Disa orë më parë Maja Koçijançiç, zëdhënëse e ministres së Jashtme të BE-së, deklaroi se autoritete serbe kishin treguar profesionalizëm në situatën e tensionuar të ndeshjes Serbi-Shqipëri. Kjo ishte një deklaratë e papritur nga një përfaqësuese zyrtare e Bashkimit Evropian, pasi znj.Koçijançiç është një përfaqësuese politike dhe jo sportive. Për më tepër kur për incidentin nuk është shprehur ende organi kompetent i UEFA-s.
Pas kësaj deklarate të Koçijançiç, një shqiptare e Suedisë e quajtur Shqipdona Ajazaj, e ka kontaktuar personalisht në telefon zëdhënësen e BE-së Koçijançiç dhe e ka pyetur në lidhje me deklaratën zyrtare që kishte bërë. Këtë intervistë telefonike e ofron të zbardhur dhe në audio Pol.al.
Gjatë intervistës zëdhënësja, Koçijançiç pranon se BE-ja nuk komenton asnjëherë ndeshjet e futbollit, por…shton pak më tej se në këtë rast u bë një përjashtim, ndonëse nuk sqaron se përse ishte përjashtim ky rast për BE-në.
Më tej në intervistë vërehen dhe dy momente interesante të znj. Koçijançiç, ajo shprehet kundër huliganëve të të dyja palëve, ndonëse në stadium kishte vetëm tifozë serbë. Znj. Koçijançiç e quan provokim ngritjen e flamurit të “Shqipërisë së Madhe” në ajër me ‘drone’, por kur telefonuesja i thotë se ende nuk dihet se kush e ngriti atë flamur, nuk dihet nëse ishin serbë apo shqiptarë, znj. Koçijançiç devijon pyetjen dhe i thotë telefonueses se nuk ka shumë kohë për të folur me persona që nuk janë të medias.
NË VIJIM INTERVISTA E ZBARDHUR:
-Koçijançiç: Alo, Po?
-Telefonuesja: Alo po. Emri im është Dana dhe po ju telefonoj në lidhje me deklaratën tuaj për mënyrën se si serbët e trajtuan situatën e sigurisë .
-Koçijançiç: Nga cila media po më telefononi?
-Telefonuesja: Nuk jam media, por një person i zakonshëm që jeton në Evropë.
-Koçijançiç: Ok.
-Telefonuesja: Jam shumë e revoltuar me deklaratën tuaj pasi është e gabuar të ngatërrosh politikën me sportin.
-Koçijançiç: Në fakt jam dakord me ty. Mendoj që politika nuk duhet të udhëhiqet nga ajo çfarë ndodh në fushën e lojës, sidomos në rastet e akteve vandale dhe huliganizmit.
-Telefonuesja: Megjithatë unë nuk mendoj se ishte e drejtë që ju deklaruat që ata(serbët) e përballuan situatën shumë mirë, sepse akoma nuk e dimë.
-Koçijançiç: Ti duhet ta dish që ishte i mundshëm një përshkallëzim i mëtejshëm i situatës dhe kjo është ajo që ka rëndësi në fund të fundit…
-Telefonuesja: Përshkallëzimi nuk u shmang sepse ata(serbët) bënë një punë të mirë, por sepse lojëtarët shqiptarë vrapuan shpejt(për t’iu shmangur dhunës). Besoj se kjo është diçka që duhet bërë e ditur sepse ishin lojëtarët shqiptarë që vrapuan shpejt për të dalë nga fusha dhe kjo nuk është diçka e mirë të ndodhë në një fushë futbolli.
-Koçijançiç: Absolutisht. Kjo duhej të ishte një lojë normale dhe e luajtur duke ndjekur të gjithë rregullat. Unë jam dakord. Besomë. Ne nuk reagojmë ndaj lojërave të futbollit, ky ishte një përjashtim dhe këto gjëra nuk duhet të ndodhin. Është e qartë, siç është e qartë që politika nuk duhet të udhëhiqet nga huliganizmi dhe ne duhet të fokusohemi tek kjo. Nëse duam të përmirësojmë bashkëpunimin në rajon, ne duhet të kemi kontakte dhe duhet të respektojmë rregullat dhe kjo vlen për të dyja palët, Serbinë dhe Shqipërinë. Mendoj që kjo është mëse e qartë..
Telefonuesja: Po, po…
-Koçijançiç: Dje..më vjen keq, ajo që ndodhi dje ishte një shembull i tillë. Nuk kishte arsye pse të ngrihej ai ‘drone’ që mbante flamurin shqiptar dhe fluturonte mbi stadium dhe nuk kishte arsye për tifozat serbë që të sulmonin lojëtarët shqiptarë dhe ne nuk duhet t’i shohim këto në Evropën e shekullit të 21.
-Telefonuesja: Unë jam dakord me ju…
-Koçijançiç: E shikon, e shikon…këtë po them, ne nuk duhet ta përjetonim këtë.
-Telefonuesja: Po, por çfarë…
-Koçijançiç: Kjo nuk është një sjellje e pranueshme, në çdo standard. Dhe më beso, nuk është diçka që zëdhënësat e politikës së jashtme mund të komentojnë vetëm pse disa huliganë nga të dyja palët veprojnë siç vepruan. Ishte diçka e mirë që nuk pati përshkallëzime të tjera. Ishte diçka e mirë besomë, sepse me çfarë u pa aty, mund të kishte ndodhur dhe më keq.
-Telefonuesja: Por…unë nuk jetoj në asnjërin prej këtyre dy vendeve, unë jetoj në Suedi, por çfarë mund t’u them fëmijëve të mi kur ata…
-Koçijançiç: Ata duhet ta shohin këtë dhe të mësojnë si të mos sillen.
-Telefonuesja: Po…
-Koçijançiç: Sepse kjo nuk është mënyra se si njerëzit duhet të sillen, eventet sportive duhet t’i bashkojnë njerëzit, të krijojnë atmosferë, kjo nuk ishte një sjellje e pranueshme. Dhe besomë kjo nuk është një çështje e njërës palë, ky është një problem më i madh dhe të gjithë duhet të fokusohemi që të mos përsëritet.
-Telefonuesja: Po, unë e kuptoj, por më lejo të të them veç një gjë. Është shumë e lehtë të shpjegosh që një flamur fluturoi, por është shumë e vështirë të shpjegosh pse një stadium i tërë bërtet “vrisni shqiptarët”. Është kaq ndryshhe një flamur që valëvitet…
–Koçijançiç: Dëgjo, nëse e pe se si flamuri po valëvitej dhe çfarë shkruhej në të, ky ishte një provokim. Një tjetër lloj provokimi.
-Telefonuesja: Po, por ju…
-Koçijançiç: Dhe besomë, situata mund të përkeqësohej nëse shqiptarët do ishin aty, besomë, do ishte edhe më keq.
-Telefonuesja: Po, por ju nuk e dini nga erdhi flamuri, mund të ishin serbët që e bënë, mbase u leverdiste atyre provokimi. Ndoshta ishin dhe shqiptarët…por ishte thjeshtë një flamur….
-Koçijançiç: Dëgjo, ti nuk je një person nga media dhe unë nuk kam kohë për një bisedë të gjatë. Më lejo të të sqaroj diçka edhe njëherë. Këto gjëra nuk duhet të ndodhin dhe ky është mesazhi ynë kryesor që ne përpiqemi të përçojmë. Dhe e dyta, politika nuk duhet të udhëhiqet nga huliganizmi në stadiume dhe provokimet në stadiume dhe ky është mesazhi që ne po përpiqemi të japim dhe ky është mesazhi që çdokush duhej të dëgjonte. Kjo nuk duhet të ndodhë me askënd.
-Telefonuesja: Faleminderit për kohën tuaj
-Koçijançiç: Bye…
Bravo telefonuses, por para se ti binte tel te pergatitej paksa ne shume. Per ca huliganesh e kish fjalen kjo serbja? Per gazetaret shqiptare qe ishin aty, apo per lojtaret rezerve te shqiperise. Si skan turp iher e dalin ne deklarata individuale pa sens duke perfshire institucionet ku punojne, duke abuzuar me vendin e punes. Kjo duhet te pushohet nga puna.
Kojanico-VIC, cfare presim ne Shqiptaret te thote nje VIC Serb?
Tani do degjoni mbeshtetjen Ruse, Greke, Franceze, sepse ata jane aleatet e Serbise.
Ne na mbron vetem Gjermania, Italia, dhe Turqia.
Ne se dikush ka dijeni, a mundet te na sqaroje se nga cili shtet eshte kjo zedhenese, se emrin e paska sllav.
Ështe një sllovene e qelbur!
Flamurin mund ta kene ngritur vete serbet, per tia rrasur shqiptareve, si gjithmone!
Them, une, nuk i dihet……
Shqiptaret ishin te gjithe te kontrolluar, dhe ne stadium nuk kishte tifoze…..mund te kishte me kokrra qe kontrolloheshin absolutisht…
Jam dakord me komentin tuaj. Dhe dua te shtoj se zedhensia ‘serbe’ e BE-se harroi zhvillimet ne fushen serbe deri ne momentin e drones dhe theksoi se kishte huligane nga te dyja palet. Por cilet qene huliganet nga pala shqiptare, kur nuk u lejuan tifoze shqiptare ne kete stadium ? Po forcat e sigurise dhe policise ne kete stadium si i lejuan huliganet serbe te futen ne fushe dhe akoma me shume si lejuan qe nje drone (“qe mund te qe edhe bombe”?!) u lejua te futej mbi kete stadium ‘mikeprites’? Provokimet serbe, me tej i vazhdon edhe supermbesa, bashke me RD-ne e Sales me deklarimet provokuese antishqiptare te tyre.
Me te drejte telefonuesja ngre problemin : kush e ngriti dronen me ate flamur mbi stadiumin serb, shqiptaret apo serbet? Kush qe i interesuar te krijonte situate konfliktuale atje, serbet apo shqiptaret. Vete zhvilimi i ngjarjeve, qe nga fillimi flasin per serbet si provokues te situatave konfliktuale, e per pasoje edhe dronen me flamurin e Shqiperise se madhe llogjikisht kane qene te interesuar t’a ngrene serbet. Ata me çdo kusht deshen demtim te situates politike te vizites se z. Rama krahas vizites se carit rus Putin ne Beograd. Siç duket edhe disa shtete te BE-se nuk e duan viziten e z. Rama ne Beograd si nje tentative gjermane per krijimin ne vijim te nje tregu ballkanik (kjo duket nga deklarimi absurd i francezit z. Platini kur deklaron se shqiptaret jane fajtore, “sepse drone mund te ishte e dhe bombe”) .
Duhet te behet nje video kolazh me gjithe enevimentet sportive, nga ndeshjet “miqesore” serbi-greqi te basketbollit ku dhe aty kerrcet dhuna, e deri tek gjestet histerike te Xhokovicit qe perplas rraketa lart e poshte. Keta nuk dijne c’eshte sporti. Jetojne me te kaluaren e Jugosllavise, ku peshen e mbante kryesisht sic dhe po shikohet, BOSNJA + KROACIA.
Po per parrullat fashiste “VDEKJE SHQIPTAREVE” (100 here me fashiste se flaumuri qe u shfaq permes lodrave te femijeve) pse nuk fole Maja Kocijancic, pse?!
Nese trazirat e mbremshme do te kishin ndodhur ne Shqiperi jam i sigurt qe tashme UEFA do e kishte marre vendimin per 3 piket ne tavoline per serbet, skualifikim e Shqiperise nga kompeticioni, rikthimin e regjimit te vizave, revokimin e statusit te vendit kanditat per ne BE, embargo ekonomike e financiare, etj.
Oh si nuk kemi nje shtet te forte…
Kjo i bie se eshte nje deklarate m.ti! Ani, nga kush se? Nga nje zedhenese e BE!
DRENICA E KUQE
NORMALE QE DUHET TE BENI PERJASHTIM, PASI KENI DUART TUAJA TE NDYRA NE KETE MESELE.
PROCEDIM DUHET PER PLATINI DHE MERKEL.
PLATINI NUK DUHET TE LEJONTE QE EKIPET TE ISHIN NE NE GRUP
MERKEL KA PERGJEGJESI SEPSE URDHEROI PLATINI TI VINTE EKIPET NE NJE GRUP, KUNDER TE GJITHA RREGULLAVE QE KA FUTBOLLI PER KETO VENDIME.
LOJTARET NE FUSHE U SOLLEN BRENDA NORMAVE TE FUTBOLLIT, KESHTU QE NDESHJA DUHET TE PERSERITET NE FUSHE ASNJEANESE DHE E NJEJTA GJE PER NDESHJEN E KTHIMIT.
JANE MERKEL DHE PLATINI QE DONIN TI JEPNIN NDESHJES NOTA POLITIKE DHE FAKTIKISHT DESHTUAN NE KETE TENTATIVE TE TYRE.
ATA DUHET TE PAGUAJNE TANI.
QE FUTBOLLI TE VAZHDOJE TE MBETET FUTBOLL, PERNDRYSHE UEFA DO TE THELLOJE RRUGEN SI NJE SHTOJCE E QEVERRISE MERKEL DHE DO TE DENIGROHET SHUME SHPEJT.
Kush eshte Ministrja e Jashtme e BE-se o Tema? Nga e ardhmja vjen ky lajm?
Cok gyzelet e ballkanit, stersternipat e mahmut sulltanit !+
Moj kasolle ku i mblodhe gyzelet autokton !
Cfare profesianalizmiqe kane teguar serbet!! Nuk ishin vete ata qe ishin vene per te mbrojtur rendin qe goditen futbollistet shqiptar, apo nuk i degjove si ofenduan himnim e kombetares shqiptare, dhe kercenimet e tjera per shqiptaret nga turma serbe, apo goditjet e futbollisteve shqiptar me sense te forta, iritoheni nga nje flamur shqiptar ne te cilet ishin vendosur trojet shqitare, qe jane marre ne vitin 1913 padrejtesisht nga ata qe mbron ti sote. Serbet erdhen ne evrope ne kohen e bizantit, ata ishin barbar dhe ngelen barbare.
I madhi At Gjergj Fishta ka thene “moj evrope moj kurva e motit”!
Institucionet e rendesishme ne Evrope duket qarte qe jane degraduar. Ja vlen qe intervista e zbardhur te jepej ne te gjithe mediat evropiane per te pare se kush eshte jo vetem niveli por integriteti, ndershmeria e njerzve ne pozicionin qe ato perfaqesojne.
TURP per BE qe puneson dhe paguan keto lloj laraskash qe edhe nje qytetare e zakonshme ja vuri te dyja kembet ne nje kepuce.
A ash avash me Djokovic. Eshte raketa Nr1 ne tenis qe konsiderohet si sport aristokrat.
Eshte Sllovene.Nje pjese e ketyre akoma na urrejne,slovenet.
….po mund ta kene ngritur vete dronin per remuje?!!!!!!kjo ishte e planifikuar,sepse mbas rrezikut per gol nga cana,me koke..filloi rremuja
BE ka dhe nje te drejte tjeter, sepse ai “flamuri” me ate sfondin e zi, dukej komplet si flamuri i shtetit “vella binjak te shqiptareve” ISIS.
Eshte turp i madh per BE dhe ministreshen e jashtme te BE se çfare zedhenese shoveniste e fashiste mban afer vetes. Por Maja Kocijancic duhet ta dije, si qe duhet ta dije e gjithe bota, se i vetmi profesionalizem i autoriteteve te Beogradit, i cili nuk i ka munguar kurre Serbise e Jugosllavise, ka qene dhe mbetet profesionalizmi per rrahjen, vrasjen, provokimin, burgosjen dhe perçmimin e shqiptareve, si qe ndodhi edhe gjate ndeshjes kualifikuese Serbi-Shqiperi. Maja flet pa turp dhe pa etike njerezore, sepse, te gjithe ata zyrtare profesionaliste qe duhej ta mbanin e ruanin rendin dhe qetesine ne stadium, u pane duke qelluar me çka kishin ne dore, futbollistet e kombetares shqiptare, shqiptaret pra!!!
Keta serbet i skuq vetem plumbi!
DRENICA E KUQE
PYETJE ! Pervec konferencave te shtypit, cfare masash ka marre Qeveria Shqiptare dhe FSHF-ja ?
Majes t’i behet padi penale per shpifje!
Shteti Shqiptar duhet ta gozhdojë këtë zëdhënëse për këtë deklaratë të pa përgjegjshme dhe të parakohëshme.