INTERVISTA/Kryeministri Rama: Flamuri ishte një alibi për t’u shfaqur urrejtja e serbëve

15 Tetor 2014, 18:25Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga SHBA për dhunën serbe të shfaqur në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Duke folur për Zërin e Amerikës, ai ka thënë se valëvitja e flamurit shqiptar ka qenë thjesht një alibi për të shfaqur urrejtjen e serbëve.

Rama se mjafton të kujtojmë që në fillim të ndeshjes, tifozët serbë këndonin vritini shqiptarët.

Ai tha se kjo ngjarje e shëmtuar duhet dënuar.

Kryeministri ndërkohë ka thënë se përmendja e emrit të vëllait të tij, është bërë me qëllim nga serbët, në mënyrë që të tensionohet situata.

Ndjej keqardhje për të gjithë ata që janë bërë pjesë e këtij manipulimi.

Ndjej keqardhje për ata të cilët përpiqen të kapen pas një alibie, për ta përdorur si një gjethe fiku lakuriqësinë me të cilën u shpalos dje urrejtja e së shkuarës.

Nuk ka asgjë të vërtetë në të gjithë këtë, por kjo vërteton sesa larg realitetit dhe qëllimeve tona të përbashkëta është ajo që u shfaq dje.

Shqipëria dhe shqiptarët nuk do të bien në këtë nivel. Jemi të vendosur të jemi lokomotivë transformimi të rajonit tonë, nga një arenë luftrash në një oaz bashkëpunimi dhe zhvillimi ekonomik e social”, u shpreh kryeministri.

Sipas tij, sporti nuk duhet të përzihet me politikën.

Ai tha se ndihet krenar me djemtë e Kombëtares, ndërsa theksoi se shqiptarët edhe një herë bërë diferencën, duke u treguar të civilizuar dhe me dinjitet.

Zoti Kryeministër, përpara se flasim për vizitën tuaj apo zhvillime të tjera në Shqipëri, 24-orëshi i fundit është mbizotëruar nga lajmet dhe komentet për ndeshjen e mbrëmshme Serbi – Shqipëri, ndërprerja e së cilës është cilësuar si një ngjarje e rendë. Ju si e shihni atë që ka ndodhur?

Në radhë të parë, më lejoni që të jem krenar edhe në rastin që ju më jepni  për të komunikuar për 24 – orët e Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe për c’ka na dhuruan dje djemtë e kombëtares, të cilët për sa kohë pati futboll, praktikisht, ishin superiorë me lojë dhe me raste.  Kështu që, për sa i takon Shqipërisë dhe për sa na takon ne shqiptarëve, besoj që s’kemi asnjë lidhje me çfarë ndodhi. Që, ishte një fatkeqësi e madhe për sportin më popullor në botë, por që ishte edhe një shfaqje jashtëzakonisht e shëmtuar dhe plotësisht e dënueshme, dhune dhe racizmi.

Zoti kryeministër, rreth ndeshjes nuk kanë munguar as komentet e politikanëve. Kryeministri serb është cituar sot të ketë thënë, po citoj, se “shpalosja e flamurit në ndeshjen e së martës në Beograd ishte një aksion i organizuar dhe një provokim i rëndë politik. Apo se “synimi i ekstremistëve shqiptarë ishte që të shkelnin krenarinë e serbëve, por ne e ruajtëm fytyrën”. Ju keni planifikuar një vizitë në Beograd javën e ardhshme, a mendoni se ngjarja e mbrëmshme mund të hedhë hije mbi axhendën e vizitës tuaj? A pritet të ndikojë ajo gjatë vizitës tuaj?

Së pari, dua të ndaj me ju momentin e futjes në ekran të flamurit fluturues, të cilin unë e ndoqa bashkë me një grup njerëzish këtu, në Harvard, që ishin nga shumë vende. Ajo shfaqje provokoi ilaritet, në kuptimin që, të gjithë qeshën dhe ju duk diçka e bukur. Pra larg zonës së nxehtë të urrejtjes, larg zonës së nxehtë të historive të së shkuarës, askush nuk u ndje i provokuar nga shfaqja e atij flamuri, në të moment.

Por, fatkeqësisht, siç e thatë edhe ju, deri edhe autoritetet më të larta serbe thonë se janë ndjerë të provokuar. Dhe, përsëri, kjo është thjeshtë dhe vetëm për të shprehur keqardhjen e thellë që shfaqja e një flamuri në fushën e futbollit, në një fushë ku kishte mijëra flamuj serbë, të mund të përdoret si një alibi për të gjithë atë që ndodhi. Që nga minuta kur u këndua himni ynë kombëtar dhe i gjithë stadiumi ulërinte “vritini shqiptarët”, deri në minutën kur djemtë tanë dolën nga stadiumi nën një trysni të madhe psikologjike, përveçse edhe nën një  dhunë të pashembullt antisportive.

Unë mendoj që edhe në këtë rast, ne si shqiptarë duhet të ndjehemi mirë që nuk kemi asnjë lidhje me çka u shfaq në formën e vetë më të egër dhe në formën e vetë më negative, si një shëmbëlltyrë e së shkuarës, që ne jemi të vendosur ta lëmë pas dhe që ne e dënojmë duke qenë të bindur se futbolli nuk mund të bëhet instrument i politikës dhe se politika e shteteve nuk mund të udhëhiqet se çfarë ndodh në një fushë futbolli.

-Shtypi ndërkombëtar sot, duke iu referuar burimeve nga Serbia, thotë se vëllai juaj është arrestuar përkohësisht nga policia serbe dhe më pas është liruar, i dyshuar për lidhje me objektin fluturues. Cili është komenti juaj për ketë?

Përsëri keqardhje dhe përsëri shprehje e një ndjenje mjaft keqardhëse për të gjithë ata që janë bërë pjesë e këtij manipulimi. Që nuk tregon asgjë tjetër, përveçse përpjekjen për t’u kacavjerrë dhe për t’u kapur pas një alibie tërësisht të montuar.

Dhe për ta përdorur atë, më kot, si një “gjethe fiku” për të fshehur lakuriqësinë me të cilën u shpalos dje në stadium urrejtja e të shkuarës dhe ajo urrejtje që, praktikisht, e ka penguar boll rajonin tonë që të shkojë përpara. S’ka asgjë të vërtetë në të gjithë këtë, por ka vetëm një argument më shumë për të vërtetuar se sa larg realiteti dhe sesa larg qëllimeve tona të përbashkëta ishte ajo ç’ka u shfaq dje dhe ajo ç’ka u komentua sot, fatkeqësisht edhe nga autoritete të larta në Serbi.

Por Shqipëria dhe shqiptarët nuk do të bien në këtë nivel. Shqipëria dhe shqiptarët janë të vendosur të jenë modeli i paqes, të jenë modeli frymëzues i të vështruarit nga e ardhmja, të jenë lokomotiva e transformimit të rajonit tonë nga një arenë luftërash, gjakderdhjesh, konfliktesh, urrejtje 100 vjet me radhë në një oaz bashkëpunimi dhe zhvillimi ekonomik e social për të gjithë popujt tanë.

Zoti Kryeministër, është mbushur tashmë viti që Qeveria juaj erdhi në pushtet, por klima politike pak ka ndryshuar në vend. Ju keni sot një shumicë dominuese në Parlament dhe ndonëse ju jeni shprehur pozitivisht për rolin që duhet të luajë opozita në vendin tuaj, ka kritikë që thonë se ju nuk keni bërë një përpjekje serioze për të siguruar bashkëpunimin e saj. A mendoni se reformat në Shqipëri mund të ecin pa një bashkëpunim me opozitën dhe si mund të arrihet ai?

Unë mendoj se reformat në Shqipëri nuk do të ndalen, por sigurisht, nuk e vë në diskutim që bashkimi me opozitën për reformat e mëdha të modernizimit të shtetit është një element i domosdoshëm dhe absolutisht, një element europianizues për politikën shqiptare. Thënë kjo, unë besoj se opozita i ka pasur dhe i ka të gjitha hapësirat e nevojshme për të luajtur rolin e saj. Ndërkohë që, sigurisht, unë i mirëkuptoj edhe kritikat ndaj nesh edhe pse nuk jam dakord me to.

-Zoti Rama, ju jeni shprehur në favor të një reforme në drejtësi, e cila duhet të bëhet bashkë me opozitën. Por ndërkohë ju keni ngritur një komision hetimor për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së, veprim i cili shihet nga opozita si një përpjekje për të vënë nën kontroll këto institucione qendrore të drejtësisë? Cili është komenti, reagimi juaj në këtë rast?

Unë nuk komentoj opozitën. Unë jam i mandatuar për të drejtuar Qeverinë dhe Qeveria flet me punë. Puna e Qeverisë janë reformat, janë vendimet, janë hapat në të cilat duhet udhëhequr vendi, ndërsa puna e opozitës është, sigurisht, të flasë.

-Një çështje tjetër e mprehtë në Shqipëri që ka lindur gjatë këtyre kohëve të fundit është ajo e Bankës së Shqipërisë. Lidhur me Guvernatorin e ardhshëm, ju keni deklaruar se keni pasur një bashkëpunim mjaft të mirë me Presidentin Bujar Nishani. Por, a mendoni se rrezikohet një ngërç në këtë pikë, duke qenë se Presidenti ka hapur një konkurs për Guvernatorin e ardhshëm, ndërkohë që sipas ligjit, Guvernatori duhet të zgjidhet ndër anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës?

Unë nuk dua të paragjykoj të ardhmen, dua vetëm të uroj dhe të besoj se bashkëpunimi me Presidentin do t’i japë Shqipërisë, së shpejti, Guvernatorin e duhur për Bankën e Shqipërisë.

-Pritet që ky Guvernator të jetë i huaj apo shtetas shqiptar?Edhe për këtë ka pasur debate?

Për mua, e rëndësishme është që Guvernatori i Bankës së Shqipërisë të jetë në lartësinë e një sfide të madhe, për ta nxjerrë Bankën e Shqipërisë nga kriza që kaloi, më të pavarur, më të fortë dhe padyshim, më largpamëse dhe të sigurt. Unë besoj që paragjykimi lidhur me nënshtetësinë nuk na ndihmon, por na pengon. Ndërkohë që pa as më të voglin dyshim, duke vendosur standardin, sigurisht që ne jemi të hapur qoftë për kandidatë të huaj, qoftë për kandidatë shqiptarë, nëse ka të tillë që e përmbushin këtë standard.

 -Zoti Rama, ka një debat kohët e fundit në Tiranë, lidhur me përgjime të kryera nga SHISH, të cilat dolën në dritë pas një kontrolli të ushtruar nga disa deputetë të Parlamentit, të Partisë Socialiste. Çfarë ka ndodhur në të vërtetë me përgjimet?

Nuk kam asnjë koment për këtë çështje.

-Është hera e dytë që nuk keni koment, por ndërkohë shtypi dhe vetë deputetët tuaj kanë nxjerrë emra, madje dhe nivele të larta drejtuese në Shqipëri, që mendohet se janë përgjuar. Në qoftë se ka shkelje ligjore, si do të veproni?

Nuk kam asnjë koment për këtë çështje.

-Zoti Rama, prej dy ditësh në Boston, me ftesë të një prej universiteteve me prestigjioze të botës, atij të Harvardit. Cili është synimi i kësaj vizite atje?

Ne jemi këtu, sepse ne bashkëpunojmë me Qendrën për Zhvillim Ndërkombëtar të Universitetit të Harvardit. Një qendër me prestigj botëror, që na shoqëron në piketimin e hapave për reformat rrënjësore, në funksion të rritjes ekonomike, të mirëqenies sociale dhe të transformimit të Shqipërisë në vendin që të gjithë duam; në një shtet modern dhe në një realitet funksional.

-Zoti Kryeministër, ju faleminderit për kohën që shpenzuar për ne, sot!

Faleminderit juve për mundësinë që më jepni. Dua ta mbyll duke i parë në sy të gjithë shqiptarët dhe duke ju përsëritur që të jemi të gjithë krenarë për skuadrën tonë kombëtare. Të jemi të gjithë krenarë që sot në Ballkan, ne bëjmë diferencën. Le t’ia lëmë të shkuarën të shkuarës dhe të mos kthejmë kokën pas por të shikojmë përpara, pa rënë pre e çfarëdo provokimi apo e çfarëdo shfaqjeje që vjen nga e shkuara.

84 komente në “INTERVISTA/Kryeministri Rama: Flamuri ishte një alibi për t’u shfaqur urrejtja e serbëve”

  1. . says:

    *********************************************************************************************

    …. Vetem arrestimi kriminelit verior Sali Bisha do qetesoje situaten ne rajon.

    …. Besoj se gjithe skenari “flamurit” eshte nxitur nga krimineli verior Sali Bisha per te ulur reputacionin e figures e Z.Rama.

    …. Loje e kriminelit Sali Bisha per te larguar vemendjen dhe penguar rreformat ne Drejtesi nga frika e arrestimit tij.

    ********************************************************************************************

    1. Sokrati says:

      http://cdn1.bostonmagazine.com/wp-content/uploads/2014/01/Drones.jpg
      nje te tille me FLAMURIN E PD do ta dergojme ne mitingun e pare qe do besh o legen.

      1. Kritiku says:

        Shpellar i Berishes e nxorre koken? Do te ta bejme kurrizin me te bute se barku po nuk u zhduke nga publiku.

      2. rezart says:

        Jo flamurin e rreckosur te PD-se te bini ju,por edhe vete te DAMLLAMADHIN Berishe te dergoni,KOALICIONI 1 MILIONESH nuk e rruan fare per ju!
        JU JENI FUNDERRINAT E SHQIPERISE
        MJAFT E RRECKOSET SHQIPERINE,o kelyshe te SERBISE!!!

    2. Roni says:

      K/Ministri Rama duhet te ishte me i qete ne pergjigjen e tij.Nqs Serbet kishin piksynime te qarta qe ne fillim ta politizonin kete eveniment qe ska te bej me politiken ne kete kurth nuk duhet te binte Edi Rama.Por emocionet e “patrioteve” te cilet ne betejen reale me Serbet ne 89 ku zyrtarisht moren pjese 186 luftetare,perfshin dhe k?ministrin.E para Z.Rama gaboi qe indirekt merr autoresin e nje drone te cilen akoma nuk e dime nese eshte ngritur nga dor shqiptari apo ruso-serbi per te provokuar dhe per ta kthyer gjithsghka ne politike.E dyta,harta etnike ne ate copez leter apo lecke eshte nje pretendim qe nuk mbeshtetet nga Europa,Amerika,apo OKB,dhe si e tille po shikohet nga te gjithe si nje provokim me prapavije politike.Edhe UEFA po perqendrohet pikerisht ne kete moment,kur drone u ngrit mbi fushen e beogradit.Mesazhin qe percillte foto ne te dhe mosdalja e ekipit shqiptar ne fushe pas kaosit qe ata mendojne se kjo drone shkaktoi.Rama duhet te jete me i kujdeshem se nuk eshte cudi qe kjo ti kthehet ne dem te tij me pas….

      1. ali says:

        O Roni, a nuk ju duken te kujdesshme deklaratat e kryeministrit ???
        Ai spo ben asnje deklarate te ngjashme me zyrtaret serbe te cilet ne kor akuzojne !
        Edi thote nuk do biem ne kete nivel qe rane Serbet do te shohim perpara ! Serbet kastile perfshine vellain e Kryeministrit qe ta kthenin ne ceshtje te provokimit politik te nivelit te larte.
        Europa eshte e mefshte dhe e plakur per te reaguar fuqishem mendoj, sepse ajo ‘cope lecke’ ishte thjesht nje alibi per te shfaqur dhunshem urrejtjen patologjike Serbe ndaj nesh. Sepse te gjithe e dime qe Usa, Nato dhe Europa nuk e pranojne nje rikthim kufijsh te tille ! Ajo eshte vetem nje enderr kaq ! Kurse urrejtja dhe rreziku nacionalist serbomadh eshte nje realitet qe duhet denuar ashper dhe seriozisht nga USA, NATO, Europa !

  2. babec says:

    Bravo Kryeministri!

    Na ben krenar!

    Vizita ne beograd duhet te behet!

    Nje komb, nje kombtare!

    1. vasili says:

      SHUME DOBET O EDI!NUK FITOHET KREDO POLITIKE NE KETE MENYRE.PERSE DUHEJ NXJERE AI LLOJ FLAMURI NE NJE NDESHJE FUTBOLLI?

    1. Arber says:

      Serbet po fitojne lojen me median dhe opinionin nderkombetar kur ne fakt duket qarte qe kjo e gjitha eshte nje skenar i sherbimeve sekrete serbe. Duket qarte para-planimi i kesaj genjeshtre nga qeveria serbe. Ja perse kryeministri serb tha qe BE eshte njoftuar disa dite me pare qe shqiptaret po pergatisin dicka te madhe, kur ne fakt kane qene serbet ata qe kishin bere pergatitjet. Deri tani na e kane punuar paq! Shqiperia dhe shqiptaret nuk kane te bejne me kete akt te shemtuar. Vetem mendjet e mbrapshta serbe mund te bejne intriga te tilla. Ambasadoret tane ne vendet europiane duhet te bejne punen e tyre dhe shteti duhet ti mobilizoje per te pergenjeshtruar kete thashethemnaje qe ata kane ngritur. Mediat po ashtu duhet te japin lajme qe vene ne dyshim teorine e perphapur serbe dhe jo ti mbeshtesin cdo deklarate te genjeshter qe ata perhapin. Flamurin nuk ka fakte qe e hodhen shqiptaret. Kishte vetem rreth 120 shqiptare ne stadium dhe me mijra forca te policise, sigurise dhe forca speciale serbe. Kush e hodhi dronin? Nuk duhet te behemi naive dhe te mendojme se e bene disa shqiptare patriote kur mijra police ishin brenda dhe jashte stadiumit. Beogradi ishte si ne shtetrrethim. Plani ka qene i mire menduar. Qellimi ishte te paraqitet Shqiperia si nje vend qe kerkon destabilizim e madje edhe terrorist, sic edhe po e konsiderojne politikanet me te larte serbe. Sigurisht qe e gjithe gjella e peshtire behet edhe me terheqese per opinionin boteror kur thuhet se vellai i KM, nje ish basketbollist qe banon ne SHBA, e kreu kete veper kriminale. Uaaa? Me te vertete? Duhet te insistojme se ku jane faktet qe droni u hodh nga shqiptaret dhe jo nga sherbimet sekrete serbe. Futbollistet rane viktima sepse menduan te mbrojne flamurin, por nuk e dinin qe kjo ishte pergatitur nga serbet vete. Deri tani serbet po qeshin me ne qe na e punuan bukur. Ne u gezuam sepse mendonim qe ngritem flamurin ne Beograd. Neve nuk na intereson qe te bejme provokime te tilla. Ky provokim eshte ne dem te Shqiperise dhe shqiptareve internacionalisht. Me te fituarit nga kjo ngjarje jane Serbia.

  3. . says:

    ——————————————————————————————-

    … Fajin e kane dhe shqiptaret e Maqedonise qe ngriten flamurin mbi fushen e nje shtetit tjeter (qe nuk na duan).

    … Gabim, tamam nese Greket do ngrinin flamurin e tyre mbi fushen e Shqiperise.

    … Shqiptaret e Maqedonise prishen imazhin e Shqiperise ne BE.

    ——————————————————————————————

    1. Lung says:

      MAQEDONISE AS QE I BEHET VONE AS PER SERBE DHE AS PER KOSOVARE.
      E THONE HAPUR KETE.

  4. Mandi says:

    ESHTE RRADHA JONE TE BEJME TE KUNDERTEN DUKE U TREGUAR INDIFERENTE DHE TE CIVILIZUAR. TE VIJNE, TE LUAJNE, TUA MARRIM 3PIKSHIN NE FUSHE DHE TI LEME TE IKIN TE QETE.

    TREGOJME CIVILIZIM

    1. NONO says:

      100000% dakort me ty.

  5. EleΥΘeriskeΨi says:

    Ndonje ndjese per flamurin me vilajetet ottomane keni z. Kryeminister ;

    1. janullatos pisoglentis says:

      Roufa albaniko kavli rufiana

      1. EleΥΘeriskeΨi says:

        Caucasian anadollak epidiksias “επιδειξίας” me njeqind fytyra,

        Mjaft u http://en.wikipedia.org/wiki/Masturbation more i mjer me emrin tim.

        1. arvaniti says:

          ELA PAREME MIA PIPA SE NDOSHTA TE KTHJELLOHET MENDIMI ILIRE ME SHUME MORE K_R KATUNAR.

    2. Klimax says:

      Sipas Rames perdorimi i “teknologjise se larte” per te ngritur ne qiell shovinizmin dhe per ta mbrojtur ate me grushtat e “heronjve” eshte diferenca e “civilizimit” ndaj “inferioreve”!!!

    3. arvaniti says:

      VILAJETET OTOMANE paraqiten me ngjyren e zeze, o i zi ne po flasim per ngjyren e kuqe qe eshte Europe o i zgjuari i JANULLES.

  6. Claus says:

    As Serbia nuk ka nevoje per alibi per te shfaqur urrejtjen ndaj shqiptareve dhe as Shqiperia nuk ka nevoje per alibi per te shfaqur urrejtjen ndaj serbeve.

    Tani pres nje sqarim te sakte dhe te ndershem.
    Perse ishte vellai yt ne tribunen VIP kur na ishte vetem nje nenshtetas i thjeshte amerikan?
    Apo pervec asaj pasaporte kishte dhe pasaporte diplomatike si Fevziu dhe Bushati?
    A ka qene me status si shtetas amerikan apo me status diplomati?

    Leri fjalite e pakuptimta nga Harvardi me alibira dhe inskenime.
    Ke ndonje sqarim per keto?

    1. haloprani i divjaks says:

      Nqs do ta njihje olsi ramen do ta dije qe jeton ne shba prej shume kohesh,dhe nuk ja ka pasur kurre nevojen kryeministrit per ceshtje ekonomike ashtu si ja kishin nevojen sales gjithe zagaret qe mbante afer.Ka bere shume mire qe ka shkuar ne serbi per te mbrojtur ngjyrat kuq e zi or koqe ,klausi.

      1. @babec @haloprani says:

        Vertet? Por ama kur delegacioni shqiptar shkoi ne Dubai, aty shkoi edhe Olsi Rama? E bente per pune Olsi Rama ate rrugen e Dubait? Epo atehere edhe ne Serbi paska vajtur per pune ky Olsi Rama?

        Claus ka bere nje koment mese te arsyeshem.

      2. lexuesi says:

        Ore halepran,sa vëllezër ka ky KM ynë se unë di që një e ka pasë emigrant në selanik dhe sa u zgjodh byrazeri KM vajti me vrap në Tiranë?

    2. Tajson says:

      Claus , kam patur rrespekt per ty ,per forcen e mendimit tend ne komentet e para ktu ne kte forum ,por me vjen keq qe te shikoj anen tjeter te nedaljes sot me te tilla pyetje !!!
      Kush te jep ty te drejten Claus,
      te kerkosh llogari nji X shqiptari perse u ndodh ne stadiumin e beogradit ???
      Kush je ti qe i jep te drejten vetes te aludosh mbi prezencen e nji ose disa shqiptareve ne ate stadium humbesish serb ,ku shpertheu histeria serbe nga nji flamur ?
      Perse qenka e ndaluar te zesh vend ne tribunat e stadiumeve te botes nqs je shqiptare ,sepse jane te akuzuar shqiptaret per terrorizem keshtu ?
      C’eshte kjo logo zoteri ,nga cili xhep e nxirrni kte karton antishqiptare ? Un jam ulur ne shume stadiume te botes madje ne disa tribuna ,natyrisht i paarmatosur (sepse stadiumet sot jane te paisur sigurishte nga elemente kontrolli te nji sigurie te lart ),nga asnji telekomande apo ndonji mekanizem qe jep impulse elektronike e fuxionon si telekomande per noj tollumbace me surrate kllouni srbie apo te x shteti ,qe do bente te prekte ne seder ate shtet , fal pageses ,cmimit te biletes .
      Cfar ka ktu per tu cuditur ? Kush na i ndaloka ne shqiptareve qenien tone ne stadiumet e botes e ne trinune nqs jemi te afte te zeme vend ne ato tribuna ?! Sikur gjysma e stadiumit te ishte me shqiptare ,perseri ajo balone qe fluturoj me flamurin shqiptare mbi qiellin serb ,i ngjante me shume nji loje femijesh ,sesa nji “provokacioni” per te pushtuar serbin .
      (O na rruafshin bolet serbet dhe gjithe ata qe mbeshtesin alibine qesharake serbe ) e cila eshte e pershtateshme vetem per idiote .
      Dhe nqs do kishte qen ne ate tribune vet z.Rama ,kjo shfaqje /alibi qesharke serbe qe i ngjaka shume akuzave te shkerdhates sali berisha ,do ishte Edi Rama qe po i bente ATENTAT serbise me nji balon te telekomanduar !!!
      O tempora o mores , ne c’bote jetojm !!!
      Serbise duket i shkon rroli kriminelitKlloun dhe zagarit te gjahut te padronave europiane . Me duket qesharak llogjika jote Claus e pavend ,mjerishte.

      1. @tajson says:

        Kur UEFA thote se nuk duhet te shkonin tifoze shqiptare ne Serbi dhe tifoze serbe ne Shqiperi, atehere te dy shtetet duhet te respektonin kushtet e vendosura. Olsi Rama shkoi ne Serbi edhe pse ishte shqiptar (ka pasaporte shqiptare, pavaresisht se ka pasaporte amerikane), duke shkelur rregullin e vendosur ne radhe te pare dhe duke njollosur imazhin e te vellait te vet qe po rreket qe shqiptaret te zbatojne ligjet dhe rregullat. Flamuri nuk ishte nje flamur i zakonshem dhe as nuk ishte loje, por nje provokim i hapur qe rrezikoi rende jeten e shqiptareve. Flamuri me harte te Shqiperise se madhe ne mes te fushes nuk eshte loje, por nje Krim i rende qe duhet ndeshkuar rende.

    3. SH says:

      TI NUK JE CLAUSI I VERTET ,DOJA TE THOJA QE QENKE SHUME LEGEN .
      KE NDONJE MENDIM PER TEMEN NE FJALE ???SA PER VENDIN E OLSIT SE KU ISHTE
      ULUR Ai , SHQIPERISE NUK I VJEN NDONJE E KEQE.

    4. arvaniti says:

      Car mund te te sqaroje more cuni NERITAN CEKES, pse shkoj ne stadium,? sepse i do bibilushi more te keqen xhaxhi.Ti shkon ne kinema, per kafe, ne operan ne qofte se shkon, ne teaterin e kukllave, ne qofte se shkon akoma etj etj a te pyet njeri pse shkon? Ta them une qe nuk te pyet sepse perballe teje nuk ke nje si ty ti je nje debil unik.Te fala babait

  7. loni says:

    Hidh shtetin serb ne gjyq per tentative vrasje ndaj lojtareve tane. Bej gjithcka eshte e mundur te mos lejosh filo-serbin Platini te veje shenje barazimi mes dhunuesve serbe dhe te dhunuarve shqiptare.

    1. gent says:

      Per fat te keq flamuri jo me harten e Shqiperise, por me harte politike provokative te Shqiperise se madhe, ishte ai qe krijoi problemin me te madh. Nje ekspert sportiv thote se Shqiperia dhe Serbia mund te perjashtohen perfundimisht nga lojrat sportive, por perseri me rende mund te ndeshkohet Shqiperia, sepse quhet provokim i ardhur nga tifozet e kombetares shqiptare.
      Paska qene nje maskara palo shqiptar kosovar ai qe e ka futur aty ate lloj flamuri, qe te perfundonte nje ndeshje me rrezikshmerine e jetes se shqiptareve. Hiqni kosovaret nga kombetarja.

  8. z says:

    isha nder te paret qi i bera urim p.m. Rama per postin qi mban,
    po te kem mundsi do i bej nder me flamur ketij biri te Kombit.

  9. . says:

    ———————————————————————————————

    O Claus “kapsolla”.

    Te gjithe shqiptaret me pasaporta te huaja mund te shkonin ne ndeshje …

    Per cilin fsheh “urrejtjen” tende o Z.Claus (sinonimi) ?

    ———————————————————————————————

    1. Fini says:

      Nuk mund te shkonin ne stadium ata qe mbajne pasporta te huaja kur kane edhe pasaporte shqiptare. Kushdo qe ka edhe nenshtetesi shqiptare, pavaresisht se me cfare pasaporte eshte paraqitur aty, nuk duhej te hynte ne stadium, sepse ishte rregull i vendosur me pare. Askush qe ishte edhe shqiptar nuk duhej te hynte ne stadium.

  10. . says:

    ============================================================================

    “Claus-i” anonim,

    eshte krimineli Sali Bisha qe sulmon dhe fshihet ne rrjetet sociale nga frika arrestimit tij me familje.

    =============================================================================

    1. Riku says:

      Kaloi me shume se nje vit, por Edi Rama nuk e arreston Sali Berishen dhe familjen e tij. Me sa duket te dy qenkan miq per koke dhe vetem fjale qe i merr era flasin kunder njeri tjetrit.
      Mjer shqiptaret thuaj me ke kane te bejne

  11. Tajson says:

    Brravo z.Kryeminister .
    Qendro i fort perpara kujtdoqoft i cili do guxoje te manipuloje situatat e krimineleve te ksaj bote dhe te vendose shenja barazimi ndermjet Kriminelit serb (ne rastin e djeshem ne stadium) me viktimen shqiptare . Duket se jemi perpara te njejtit skenar ,me ate te luftes ne kosove ,ku kriminelet serbe vrane shqiptaret dhe “bota nuk i pa” se kush ushtroj gjenocid .
    I njejte eshte ehde skenari me Olsin ,qe ne menyren me qesharake i vishet vllait tuaj . Kaq qesharake se kam perfytyruar kurr serbine ne syte e botes .
    Nji isnkenim te tille qesharak ,s’do ja besoja as rrugaceve me ordiner te rrugeve te beogradit . Kush e drejton serbon ???
    C’eshte ky shtet qesharak qe kerkon destabilizimin me cdo kushte ne Ballkan ?
    Ballkani s’mundet te shndrohet ne nji Siri ,qe te kenaq vampiret europian me gjake .
    Shqiptaret duhet te kuptojn qarte dhe te veprojne me mencuri perball ksaj Bote ordinere ,qe ka dal totalisht jashte brekeve te nejlonit dhe i tregon botes ,qyteterimit ,se rendi i ri do i flas Botes me Genitalet e tija ,larg cdo arsyeje e llogjike ,apo larg cdo principi njerezor . Kjo vlen shume per qeverrine shqiptare e cila duhet te tregohet e kujdeseshme e mos i lejoj vehtes ASNJI DOBESI ,sot perball mashtrime ala BE. I degjuat lajmet ne europe ? Kryeministri serb i kerkon ndihme e europes !!! Pra krimineli kerkon te karikoje bolet e tija perseri kunder shqiptareve , pasi te ket fituar buzeqeshjen e kurves plak.
    Bota ka dale jasht kontrolli ,qeverria shqiptare duhet te njohe mir “Eren e kohjes” ? mos te beje as te voglin ,as te miturin,as idiotin,as te mashtruarin perballe asaj qe i serviret nga demagogjit e ksaj Bote sepse brenda cdo klikimi ka nji Trojan ,pra nji virus shkaterrues . Z.Rama ti je shqiptare dhe ke gjithe shqiptaret me vehte ,prandaj qendro burre i vendosur ,edhe perball atyre shikimeve joshese te kurves plak ,apo fjalet e saja sexi ,qe mundet te irritojn cazon . Qendro Shqiperi .Asnji smundet te thyej dot .

  12. Punetori says:

    Z K/minister duhet te ndihemi krenar per kete akt atdhetarie,sic edhe thoni.
    Kjo krenari behet me e madhe kur ta anulloni viziten Tuaj ne Beograd deri sa Vucic e Dacic te kerkojne falie publike per fjalet e pa verteta qe kane thene deri tani.

  13. tourkofagos says:

    Rama,perdite mes sunitesh i fute dhe nje Haneme nga sunit brodhers dhe je katandisur edhe ti me keq se ata.
    Por mos harro se ne zgjedhjet e ardheshme ,te pret ”i gjati” mbas deres……….te pabeset nuk te duan me shume ty sesa udheheqesin e tyre shpirteror turkoshakun Berisha…………

    1. janullatos pisoglentis says:

      ay pidiksou psologliftis

    2. d s says:

      TF ,nuk ka si ben ndryshe ky i gjati do ja u beje cik qejfin dhe muslim brother ve ndryshe nuk mbijeton ne ate khalifat ,vetem se ka iluzione te gabuara ,bijte e allahut jane njesoj si ne afanistanin aziatik deri ne bosnjen europiane ,bishti qenit bisht qeni ngelet.

      1. tourkofagos says:

        Mese e vertet ajo qe thua,bejne kaq zhurme per nje ndeshje futbolli,ku dhe provokuan me nje ”pelhure apo rrecke” me fondo te zi e shkronja te bardha[tipik ISIS]dhe nuk shqetesohen per 150 jihadistet shqipfoles nga Shqiperia…..!!!

    3. arvaniti says:

      PUCOFAGO miku im ubere i gjalle ti me temjanin e Janulles?Eshte ortodoks Shqiptar ai me tendenca europiane nuk eshte ikrishtere me tendenca turkolindore te mentalitetit te kermave si puna jote dhe e ca lapangjozeve te tjere te dale nga MITRA bastarde.

  14. lari says:

    O sokrat cdo gje mund te jesh ti po vetem emrin Soktat nuk e ke.do jesh zeni i sales ose ai bq i argites

  15. Shpirt i lir says:

    Kushdo qe mendon se serbet dhe shqiptaret do te bashkepunojne ndonjehere per te ardhmen e rrajonit, enderron dhe eshte larg realitetit.
    Te shkruash realitetin ne kete rast mund te akuzohesh si nacionalist emocional, por shpresoj qe kryeministri do dije te beje dallimin.
    Dua te them qe vizita ne Serbi duhet te shtyhet per nje te ardhme te larget, pasi do ishte e dhimbeshme dhe qesharake duke marre fort parasysh dhunen ndaj skuadres tone, mos berjen asgje nga policia per sigurine e skuadres tone dhe deklaratat e qeveritareve serbe pas ngjarjes ne stadium.

    Pastaj po te shkruaj si nacionalist do them qe mu be zemra mal nga ajo qe pashe ne stadium si per skuadren tone qe na nderoi ashtu dhe per armikun qe felliqi veten, dhe pa me te voglin dyshim zemra ime ja kaloi Malit te Korabit kur pa flamurin duke fluturuar dhe serbet me goje hapur.

    1. Fati says:

      Cfare po flet? Edhe vete John Kerry ka shkuar ne Irak, e ti thua te mos shkoje Rama ne Beograd? Rama te shkoje ne Beograd dhe aty te grise ate flamurin provokativ te ndeshjes qe nuk i perket asnje shteti te botes, dhe keshtu te rregulloje marredheniet diplomatike. I vellai i Edi Rames te kerkoje falje publike qe theu rregullat, sepse ka nenshtetesi shqiptare dhe nuk eshte vetem shtetas amerikan. Si i tille ai nuk duhej te shkonte aty. Ne qofte se ka drejtuar dronin, atehere i vellai i Rames eshte me mire te mos hyje as ne Shqiperi sa kohe eshte i vellai kryeminister, sepse ia shkaterroi fare imazhin.

  16. duli says:

    Falje publike duhet ti kerkojme ne per ate mut harte etnike.

  17. Tina says:

    Mendime të thëna me atdhetari, dinjitet dhe për të ecur përpara. Faleminderit Z. Kryeministër

  18. loni says:

    UEFA ka hapur procedure ndaj kombetares tone se pse nuk vazhduam te luajme. Sipas tyre nuk ka gje te keqe qe tifozet tane u goditen me karrige kokes,u goditen me grushta nga tifozaet dhe punonjesit e stadiumit.Nuk ka gje qe i gjithe stadiumi kerkonte ti vriste djemte tane. Sipas tyre ne duhet te kishim vazhduar te luanim sikur te mos kishte ndodhur gje. Z.Rama ndihmo me ndihme financiare dhe juridike ceshtjen tone perpara UEFA-s.

    1. Tajson says:

      Loni,
      mua s’do me cudiste aspak cdo vendim i UEFA-s e cila vepron si nji institucion paralet i politikave europiane ,i forcave te djathta qe dirigjojne sot kte bote .
      Kohet kane ndryshuar e bashke me kohen edhe rregullat dhe loja e futbollit ne stadiume .
      UEFA tashme lejon nji art futbolli ndryshe ,ku lojtaret ne fushe luajn me grushte kunder huliganeve vendas ,pra nji art (Wild-Rugby-e)rregbie.
      Kushedi ndoshta kjo eshte nji sjellje e re ne futbollin ballkanik ose pse jo europian ,pra ne fazat e para experimentale te saj ,qe duket ti jape shume kenaqsi Boseve te UEFA-s .
      Sepse ndryshe s’mundet te kuptohet nji vendim i tille i njejanshem ,
      nji vendim cinik ,ku kriminelit serb duhet ti lejohet gjithcka ne fushe ,madje te fuse edhe ushtrine e tij per te mposhtur Shqiperine !
      EEeeeeeeeeeeeeeeeeeeee lol, jane bira kurvash kto UEFA-xhijt ,i ka kap mumja ne bordellot me nos serb ,sepse perndryshe sdo tregonin kaq ngjashmeri me kriminelin duke i marre ne mbrojtje ata ? (Pune bordellosh Loni )

      1. Goni says:

        Cfare flet or Tajson!

        Po nuk u kerkua falje per ate flamur qe nuk e njeh as OKB, as SHBA, as Amerika Latine, as Europa, as Australia, as Afrika e as Azia, nuk mund te na konsiderojne. Tifozet e cmendur kane qene edhe neper stadiume te tjera boterore, por edhe ata derra tifozesh nuk bejne te tilla veprime kriminale me flamuj te stisur qe provokojne lufte dhe gjakderdhje. Boll gjak u derdh ne luften e Kosoves. Nuk ka nevoje te provokohet me shume.

        Ky ishte incident politik i rrezikshem qe fliste per ndryshime kufijsh dhe ndryshimet e kufijve sjellin lufte dhe gjakderdhje masive.

  19. gjeramadhi says:

    si nuk pashe nje zyrtar shqptar te denoje povokacinin maqedonas ne beograd me flamurin e ISIS duke ofenduar ismail qemalin dhe isa buletinin ai veten flamur shqiptar nuk ishte ,gjithcka mund te ishte

    1. tourkofagos says:

      pune sunitesh,varu kkkkkkkkkkk……………

      1. janullatos pisoglentis says:

        To mouni tis manas su…..

  20. akrepi says:

    Banderola dhe flamuj valeviten ne gjithe stadiumet e botes dhe askush nuk i quan provokim,kjo eshte nje e drejte e gjithepranuar dhe pasqyron nje identitet te caktuar per te cilin kombet jane krenare.Pse ne shqiptaret nuk paskemi te drejte te ngrejme nje flamur? Nese nuk kemi kete te drejte atehere nuk duhet ta kene as kombet e tjere. Sepse po te arsyetosh keshtu atehere as anglia, as gjermania etj nuk duhet te marin flmuj kur te vijne ne shqiperi dhe kjo na qenka normale ne rast te kundert ne e quajme provokim dhe na lind e drejta te ushtrojme dhune mbi sportistet e huaj.Sipas serbeve ne shqiptaret nuk duhet te kemi dhe te mbajme flamur sepse keshtu duan ata dhe europa k…. i perkedhel por ta dije mire europa se zjarrin asaj serbi dhe rusi do ja vene.Mire ne i provokuam po ata ku e gjeten te drejten te ushtrojne dhune,edhe ata na provokuan te paret dhe ne pranuam te sharat dhe fyerjet por nuk ushtruam dhune.

    1. Leka says:

      Ai ishte nje flamur qe tregonte Shqiperine e Madhe. Ishte provokim per ndryshim kufijsh. Kufijte ndryshohen me luftra te pergjakshme. Eshte incident i rende politik qe provokon gjithe diplomacine boterore.

  21. shpetimi says:

    Mendoj se ish-komentuesi skopion, ka ndrruar nick-name, dhe tani quhet claus.

  22. zefi says:

    Zoti e bekofte Edi Ramen dhe familjen e tij. Jam krenar per kete Kryeminister. Admiroj dhe vleresoj pa mase edhe guximin dhe patriotizmin e vellait te tij olsi qe ne nje situate dhe klime te tille terrori qendroi stoik per te pare ndeshjen ne ate kafaz me hiena te mbushura me urrejtje dhe etje per gjak shqiptari. TAMAM SI NJE LUAN SE BASHKU ME BASHKEKOMBASIT E TJERE QE PRANUAN TE QENDRONIN TE SHIHNIN CUNAT TANE NE FUSHE.

  23. Atdhetar says:

    Pjesemarrja e Shqiperise, me Kryeministrin Rama ne koferencen e Ballkanit
    Beri qe Serbia me Kryeministrin e tyre ,te ndihen shume inferior ,pasi
    Z.Merkel kishte me shume ne qender te vemendjes, Kryeministrin e Shqiperise
    se sa te vendeve te tjera ,Kjo ja ka shtuar urrejtjen akoma me shume per vendin tone dhe ja pasojat .Nga Serbet nuk pritet mikpritje ,tolerance .
    Ai popull nuk do te integrohet kurre.

  24. canadian says:

    Rama e njeh shume mire gjethen e fikut.

    1. trojani says:

      ai njef shume mire gjethen e fikut,kurse ti njef shume mire ato qe ishin poshte gjethes….ti ka rradhitur mire me duket se shume kopetent je!!!!

  25. eksperti says:

    Nje fjalim i shkelqyer zoti kryeminister , ai flamur eshte identiteti i skua dres sone qe aktualisht eshte nga te gjithe trojet shqiptare eshte simbol i futbollit tone ,i kombetares se shqiperise dhe nuk eshte provokim per akend.E gjithe bota e di se ne perberjen e skuadres sone kombetare nuk ka vetem shqiptare te lindur ne territorin e Republikes se SHqiperise por shqiptare te lindur nga e gjithe treva shqipfolese.ne

  26. shpetimi says:

    Duket se ish-komentuesi skopion, ka ndrruar nick-name, dhe tani quhet claus.

  27. john Tirana says:

    Ai person apo grup qe coji ate poster/flamur mbi Beograd mbase me deshiren e mire se mund te ndihmonte fatkeqesisht i ka dhene nje alibi serbeve per te justifikuar dhunen dhe racizmin e tyre ndaj shqiptareve. Do ishte shume domethenese te fluturohej vetem flamuri shqiptar dhe gjerat do ishin shume ndryshe. Ai flamur me shqiperine e madhe eshte argumenti me i rendesishem qe kane serbet se Shqiptaret duan nje shqiperi te madhe. Dy shtetet shqiptare kane probleme te konsolidimit si shtete. Kosova per momentin nuk ka institucionet shtet formuese dhe partite politike ne vend qe te gjejne konsesusin dhe te formojne nje qeveri te unitetit kombetar jane gati te shqyejne njeri tjetrin dhe te injorojne dhe SHBA-ne dhe keshillat e tyre qe jane aleatet me te medhenj te Shqiptareve. Kjo sjellje dhe mosmirenjohje e klases politike por dhe Kosovareve qe nuk u bejne presion te gjitha partive politike pa perjashtim te formojne nje qeveri te unitetit nuk ju ka hije. Shqiperia gjithashtu duhet te beje reformat ne drejtesi dhe populli duhet te perkrahe ato forca politike qe jane te vendosur te bejne reformat. Opozita te bashkepunoje sic thote BE-ja ndryshe mos i jepni asnje vote ne zgjedhje lokale qe ta marrin mesazhin mire. Nuk mund te sakrifikohet vendi se dikush do imunitet per ato qe ka vjedhur. Ky duhet te jete viti vendimtar per Shqiptaret. Nuk na duhet sherri me Serbet dhe as me askend. Ne te bejme vendin tone dhe bota do e shohi vete ndryshimin. Ai mesazh paqeje i vizites se Papes na duhet. Keto nacionalizma boshe per te bere njerezit te harrojne ceshtjet e verteta serioze dhe varferine nuk na duhen.

  28. beci says:

    Kur serbet akuzuan Olis Ramen,nuk e di pse mu kujtua Sali Berisha qe ne te qintat e sekondes mbas ndonje ngjarje te shemtuar tek ne e shpallte menjehere “vrasesin”, si ne rastin e Azem Hajdarit. Ndoshta kete lloj arti u a ka mesuar e shkuara komuniste.

  29. PrapambetjetOsmane says:

    i ke hipur grricit anapodha, o z. krye^minister !

  30. . says:

    ——————————————————————————————-

    Kujdes,
    Krimineli Sali Berisha me familje nxitsi dhe provokusi me Serbine.

    Me siguri UEFA do ndeshkoje dhe Shqiperine …

    Fajin e kane dhe shqipatret e Maqedonise,

    kur populli Shqiperise ishte porositur t’i qendrote larg provokimeve.

    ——————————————————————————————–

  31. Jani says:

    Shtet qe komandohet nga rrugecet, fare e keqe!! Cju desh ju ngritja e atij lloj flAMURI

  32. Jani says:

    Vellai i kryeministrit qe pritet ne tribunen Vip ben ate qe dine te bejne mire shqipot HANE BUKEN E PERMBYSIN KUPEN tipar sunito arab!!! Atje nuk duhej te provokonin serbet qe deri ne ate moment ishin shume te qete!!!

    1. fushebardha says:

      O trap , nderro kanalin , ndeshje tjeter ke pare me duket malaka .

    2. shqiptar antife says:

      Po i takon tribuna vip se esht vip jo si ty rrip 300eursh shaldhier
      yyyyyyyyte shkerdhefsha jorgot dhe jorgaqat far e keqe
      i pe shqipet si se ulin syrin jo si ju halet qe i keni bo cop gjunjet duke ja lepi kujt ju shurron siper
      yyuuyyyyyyyyqennnnnnnnn

    3. trojani says:

      o barba jani! mos te kane permbysur dhe ty ndonje kupe shqipot!!??
      pse akuzon kote,me ke sy e pe ti qe ai e beri kete veprim!!!
      po te jete tribun vip-ash doemos ka dhe kamera per tu afruar vip-ve gjithe sigurin,apo jo!! le ta vertetojne alibin e tyre serbet dhe pastaj dil dhe fol o kelysh greku…
      sa per ate flamur !! nuk ka arsye ti trembe serbet se ate pjese te hartes qe perfaqesonte ai flamur ne ja u morem atyre,ajo ka trembur juve(greket e pseftogreket) dhe duhet tu trembi se aty eshte gjysma tjeter e shqiperis,cameria, ky eshte problemi juaj…
      nga shtate ju vene, keni filluar e dhisni rigon nga frika,prapa koke e keni dhe ju,do ja u kafshojme thumbin dhe grekeve apo c’jane ato vdesin per pak kafshim thumbi… ma do mendja e kupton per ca thumbi behet fjale…..

  33. liri says:

    Z,RAMA si kryeminister I shqiperise po na thote ne intervisten e tij ne zerin e amerikes se rajoni I ballkanit nuk po ecen….,se ai ka ngecje e per kete eshte urrejtja mes popujve sipas tij,me kete deklarate te tij me duket se ai po kerkon te shfaqesohet per gjendjen katastrofike qe gjendet shqiperia nen qeverine e tij,e per kete duhet gjendur nje armik I jashtem,tamam si paraardhesit e tij berisha e hoxha,qe shkakun e kishin njeri tek komunizmi kurse hoxha tek armiqte e huaj qe donin pushtimin e shqiperise, kjo nuk eshte e vertete mos ecja e shqiperise eshte nga mungesa e reformave dhe ligjeve qe qeveria nuk I zbaton,SERBIA,MAQEDONIA,MALI I ZI jane para nesh.

  34. DRTN74 says:

    NACIONALIZMAT NE SHEKULLIN E GLOBALIZIMIT DHE TOLERANCES JANE PARADOXE SHQIPTARE QE NUK MUND TE FSHEHIN PRAPAMBETJEN KULTURORE DHE EKONOMIKE TE VETE SHQIPTAREVE.URTE DHE MOS FLUTURONI ME DRONE-DRANE SE ASGJE NUK MUND TE FITOHET NEN VALEVITJEN E FLAMUJVE TE SHEKULLIT TE KALUAR SIDOMOS ME MENYRA TINZARE DHE TE FRIKESUARISH….

  35. Toni KS says:

    Edi Rama me elokuencen dhe mprehtesine e mendimit na bene krenar sa kombtarja. Homologu yt serb eshte xhuxh intelektual ne krahasim me ty.

  36. Arben says:

    PROCEDIM DUHET PER PLATINI DHE MERKEL.

    PLATINI NUK DUHET TE LEJONTE QE EKIPET TE ISHIN NE NE GRUP

    MERKEL KA PERGJEGJESI SEPSE URDHEROI PLATINI TI VINTE EKIPET NE NJE GRUP, KUNDER TE GJITHA RREGULLAVE QE KA FUTBOLLI PER KETO VENDIME.

    LOJTARET NE FUSHE U SOLLEN BRENDA NORMAVE TE FUTBOLLIT, KESHTU QE NDESHJA DUHET TE PERSERITET NE FUSHE ASNJEANESE DHE E NJEJTA GJE PER NDESHJEN E KTHIMIT.

    JANE MERKEL DHE PLATINI QE DONIN TI JEPNIN NDESHJES NOTA POLITIKE DHE FAKTIKISHT DESHTUAN NE KETE TENTATIVE TE TYRE.

    ATA DUHET TE PAGUAJNE TANI.

    QE FUTBOLLI TE VAZHDOJE TE MBETET FUTBOLL, PERNDRYSHE UEFA DO TE THELLOJE RRUGEN SI NJE SHTOJCE E QEVERRISE MERKEL DHE DO TE DENIGROHET SHUME SHPEJT.

  37. z says:

    Jani-
    a mos te ka futur qepen john holmes dhe te ka infektuar mythen AIDS.

  38. kjghkj says:

    nuk ka rendesi kush e ngriti ate flamur qe me se shumti eshte ne demin tone rendesi ka qe mjra te rinj ne stadium apo shesheve te tiranes prishtines beograd apo gjetke jane gati me kenaqesi te digjen ne zjarin e nacionalizmit apo patriotizmit arkaik ku do te ngrohin koqet ata te cilet ju i akuzoni me te drejte dite e nate per korupsion e tradheti e kur koqia ngrohet fryhet shume e disa here keshtu do tjua ngjeshin perseri thelle e me thelle i lexova komentet patriotike te disa figurave te uryera patriot eshte ai politikan qe nuk e vjeth popullin e vet qe nuk ia shton varet taksat etj si nuk doli nje koke e ndritur ne stadium te pakten prej analesheve e te tunde flamurin e brukselit ku gjoje ne po perpiqemi te hujme shpetim i ballkanit eshte flamuri i brukselit dhe jo flamuri i cetnikeve apo te perrenjeve te bjeshkeve te nemura dhe kete flamur nuk duan ta tundin politikanet se nuk i intereson por dhet ta tundni qe mlidheni shesheve

  39. drejtesia says:

    eshte e cuditeshme momenti i ngritjes se flamurit ( une do deshiroja qe ky flamur te ishte qithe kohen atje)Ne kohen kur ne fushe ekipi shqipetar ishte me prane portes se serbeve , ne momentin kur ne fushe u hodhen bomba e fishekziare nga ana e tifozeve ne momentin kur udogje flamuri i Natos Ne momentin kur ekipi shqipetar ishte shume larte moralisht fizikishte krahasuar me kundershtarin del ne skene flamuri . Pyetja eshte per UFA kujte nga shqipetaret ne keto momente do interesonte te krijonte kete situate per vec serbeve qe te komlikonin situaten per te mos humbur ne fushen e lojes sepse e dinin qe tifozet e tyre ne rast humje do krijonin situata te jashte zakonshe Politika shoviniste serbe i erdhi sportit ne krah duke krijuar alibi por te shpetuar per vete dhe duke hedhur urejtjen e tifoza ne urrejtjen shekulore ndaje shqipetareve Me nje gure duan te vrasin dy zogj > Ne qoftese qeveria e dinte qe po pregatitet nje njarje e madhe pse nuk erdhi ne perfundimin qe ndeshja te shtyhet derisa te zbardhet situata Deklarata e qeveritarve serve ne BE i kompromenton me shume ata si krijues the perdorues te dronit Kjo eshte alibi e te famshmes UDB< KGB

  40. Beni Paris says:

    na mbyten katundaret me psuedo patriotizmin e tyre!

    Cunat ishin atje per te luajtur futboll dhe jo me bere politike. Ai Serbi u hodh dhe e kapi flamurin tone per te levizur helikopterin jashte fushe pasi po prishte lojen. Menyra se si u reagu lojtari jone Taulant Xhaka ishte totalisht e pa pranueshme dhe jo professional. Ky tani ka shkruar disa mesazhe ofenduese ne facebookun e tij, duke thene qe nuk po duronte kur shikonte Serbin duke e prekur flamurin Shqiptar.

    Me falni por nese ju sinqerisht besoni se kto lloj sjellje katundaresh do ju fitoje simpati nga UEFA jeni duke genjyer veten.

    Futbolli eshte sport, fitohet me gola dhe nuk ka lidhje me politike. Kjo eshte nje turp shume I madh per serbine edhe shqiperine pasi bota ka kuptuar qe ne jemi akoma barbar.

  41. funerali says:

    Jane dy perfitimet e Beogradit politik nga incidenti i dronit me flamurin e shqiperise etnike.

    I pari dhe me i mundeshmi eshte qe agjentura serbe (e cila punon me sukses nder shqiptaret e kosoves, maqedonise, malit te zi dhe natyrisht shqiperise) ka perdorur shqiptare per aksionin ne fjale.

    Mundesia e dyte eshte qe vete sherbimi secret serb duke perdoru serbe, ka hedhur kete shashke per per ta ndezur me shume zjarin e urrejtjes ne stadium. Ndeshja dhe tifozet jane mjeti, qellimi eshte tmeresisht politik.

    Ve re me kenaqesi qe zoti Rama ne interviste prezanton stature te nje shtetari dinjitoz. Akuzes per implikimin e tij apo shtetit shqipetar ne kete corbe beogradi (corbe me vesh derri) I pergjigjet me dy fjale ku ndihet lehte neveria qe ai ndjen nga pislleku mendjetrashe serb.

    Ku duan te qellojne serbet me kete: ka dy momente. I pari eshte te influencojne negativisht deri ne denigrim, ne komunitetin politik te junuonit europian, persa I takon rolit jashtezakonisht pozitiv dhe bashkepunues te shqipetarreve ne rajon.

    Te paragjykoje viziten e afert te Zotit Rama ne Beograd dhe cdo propozim modest qe ai mund te shtroje ne tavolinen e bisedimeve per mbarevajtjen e maredhenieve midis shqipetareve dhe serbeve ne cdo hapesire ku ato jetojne.

    Kryeministri jone eshte nje burre shteti serjoz,(i provuar tashme), te cilit nuk mund ti shkosh uje nen rrogoz, dhe as te mund ta blesh ne dem te interesave te shqiperise. Ai se bashku me bashkepunetoret e tij ka pregatitur me detaje ceshtjet qe jane ne interes te dy shteteve te cilat do te diskutohen ne Beograd.

    Me sa duket serbet me anen e sherbetoreve te tyre qe sjane te paket ne tirane, kane shtene ne dore axhenden e detajuar dhe si gjithmone krijojne skenare qe ti paraprijne puneve te tyre djallezore.

  42. Çiljeta says:

    Zoti Rama, mos vallë keni harruar që jeni POLITIKAN dhe KRYEMINISTËR…???!!! Më duket se po e bëni si lopa qumështin, apo tani po çfaqni kush jeni në të vërtetë…???!!! Kështu do të na çoni në Evropë…???!!! Nuk e kuptoni që kështu vërtetoni pretendimet e zyrtarëve serbë…???!!! Apo dhe ju po vini “Familjen” mbi gjithçka, si paraardhësi juaj, Sali shpellari…???!!! E tmerrëshme, nuk bëhet shqipëria me shqiptarët…!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje