Pas deputetit socialist Erjon Brace që reagoi ndaj deklarimeve të Presidentit të UEFA-s Michel Platini mbi incidentet e ndodhura në takimin Serbi-Shqipëri, edhe ligjvënësit Bashkim Fino dhe Ledi Shamku (Shkreli) janë shprehur se fjalët që nisin me “sikur” të çojnë në mos arsye.
Deputeti Fino u shpreh qartazi se UEFA sot nuk duhet të punojë me dy standarde, ndërsa deputetja Ledi Shkreli i përgjigjet drejtpërdrejt duke i thënë se, edhe sikur droni të kishte bombë, përgjegjësia bie mbi Serbinë që mori përsipër të organizonte ndeshjen.
“Zoti Platini e niste nga sikuri fjalën e tij, sikur droni të kishte bombën… Sikur shmang faktin, me sikur mund të themi si do quhej halla… Sikur të kish pasur bombë droni do ish përgjegjësi e vendit pritës, që s’do mund të garantonte standardet.
Sikur edhe më i vogli incident të ndodhte gjatë vizitës së Papës në Shqipëri, përgjegjësia do kish qenë e Shqipërisë. Është përgjegjësi e shtetit serb, gjithçka u leja të ndodhte vetëm organizim dhe profesionalizëm nuk pati atje”, tha Shkreli.
Deputetja nuk nguroi në fund ti bënte të fala nga vendi i shqipeve zotit Platini.
Ndërsa deputeti Fino në fjalë e tij i kërkoi FSHF-së të ruajë dinjitetin e kombëtares.
“Ruani dinjitetin e kombëtares, organizatorët e një ndeshje janë ata që mbajnë përgjegjësi , ne mbajmë për ndeshjen e kthimit. Falenderoj Ministrin e Brendshëm dhe Ministrin e Jashtëm se kanë qenë në sinkron duke komunikuar me homologët.
Diplomacia duhet të bënë punë edhe për sportin. Në kuadër të luftës së FIFA dhe UEFA kundër dhunës dhe racizimit, ju kujtoj se në Serbi pati akte të thella racizmi.
UEFA të marrë masa serioze, jo të përdorë dy standarde për ne si një vend i vogël, të marrë masa serioze, organizatorët të marrin përgjegjësi. Forcat e sigurisë u futën të rrahin futbollistët tanë, janë akte të papranueshme.
Në emër të kolegëve dashamirës të sportit kërkojmë një standard të qartë, të pastër. FSHF të dalë në ballë të kësaj pune, boll me denigrim”, tha ai.
Po kush e do te drejtin o Bashkim
@@@ pO PO Z.PLATINI??po sikur ne Drohhnen e drejtuar ne Stadium te kishte nje BOMBE ATOMIKE??Duket se ke Rrjedhur, apo kerkon te beshe Supozime te kota…
1-Po sikur Huliganet Serbe te Masakronin Shqipetaret si Lojtaret ashtu edhe ata pak shikues???
@@@Pergjegjesia i bie Organizatorit..Mesje Platini…zgjohu…
Shqiperia fitoi moralisht, por nuk mjafton, duhet fituar edhe teknikisht e juridikisht. Ne shqiptaret jemi emocionale ne fitoren tone mirale, por kjo nuk mjafton, duhet te dime se si funksionojne gjerat. Serbet jane rrahur me keto gjera, prandaj dine mire ti mbulojne gomarlliqet e tyre, duke manipuluar, duke lobuar fort, sepse i njohin gjerat se si funksionojne, prandaj FSHF-ja duhet te pergatise dosjen dhe ta loboje fort ate, sepse te kesh te drejte eshte nje gje dhe te sensibizosh eshte gje tjeret, me nje fjale, duhen levizur guret dhe jo te mjaftohemi me emisione televizive dhe percjellje lajmesh dhe emocionesh ne gjuhen tone dhe brenda medias tone, por duhet te kalojne lajmet e verteta duke u lobuar edhe ne mediat e huaja. Nuk degjova ne mediat tona nje specialist te fushes apo nje njohes te mire te kesaj fushe se si duhej vepruar dhe te jepte orientime juridike, mediatike etj, por vetem muhabete e lagu se lagu. Keto nuk I njeh njeri, atje fiton ai qe leviz guret me fort. Eshte gjynah te humbim pike apo te denohemi me gjithe kete perjekje dhe arritje te kombetares, eshte goxha shpenzim dhe mund i derdhur. Fitore!!!!
fifa heton shqiperine pse nuk u kthyen ne fushe????
ku eshte fshf te therrasi me te madhe ndeshja itali-serbi ne genova qe shume me e qete asnje tifoz nuk arriti te hyj ne stadium u nderpre vetem se u leshuan fishekzjarre dhe u dogj flamuri shqiptar nuk me rezulton qe italia u denua
ai flamur eshte prodhim serb shkaku eshte vizita e rames nje pjese e mire e serbeve nuk don pajtim nqs fshf nuk mbron iteresat e kombtares duhen bere ne menyre urgjente zevendesime tani vetem po heshtin
Platinia te merret em rastin konkret dhe jo supozime, por sikur te na ishte…Ishte thjesht nje flamur i Shqiperise Etnike. Nje pyetje per Serbeni,federaten dhe qeverine e tyre. A ka shqipetar qe jetojne prej shekujsh ne Presheve, a ka shqipetare qe jetojne prej shekujsh ne Kosove, a ka shqipetare qe jetojne prej shekujsh ne Maqedoni, a ka shqipetare qe jetojne prej shekujsh ne Veriun e Greqise, po ne Mal te Zi a ka Shqipetare qe jetojne prej shekujsh? Atehere ajo nuk ishte harta e Shiperise se Madhe, por harta etnike e saj dhe ketu ska asgje te keqe te shfaqes simbolet e shqipetarve kudo qe jane!
E drejte kjo dhe nuk mund te dergonin shqiptaret nje bomb per te vrare ekipin e tyre. Turp per serbet.
Vetem, ky fakt qe forcat e policise kane goditur lojtaret tane ,eshte e mjaftueshme si deshmi.
….nese Europa ka frike Serbine meqe po presin Putin, hajde presim edhe ne Putin ne 28 Nentor dhe te shohim se si do reagojne kto kurvat e UEFA-s dhe FIFA-s.
Ate dite vlonte shqelmi dhe dajaku me keq si ne qorbela ata merren me provokime pa autor apo edhe me insinuata bombash e pralla si kto. Eshte vertet indinjuese dhe kjo loj duhet te marri fund, ose te barabarte ose hajde i hym luftes dhe te dali ku te dali.
Atje behet nami me stola, gure e karike kokes as sa nuk na u thye edhe ekrani i televizorit ata plehtrat merren me aparatet lazer.
Rames i bie pergjegjesia e madhe qe te vendosi dinjitetin e Shqiperise duke ngritur zerin dhe ti perplasi faktet ne fytyre te gjithve pa perjashtim.
A nuk ishte provokim heqja e flamujve nga fusha ????? ku ka ndodhur qe nje ekipi kombetar ti privohet simboli i tij, ku ka ndodhur qe kur kendohet himni i nje vendi jo vetem qe u fershellye po u shoqerua edhe me thirje lufte si vdekje, vritini etj…
Edhe nese ai dron i hedhur mbi fush ne vend te flamurit do kishte bomba (Platinia miku i Dukes paska pjerdh) pse u lejua te hynte deri ne mes te fushes dhe nuk u pikas para se te hynete ne fushe, c’far mutin benin gjitha ata police apo thjesht donin te intimidonin lojtaret shqiptar dhe sipas rastit ti jepnin edhe noi shqelm.
Si ka mundesi qe vete kryeministri e paska dite qe ka “dicka” por nuk e dinte se c’far ishte kjo “dickaja” dhe per me teper nuk beri as me te voglen tentative per ta izoluar ate “dickan” kur u pa qe po fluturonte drejt stadiumit ku per me teper po pregatiten manifestime dhe gatishmeria si ajrore dhe toksore eshte ne maximum por si per dreq droni apo ai helikopter i vogel hyri ne mes te stadiumit pa piken e problemit me gjite kavot e gjata qe mbanin flamurin.
????????????????????????????? ????????????????????????????????????
Edha mua si Shiptar me pelqeu dhe do mbaj gjate ne kujtese, besoj si mua te gjith shqiptaret e tjere i ka entuzjazmuar ai xhest por tashme duke pare menyren se si po perdoret jam i bindur qe eshte nje loje e ndyre e dikujt qe ja “ka mbajt bytha” te bej kte loje, dhe vec ndonje serbi askush nuk do e merrte kurajon.
Sa per kto baxhellat qe shofin lazerin e nuk shofin fucite, guret, shqelmat dhe Ivanin nuk mund te them asgje vecse nje SHKERDHATA
Po pra FSHF…. Thirreni Duken per Interpelance ? bashke me Ambasadorin Serb.
Nëpërmjet zyrtarëve më të lartë të shtetit shqiptar ti përgjigjen pyetjes së Platinisë “Po sikur droni të ishte bombë” atëherë do të kishim:
1.NATO nuk do të rrezikonte jetën e shumë ushtarëve të alaeancës në luftën kundër ISIS dhe AL-KAEDËS,për ruajtjen e Sigurisë Globale por do të pordorte shumë mirë këta droner.
2.Miliona fëmijë dhe shumë të apasionuar pas këtyre lodrave fluturese do tu mohohej një ëndërr për tu argëtuar me to/
3.Kompania më e madhe e shitjeve në internet ebay,do ti shkaktonte humbje marramendëse në projektin e saj madhor për shpërndarjen e mallit nëpërmjet droneve.
Të pyetet Platini pse nuk e bëri këtë pyetje kur nëpërmjet një mjeti të tillë fluturues në Santiago Bernabeu ju kërkua Ronaldos kthimi tek Man.U.
kete thojani üplatinit e blater e jo ne kuvendin e shqiperise.po ajo bure e madhe me fishekzjarre qe nuk u ndez e kujte pergjegjsi eshte.kjo eshte nje loje e spikatur rama vuqiq qe poshtrone shqiptaret.
Me duket se politika shqiptare qe mbingarkoj opinionin publik me nje fryme tipike shovinisto-ballkanike akoma nuk e ka kuptuar se provokacioni me ngritjen dhe mbrojtjen e atij “flamuri” ishte nje kercenim i hapur ndaj sovranitetit te te gjitha vendeve fqinje te Shqiperise. Nuk ishte nje veprim i izoluar dhe i pallogjikshem i nje ekstremisti qe ne nje ndeshje futbolli kerkoj ti tregoj opinonit boteror kufijte e “Shqiperise etnike”. Veprimi i tij u mbeshtet. Ai “flamur” u cilesua si simboli yne kombetar duke u mbrojtur me grushta e me shkelma. Mbi te gjitha ishte politika, kryeministri, presidenti, partite politike, ministjra e sporteve, shtypi e deri kryetar te bashkive qe i cilesuan “heronj” lojtaret e kombetares qe mbrojten “simbolet kombetare” me pritje madheshtore nga Rinasi e deri ne Presidence!!!! Propaganda nacionaliste shkoj deri atje sa edhe ndonje mendim i kundert do te cilesohej si serb, grek, anti-shqiptar e deri duke bere biografine per “rrenjet e gjakut” che per te treguar cilesite e “races inferiore”!!!!!! Cudi si u doli nga mendja se edhe heroj yne kombetar ka te njejtat “rrenje gjakut” dhe bile akoma me te aferta! Dhe duke vazhduar me kete fryme ultranacinaliste ju kundervihen personaliteteve te organizatave europiane e boterore te sporteve, ligjeve rigoroze te tyre, BE-se, etj si te “njeanshem” dhe qe “nuk respektojne nje vend te vogel”!!!
Mblidhni mendjen sa seshte vone! Mos u fusni ne monopate te rrezikshme te ultra nacionalizmit se do bini ne gremine!