FOTO LAJM/Rama gjen Vlorën në SHBA: Krenar për imazhin që përcillni

16 Tetor 2014, 11:26Politika TEMA
FOTO LAJM/Rama gjen Vlorën në SHBA: Krenar për imazhin që

Kryeministri Edi Rama është takuar me komunitetin shqiptar në Boston, gjatë vizitës disa ditore që po kryen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përmes fotove të postuara në rrjetin social Facebook, Rama shprehet mirënjohës për mikpritjen e shqiptarëve, që ai e cilëson si të paharrueshme.

Shefi i qeverisë, thekson se ndihet krenarë për shqiptarët që bëjnë diferencën nëpër botë duke përçuar imazhin e Shqipërisë europiane.

“Mirënjohës për mikpritjen e paharrueshme dhe krenar për shqiptarët që në mbarë botën bëjnë diferencën duke përçuar imazhin e Shqipërisë europiane, duke ia lënë të shkuarën të shkuarës e duke shikuar me dinjitet përpara, pa kthyer kokën pas.” shkruan Rama.

Rama ndodhet në Boston, ku pritet që sot të mbajë një ligjëratë në sallën e Shkollës së Qeverisjes Kenedi të Universitetit të Harvardit. Kjo është vizita e tretë e një kryeministri shqiptar në Harvard, pas asaj të ish-Kryeministrit Meta, shoqëruar nga ish-Kryeministri Nano, në vitin 2000.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje