Bregu: Sa larg Europës për ata që bërtasin vdekje

16 Tetor 2014, 18:20Politika TEMA

Ish-Ministrja e Integrimit,Majlinda Bregu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së djeshme të Presidentit serb Tomislav Nikoliç, ku sipas tij Shqipërisë i duhen dekada për tu bërë një vend normal.

Përmes rrjetit social fb, Bregu thekson se Nikoliç nuk është koherent në qëndrimet e tij dhe se vetë ai është shembull i jonormalitetit.

Ky Nikoliç që thotë që Shqipërisë i duhen shekuj që të bëhet vend normal…A është po ky Nikoliç që në vizitën e tij të parë në Moskë deklaroi se nëse BE na vë kusht për anëtarësim, njohjen e Kosovës, jemi gati të terhiqemi nga rruga drejt BE?

A është po ky Nikoliç që spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës nuk e njeh, por akuzoi për genocid ndaj pakicave serbe shqiptarët në veri të Kosovës?

A është po ky Nikoliç që tha s’ ka patur genocid në Srebenicë, edhe pse atje u vranë 8000 boshnjakë myslimanë jo në kohërat e mitologjisë ,por në 1995?A është po ky Nikoliç që e quajti Vukovarin, qytet serb edhe pse ishin serbët që e bënë hi, në 1991?Ky e quan Shqipërinë vend jo normal???”

Sipas saj larg Europës dhe të qënit europianë janë ata që veprojnë me standarde të dyfishta nën thirrjet dhe kërcënimet me vdekje.

“Serbia e Nikoliçit ka promovuar paqen e stabilitetin në rajon dhe shqiptarët i paskan fyer se u nisën për futboll dhe u kërcënuan me prerje koke???Këta janë ata që veprojnë me profesionalizëm, sipas Majës që kërcen maje më maje në përgjigje jo profesionale e nën verbërine e standarteve të dyfishta?Sa larg kjo Evropë për ata që bërtasin “vdekje”!”

Një ditë më parë Presidenti serb Tomislav Nikoliç dënoi incidentin në ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri dhe kërkoi që shërbimet e sigurisë, policia dhe shërbimet e doganave të trajtojnë ngjarjen si një paralajmërim, sepse një rast tjetër i ngjashëm mund të rezultojë me viktima njerëzore.

Ai beson se qëllimi i qartë i atyre që organizuan dhe vunë në veprim planin për ngritjen e një minihelikpteri me flamurin e Shqipërisë së Madhe ishte të shkaktonin trazira në Serbi dhe destabilizuar edhe gjithë rajonin.

Sipas Nikoliç, Serbia ka bërë çdo gjë për ta hedhur pas të kaluarën dhe për të zhvilluar marrëdhënie miqësore dhe dhe vizita e ardhshme e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama pritet ti jetë një sinjal për vendosjen e marrëdhënieve të shkëlqyera.

“Pas vrasjes së përpjekjeve për të krijuar një miqësi mes Serbisë dhe Shqipërisë, është e qartë se Shqipëria do të duhet dekada, nëse jo shekuj, që të bëhet një vend normal, pa urrejtje kundër Serbisë,” – tha Nikoliç, i cili pret që zyrtarë të lartë të Shqipërisë të dënojnë incidentin.

12 komente në “Bregu: Sa larg Europës për ata që bërtasin vdekje”

  1. albanian says:

    ke te drejte Maja por shpellaret e Serbise na kane mbire si fidanja e Vicidollit ne Tirane.

  2. DinPaku says:

    Lerini keto retorika politike dhe mburese, se kush eshte me europian, po shikoni te gjeni njeri te sakte te mbroje çeshtjen tone javen tjeter para UEFA-s. Pse duhet ngritur çeshtja se kush eshte me shume Europian? Edhe serbet duke pretenduar se jane me europiane se ne e bene te gjithe ate genocid sportiv kunder shqiptareve, me pretendimin se po i japin pergjigjen e duhur ca qenive joeuropiane.
    Ne stadium nga serbet u demostrua nje egersi primitive e padenje edhe per cepin me te humbur te botes e jo te Europes.

  3. fifa says:

    Bogdanov nuk ka vrare shqiptar,Saliu po!

  4. kavajs says:

    PD nuk ka ndonje ndryshim te madh nga serbet,i kane pasur me kohe baza strehimi per te luftuar shqiptarizmen.

  5. ismeti says:

    po ku ishe mori e mjer me 21 janar pundhensi yt vrau njisoj sikurse shkau

  6. Hm... says:

    Mire e ke Majlinda por me kete rast distancohuni nga kapoja qe nuk ia vlejne lotet. Sekretet e shtepise i nxjerr gjithnje ne pazar femija dhe supermbeda, ajo torollakja,ka degjuar komentet e babit dhe gjyshit dhe gjyshes dhe me vrap ka komentuar ne FB. Pastaj ka dale gjyshi me sokellima kunder serbit dhe e ka fshire me vrap. Keshtu eshte kjo pune, dolen ne ADN e tyre se keto te keqija qe i jane bere vendit keto 25 vjet, vetem serbi dhe greku mund t’ja benin ketij vendi (apo sherbetoret e tyre). Edi Rama ben mire te shkoje ne Serbi dhe t’ua thote ne sy dhe ne konference per shtyp se Serbia vuan nga sindroma e atij qe ka vjedhur po sikurse Greqia (toka nga 1913) dhe kercejne perpjete per hicgje dhe bejne zhurme dhe dhune per te mbuluar te shkuaren dhe moshapjen e llogarive te se kaluares. Ne duan fqinjesi te mire, te pranojne pislleqet e se shkuares, kerkojne ndjese dhe pastaj koka e falur nuk pritet. Ndoshta kufijte mund te mos ndryshojne me por te pakten aty ku ka shqiptare denbabaden nga Serbia e deri ne Preveze, te valvitet lirshem flamuri shqiptar.

  7. Billy1 says:

    E, e por foli gjyshit te Dasares, e cila i jep te drejte serbvet. Kush e nesoi te flase ashtu? Vetem kryetari i partise tende, spiuni i UDB-se dhe dhandrri i serbies.

  8. polisi says:

    sika mundesi kur bota vuri embargo serbis shqiperia i dergonte naft po sika mundesi ne 98 kur kosova ndodhej midis flakeve ne tiran uvra azem hajdari dhe ndolli grusht shteti apo 21 janari po gerdeci po sikamundesi qe ne shqiperi nuk ka bashkpunim asnjeher midis partive,,NUK E KUPTOI po te kesh mundesi zonja majlinda nai shpjego

  9. "BALASHI" says:

    Po pse ketu ç’ duhet te thoshte ish ministrja sipas jush, te shante saliun qe per hir te se vertetes e meriton, apo te fliste sic foli per problemin ne fjale e bemat e theniet e nikolocit e IÇVE te tjere. Shkruani me aresye. Boll me budallalleqe. Ajo si ish ministre e inegrimit di plot budallalleqe te drejtuesve serb, madje disa gjera per dy fytyrsine edhe ua tha… Bukur Malinda ne kete rast…

  10. kujtojne says:

    Esht mese e domosdoshme hapja negocjatava per vazhdimin e vendit drejt BE-se.

  11. Kuksjani says:

    Lotet e saj te supermbesa qe doli hapur,PRO SERBE

  12. Dibrani says:

    O Bregu absurditeti jot eshte lotet e tua per familjen Berishavic

    Te derdhesh lote krokodili per nje familje Serbi,…e tani na hiqesh si nje patriote

    jeni nje mashtruse ne ndjenja nuk jeni patriote jeni mashtruse dhe tradhetare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje