma tu thone Serbeve :TE NJOHIN KOSOVEN c´fare do te cjlle kjo??A thua se Serbet do te Bejne ate qe kerkoni ju???
    2-Vajtja e juaj ne Beograde tani eshte ne nje Kohe te papershtatshme i nderuari Rama..nese doni te Mbesni kryeministri i Shqiperise qe keni se paku Respektin e Shumices se Shqipetareve,Mbroni Krenarin e Perdhosur Shqipetare qe kemi trasheguar nga Sali Sllobodanka Berishovici.
    3-Per c´fare kthimi Mbrapa na Flisni,kur vete Serbet e treguan se sa Mbrapa Jane?????

  13. colombo says:

    E ku na gjendet ne shqiptareve, me vjen keq qe e them, por ishim te mbyllur pse u mbyllem, u hapem u beme cafrcaf tani duhet te mbyllemi, lereni ore ate qe eshte zgjedhur te bej politike, shkoj edhe ne Srbi, pse te kete frike, per qellimin qe kishte caktuar, po pse nje ndeshje futbolli duhet te na izoloje. Po ne themi qe me pare ta kemi mire me fqinjet pastaj me larg, kane ardhur kohe te tjera, pse ende duhet te themi qe ballkani fuci baruti, jo sjam dakort.
    Jo te gjithe kane aftesi te bejne politike. E keqja eshte se populli meret me politike te zgjedhurit merren me biznes * te piset*.Edhe televizionet jane kthyer si parlamenti i plakave llafazane, te gjitha televizionet kane dite qe me analistat pe gjoja vetem flasin e flasin por sipas bindjeve partiake, Shkullaku sipas Sales, sa i ishte bere koka si qen stani nga llacoja. Aty me korrekti dhe qe vetem ben analistin eshte Andrea Stefani,si duam me ti shohim

  14. Zekthi. says:

    Artikullin per Ramen eshte i shkruajtur, sic thote dhe kjo gazete, te The Harward Crimson, me autore ndoshta me origjine kineze. Aty shkruhet per djaloshin serb 16 vjecar, ndermjet te tjerave…. Kur do mesojne disa te kontrollojne (kompjuterin perpara e kane) perpara se te shpalosin hajvanlliqe!??

  15. turkofagos qibani ne bythe te shqiptareve. says:

    Edhe pse jam kunder vizites se tij ne beograd them qe rama po na impresionon te gjithe. Edhe boten moderne me kuktyren, nivelin e tij dhe qetesine qe po tregon.

    Profesor qosen e besoj verberisht. Nuk kam nivel te komentoj kur ai shjruan

  16. besi says:

    botojenii o Neandertaler te nikoliq o turp-shkoni ne majmun se ju duk pake neandertaler-qelbesira shqiptare.

  17. SHQIPE says:

    CAMERIA, nuk di sa vjec je por po te kesh perjetuar situaten perpara bombardimit te Serbise nga NATO forcat e medha ftuan ne Rambuje perfaqesues te Serbise e te Kosoves.Atehere ashtu edhe si sot kishte shume zera qe bertisnin qe nuk kish pse ulemi me nje tavoline me armikun…E pra jo vetem qe u ulen ne nje tavoline por edhe firmosen ate flete te shkruar nga fuqite e medha e rezultatin nuk ka nevoje te ta shpjegoj se e dine i madh e i vogel se c’beri NATO me pas e pse Kosova eshte shtet tani.
    Tani nuk jemi ne lufte me Serbine por ja qe Serbise i intereson te duket sikur jemi qe te mos ndodhe ky takim sepse Serbia eshte si ato grate qe duan te ruajne marredheniet me dashnorin hamshor (Rusine) e te martohen me burre te pasur (BE).Ne takimin me Merkel qe ka bere Rama mund te jete folur per shume gjera por per futboll nuk besoj te jete folur e kete duan te bejne serbet ,te ngaterrojne politiken me futbollin.Rama jam i sigurt qe shkon me nje axhende jo vetem te aprovuar nga BE por deri te parashkruar fillim mbarim per bashkepunim ne rajon e Serbeve qe jane te veshur me deliret e madheshtise si nje popull qe i takon te drejtojne gjithe Ballkanin e me gjere nuk mund ta pertypin qe mund te jene te barabarte me dike ,sidomos me “shiftari” qe jane te mire vetem per tuprere kokat e shfarosur nga faqe e dheut.
    CAMERIA, emri qe mban,qofte edhe thjesht ai virtual ,duhet te te jape nje fare pjekurie,ne se BE i jep nje kocke Serbise ,perkrahjen ne futbollpsh neve aq do te na beje nese e kemi marre paraprakisht mbeshtetjen e tyre por me disa kushte te cilat ne qetesi do ti zbatojme!
    EDI RAMA eshte per momentin udheheqesi i shqiptareve e detyra e tij si udheheqes nuk eshte nje trepikesh ne kampionatin boteror i cili do te na jape mundesi te kapercejme nje gardh por kurre te arrijme sheshin e “fshatit”,detyra e tij eshte te nxjerre vendin nga absurditeti e anomalia e ta rreshtoje mes miqsh qe e ndihmojne te shohe perpara si te barabarte mes te barabarteve!

    1. kirurg says:

      Shume sakte e me mend ne koke!

  18. sheme says:

    Mos e ktheni fare ne qesharak takimin. Edhe Enveri sei pranonte kete lloj publiciteti.

  19. kavajs says:

    Nje 16 vjecar eshte ne gjendje te prodhoje nje komentues si ju bile edhe binjake.Ndonjeri nga ju mund t’a kete baben 14 apo 12 vjecar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje