PD e gatshme për transparencë dhe hetim në lidhje me akuzat për kredinë

16 Tetor 2014, 12:00Politika TEMA

Partia Demokratike ka dënuar sot sulmet politike ndaj opozitës ndërmarrë së fundmi nga maxhoranca në lidhje me kredinë e marrë në 2009. Nepermjet nje deklarate, zëdhënësja Oriela Nebiaj, tha se “kredia e marrë në 2009 u vlerësua nga FMN si arritje e qeverisë dhe shpëtoi financat nga kolapsi”.

Partia Demokratike është e hapur për hetim dhe transparencë, tha ajo, duke shtuar se “në kohën kur ekonomia është në rënie dhe gjithë treguesit e saj janë përkeqësuar, qeveria nuk merr asnjë masë, por zgjedh të sulmojë opozitën. Në vend se të rishohë politikën me taksat, të mos i rrisë, por t’i reduktojë ato, në vend qe të heqë dorë nga asfiksia që po i bën biznesit, qeveria zgjedh të sulmojë opozitën”.

Zedhenesja sqaroi se “kredia e marrë në vitin 2009 është vlerësuar në atë kohë nga FMN si arritje e qeverisë shqiptare. Kredia parandaloi rënien e financave të vendit në kolaps dhe me përmirësimin e kushteve në tregjet financiare botërore, kjo kredi u zëvendësua me një kredi shumë më të lirë pa u mbushur viti”.

 “Partia Demokratike është e hapur për çdo hetim dhe fton organet kompetente të bëjnë transparencë deri në fund”, u shpreh Nebiaj.

 

2 komente në “PD e gatshme për transparencë dhe hetim në lidhje me akuzat për kredinë”

  1. i_ says:

    Per ke fmn flet moj fycke?? Per ate qe saliu e perzuri nga Shqiperia qe mos te shihej gropa e finacave. Unr e kam marr kredine time me 6% kurse qeveria na e merrka me 13% , ska bythe ku te rri

  2. oj debile ke dal ndonjehere te shohesh vatani keni vrare vjedhe dhe prere ee prap po po thoni se seshte bere nami kush ka nge tu degjoje bjeri bjeri ciftelis se keni shkel ligjet e shqiperise duhet te dilni para drejtesise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje