Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla, duke marrë fjalën sot në Kuvend ndërsa diskutohej buxheti faktit i vitit 2013, tha se është hera e parë në pesë vite që një qeveri rishikon buxhetin me rritje.
“Për 5 vite qeveria e Berishës bënte parashikime tej mundësive reale të shtetit shqiptar. Paratë përdoreshin për propagandë elektorale”, u shpreh Balla.
Sipas tij, në këto pesë vite Berisha ka dhënë zero lek për personat me aftësi të kufizuar.
Duke marrë shkas nga vizita e fundit e kryeministrit Edi Rama në SHBA, deputeti socialist krahasoi shpenzimet e kreut te qeverise dhe stafit që e shoqëron, me ato që bënte për të njëjtin udhëtim ish-kryeministri Sali Berisha
“Për të njëjtën vizitë Rama harxhon 3.4 herë më pak se stafi i Berishës. Nuk e dimë se në çfarë hotelesh rrinin ata, por vetëm nga një vizitë kursehen 36 mijë dollarë, imagjinoni vetë për më shumë”,tha deputeti socialist.