“Autoritetet serbe të marrim mbrapsht të gjitha deklaratat fyese ndaj shqiptarëve”.
Kështu u shpreh ministrii Jashtëm Ditmir Bushati duke informuar Kuvendin e Shqipërisë mbi hapat e ndjekura nga institucionet shqiptare pas incidenteve në ndeshjen Serbi-Shqipëri, e cila si pasojë e dhunës nga huliganët serbë u ndërpre në minutat e fundit të pjesës së parë.
Duke shpjeguar hapat e ndjekur, Bushati tha se ditën e djeshme, pala serbe përdori një gjuhë urrejtje në lidhje me incidentet e ndodhura gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, në stadiumin “Partizani” në Beograd.
Bushati i ka bërë thirrje pales serbe të distancohet nga çdo element provokativ.
“Dje kemi pasur reagim nga ana e presidentit të Serbisë, kryeministrit, Federata Serbe e Futbollit, emëruesi i përbashkët i këtyre deklarimeve kishte gjuhën e urrejtjes ndaj Shqipërisë.
Me keqardhje kemi konstatuar dhe e kemi bërë në rrugë zyrtare, ku presim distancim të autoriteteve serbe nga kjo rrugë. Janë evidentuar elemente që bien në kundërshtim me Serbinë dhe rregullat e BE-së”, tha Bushati.
Kreu i diplomacisë shtoi se e gjithë çështja është ndjekur me vëmendje nga pala shqiptare.
“Doja të ritheksoja me këtë rast faktin se ne e kemi ndjekur në vijimësi problematikën që u krijua gjatë ndeshjes. Ambasadori shqiptar në Serbi ka qenë në kushte të mosushtrimit të detyrës, pasi është ndaluar nga pala serbe, dhe më pas u morën në mënyrë të parregullt pasaportat delegacionit.
Duke përmendur dhe njëherë të gjithë itinerarin e ngjarjeve që u shoqërua ndeshja, por dhe para se ajo të niste, Bushati ka theksuar se kjo situatë precipitoi, deri në ushtrimin e dhunës ndaj Kombëtares Shqiptare të Futbollit. “Kjo solli bllokimin e Kombëtares Shqiptare në dhomat e zhveshjes, nën trysni, të cilat u dokumentuan dhe perms fotove dhe pamjeve që bën xhiron e botës”, tha Bushati.
“Së pari ajo çka është e UEFA është e saj, dhe ajo çka është detyrë e Serbisë, i takon asaj. Të njëjtën gjë e kemi bërë dhe në rrugë diplomatike, duke mbajtur kontakte të vazhdueshme, jo vetëm me autoritetet ndërkombëtare, të cilët janë të interesuar për të pasur një situate sa më të qetë.
E dyta që kërkojmë, krahas distancimit nga aktet e dhunës, është hetim i plotë për çështjet. Ndaj nxisim autoritetet serbe që nëse kanë fakte për çdo person që është përfshirë në akte dhune dhe fyese, që do të dëshmonte rregullat dhe angazhimet e saj.
Së treti kemi theksuar dhe theksojmë se: Sporti është një urë lidhëse ndërmjet popujve, dhe duhet të shkëputet nga huliganizmi, dhe jo të zhurmojë hapësirën publike e politike. Jemi të vendosur për të vazhduar me kursin tonë si vend anëtar i NATO-s, i cili rrezaton siguri dhe nuk përbën në asnjë rrethanë dhe kërcënimi për askënd.
Hedhim poshtë dhe përbuzim ato ide që kërcënojnë shqiptarët se mund të jenë kërcënim për Ballkanin dhe Europën. I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës, të demonstrojnë të njëjtën maturi që demonstroi ekipi jonë kombëtar, dhe mos tu përgjigjet provokimeve.”, tha Bushati.
Hahahahaha…. Serbet do ja degjojne fjalen patjeter ketij budallai…hahahaha . Hajde te golur hajde.
Po kush e ka mare ne qafe e ka bere minister kete te mjere…..
….Thuaj edhe ti ndonje deklarate fyese.per serbet o lumadh, se ti ke gjithe te drejten e zotit me vete…
@@z Bushati! Nuk jame ne rrange Ministeri apo Politikane me “Edukate” jame nga “Pshati”..por kur shikon se Politkane dhe Qeveritare serbe, si presidenti ..Kry-Ministri..Ministri i Jashtem..bejne Fajtore Shqiperine,
kur ne Stadium kunder Skuadres Sone Hidheshin Fishekzjarre..kur ne Qiell Fluturonin Avjone ..dhe kur ne Stadium 30-te mije Serbe Bertasin Vritni Shqipetaret..si e quan i Ju z.Minister???Politike??Diplomaci??
1-Personalisht kame respekt per Multi-Kulturen tuaj..si dhe per Z.Edi Rama,por kur Qeveria Serbe..propaganda,Shteti Serbe ben te Pamunduren te Implikoj Shqipetaret duke Filluar qe te Vellai i Kryeministrit Edi Rama,ju si Shtet c´fare Benni???
2-Mos Beni Deklarime qe tu Mbush ni mendjen Shqipetareve, ne i dime dhe njohim keto…por shiko te beni Punen tuaj…..
3-Kanalet Diplomatike Shqipetare ishin te “Vdekura” per Momentin…ju duhet te ishit i pari qe te dergonit note proteste per Serbet qe ne minuten e pare te Autoritete me te Larta te BE-se…
Faqet e Gazetave Europjane jane Mbushur vetem nga dekarimet Serbe…po Propaganda Shqipetare ku eshte???
Pa kërkuar falje për fyerjen që i bënë shqiptarëve dhe dhunën e ushtruar mbi futbollistët Raama nuk duhet të shkojë në Beograd.
Leri fjalimet e deklaratat ne kuvend e gjenke ne Shqiperi. Keto beji ne menyre zyrtare/qeveretare atje ku duhet e kane peshe – institucionent nderkombetare and kombetare.
Zoti Bushati. Mos u fry si kaposh, sepse te gjitha vendet e Ballkanit jane provokuar rende me ate banderolen e zeze qe fluturoi mbi ate stadium. Denonco shfaqjen e nacionalizmit te semure, para se ti marri pordha shalet edhe ty edhe qeverise tende. Europa dhe Amerika nuk i toleron keto gjera, sidomos ne Ballkan, dhe do ja shikoni pasojat me vone kesaj gjeje. Serbet te mbajne pergjegjesi per veten e tyre dhe veprimet e tyre , por nuk te takon ty si diplomat qe je te dalesh dhe te besh cubin.
tashme eshte e qarte, ende nuk eshte koha per vizite te Rames ne Serbi, dhe Qeveria ben shume mire qe ju ve kushte paraprake (si keto me siper, pavaresisht se nuk shprehen si te te tille), cfare kuptimi ka te bejme vizite ne nje vend me mendje te semure, dhe ku paragjykohemi ende ne menyre primitive?!
Bravo minister per qendrimin qe po mban po beje dhe formale kte gje.
Me keto qe beri Serbia , per te zeze te vet e ka ,do te ngelet pa hyre ne BE.
nuk ka asnje serb qe do te hyje ne BE
Bravo Bushati!
Qeveria jone po tregon qe di te menaxhoje situatat me dinjitet.
Pregatisni argumantat bashke me FSHF, dhe i dergoni ne Federaten e Platinise.
Platini eshte Francez, dhe per rrjedhoje mbron Serbet.
Bravo nje politik korrekte dhe e pa mvarun, nje pergjigje e merituar per ate ekip Kriminelesh qe jane nxenesit e ndjeksit e politikes se Millosheviqit. Keshtu i din pergjigjet politika serbe qe nuk reformohet asnjehere deri sa te udhehiqet nga Kisha Kriminele Serbe.
Para se te kerkoni nga Serbia sesi duhet te sillet, kerkoni falje per pelhuren e ISIS me vilajetet ottomane qe enderroni.
Kerkoni falje Greqis qe beri veshin e shurdher dhe ju perkrahu aq shume te merrnit statusin, dhe me rradh,Serbis, Malit te Zi dhe Fyrom !
Eeee;; nuk po degjojm gje !
Perndryshe dukeni si gjel pa pupla!
Vizita e rames ne beograd duhet anulluar.
Nje shtet qe nuk siguron nje ndeshje, si do jete ne gjendje te siguroje viziten e kryeministrit.
Suxesi I kesaj vizite eshte Ideshtuar.
Dhe me ebkeqja ne rast se I ndodh gje rames, midis dy vendeve kurre sdo kete paqe.
Ministria e jashtme nuk e ka te veshtire ta justifikohe anullinin.
Per aresye sigurumi dhe gjendja e pasigurte ne jugosllavi.
Ne fakt pasiguria ne jugosllavi eshte me keq se ne kohen e haxhi sali qamilit.
Ruani edin
Rama do te shkoj ne Beograd do apo nuk do, sepse ashtu eshte urdheruar si vasal qe eshte.