Shkrimtari i njohur, Dritëro Agolli, ka shprehur keqardhjen e tij që pala serbe e kthehu ndeshjen e futbollit në një arenë gladiatorësh.
Sipas tij një ngjarje e tillë nuk ka ndhodhur as në Lojërat Olimpike të vitit 1936, kur në pushtet ishte Hitleri.
Në një intervistë për gazetën “Panorama” Agolli thotë se serbët e kthyen ndeshjen në arenë gladiatorësh vetëm për të kënaqur orekset e tyre shoviniste .
“Ndeshjet sportive duhet t`i kuptojmë si një nagjarje ku njerzit shkojnë për t`u kënaqur, për t`u argëtuar, por edhe për të fituar në fund përmes rregullave të lojës dhe respektit njerëzor. Nëse do të ishte ndryshe, hajde të marrim të gjithë nga një pushkë dhe një kobure dhe të shkojmë në stadium” , ka thënë shkrimëtari.
Agolli thotë se në ndeshjen e zhvilluar mes Shqipërisë dhe Serbisë kishte dy tifozë të mëdhenj: Ismail Qemali dhe Isa Boletini.
“Ne jetojmë në demokraci, në jë kohë ku njerzit lëvizin pa viza, kurse në një ndeshje sportive kërkohet të hysh me viza, por edhe me viza nuk të lejojnë të hysh. Ky është jo një keqkuptim I demokracisë, por është antidemokraci. Është më mir5ë që nuk shkuan tifozë të organizuar të Kombëtares shqipatre, sepse kishte dhe tifozë të mëdhenj, ata ishin Ismail Qemali dhe Isa Boletini”, është shprehur shkrimëtari Dritëro Agolli.
Ju lutem mos u genjeni nga flamuri qe vete serbet e hodhen ne stadium Ismail Qemali dhe Isa Boletini jane heronjte tane, por e gjitha ajo qe ndodhi ne Beograd eshte loje e serbise dhe sherbimeve te saj sekrete. Ne rame pre e kesaj loje. Shqiperia dhe shqiptaret nuk kishin pergatitur asgje. Nuk ka fakte qe flamuri u hodh nga shqiptaret. Mos harroni bomben ne ambasaden serbe ne Tirane ne kohen e demonstrave te kosovareve ne Prishtine. Shqiperia dhe sherbimet sekrete shqiptare u akuzuan nga serbet per destabilizim te rajonit dhe per nxitje lufte dhe irredentizem. Kjo qe ndodhi eshte loje e serbeve. Mos perkedhelni egon e semure te Shqiperise se Madhe. Na e punuan paq besa!
Turp…!!!!!!!!!
Enver Robelli
Kur mbizotërojnë emocionet arsyeja varroset. Pas ndeshjes së futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë secila palë i ka “të vërtetat” e veta, të cilat shpërndahen nga mediet që janë vënë në shërbim të propagandës. Lojtari serb që e kapi flamurin provokues shqiptar shikohet si hero nga gazetat beogradase, pala shqiptare e quan Taulant Xhakën po ashtu hero – sepse e paskësh mbrojtur “flamurin e shenjtë shqiptar”. Edhe pse s’bëhej fjalë fare për flamur, por për një copë tekstil me fotografi personalitetesh historike shqiptare, me shqiponjën dykrenore dhe hartën e Shqipërisë së Madhe (ose etnike, siç kanë qejf ta quajnë patriotët e vetëshpallur).
Mediet në Kosovë e Shqipëri shpërndajnë pandërprerë shënime të lojtarëve të kombëtares shqiptare të postuara në Facebook apo Twitter. Janë shënime që nxisin urrejtje dhe ndjenja nacionaliste dhe me gjasë asnjë prej tyre nuk është shkruar nga Xhaka dhe të tjerët, por nga profilet e rrejshme në Facebook. Kjo nuk i pengon mediet tona që rrenat t’i shesin si lajme të vërteta. Këto ditë po dominohen prej emocioneve dhe në këtë pazar shitet çdo budallallëk. Por, as Xhaka dhe të tjerët nuk e shohin të domosdoshme që publikisht të demantojnë postimet që bëhen në emër të tyre në Facebook e Twitter.
Nuk ka dyshim se pala serbe provokoi e para dhe pamasë, thirrjet për vrasjen e shqiptarëve u përsëritën pandërprerë gjatë dhe pas ndërprerjes së lojës. Këto thirrje janë pjesë e ritualit serbomadh, pastaj u hodhën petarda në fushë dhe gjësende të forta. E udhës do të ishte që në këtë situatë pala shqiptare të kërkonte ndërprerjen e ndeshjes. Por, doli dikush shumë i mençur dhe me joystick e futi në stadium fluturaken me flamur që shpejt ua fryn muskujt patriotëve iliro-pellazg.
Ndokujt mund t’i duket ide origjinale kjo puna me fluturake, por pasojat kanë mundur të jenë fatale, duke ditur potencialin agresiv të huliganëve serbë, disa madje me përvojë edhe në trazira të tjera si në Gjenovë më 2010, kur u ndërpre ndeshja Itali:Serbi. Tash po shohim veshë të përgjakur, hundë të thyera, qafë të gërvishtura të futbollistëve shqiptarë. Pak ka munguar dhe sot do të shihnim kufoma.
Për çka? Për shkak të krenarisë mesjetare ballkanike. Kjo bën vaki gati 25 vjet pas shpërthimit të luftës në Ballkan dhe mbi 15 vjet pas përfundimit të gjakderdhjes në Kosovë. Nxënësit në Prishtinë pas marshit të tyre të marrëzisë do të kenë një perspektivë shumë më të mirë jetësore në krahasim me ditën e djeshme.
Shqiptarët kudo në Ballkan gjatë 25 viteve të fundit kanë arritur shumë falë pozicionimit strategjik properëndimor. Shqipëria është në NATO dhe rrugës për në BE, Kosova e pavarur, shqiptarët në Maqedoni jetojnë më mirë se në vitet 90-të kur vriteshin pse kërkonin universitet. Pra, një komb mjaft dinamik, por i dezorientuar për shkak të elitave politike katastrofale, gjendet përballë shoqërisë serbe të rënë në depresion nga luftërat e humbura, të pakuptimta dhe fatale.
Ndoshta nuk është e tepërt që nga shqiptarët të pritet të mos merren me lojëra të padobishme nacionaliste. Për fat të keq sidomos në Kosovën e pllakosur nga mjerimi dhe humbja e besimit në çdo vlerë, urrejtja, racizmi, nacionalizmi folklorik janë bërë pikë bashkimi dhe mobilizimi i njerëzve. Pse? Sepse askush s’ka me çfarë të krenohet tjetër: as me shtet, as me ekonomi, as me mirëqenie, as me sistem arsimor, as me zhvillim kulturor. Kur nuk i ke këto kapesh për atavizma mesjetarë.
Në gjithë tollovinë e Beogradit duhet të shquhet shembulli i një futbollisti serb që u përpoq t’i mbronte pak futbollistët shqiptarë derisa po iknin në katakombe. Ky ishte një sinjal se jo të gjithë serbët në stadium ishin çmendur nga dalldia nacionaliste.
Dritero…ke pjerdhur….ja filluan shqiptaret me kerkesat shoviniste..per Shqiperi te madhe ne nje stadium futbolli.
Dridhe Dritero edhe nje here dridhe. Une e pashe ndeshjen te Tema Tv dhe nuk pashe gladiatore. Ne vend qe te besh detyren si intelektual normal na behesh patritot. Ti ishe ai qe i dergove telegram urimi Lulzim Bashes m.gj.se e dije sa ai i vodhi 10 votat.
Je shjesht nje tregetar i fjales se shkruar.
Komentues mendjeshkurter…MOS ngateroni qellimtazi termin “Shqiperi Natyrore” me ate qe perhapet nga armiqte tane shkullore; “Shqiperi etnike”. Ne nuk kerkojme vecse venien ne vend te gabimeve historike, qe nuk respektuan Mevetesine tone te 28.11.1912 ne kufijte e asaj qe njihet si Shqiperia Natyrale…NESE do te flisnim realisht per Shqiperi Etnike, duhej historikisht ti shtrinim kufijte tane deri ne Danub ose me gjere, POR kohet moderne nuk na e japin me kete mundesi…Te jemi te gjithe realiste!!!!!